Historia e Argjentinës
Llogarite se njerëzit nga Amerika veriore kanë zbritur në këtë pjesë të botës diku rreth vitit 15 000 p.e.s Fiset që banojnë në viset Papma të Argjentinës së sotme, si fiset Querandies (Het), Tehuelches (Aonikenk dhe Gununaküna) deri me ardhjen e kolonizatorve spanjollë nuk ishin të përqendruar aty dhe kishin një teknologji e zhvillim ekonomikë të prapambetur. Ndërkaq fiset në pjesën veriore të Argjentinës kanë qenë më të zhvilluar e si do mos akitektura e tyre ka qenë e zhvilluar në një shkallë të lartë edhe për dijetarët e kohës në Evropë. Në shekullin XIII dhe XIV, Perandoria Inkase është zgjeruar më të madhe në drejtim të jugut dhe në vitin 1450 përfshinte viset nga veriperëndimi i Argjentinës së sotme deri në veri të provincës së sotme Mendoza
Amerigo Vespucci ishte i pari Evropianë që hasi në këto vise në vitin 1502 Kolonializmi i vendit të Argjentinës së sotme nga spanjollët ka filluar në shekullin e XVI dhe është bërë nga dy drejtime: Nga Peruja kanë marrë pjesën veriperëndimore dhe në anën tjetër detarët spanjollë me zbarkimet e tyre në Rio de la Plata si dhe në Buenos Aires ku edhe në vitin 1580 themelojnë qytetit të cilin kishin provuar që në vitin 1536, por që kishin dështuar përshkuake të kundërshtimit të popullsisë vendase të Pampa-së, Tokat jugore të Argjentinës së sotme edhe pse në teori i takonin Spanjës, ato gjatë kohës së kolonializmit nuk ishin të kolonializuara dhe ishin jashtë ndikimit të Spanjës.
Argjentina e sotme ka qenë pjesë e administruar nga Nën mbretëria Peruane cila administronte territorin e Amerikës jugore me përjashtim të tokave nën sundimin portugezë. Në vitin 1776 vije deri tekë ndarja e Nën mbretërisë së Rio de la Plata me kryeqendrën në Buenos Aires e cila administronte përpos Argjentinës së sotme edhe Bolivinë, Paraguain dhe Uruguain.
Ndikimi i Revolucionit francezë në Buenos Aires ishte i vogël dhe pavarësia kishte një domethënie të vogël e cila u kërkua në Revolucionin e majit në kryeqytet më 25 maj 1810. Kërkesa për një pavarësi të vërtetë ishte lufta kundër Spanjës e cila përfundon me shpalljen e pavarësisë së Argjentinës më 9 qershor 1816 në San Miguel de Tucumán. Sikurse më parë Paraguai në vitin 1811 ndahet edhe Bolivia (1825) dhe Uruguai më 1828 nga ish bashkimi i provincave të Río de la Plata-ës
Gjatë viteve 1816 – 1880, historinë e Argjentinës e shkruajnë luftërat civile, diktatorët, dhe lufta së bashku me Brazilin dhe Uruguain kundër zgjerimit të Paraguait në të cilën Argjentina fitonë tokat të cila sot janë pjesë e federatës: Misiones, Formosa und Chaco
Koha gjatë viteve 1880-1912 përshkruhet nga migrimi i emigrantëve të dominuar nga spanjollët dhe italianët të cilët vendoseshin në qytete dhe në të ashtë quajturit “koloni”. Në sferën politike gjatë kësaj kohe qeveria e Julio Argentino Roca dhe qeveritë pasues e prezantojnë si demokratike, mirëpo në të vërtet politika e tyre bazohej në pasanikët, zotërues të mëdhenj të tokave ndërsa emigrantët nuk kishin drejt votimi.
Në vitin 1893 fillon konfliktit me Kilin, pasi që regjioni në Bolivi i quajtur Puna de Atacama i bashkëngjitet Argjentinës. Ky regjion ishte pjesë e Kilit që nga lufta e njohur si Lufta e barutit. Ky konflikt përshkohet me garat në armatim në mes të Kilit dhe Argjentinës të cilat me ndërhyrjen e mbretit britanik Edward VII më 1902 ndërpriten pas zgjedhjes së vijës kufitare që i la 54 000 km2 Kilit dhe 40 000 km2, sipërfaqe këto të cilat ndaheshin nga rripi kufitare Patagonien dhe Toka e zjarrtë.
Brenda viteve 1912 dhe 1946 bëhet disa herë ndërrimi në mes të qeverive demokratike dhe diktatorëve. Para së gjithash vitet e ’30 të këtij shekullit mbahen mëndë si vitet mëdha (spanjisht: década infame ).
