Halid Beshliq
Ju mund të ndihmoni ta zgjeroni këtë artikull me tekst të përkthyer nga artikulli homolog në Bosnian and English. Klikoni [shfaq] për udhëzime të rëndësishme rreth përkthimit.
|
Halid Beshliq | |
|---|---|
Halid Bešlić | |
Beshliq në 2007 | |
| Lindi | 20 nëntor 1953 |
| Vdiq | 7 tetor 2025 (71 vjeç) Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë |
| Shtetësia | |
| Bashkëshorti/ja |
Sejda Bešlić (m. 1977) |
| Fëmijë | 1 |
| Karriera muzikore | |
| Zhanret | Pop-folk, folk |
| Profesioni | Muzikant, këngëtar |
| Instrumenti | Vokali |
| Vitet aktive | 1979–2025 |
| Labeli | Nimfa Sound, Diskoton, Jugoton, City Records |
Halid Beshliq (boshnjakisht: Halid Bešlić; 20 nëntor 1953 – 7 tetor 2025) ishte një këngëtar popullor boshnjak, karriera e të cilit zgjati për pesë dekada. Beshliç është një prej këngëtarve më të njohur në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ai ishte gjithashtu i popullarizuar edhe jashtë ish-Jugosllavisë si në Hungari, Rumani dhe Bullgari.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Beshliq lindi në fshatin e Knezhinës afër Sokolacit në Bosnje dhe Hercegovinë, atëkohë pjesë e RSF Jugosllavisë. Babai i tij Mujo Beshliq, një ushtar, ndërroi jetë më 1 prill 2016 në moshën 83-vjeçare në një spital në Sarajevë. Halidi, që ishte në turne në SHBA atëkohë, mundi të mbërrinte në funeralin e tij afër Ollovos, ku Mujo kishte jetuar që prej fillimit të Luftës së Bosnjës në 1992.[1]
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qysh gjatë viteve shkollore, ai u paraqit në shfaqje të ndryshme muzikore. Pasi kreu shërbimin ushtarak në ushtrinë Jugosllave, ai u shpërngul në Sarajevë. Atje vazhdoi me shfaqje nëper "Restorante mbi ujë." Me kalimin e kohës popullariteti i tij vazhdoi të rritej, kështu që ai në vitin 1979, publikoi albumin e tij të parë e të vetëm (Single) "Sanjam majku". Ky ishte shumë i suksesshëm, kështu që deri në fund të vitit, publikoi edhe një album tjetër me titull "Pjesma o Njoj". Në vitin 1983 u publikua albumi i tij Neću neću dijamante, dhe brenda një periudhë të shkurtër i`u dha cmimi i platinumit. Suksesin e kësaj kënge e tregon edhe përkthimi i saj në gjuhën bullgare, dhe e cila edhe vite më vonë, ende gjendej në toplista. Deri në vitin 1990, ka publikuar edhe albume tjera të reja e ku përsëri ka arritur statusin e suksesit të ashtuquajtur platinum.
Ne ndërkohë, Beshliç ka publikuar pothuajse 20 albume. Gjatë luftës në Bosnje, ai ka marrë me prezentime në të gjithë Evropën, shumë prej të cilave ishin koncerte humanitare për viktimat. Ai ka ndihmuar edhe objekte të tilla si SOS fshatin e fëmijëve në Sarajevë, etj. Në vitin 2008 u shfaq Albumi "Beshliç 08". Në prezantimin e tij në Kroaci, ai u vlerësua dhe u quajt Frank Sinatra i Bosnjës.
Zhanri i tij ishte muzika popullore, moderne, popmuzika, si dhe muzika tradicionale e Ballkanit.
Diskografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1979 - Singlovi
- 1981 - Sijedi starac
- 1982 - Pjesma samo o njoj
- 1984 - Neću, neću dijamante
- 1985 - Zbogom noći, zbogom zore
- Në vitin 1986, Zajedno smo jači
- 1986 - Otrov mi dajte
- 1987 - Eh kad bi ti
- 1988 - Mostovi tuge
- 1990 - More i planine
- 1991 - Ljiljani
- 1993 - Sarajevo grade moj
- 1996 - Ne zovi me , ne traži me
- 1997 - Robinja
- 2000 - U ime ljubavi
- 2003 - Prvi poljubac
- 2007 - 08
- 2013 - Romanija
ne Web
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Halid Bešlić (Faqe zyrtare) (Kujtim nga 24 marsi i vitit 2009 në Internet Arkiv)
- ↑ "Olovo Mujo Bešlić, poput svog sina Halida, uvijek je svima pomagao". 5 prill 2016.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)