Historia e njerëzimit
Historia e botës është historia e njerëzimit (Homo sapiens), nga kohët më të hershme në të sotmen, në të gjitha vendet e Tokës. Ajo nuk përfshin historinë natyrore jo-njerëzore dhe historinë gjeologjike, përveçse kur bota natyrore ka ndikuar thellë në jetët njerëzore. Historia botërore përfshin studimin e burimeve të shkruara, nga kohët e lashta e më tej dhe njohuritë shtesë të përftuara nga burimet jetësorea, të nxjerra nga arkeologjia. Historia faktuale e antikitetit[1] fillon me shpikjen, në vendndodhje të ndryshme e të palidhura në Tokë, të shkrimit, që mundësoi transmetimin e kujtimeve dhe dijeve të sakta për shumë kohë.[2][3] Megjithatë, rrënjët e qytetërimit gjenden përpara shkrimit — në parahistorinë e njeriut.
Parahistoria njerëzore fillon në Paleolit, ose Epokën e Hershme Gurit. Gjatë Neolitit (Epokës së Re të Gurit) Revolucioni Bujqësor ndërmjet viteve 8500 dhe 7000 para Krishtit në Gjysmëhënën Pjellore (Mesopotami), njerëzit filluan zbutjen sistematike të kafshëve e bimëves — bujqësinë.[4][5][6] Bujqësia u shpërnda në rajonet fqinje dhe gjithashtu u zhvillua pavarur në rajone të tjera, derisa shumica e njerëzve jetonin si bujq në vendbanime të përhershme.[7] Siguria relative dhe prodhimtaria në rritje që I dha punimi I tokës njeriut lejoi rritjen e këtyre komuniteteve. Ato u rritën me kalimin e kohës në njësi edhe më të mëdha bashkë me evoluimin e mënyrave më efektive të transportit.
Ushqimi me tepricë solli edhe ndarjen e punës, shfaqjen e një klase të sipërme (që nuk punonte) dhe zhvillimin e qyteteve e kësisoj qytetërimit. Ndërlikimi në rritje I shoqërive njerëzore kërkonte sisteme të mbajtjes së të dhënave e llogaritjesh, që çuan në shkrimin e parë.[8]
Qytetërimet e para u zhvilluan në buzë të lumenjve e liqeneve që mbështesnin jetën. Në vitin 3000 para Krishti këto qytetërime ishin ngritur në Mesopotami (toka ndërmjet dy lumenjve Eufrat dhe Tigër) në Lindjen e Mesme ,[9] në buzë të Nilit në Egjipt[10][11][12] dhe në luginën e lumit Indus.[13][14][15] Qytetërime të ngjashme besohet të jenë shfaqur gjatë kësaj kohe edhe në lumenjtë e mëdhenj të Kinës, por provat arkeologjike për këtë janë më të pakta.
Historia e Botës së Vjetër (veçanërisht Europës) ndahet në Antikitetin, gjer më 476 pas Krishtit; dhe Mesjetën,[16][17] nga shekulli I 5-të gjer më shekullin e 15-të, duke përfshirë edhe Rilindjen e hershme evropiane; Periudha e Hershme Moderne,[18] nga shekulli I 15-të gjer në fund të shekullit të 18-të, duke përfshirë edhe Epokën e Iluminizmit; dhe Periudha e Vonshme Moderne, nga Revolucioni Industrial gjer më sot, duke përfshirë edhe historinë e tanishme.
Në Evropë, rënia e Perandorisë Perëndimore Romake (476 pas Krishtit) konsiderohet kryesisht si fundi I Antikitetit dhe si fillimi I Mesjetës, gjatë së cilës (rreth vitit 1300) Rilindja evropiane[19][20] shfaqet. Në mesin e shekullit të 15-të shpikja e Johannes Gutenberg, ajo e shtypshkronjës,[21] revolucionarizoi komunikimin, duke I dhënë fund Mesjetës dhe duke hyrë në kohët modern dhe Revolucionin Shkencor.[22] Nga mesi I shekullit të 18-të, mbledhja e dijeve dhe rritja e teknologjisë arritën pikën kritike që startoi Revolucionin Industrial.[23]
Në pjesë të tjera të botës, në Lindjen e lashtë të Afërme,[24][25][26] në Kinën e lashtë,[27] Indinë e lashtë dhe kudo tjetër, historia u shpalos ndryshe, por në shekullin e 18-të, për shkak të tregtisë botërore në rritje dhe kolonizimit, historitë e shumë qytetërimeve njerëzore u takuan e u puqën. Në çerek-mijëvjeçarin e fundit, me rritjen e nivelit të dijes, teknologjisë, tregtisë, mundësisë së shkatërrimit prej luftës në ngritje, krijimit të mundësive dhe rreziqeve, tani, me këto, ballafaqohen shumë komunitete njerëzore që banojnë planetin.[28][29]
Parahistoria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Parahistoria
Homo sapiens u shfaq për herë të parë në Tokë ndërmjet 400, 000 dhe 250, 000 vjetëve më parë gjatë periudhës Paleolitike. Kjo ndodhi pas një periudhe të gjatë të evolucionit të njeriut. Paraardhës të njeriut, si Homo erectus, I kishin përdorur veglat për shumë mijëvjeçarë, por me kalimin e kohës, veglat u përmirësuan e u bënë më të ndërlikuara. Në një pikë të caktuar, njerëzit filluan të përdorin zjarrin për nxehtësi dhe gatim. Njerëzit gjithashtu zhvilluan gjuhën gjatë Paleolitit, ashtu si edhe një grup ritesh si varrosja e çdo trupi dhe zbukurimi I tyre. Në këtë periudhë, të gjithë njerëzit jetonin si gjahtarë-mbledhës, të cilët ishin përgjithësisht endacakë.
