Hasan Labi bën dyfek
Appearance
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Hasan Labi bën dyfek eshte nje kenge popullore polifonike qe u kendohet kryengritesve.
Teksti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zylyftar Poda dergoi
- Çdo kaza e lajmëroi
- Hasan Labi, kur degjoi
- Per Kolonjë u nis e shkoi
- Hysen pasha kur degjoi
- Treqind suvari dergoi
- Treqind suvari me vrap
- Hasan Labit t'i bëjë çark
- Postenan, ne ate breg
- Hasan Labi ben dyfek
- Shtate dite e shtate net
- Sa dridhej foshnja ne djep
- Kajmekami, nje manof
- Në Korçë dergoi per top
- Se me dyfek s'ia del dot
- -Del Hasan ! -S'kam per të dale
- Hasan Labi s'del i gjallë
- Pa e marre plumbin ne balle !
- Hasan Labi trim i rrallë
- Bn dyfek me pashallare
- Nderoi deli Gusmarë
- Vrau nente zabitllare
- Nuk dihet se sa nizame
- Ç'u dogj fshati tri mëhallë
Shpjegime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1) Hasan Labi : Nga fshati Gusmar i Kurveleshit.
- I shkoi ne ndihme Zylyftar Podes ne luften kunder turqve ne Melesine 1831.
- 2) Ne Kurvelesh kemi dy figura patriotike me mbiemrin ""Labi"", Hysen Labi (Hysen Sejdiaj) , i thirrur nga Greket ""Deli Hyso"", nga fshati Rexhin i Kurveleshit (1814__1844), dhe Hasan Labin (Hasan Gjostoja) nga fshati Gusmare, per te cilin bejne fjale te dyja kenget.
- Thone se Hasan Labi (Gjostoja) u rrethua nga koshallet osmane ne fshatin Kodras te Kolonjes.
- Vellami i tij, Fehim Prodani, i paguar nga osmanët, i kerkoi Hasanit qe gjoja do behej dorzante per te por, ne te vertet ja kishte me hile.
- Fehimi e qelloi me pushke, Hasani ju pergjigje flak per flake dhe mbeten te dy te vrare.
- 3) Fehim Hasani (Prodani) nga Kolonja ..