Gucia
Gucia | |
|---|---|
Shtëpi tipike në Guci | |
| Popullsia | |
• Total | 1.704 |
Gucia (malazezisht: Гусиње Gusinje) është një qytezë dhe qendër njësie administrative në Mal të Zi, afërsi të ngushticës së Plavës, e cila shtrihet në një shpat malor. Në afërsi të Gucisë gjendet edhe fshati tjetër shqiptar Vuthaj. Në afërsi të Gucisë ndodhet vendkalimi kufitar me Shqipërinë (Vermosh - Guci).
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gucia përmendet si një stacion karvanësh në rrugën Raguzë-Kotorr-Shkodër-Pejë në shekullin e 14-të.[1][2]

Nga viti 1878 deri në vitin 1913, Gucia ishte de facto e pavarur, pasi etërit e qytetit refuzuan të njihnin as fuqitë turke, as fuqitë e tjera sunduese në atë kohë. Në atë kohë, qyteti konsiderohej një nga qytetet më të populluara në rajon dhe një qendër e rëndësishme tregtare. Pasi Mali i Zi paraqiti pretendime territoriale ndaj Plavës dhe Gucisë pas Kongresit të Berlinit në vitin 1878, Lidhja e Prizrenit, të udhëhequra nga sundimtari vendas Ali Pashë Gucia, morrën në administrim qytetin.
Gucia është vendlindja e udhëheqësit të paharruar luftarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si edhe Ali Pashë Gucia.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Popullsia është shqiptare, por ka edhe boshnjakë dhe të tjerë. Popullata shqiptare në Guci gjatë viteve të fundit është mpakur shqetësueshëm si rrjedhojë e emigrimit të vazhdueshëm për në SHBA dhe vende të tjera perëndimore.
Statistikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përbërja etnike sipas regj. 2003:
| Viti | Popullsia | Lëvizja e pop. gjatë shek. të XX-të |
|---|---|---|
| 1948 | 2402 | |
| 1953 | 2555 | |
| 1961 | 2756 | |
| 1971 | 2695 | |
| 1981 | 2625 | |
| 1991 | 2076 | |
| 2003 | 1704 |
Dialekti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gucia përbëhet nga shqiptarë ose shqiptarë që deklarohen boshnjakë. Dialekti sllav i Gucisë dhe Plavës tregon ndikim strukturor nga shqipja. Veçantia e tij shpjegohet prej faktit që folësit sllavë në Guci janë me origjinë shqiptare. Ky rast i kalimit të një popullsie shqipfolëse në një sllavishtfolëse është pothuajse unik.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kultura e ketij qyteti është e lartë; ka shkolla 9-vjeçare, të mesme dhe gjimnaze.
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shiko edhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Malit të Zi është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- ↑ Opstina Gusinje 2012, f. 16
- ↑ Zajednica osnovnog obrazovanja i vaspitanja 1986, f. 137.