Njerëzit modern u shpërndanë me shpejtësi të madhe nga Afrika dhe zonat pa akull të Europës dhe Azisë. Zgjerimi i menjëhershëm I njerëzimit në Amerikën Veriore dhe Oqeani ndodhi gjatë kulmit të Epokës së Fundit të Akullit, kur zonat mesatare klimatike të sotme ishin të pabanueshme. Megjithatë, njerëzit kolonizuan pothuajse të tërë tokat pa akull të globit nga fundi I Epokës së Akullit, rreth 12, 000 vjet më parë.
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Crawford, O. G. S. (1927). Antiquity. [Gloucester, Eng.]: Antiquity Publications [etc.]. (cf., History education in the United States is primarily the study of the written past. Defining history in such a narrow way has important consequences ...)
- ^ According to David Diringer ("Writing", Encyclopedia Americana, 1986 ed., vol. 29, p. 558), "Writing gives permanence to men's knowledge and enables them to communicate over great distances.... The complex society of a higher civilization would be impossible without the art of writing."
- ^ Webster, H. (1921). World history. Boston: D.C. Heath. Page 27.
- ^ Tudge, Colin (1998). Neanderthals, Bandits and Farmers: How Agriculture Really Began. London: Weidenfeld & Nicolson. ISBN 0-297-84258-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bellwood, Peter. (2004). First Farmers: The Origins of Agricultural Societies, Blackwell Publishers. ISBN 0-631-20566-7
- ^ Cohen, Mark Nathan (1977) The Food Crisis in Prehistory: Overpopulation and the Origins of Agriculture, New Haven and London: Yale University Press. ISBN 0-300-02016-3.
- ^ Jo të gjitha shoqëritë e braktisën nomadizmin (endacakërinë), sidomos ato që gjendeshin në rajone të izoluara e ku llojshmëria e bimëve ishte e pakët. See Jared Diamond, Guns, Germs and Steel.
- ^ Schmandt-Besserat, Denise (jan–shk 2002). "Signs of Life" (PDF). Archaeology Odyssey: 6–7, 63. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 maj 2012. Marrë më 22 dhjetor 2010.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ McNeill, Willam H. (1999) [1967]. "In The Beginning". A World History (bot. 4th). New York: Oxford University Press. fq. 15. ISBN 0-19-511615-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Baines, John and Jaromir Malek (2000). The Cultural Atlas of Ancient Egypt (bot. revised). Facts on File. ISBN 0816040362.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bard, KA (1999). Encyclopedia of the Archaeology of Ancient Egypt. NY, NY: Routledge. ISBN 0-415-18589-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Grimal, Nicolas (1992). A History of Ancient Egypt. Blackwell Books. ISBN 0631193960.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Allchin, Raymond (1995). The Archaeology of Early Historic South Asia: The Emergence of Cities and States. New York: Cambridge University Press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Chakrabarti, D. K. (2004). Indus Civilization Sites in India: New Discoveries. Mumbai: Marg Publications. ISBN 81-85026-63-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ahmad Hassan Dani; Mohen, J-P., red. (1996). History of Humanity, Volume III, From the Third Millennium to the Seventh Century BC. New York/Paris: Routledge/UNESCO. ISBN 0415093066.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Internet Medieval Sourcebook Project". Fordham.edu. Marrë më 2009-04-18.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The Online Reference Book of Medieval Studies". The-orb.net. Marrë më 2009-04-18.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rice, Eugene, F., Jr. (1970). The Foundations of Early Modern Europe: 1460-1559. W.W. Norton & Co.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ^ Burckhardt, Jacob (1878), The Civilization of the Renaissance in Italy Arkivuar 18 shkurt 2009 tek Wayback Machine, trans S.G.C Middlemore, republished in 1990 ISBN 0-14-044534-X
- ^ "''The Cambridge Modern History. Vol 1: The Renaissance (1902)". Uni-mannheim.de. Marrë më 2009-04-18.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "What Did Gutenberg Invent?". BBC. Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2011. Marrë më 2008-05-20.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Grant, Edward. The Foundations of Modern Science in the Middle Ages: Their Religious, Institutional, and Intellectual Contexts. Cambridge: Cambridge Univ. Pr., 1996.
