Shko te përmbajtja

Goli i shekullit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Diego Maradona, shenuesi i golit më bukur të shekullit.

Goli i shekullit, gjithashtu njohur si "Goli më i mirë në historinë e FIFA Kampionatit botërorë", ishte një shpërblim i dhënë për golin më të mirë të shënuar në gjith historinë e ndeshjeve finale të Kampionatit Botëror të Futbollit. Zgjedhja e golit më të mirë u bë përmes votimit të hapur në internet amzën e FIFA-s si pjesë e mbulesës së Kamionatit Botëror të Futbollit 2002.

Goli fitues ishte goli i dytë nga Diego MaradonaKampionatin Botëror të Futbollit të vitit 1986 në ndeshjen çerekfinale për Argjentinën ( Argjentina) kundër Anglisë ( Anglia) më 22 qershor, 1986 në stadiumin Estadio AztecaMexico City.

Nëntë minuta pas fillimit të pjesës së dytë Héctor Enrique kaloi topin tek Maradona rreth dhjet metra në pjesën e vetë. Maradona filloi 60 metërshin e tijë, 10 sekonda largësi nga goli nglez duke kaluar katër lojtar anglez si Peter Beardsley, Peter Reid, Terry Butcher dhe Terry Fenwick gjithashtu edhe golmanin Peter Shilton për të ngritur epërsinë në 2-0 për Argjentinën. Gary Lineker shënoi gol 25 minuta më vonë, por anglia nuk kishte mundësi të rikthehe kështu që Argjentina fitoi me rezultat 2–1.

Rreth golit Maradona deklaruar: "E bëra lojën të ia kaloja topin Valdanos, por kur arrita tek vendi ata me rrethuan dhe nuk kisha hapësirë kështu që duhej të vazhdoja të luaj dhe të e mbaroj vetë."

Në vitin 2002, Maradona ka deklaruar se ai nuk do të shënonte aq gol të bukur sikur të mos ishte duke luajtur kundër ekipit të nderuar të Anglisë ( Anglia)të cilët nuk e rrëzuan poshtë sikur që shumica e mbrojtjeve do të bënin. "Ata janë sigurisht më të çmuarit në botë", ka shtuar Maradona.[1]

Për golin, sulmuesi anglez Gary Lineker ka thënë: "[ishte] sigurisht hera e vetme në karierën time që jam ndjerë sikur të e duartrokisja kundërshtarin për shenimin e golit."[2] Lineker shenoi golin e vetëm për Anglinë në atë ndeshje.

TOP 10 golat e zgjedhur sipas votimit ishin:

Nr.LojtariKombëtarjaKampionatiEkipi kundërshtarVotaVideo skedari
1Diego Maradona ArgjentinaKampionati Botëror i Futbollit 1986 Anglia18,062YouTube Video
2Michael Owen AngliaKampionati Botëror i Futbollit 1998 Argjentina10,631YouTube Video
3Pelé BraziliKampionati Botëror i Futbollit 1958 Suedia9,880YouTube Video
4Diego Maradona ArgjentinaKampionati Botëror i Futbollit 1986 Belgjika9,642YouTube Video
5Gheorghe Hagi RumaniaKampionati Botëror i Futbollit 1994 Kolumbia9,297YouTube Video
6Saeed Owairan Arabia SauditeKampionati Botëror i Futbollit 1994 Belgjika6,756YouTube Video
7Roberto Baggio ItaliaKampionati Botëror i Futbollit 1990 Çekia6,694YouTube Video
8Carlos Alberto BraziliKampionati Botëror i Futbollit 1970 Italia5,388YouTube Video
9Lothar Matthäus GjermaniaKampionati Botëror i Futbollit 1990 Jugosllavia4,191YouTube Video
10Vincenzo Scifo BelgjikaKampionati Botëror i Futbollit 1990 Uruguai2,935YouTube Video
  1. Footbal 2002-05-30 Arkivuar 3 gusht 2008 tek Wayback Machine, Reddif. - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
  2. World Cup 2006, BBC. - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]