Hafiz Safet Basha
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Hafiz Safet Basha ishte myezin, imam, myfti, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren dhe anëtar i Kryesisë dhe Kuvendit Suprem të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Lindja, shkollimi dhe diplomimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Safet Basha lindi me 14 qershor 1920, në Prizren, në kryeqytetin shpirtërorë të shqiptarëve, në qytetin me vlera të mëdha historike, në qytetin me pamje e frymë islamike.
Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, ndërsa në moshën 12-të vjeçare e filloi mësimin e Kur’anit të Shenjtë përmendësh, nën kujdesin e Hafiz Qamil Imamit, i cili ka qenë imam, mësues e predikues në Xhaminë kryesore të Prizrenit, në Xhaminë Bajrakli, aty ku u mbajtë Kuvendi Kombëtar, nga prijësit fetarë-atdhetarë, i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881).
Djalë i vyeshëm, i urtë, besimtar, brenda dy vjetësh, Safet Basha, ky djalosh i zgjuar, pranë Hafiz Qamilit e mësoi përmendësh Kur’anin e madhëruar.
Menjëherë, si e fitoi titullin Hafiz, nxënien e Kur’anit përmendësh, Hafiz Safeti u regjistrue në Medresen e “Mehmed Pashës” në Prizren, ku edhe diplomoi dhe veprimtarisë për gjysmë shekullore ia filloi.
Fillimi, detyrat dhe shërbimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fillim, qysh si nxënës, ka shërbye si myezin, në Xhaminë e Suzi Qelebiut, ku shërbeu me gëzimin, me vrullin e të riut. Ndërsa pas diplomimit, në vitin 1943, në moshën 23 vjeçare u caktue imam zyrtarisht, në Xhaminë e “Mahmud Pashës”, ku e filloi detyrën shumë seriozisht.
Ka shërbye me përkushtim kudo që e dërguen, kudo që e emëruen, si në Xhaminë e “Iljas Kukës”, të “Sinan Pashës”, në Xhaminë e “Terzi Mahallës” etj. Duke e përcjellur veprimtarinë e tij, duke i parë aftësitë, sukseset, në çdo anë, erdhi dita kur Hafiz Safet Basha u emërue Kryeimam. Përveç që shërbeu si Kryeimam, në vitin 1969, emërohet Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren.
Hafiz Safet Basha ka qenë anëtar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, në Prishtinë, si edhe anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Ulemave të Kosovës, në Prishtinë.
Kam pasë rastin me e takuar, kam pasë rastin me e dëgjuar fjalën e tij – fjala e tij të bënte njeri...! Bisedat, këshillat, ligjërimet, predikimet e tij janë për antologji !
Përcjellje e pa imagjinueshme - në jetën e amshueshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kështu veproi tërë jetën – derisa u ballafaque me të vërtetën. Ndërroi jetë në Prizren, me 5 janar 1987, në moshën 67 vjeçare. U varros, të nesërmen, me 6 janar, me një përcjellje të paparë. Kishin ardhur qytetarë, hoxhallarë, jo vetëm nga Prizreni e Gjakova, por nga tërë Kosova.
Me 6 janar 1987, pas namazit të drekës e para namazit të xhenazës, në Xhaminë Bajrakli, ku zhvilloi punimet Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit (1878), prof. Miftar Ajdini, n’emër të Bashkësisë Islame, mbajti fjalën lamtumirëse, ku ndër të tjera tha :
- “Sot, Prizreni me pikëllim, qytetarit të tij të merituar po ia jep përshëndetjen e fundit...”
- “Gjatë punës së tij shumëvjeçare, Hafiz Safet ef. Basha, organizoi dhe mbajti predikime të ndryshme, të shumta të cilat i kërkonte koha dhe besimtarët...”
- “Puna organizative e Hafiz Safet ef. Bashës kryesisht ka qenë e përqëndruar në organizimin e jetës fetare dhe zhvillimin e mësim-besimit...”
Veprimtari dhe krijimtari
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Veprimtaria dhe krijimtaria e Hafiz Safet ef. Bashës është për t’u admiruar, duke marrë parasysh kohën e komunizmit kur ajo është zhvilluar.
Veçori e veprimtarisë së tij është përpjekja e vazhdueshme për përhapjen e së Vërtetës, që për secilin besimtar është amanet i jetës.
Përveç veprimtarisë zyrtare, ai ka punuar shumë me nxënës dhe rininë universitare… Ka shpërnda, përhapë literaturë islame, e cila ju çelte sytë rinisë shqiptare, që komunizmi i kishte helmuar ashiqare.
Hafiz Safet Basha është marrë edhe me krijimtari. Për lexuesit e rinj, qe disa fjali nga një shkrim i tij :
“...E dimë të gjithë se ne nuk jemi të ngahershëm… Në të vërtetë, ne jemi një krijesë, veprimet tona janë të kufizuara.
Të gjitha këto punë që po i bëjmë, nuk janë vetëm materiale.
Këto duhet t’i njohim si njerëz, ndërsa obligimi i parë logjik është ta njohim fuqinë, ekzistencën e Zotit, të besojmë se Ai është Një.” (Revista “Edukata Islame”, Nr.9-10, 1974, Prishtinë.) Për veprimtarin e tij gjysmeshekullore, Hafiz Safet Basha ende permendet si figure shembullore (Allahu e paste meshiruar).