Shko te përmbajtja

Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Krijimi i SHBA-së

Banorët e parë të njohur në territorin e sotëm të Shteteve të Bashkuara besohet të kenë ardhur aty gjatë një periudhe prej disa mijëra vitesh, e cila filloi diku rreth 15,000 - 50,000 vjet më parë, duke e kapërcyer Beringun për në Alaskë.[1][2] Prova të qarta të vendosjes së këtyre kulturave në territorin që më vonë do të bëhej Shtetet e Bashkuara të Amerikës datojnë prej 14,000 vite më parë.[3]

Hulumtimet kanë zbuluar shumë për banorët e parë vendasAmerikën Veriore, siç shpejgohet nga Cyrus Thomas.[4] Njerëzit e Kolombit bënë zbarkimin e parë të dokumentuar të botë-vjetërsve në territorin e sotëm të Shteteve të Bashkuara kur arritën në Porto Riko, gjatë udhëtimit të tyre të dytë në vitin 1493.[5] Juan Ponce de León, i cili arriti në Florida1513,[6] konsiderohet evropiani i parë që shkeli pjesën kontinentale të Shteteve të Bashkuara, megjithëse sipas disa provave, John Cabot mund ta ketë arritur Anglinë e re që në vitin 1498.[7]

Në fillimet e tyre, Shtetet e Bashkuara përbëheshin nga trembëdhjetë koloni, që ishin shtetet e sotme që okupojnë po të njëjtin territor që kishin edhe kur ishin koloni britanike. Kolonistët amerikanë i mposhtën britanikëtLuftën Revolucionare Amerikane të viteve 1770 dhe shpallën pavarësinë në vitin 1776. Shtatë vite më vonë, në vitin 1783, nënshkrimi i Traktatit të Parisit e njohu zyrtarisht pavarësinë e saj nga Britania e madhe.[8]shekullin e nëntëmbëdhjetë, filloi zgjerimi i territorit amerikan drejt perëndimit, mbi besimin në Të Ardhmen e Shfaqur, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara do të okuponin të gjithë tokën e Amerikës Veriore nga lindja në perëndim, nga Oqeani Atlantik deri tek atë Paqësor. Në vitin 1912, me hyrjen e Arizonës në Union, Shtetet e Bashkuara ia arritën qëllimit. Shtetet e Alaskës dhe Havaiit u paranuan të dyja në vitin 1959.

E ratifikuar në vitin 1788, Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara shërben si ligji suprem amerikan në organizimin e qeverisë; Gjykata Supreme është përgjegjëse për ligjin Kushtetues. Ka pasur mjaft përparim shoqëror prej shekullit të XIX-të; këto zhvillime janë reflektuar gjerësisht në Kushtetutë. Skllavëria u ndalua në vitin 1865 nga Amandamenti i Trembëdhjetë i Kushtetutës Amerikane; Amandamenti i Katërmbëdhjetë dhe Pesëmbëdhjetë, që e pasuan atë, duke garantuar shtetësi për të gjithë personat e natyralizuar brenda territorit të Shteteve të Bashkuara dhe të drejtë vote për personat e të gjatha racave. Në vitet e mëvonshme, të drejtat civile u zgjeruan për gratë dhe amerikanët me ngjyrë, pas lobimit të aktivistëve socialë. Amandamenti i Nëntëmbëdhjetë i Kushtetutës Amerikane ndaloi diskriminimin gjinor në të drejtëne votës; më vonë, Akti i të Drejtave të Njeriut i 1964 dënonte si krim ndarjen ose veçimin e personave sipas racave në vende publike.

Epoka Përparimtare shënoi një kohë të zhvillimit ekonomik të Shteteve të Bashkuara, duke u zhvilluar në Njëzetë Hungërueset (Roaring Twenties). Sidoqoftë, Rënia e Wall Street në 1929 çoi në Depresionin e madhShtetet e Bashkuara, një kohë e rënies ekonomike dhe papunësisë së lartë. Rrjedhimisht, qeveria amerikane themeloi "New Deal" (Marrëveshjen e re), një seri e reformave dhe programeve që kishin për qëllim të asistonin ata që prekeshin nga Depresioni. "New Deal" pati sukses të ndryshueshëm. Siqodoftë, kur Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e dytë botërore në dhjetor 1941, ekonomia shpejt u rimëkëmb, madje aq sa ShBA-ja u bë superfuqi botërore në agim të Luftës së Ftohtë. Gjatë Luftës së ftohtë, SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik ishin dy superfuqitë e botës, por me përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe rënien e Bashkimit Sovjetik, Shtetet e Bashkuara mbetën superfuqia e vetme në botë.

