Halid Beshliq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Halid Bešlić)
Halid Beshliq në Toronto (2007)

Halid Beshliq, Bos. Halid Bešlić (* 20. nëntor 1953 në Knezhina në Sokolac, Jugosllavi, sot në Bosnje dhe Hercegovinë) është një këngëtar popullor boshnjak. Beshliq është një prej këngëtarve më të njohur në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ai ishte gjithashtu i popullarizuar edhe jashtë ish - Jugosllavisë  si në Hungari, Rumani dhe Bullgari.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qysh gjatë viteve të tij të shkollore, ai kishte paraqitje në shfaqje të ndryshme muzikore. Pasi kreu shërbimin ushtarak në ushtrinë Jugosllave, ai u shpërngul në Sarajevë. Atje vazhdoi me shfaqje nëper "Restorante mbi ujë." Me jkalimin e kohës popullariteti i tij vazhdoi të rritej, kështu që ai në vitin 1979, publikoi albumin e tij të parë e të vetëm (Single) "Sanjam majku". Ky ishte shumë i suksesshëm, kështu që deri në fund të vitit, publikoi edhe një album tjetër me titull "Pjesma o Njoj". Në vitin 1983 u shfaq Albumi "Neću neću dijamante", dhe brenda një periudhë  të shkurtër i`u dha cmimi i platinumit. Suksesin e kësaj kënge e tregon edhe përkthimi i saj në  gjuhën bullgare, dhe e cila edhe vite më vonë, ende gjindet në Toplista(Charts). Deri në vitin 1990, ka publikuar edhe albume tjera të reja e ku përsëri ka arritur statusin e suksesit të ashtuquajtur platinum.

Ne ndërkohë, Beshliq ka publikuar pothuajse 20 albume. Gjatë luftës në Bosnje, ai ka marrë me prezentime në të gjithë Evropën, shumë prej të cilave ishin koncerte humanitare për viktimat. Ai ka ndihmuar edhe objekte të tilla si SOS fshatin e fëmijëve në Sarajevë, etj. Në vitin 2008 u shfaq Albumi "Beshliq 08". Në prezantimin e tij në Kroaci, ai u vlerësua dhe u quajt Frank Sinatra i Bosnjës.

Zhanëri i tij është muzika popullore, moderne,  popmuzika, si dhe muzika tradicionale e Ballkanit.

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1979 - Singlovi
  • 1981 - Sijedi starac
  • 1982 - Pjesma samo o njoj
  • 1984 - Neću, neću dijamante
  • 1985 - Zbogom noći, zbogom zore
  • Në vitin 1986, Zajedno smo jači
  • 1986 - Otrov mi dajte 
  • 1987 - Eh kad bi ti
  • 1988 - Mostovi tuge
  • 1990 - More i planine
  • 1991 - Ljiljani
  • 1993 - Sarajevo grade moj
  • 1996 - Ne zovi me , ne traži me
  • 1997 - Robinja
  • 2000 - U ime ljubavi
  • 2003 - Prvi poljubac
  • 2007 - 08
  • 2013 - Romanija

ne Web[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]