- ^ More; Charles. Understanding the Industrial Revolution (2000) online edition Arkivuar 14 gusht 2011 tek Wayback Machine
- ^ William W. Hallo & William Kelly Simpson, The Ancient Near East: A History, Holt Rinehart and Winston Publishers, 1997
- ^ Jack Sasson, The Civilizations of the Ancient Near East, New York, 1995
- ^ Marc Van de Mieroop, History of the Ancient Near East: Ca. 3000-323 B.C., Blackwell Publishers, 2003
- ^ "Ancient Asian World". Automaticfreeweb.com. Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2012. Marrë më 2009-04-18.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Reuters – The State of the World Arkivuar 14 shkurt 2009 tek Wayback Machine The story of the 21st century
- ^ "Scientific American Magazine (September 2005 Issue) The Climax of Humanity". Sciam.com. 2005-08-22. Marrë më 2009-04-18.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Williams, H. S. (1904). The historians' history of the world; a comprehensive narrative of the rise and development of nations as recorded by over two thousand of the great writers of all ages. New York: The Outlook Company; [etc.].
- Blainey, Geoffery (2000). A Short History Of The World. Penguin Books, Victoria. ISBN 0-670-88036-1
- Gombrich, Ernst H. A Little History of the World. Yale. UK and USA, 2005.
- H.G. Wells (1920), The Outline of History Volume One, New York, MacMillan.
- H. Spodek (2001), The World's History: combined volume, Upper Saddle River, NJ, Prentice Hall.
- G. Parker (1997), The Times Atlas of World History, London, Times Books.
- The Biosphere (A Scientific American Book), San Francisco, W.H. Freeman and Co., 1970, ISBN 0-7167-0945-7. This seminal book, originally a 1970 Scientific American magazine issue, covered virtually every major concern and concept that has since been debated regarding materials and energy resources, population trends and environmental degradation.
- Energy and Power (A Scientific American Book), San Francisco, W.H. Freeman and Co., 1971, ISBN 0-7167-0938-4.
- Jared Diamond (1996). Guns, Germs, and Steel: the Fates of Human Societies. New York: W. W. Norton. ISBN 0-393-03891-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Fernand Braudel (1996). The Mediterranean and the Mediterranean World in the Age of Philip II. Berkeley, Calif.: University of California Press. ISBN 0-520-20308-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Fernand Braudel (1973). Capitalism and Material Life, 1400-1800. New York: HarperCollins. ISBN 0-06-010454-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Francis Fukuyama, The End of History and the Last Man, Free Press, 1992, ISBN 0-02-910975-2.
- Marshall Hodgson, Rethinking World History: Essays on Europe, Islam, and World History, Cambridge, 1993.
- Kenneth Pomeranz, The Great Divergence: China, Europe and the Making of the Modern World Economy, Princeton, 2000.
- Clive Ponting, World History: a New Perspective, London, 2000.
- Ronald Wright, A Short History of Progress, Toronto, Anansi, 2004, ISBN 0-88784-706-4.
- Guy Ankerl, Coexisting Contemporary Civilizations: Arabo-Muslim, Bharati, Chinese, and Western, Geneva, INUPRESS, 2000, ISBN 2-88155-004-5.
Lexime të mëtejshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Find more about Historia e njerëzimit on Wikipedia's sister projects: | |
Definitions from Wiktionary | |
Images and media from Commons | |
Learning resources from Wikiversity | |
News stories from Wikinews | |
Quotations from Wikiquote | |
Source texts from Wikisource | |
Textbooks from Wikibooks |
- David Landes, "The Wealth and Poverty of Nations: Why Some Are So Rich and Some So Poor", New York, W. W. Norton & Company (1999) ISBN 978-0-393-31888-3
- David Landes, "Why Europe and the West? Why Not China?", Journal of Economic Perspectives, 20:2, 3, 2006.
- Ricardo Duchesne, "Asia First?", The Journal of the Historical Society, Vol. 6, Issue 1 (March 2006), pp. 69–91 (PDF)
- William H. McNeill, The Rise of the West: A History of the Human Community, Chicago, University of Chicago Press, 1963.
- Larry Gonick, The Cartoon History of the Universe, Volume One, Main Street Books, 1997, ISBN 978-0-385-26520-1, Volume Two, Main Street Books, 1994, ISBN 978-0-385-42093-8, Volume Three, W. W. Norton & Company, 2002, ISBN 978-0-393-32403-7.