Hylja Avshar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Hülya Avşar)
Shko te: navigacion, kërko
Hülya Avşar
HülyaAvsar.jpg
Ditëlindja: 10 tetor 1963
Vendlindja: Balıkesir/Ballëkesir - Turqia


Hülya Avşar (sqt. Hylja Avshar) lindi më 10 tetor të vitit 1963Ballëkesir (Balıkesir), është një aktore dhe këngëtare e famshëm Kurd.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Ajo u diplomua nga Ankara Cumhuriyet Lisesi dhe filloi të notojë profesionalisht për DSI. Në 1982, ajo dhe familja e saj u zhvendosen në Stamboll. Avshar mori pjesë në një miss-zgjedhje e organizuar nga revista Bulvar ku ajo u zgjodh si më e bukura. Më vonë, kurora e saj iu mor kur organizata e zbuloi që ajo ishte ndarë prej një martese të shkurtër. Në 1983, ajo debutoi në aktrim me filmin Haram. Në vitin 1984 e debutoi filmin Aysem me këngëtarin e famshëm turk Ibrahim Tatlises. Në vitet pasues, ajo aktroi në mbi 70 filma në rolin kryesor. Gjatë kesaj periudhe, ajo fitoi çmimin aktorja më e mire në festivalin e filmitMoskës. Avshar ka publikuar 7 albume & 1 single deri me sot. Ndër të tjera ajo realizoi dhe nje show me emrin Hülya Avşar Show.

2000, Avshar fitoi çmimin këngëtarja më e mire nga Kral TV.Po ketë vit, ajo shkruajti për gazetën Günaydın si kolumniste. Avshar është per momentin botuese e Hülya (një revistë mujore). Ajo luan tenis në bazën profosionale dhe mban një kampionat në turneun e tenisit TED 2001.

Hülya Avşar ka qenë e martuar me Kaya Çilingiroğlu, por ajo u nda 2005. Ajo ka një vajzë me emrin Zehra me ish bashkesortin e saj , Kaya Çilingiroğlu[1]
Kaya Çilingiroğlu (m. 1997–2005)[2] | partner = .

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Medyafaresi (7 mars 2015): Türkiye'nin en bahtı açık güzeli: Hülya Avşar. Vizituar në 13 nëntor 2015.
  2. ^ Haber Turk (23 prill 2011): Zehra'nın ilk flörtü. Vizituar në 7 korrik 2011.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]