Vendndodhja e Shteteve të Bashkuara

Pavarësia e 13 kolonive

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si pasojë e rezistencës ndaj tatimeve u zhvillua Lufta e Pavarësisë së Amerikës nga viti 1775 deri në vitin 1783. Kështu më 4 korrik 1776, 13-të kolonitë britanike do të shpallnin pavarësinë. Ndërsa në vitin 1783, Britania e Madhe e njohu pavarësinë e tyre dhe ju dha edhe tokat prapa tyre deri tek lumi Misisipi (Mississippi). Për shkak të kushtetutës së federatës të nxjerrë në 17 shtator 1787, në vitin 1789 Xhorxh Uashingtoni do të shpallej President i Shteteve të Bashkuara Amerikane.

Me blerjen e tokave në vitin 1803 sipërfaqja e ShBA-së u shtri në tërë hapësirën midis Mississippit dhe Maleve Shkëmbore (Rocky Mountains). Shtrirja tjetër e kufirit vazhdojë në vitin 1819, kur kësaj pjese ju bashkua edhe Florida, e cila në atë kohë ishte spanjolle. pas një lufte të suksesshme ndaj Meksikës në vitin 1848, kufiri u shtrin edhe mbi Arizonën, Meksikën e Re dhe Kaliforninë. Këtyre, në vitin 1845 do t'ju bashkohej edhe Teksasi (Texas), në vitin 1867 Alaska e blerë nga Rusia. Më këtë përfundon edhe shtrirja e territorit të ShBA-së deri në ditët e sotshme.

Perëndimi i Egër

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për politikën e jashtme të ShBA-së u bë e rëndësishme futja e doktrinës së Monros (Monroe Doctrine) në vitin 1823. Pushtimi në "Perëndimin e Egër" deri në Oqeanin Paqësor, pushtim i cili u bë me të shpejtë me vendosjen e mërgatës nga Evropa. Ky mërgim brenda vendit, popullimi i perëndimit lidheshin me valët e emigrantëve të cilët i jepnin shtytje të fortë përpara ekonomisë. Shtrirja e popullsisë ishte po ashtu e lidhur ngushtë edhe me dëbimin e indianëve nga tokat e tyre në lindje të Mississippit dhe shkatërrimin e vendbanimeve të tyre në perëndim të shtetit të Arkansasit dhe Mizurit (Missouri). Në këto pjesë indianët vende-vende kishin vendbanimet e tyre, vende të cilat sot janë si Rezervate Indiane.

Demokratët dhe Republikanët

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërkohë që do të lindnin konflikte mes shteteve të industrializuara veriore dhe shtete agrare jugore me fushat e pasura të mëndafshit, që i mbanin me punën e skllevërve, të cilët edhe i sundonin nga aspekti shoqëror, kulturor e politik. Konfliktet shumohen dhe ndër to merr një rolë të madh edhe përdorimi i skllevërve në prodhim, si dhe shtypja e tyre. Nga këto konflikte do të lindnin partitë e "Demokratëve" dhe "Republikanëve" si më të mëdhatë ballë-për-ballë njëra tjetrës.

Përgjatë kohës nën udhëheqjen e Abraham Linkolnit, shtetet jugore nga Virxhinia deri te Teksasi, në vitin 1860/61 do të shpallnin shkëputjen dhe krijonin Konfederatën e Shteteve të Amerikës. Mirëpo Konfederata pëson humbje të rëndë në luftën e përgjakshme që në historinë e këtij vendi ka hyrë si Lufta e Secesion-it, nga viti 1861 deri në vitin 1865. Skllavëria, si formë e sistemit sundues me këtë luftë ra poshtë edhe përkundër faktit që barazia qytetare e të zinjve (popullata me prejardhjeje afrikane) nuk u arrit. Në kohën pasuese me ndihmën e mbrojtjes së lartë doganore dhe shtrirjes së rrjetit hekurudhorë vazhdon në shkallë të madhe përparimi i industrisë.

