hCard

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

hCard është një mikroformat për publikimin e informatave të kontaktit (që mund të jenë jo më shumë se emri) të njerëzve, kompanive, organizatave dhe vendeve, në HTML, Atom, RSS ose XML arbitrar.[1] Mikroformati hCard e bën këtë duke përdorur një përfaqësim 1:1 të vetive dhe vlerave të vCard (RFC 2426), të identifikuara duke përdorur klasat HTML dhe atributet rel.

Ky format lejon mjetet analizuese (për shembull faqet e tjera të internetit, ose shtojca OperatorFirefox) që t'i nxjerrin detajet dhe t'i shfaqin ato, duke përdorur disa sajte të tjera interneti ose mjete hartografike, t'i indeksojnë ose t'i kërkojnë, ose t'i ngarkojnë ato në një program të librit të adresave.

Në muajin maj 2009, Google njoftoi se do të analizonte mikroformatet hCard, hReview dhe hProduct dhe do t'i përdorte për t'i mbushur faqet e rezultateve të kërkimit.[2] Në muajin shtator 2010 Google shpallën synimin e tyre për të shfaqur informacionet hCard dhe hReview në rezultatet e kërkimit të tyre lokal.[3] Në muajin shkurt 2011, Facebook filloi të përdorte hCard për të shënuar vendtakime.[4]

Shembull[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Merrni parasysh këtë kod HTML:

Filan Fisteku

Filani

Kompania Shembull

044/123-456

http://shembull.com/

Me shënimin e mikroformatit, kjo bëhet:

Filan Fisteku

Filani

Kompania Shembull

044/123-456

http://shembull.com/

Një profil mund të përfshihet sipas dëshirës në fillimin e faqes:

<link rel="profile" href="http://microformats.org/profile/hcard">

Këtu identifikohen veçoritë fn,[5] pseudonimi, org (organizata), tel (numri i telefonit) dhe url ( adresa në internet) duke përdorur emra specifikë të klasave; dhe e tëra mbështjellet në class="vcard", gjë që tregon se klasat e tjera formojnë një hcard, dhe s'janë vetëm të emërtuar rastësisht. Nëse hCard është për një organizatë ose vend, klasat fn dhe org përdoren në të njëjtin element, si në Wikipedia ose Wembley Stadium. Ekzistojnë gjithashtu klasa të tjera, opsionale, hCard.

Tani mundet që softueri, për shembull shtojcat e shfletuesit, t'i nxjerrë informatat dhe t'i transferojë ato në aplikacione të tjera, si p.sh. një regjistër adresash.

Geo dhe adr[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mikroformati Geo është pjesë e specifikimit hCard dhe shpesh përdoret për t'i ngjitur koordinatat e një vendi brenda një hCard-e.

Pjesa adr e hCard mund të përdoret edhe si mikroformat i pavarur.

Shembull i gjallë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këto janë detajet e kontaktit të Fondacionit Wikimedia (që nga shkurti 2023), si një hCard funksionale:

Wikimedia Foundation, Inc.
1 Montgomery Street, Suite 1600
San Francisco, CA 94104
USA
Telefoni: +1-415-839-6885
Email:
Faksi: +1-415-882-0495

Shënimi (i mbështjellë për qartësi) i përdorur është:

Wikimedia Foundation Inc.

1 Montgomery Street, Suite 1600

San Francisco, CA 94104

USA

Phone: +1-415-839-6885

Email: info@wikimedia.org

Fax:
+1-415-882-0495

Në këtë shembull, vetitë fn dhe org kombinohen brenda një elementi, duke thënë se kjo është hCard për një organizatë, e jo për një person.

Atribute të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Veti të tjera të hCard që përdoren shpesh përfshijnë

• bday - data e lindjes së një personi
• email
• honorific-prefix
• honorific-suffix
• label - për adresat jo të grimcuara
• logo
• nickname
• note - tekst i lirë
• photo
• post-office-box

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. ^ Sikos, Leslie (2011). Web Standards: Mastering HTML5, CSS3, and XML (në anglisht). Apress. ISBN 978-1430240419. Marrë më 2013-05-10.
2. ^ Goel, Kavi; Guha, Ramanathan V.; Hansson, Othar (2009-05-12). "Introducing Rich Snippets". Google Webmaster Central Blog (në anglisht). Marrë më 2009-05-25.
3. ^ Blumenthal, Mike (2010-09-22). "Google Announces Full Support for Microformats in Local". Understanding Google Maps (në anglisht). Marrë më 2010-09-30.
4. ^ Protalinski, Emil (2011-02-18). "Facebook adds hCalendar and hCard microformats to Events" (në anglisht). ZDNet. Marrë më 24 mars 2011.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
5. ^ no friendly name defined in the specification http://microformats.org/wiki/hcard#Property_List, but one might think of it as "full name", "formal name", "formatted name", or "family name"

Lexo më tutje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stampa:Semantic Web