Jump to content

Gjonçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjonçi
Popullsia
 • Gjithsej110
Faqja zyrtarehttps://www.kolonja.gov.al

Gjonçi është një fshat  në rrethin e Kolonjës  me rreth 110 banorë, ne kuoten  mbi 1300 m mbi nivelin e detit. Fshati ndodhet 8 km në juglindje të qytetit te Ersekes në rrethin e Kolonjës, Shqipëri i vendosur rreze Mali të Gramozit.

Gjonçi permendet ne vitin 1826 me ermin DJOUCTI me 50 familje greke (Krishtere) dhe turke (myslimane) dhe lagjia tjeter me emrin Rips e cituar ne liber si RIBAS 30 familje turke (myslimane) ne librin e botuar ne vitin 1826 "Voyage de la Grèce. 6 vols. [and maps].By François Charles H.L. Pouqueville " nga e tij udhëtimet në Epir, Shqipëri, Maqedoni dhe Thesali.

Fshati Gjonç është i njohur dhe për festen e besimtareve Bektashiane ne 22 maj. [nevojitet citimi] }

Ndodhet pranë fshatit Gjonç të njesisë Administrative Qëndër në Bashkinë e Kolonjës një grup drurësh rrobulli me vlera të veçanta siç është "Rrobulli i Badrës" 1780 m mbi nivelin e detit. Nga vendasit njihet edhe me emrin Vakëfi. Drurët kanë formë piramidale, lartësi 15 – 20 m, diametër të trungut 30 – 40 cm dhe perimetër të tij 80 – 100 cm. Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Ersekës – fshati Taç – Lartë – Shkëmbi i Bardhë.


{bashkiakorce.gov.al/site/articles.php?cid=58} {www.albanianhistory.net/texts20_1/AH1915_2.html} {https://books.google.al/books?id=gA8IAAAAQAAJ&pg=PA243&lpg=PA243&dq=djoucti+voyage++la+grece&source=bl&ots=OyvK7eCF-P&sig=ACfU3U1DMKFG0nweT2G4zeES7ktZT96RMg&hl=en&sa=X&ved=2ahUKEwjm-MaBhIXmAhUsPewKHSxiBGAQ6AEwC3oECAcQAQ#v=onepage&q&f=false} https://web.archive.org/web/20180618111728/http://akzm.gov.al/apps/akzm_cd/Korce/KO_Mon/KO40.htm