Në vitin 1918 do të realizohej aneksimi i ishujve të Havait (Hawaii) dhe po të njëjtin vit, Spanja do të dorëzonte Filipinet, Guamin dhe Porto Rikon (Puerto Rico). Dorëzimet që bëri Spanja, mundësuan njohjen e ShBA-së në përgjithësi si fuqi e madhe botërore. Kështu me ndërtimin e kanalit të Panamasë të filluar në vitet 1903/04 e të hapur për qarkullim në vitin 1914, ShBA-ja do ta përmbyllte dominimin e saj në Amerikën Qendrore.

Lufta e I-rë Botërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Presidenti demokrat që udhëhoqi Amerikën midis viteve 1913-1921, Woodrow Wilson (Wiliem Wilson) në fillim të luftës së I-rë botërore deklaroi se ShBA-ja do të mbetej neutrale në luftën që zhvillohej nga ana e Gjermanisë Perandorake në vitin 1917. Iniciativa e tij për krijimin e Lidhjes së Kombeve u refuzua në Marrëveshjen e Versajës nga ShBA-ja. Konferenca e Uashingtonit 1821/22 e lartësonte Amerikën në nivelin më të lartë, të barabartë me fuqinë e flotës britanike.

Gjatë viteve 1920-1933 Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përfshiheshin nga kriminaliteti i organizuar, që paraqitej me tregtimin e alkoolit dhe që në histori ka hyrë si Koha e Prohibicionit (Prohibition). Nga kjo kohë dalin emra të njohur të mafies, ndër të cilët dallohet Al Kapone.

Me rastin e Krizës Ekonomike Botërore, presidenti Franklin D. Roosevelt, i cili udhëhoqi ShBA-në nga viti 1933 deri në vitin 1945 ndërmori reforma në ekonomi dhe në politikën sociale me qëllim të zëvendësimit të politikës liberale të ekonomisë me politikë shtetërore (New Deal). Në politikën e jashtme ShBA-ja gjatë këtyre viteve tentonte të ringjallte politiken pan-amerikane në moton "Fqinjësia e Mirë" në Amerikën Latine.

Lufta e II-të Botërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duke përfillur mendimin e izolacionistëve, ShBA-ja nuk hyri që në fillim në Luftën e II-të Botërore, por i ndihmonte forcat e vendeve aleate kundër Fuqive të Boshtit. Ndihmat shtohen me të madhe pas vitit 1941 pas futjes në fuqi të Sistemit Lejë Pat (Leih-Pacht-System).

Sulmi i Japonisë në Përl Harbër (Pearl Harbor) më 7 dhjetor 1942 shkaktoi shpalljen e hyrjes zyrtare të ShBA-së në luftën e II-të botërore kundër Japonisë. Me hedhjen e bombës atomike në Hiroshimë më 6 gusht 1945, ShBA-ja paraqitet si fuqia e parë bërthamore.

OKB dhe Plani Marshall

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me iniciativën e ShBA-së më 26 qershor të po këtij viti thirret në jetë Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe si fuqi botërore ekonomike dhe ushtarake organizojnë Planin Marshall nën presidentin Harry S. Truman, që udhëhoqi midis viteve 1945-1953. Me këtë plan, i jepej një e shtyrë para ringjalljes së ekonomisë së shkatërruar evropiane dhe rindërtimit të përgjithshëm të Eropës së lodhur nga lufta.

Me doktrinën e presidentit Truman, ShBA-ja vendosi themelet e krijimit të mbrojtjes ndaj depërtimit të komunizmit posaçërisht në Evropë, dhe siguronte hapësirën e zhvillimit të lirë të shteteve të pavarura në pjesën perëndimore të Evropës. Me themelimin e Paktit të Atlantikut Verior (NATO) në vitin 1949 dhe Paktit të Paqësorit në vitin 1951 për Azinë Jugore, nën udhëheqjen e presidentit Dwight D. Eisenhower(Duajt D. Aizenhouer) gjatë viteve të tij, 1953-1961 dhe pas tij ShBA-ja siguroi fuqinë e saj politike në botë.

luftën e Koresë (1961-1963), ShBA-ja ndërhyri në mesin e një konflikti të OKB-së, në anën e Koresë Jugore, ndërsa në Krizën e kalimit të raketave të ruse në tokën e Kubës (tetor/nëntor 1962), nën udhëheqjen e presidentit John F. Kenedit (1961-1963) arrijnë që ta detyrojnë Hrushovin të ndërpriste mbështetjen ushtarake që i jepte Kubës dhe të mënjanonin shpërthimin e krizës.