Gjatë Luftës së Dytë Botërore zyrtarisht Argjentina ishte neutrale. Në fillim të luftës simpatizonte forcat fashiste mirëpo në fund të luftës i ndihmonte forcat e Aleancës. Përgjatë luftës Argjentina ishte caku i emigrantëve Evropianë, të cilët edhe këtu si në vendet tjera të Amerikës latine shpresonin të gjenin vendstrehim.
Nën udhëheqjen e Perón-së, Argjentina ndiqte një politikë simpatie me fashistët dhe për këtë qëllim edhe përgatiste njësi special për luftë antikomuniste, për këtë qëllim ai përdorte edhe emigrantët nazistë si prirës të këtyre njësive. Ndër më të njohurit ishte Adolf Eichmann i cili më 23 maj 1960 u kidnapua nga sigurimi shtetëror i Izraelit (Mossad) dhe u sjellë në Izrael ku edhe u dënua me vdekje.
Më 1976 vije deri të rrëzimi i qeverisë dhe instalimi i një diktaturë ushtarake nën komandën e Jorge Rafael Videla. Zhdukja e njerëzve deri në atë kohë ishte në nivel të lartë, por mbas instalimit të diktaturës kjo ishte përditshmëri. Numri i saktë i të zhdukurve nga kjo periudhë kohore ende nuk dihet, llogaritet të jetë diku rreth 30 000 persona. Ndër personat e zhdukur (desaparecidos") kishte student, nënat e të cilëve demonstronin para ndërtesës së qeverisë të quajtur "Casa Rosada". Qëllimi i "Madres de la Plaza de Mayo" (Nëna e Plaza de Mayo-së) ishte dhe mbetet informimi për djemtë e tyre për të cilët nuk kanë njohuri se gjenden të gjallë apo janë të burgosur. Më vonë pas disa gjykimeve pjesëtarë të ushtrisë kanë pranuar se një numër të madhe të këtyre personave i kanë malltretuar dhe masakruar. Sipas tyre këta persona i kanë hedhur nga aeroplani në atlantikë pas si që më parë kanë qenë të alivanosur dhe pa vetëdije. Në vitin 1978 vije tekë gjendja kritike e konfliktit të armatosur në mes të Argjentinës dhe Kilit. Shkak i këtij acarimi ishin ishujt Lemox, Picton dhe Nueva në kanali Beagle në të cilat mendohej se kanë rezerva të naftës. Konflikti përfundonë me një marrëveshje mbi kufinjët të propozuar nga Vatikani më 16 dhjetor 1988.
Në prill të 1982-së shefi i “jutes”-Leopoldo Galtieri e shtinë Argjentinën në konflikt të armatosur me Britaninë e Madhe. Lufta filloj për shkak të ishullit pran Argjentinës ("Islas Malvinas") i cili sipas kushtetutës së Argjentinës është pjesë e federatës dhe administrohej nga Britanikët. Marshimi i trupave argjentinase në ishull kundërpërgjigjet nga britanikët me një sulm në ajër, det dhe tokë. Pas sulmit të britanikëve më datën 14 korrik 1982, Argjentina pranonë kapitullimin në këtë ishull.
Më 1983 vendi i kthehet demokracisë dhe presidenti i parë i kësaj epoke ishte Raúl Alfonsín (UCR), i cili për shkak të krizës ekonomike ju deshtë të jepte dorëheqje më 1989. Kthimi në pozitë i partisë Partido Justicialista në krye me Carlos Menem dhe vendimi i tyre për një politikë liberale dhe kushtëzimi i valutës Peso-së me Dollarin amerikanë, 1:1 në periudhën e parë të qeverisjes së tyre solli suksese të dukshme. Periudha e dytë e mandatit të tyre përshkruhet me paraqitjen e anës së zezë të politikes të udhëhequr gjatë mandatit të parë.
Gjatë viteve 1998 dhe 2002 vendin e përshkruan një krizë e rëndë ekonomike me një rënje prej 20% të zhvillimit ekonomik. Partisë së Menem-së ju deshtë të lëshonte vendin koliciont të qendrës së majtë të udhëhequr nga Fernando de la Rúa. Mirëpo edhe ky nuk ishte në gjendje brenda një kohe të shkurtë të rimëkëmbte ekonomin e shkatërruar të cilën e kishte marr nga qeveria paraprake. Paaftësia e reagimit të kryesisë, konflikte në koalicion dhe grevat në vend shkaktuan që ky të jepte dorëheqje në fund të vitit 2001.