Jump to content

Gwen Amber Rose Araujo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gwen Amber Rose Araujo (lindur në 24 shkurt 1985- 4 tetor 2002)[1] ishte një adoleshente amerikane e cila u vra në Newark, Kaliforni.[2] Ajo u qëllua për vdekje nga 4 burra, me dy prej të cilëve ka pasur raporte seksuale dhe të cilët e mbytën atë për shkak se zbuluan se ishte transgjinore.[1][3] Dy prej të pandehurve morën dënim për vrasje të shkallës së dytë,por nuk u ndoqën penalisht për krime urrejtje. Dy prej të pandehurve të tjerë u shpallën fajtorë për shkak se nuk reaguan ndaj vrasjes makabre të realizuar. Shumë media iu referuan me emrin e lindjes transgjinores së vrarë.

Araujo ishte fëmija i dytë midis katër fëmijëve. Prindërit u divorcuan kur ajo ishte vetëm 10 muajshe. Araujo doli hapur si transgjinore në 1999 në moshën 14 vjeçare dhe nisi të vetëquhet Gwen pasi adhuronte këngëtaren Gwen Stefani, por gjithashtu ka përdorur dhe emra të tjerë si Wendy dhe Linda.[4] Gwen nisi të zgjasi flokët si dhe planifikoi ti nënshtrohej trajtimit hormonal dhe kirurgjisë.[5][6] Motra e madhe e Araujos shprehet se Gwen hasi bullizëm gjatë gjimnazit për shkak të zërit të saj femëror. Ajo u transferua në një shkollë tjetër, por nuk u kthye për vitin akademik 2002-2003.

Dëshmi rreth vrasjes së Araujo

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Araujo takoi fillimisht Michael Magidson, José Merél, Jaron Nabors, dhe Jason Cazares diku rreth fundit të gushtit dhe fillimit të shtatorit në 2002. Natën që ata u takuan me Araujo, ajo flirtoi me të 4 burrat si dhe tymosën marijuanë së bashku. Kur ajo u largua për pak, Nabors pyeti tre të tjerët “Mos vallë është djalë?” por asnjëri prej katër burrave nuk e mori seriozisht këtë gjë.[7] Më vonë ajo zhvilloi seks oral me Magidson dhe seks anal me Merél. Gjatë raporteve intime ajo iu tha atyre se ishte me menstruacione dhe i hiqte mënjanë duart e partnerëve nga gjenitalet e saj në mënyrë që ata mos ta kuptonin që ajo kishte një penis.[8]


Sipas një interviste me Nicole Brown, e cila po frekuentohej me vëllain e madh të José Merél si dhe kishte njohje me Araujon, ajo dhe Araujo ishin përfshirë në një konfrontim fizik pasi Brown e kishte sfiduar Araujon që të zhvishej përballë burrave. Araujo e surpriozoi Brown duke e grushtuar fort, teksa Brown kujton atë moment me këto fjalë “ … më e vogël se unë dhe prap kishte kapacitete fizike të papara...” [9] Katër djemtë nisën të debatonin nëse Araujo ishte femër apo mashkull, duke ardhur në konkluzionin se në rast të kundërt nëse s’është, atëhere diçka e keqe do ti ndodhte.

  1. ^ a b Marshall, Carolyn (13 shtator 2005). "Two Guilty of Murder in Death of a Transgender Teenager". The New York Times. Marrë më 11 gusht 2017 – nëpërmjet NYTimes.com. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Gerstenfeld, Phyllis B. (2004). Hate crimes: causes, controls, and controversies. SAGE. fq. 233. ISBN 978-0-7619-2814-0. Marrë më 9 tetor 2010. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Sam Wollaston (27 maj 2005). "Body politics". The Guardian. Marrë më 11 gusht 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ St. John, Kelly; Lee, Henry K. (19 tetor 2002). "Slain Newark teen balanced between two worlds". San Francisco Chronicle. Marrë më 2008-03-11. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Who She Was". The Emporia Gazette. 28 prill 2009. Marrë më 31 mars 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Lee, Henry K. (2004-03-16). "Hayward: Murder trial jury selection". San Francisco Chronicle. Marrë më 2008-03-11. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ St. John, Kelly (23 prill 2004). "HAYWARD / Suspect's brother says he tried to aid Araujo / He testifies others blocked him from rescuing victim". San Francisco Chronicle. Marrë më 31 mars 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Lee, Henry K. (27 prill 2004). "Araujo begged for mercy, witness says". San Francisco Chronicle. Marrë më 18 nëntor 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  9. ^ Hanley, Christine; Garrison, Jessica (22 tetor 2002). "More Told in Teen's Killing". Los Angeles Times. Marrë më 31 mars 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)