Kenedi në politikën e brendshme qëndronte për reforma të ekonomisë e sistemit në përgjithësi e veçanërisht për barazinë e plotë qytetare të të zinjve. Më 22 nëntor të vitit 1963, në Dallas (Teksas) në një paradë ndodhë vrasja e Presidentit Kenedi dhe pasardhësi i tij zgjidhet presidenti Lyndon B. Johnson-i, i cili udhëhoqi deri në vitin 1969. Në këtë kohë do të shpërthente konflikti i VietnamitLuftën e Vietnamit si lufta më e madhe pas luftës së II-të botërore; presidenti Johnson me një ligj të të drejtave qytetare mundohet të arrijë barazinë e të zinjve; Aktivisti dhe udhëheqësi i lëvizjes për barazinë e të drejtave qytetare të të zinjve, Martin Luther King vritet në një atentat në vitin 1968. Nga viti 1969 udhëheqjen e ShBA-së e mori përsipër republikani Richard Nixon (Riçard Nikson), të cilit në vitin 1974, iu desh të dorëhiqej, për shkak të një aferë që në histori ka hyrë si Afera Uater Gejt (Watergate). Nixon-i e kufizoi pjesëmarrjen e ShBA-së në Luftën e Vietnamit dhe vuri në lëvizje "Vietnamizimin" e konfliktit dhe më 27 janar 1973 arrin deri te hyrja në fuqi e marrëveshjes për armëpushim.

Më 1 janar 1979 ShBA-ja vendosi marrëdhëniet diplomatike me Republikën Popullore të Kinës dhe i ndërprenë me Tajvanin. Nga viti 1977, president ishin Jimmy Carter (Xhimi Karter) deri në vitin 1981, pastaj Ronald Reagani deri në vitin 1989, Xhorxh H. Bushi i Vjetri deri në vitin 1993, Bill Klintoni (William J. (Bill) Clinton) deri në vitin 2001. Gjatë zgjedhjeve të vitit 2000, demokrati Al Gore pësoi humbje nga kundërshtari dhe presidenti i 43-të në radhë i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush (Xhorxh W. Bush, i Riu).

Superfuqia e vetme botërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përfundimi periudhës së pas luftës së II-të botërore, në të cilën marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik ishin të vështira e që nga shumë kush thirret Lufta e ftohtë solli për një kohë bashkëpunim. Gjatë kësaj kohe, ShBA-ja ndërhyri ushtarakisht në Irak në vitin 1991 me pajtimin e Bashkimit Sovjetik dhe më vonë me pajtimin e Rusisë.

Shpërbërja e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, ndikoi që ShBA-ja të bënte ndryshime në politikën e saj si superfuqia e vetme botërore. Pas arritjes së kulmit të luftës së zhvilluar nga ushtria dhe forcat paramilitare serbe në Republikën Federative të Jugosllavisë ndaj civilëve, dhe paaftësisë së evropianëve, ShBA-ja në rolin e superfuqisë, ndërhyri duke e qetësuar për një kohë konfliktin në Ballkan dhe pas rinisjes së ofensivave (1999) të ushtrisëSllobodan Millosheviçit kundrejt popullsisë civile të Kosovës, marrin rolin udhëheqës për bombardimin e ofensivave dhe pjesëve tjera të Serbisë. Pas përfundimit të luftës angazhohen për vendosjen e paqes në Ballkan. Në kuadër të këtij procesi në vitin 2007, presidenti Bush vizitoi Tiranën si qendër e paqes ballkanike.

  1. "Bering land bridge". cyberwest.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2014. Marrë më 26 janar 2009.
  2. http://www.nps.gov/bela/html/history.htm
  3. Wilford, John Noble (4 prill 2008). Evidence Supports Earlier Date for People in North America (në anglisht). The New York Times.
  4. Jon Muller, Department of Anthropology (1996). "Cyrus Thomas, 19th Century Synthesis and Antithesis" (në anglisht). Southern Illinois University. Arkivuar nga origjinali (HTML) më 31 dhjetor 2008. Marrë më 7 tetor 2008.
  5. "Columbus, Cristopher". The Columbia Encyclopedia (në anglisht) (bot. i 6-të). 2007. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2020.
  6. "Ponce de León". The Columbia Encyclopedia (në anglisht) (bot. i 6-të). 2007. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2020.
  7. "Cabot, John". The Columbia Encyclopedia (në anglisht) (bot. i 6-të). 2007. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2020.
  8. "Outline of U.S. History" (në anglisht). America.gov. nëntor 2005. Marrë më 21 prill 2008.