Historia e puseve të shkallëzuar në Guxharat
Puset e shkallëzuar janë puse në të cilët uji arrihet me shkallë. Ata gjenden më shpesh në Indinë perëndimore veçanërisht në Guxharat ku gjenden mbi 120 puse të tillë. Zanafilla e puseve të shkallëzuar mund të gjurmohet në ujëmbledhësit e qyteteve të Qytetërimit të Luginës së Indusit si Dholavira dhe Mohenjo-daro. Puset e shkallëzuar u ndërtuan në rajonin jug-perëndimor të Guxharatit rreth vitit 600 nga ku u përhapën në veri të Raxhastanit dhe në vazhdim në veri dhe perëndim të Indisë. Veprimtaria ndërtuese e tyre u përshpejtua midis shekujve të X dhe të XIII gjatë Periudhave të Dinastive Solanki dhe Vaghela. Ndërtimi i këtyre puseve të shkallëzuar e arriti pikun në periudhën midis shekullit të XI dhe të XVI. Sunduesit myslimanë midis shekujve të XIII dhe të XVI nuk e ndërprenë kulturën që praktikohen nëpërmjet këtyre puseve të shkallëzuar por përkundrazi e inkurajuan ndërtimin e tyre. Ata e humbën domethënien e tyre në shekullin e XIX për shkak të futjes së sistemit të tubacioneve dhe të pompimit të ujit.
Periudha e lashtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pusi i shkallëzuar mund të ketë zënë fill për të siguruar ujin gjatë periudhave të thatësirës. Uji konsiderohet i shenjtë që nga koha e Vedave dhe shkallët për të arritur nivelin e ujit në ujëmbledhës të ndërtuar artificialisht mund të gjendet në sitet e Qytetërimit të Luginës së Indusit si Dholavira dhe Mohenjo-daro.[1]
Periudha nga shekulli i II deri në të X-in
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shembulli më i hershëm i pellgjeve të ngjashëm me banja të arritshëm me shkallë gjendet në Shpellat Uperkot në Junagadh. Këto shpella janë datuar nga shekulli i IV i e.s.. Navghan Kuvo, një pus me shkallë rrethore, në afërsi është një tjetër shembull. Me gjasa i ndërtuar në Periudhën e Satrapisë Perëndimore (vitet 200-400 të e.s.) ose Periudha Maitraka (vitet 600-700) megjithëse disa e vendosin atë në fundin e shekullit të XI. Adi Kadi ni Vavi i afërt është ndërtuar gjithashtu në gjysmën e dytë të shekullit të X ose në shekullin e XV.[2] Puset e shkallëzuar më të hershëm gjenden në Dhank të distriktit Rajkot të Guxharatit që janë datuar nga Periudha para-Chalukyane. Pusi i shkallëzuar i afërt i Bochavdit afër Bochavdi Nesit në kodrat Alech është lehtësisht më i hershëm se dy puset e tjerë të shkallëzuar në Dhank. Këta dy puse janë Pusi i shkallëzuar Jhilani i datuar nga viti 600 dhe Pusi i shkallëzuar Manjushri i datuar nga shekulli i VII bazuar në stilin e tyre Saurastra të Arkitekturës.[3]
Periudha nga Shekulli i X deri në të XII-in
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Puset e shkallëzuar si një arkitekturë e zbukurar filloi gjatë PeriudhësSolanki. Puset e shkallëzuar të vendosur në perëndim të kundit të Tempullit Diellor në Modhera mund ti përkasin shekullit të XI ndërsa mandapa sipër tokës e shekullit të X. Rani ki vavi (Pusi i shkallëzuar i mbretëreshës) i Patanit është ndërtuar rreth vitit 1050. Pusi i shkallëzuar i Ankol Matas në Davad dhe Pusi i shkallëzuar i Mata Bhavanit në Ahmedabad i përkasin çerekut të katërt të shekullit të XI.[4]
Mjaft puse të shkallëzuar janë janë atribuar Minaldevit, nënës së sunduesit Solanki, Siddharaj Jaisinh. Liqeni në Viramgam dhe një pus i shkallëzuar në Nadiad i janë atribuar asaj.[4] Pusi i shkallëzuar i Minalit në katundin Balej në distriktin Sabarkantha i është atribuar gjithashtu asaj dhe është ndërtuar në vitin 1095. Një tjetër Minaldevi Vav Virpur të distriktit Rajkot i është atribuar gjithashtu asaj dhe ka ngjashmëri të madhe stilistike me Arkitekturën Solanki.[5] Pusi i shkallëzuar i Asapurit në Ahmedabad dhe pusi i shkallëzuar i Jhinjhuwadas i përkasin shekullit të XII. Pusi i shkallëzuar i Chaumukhit në Chobari të distriktit Surendranagar paraqet figura fetare të ngjashme me ato të tempujve të afërt. Dy puset e shkallëzuar në Kaleshwari ni Nal pranë Lunawadas ngjasojnë me Rani ki Vavin në ikonografi kështu që mund ti përkasin fundit të shekullit të X. Pusi i shkallëzuar në Dhandhalpur i është atribuar Siddharaj Jaisinhit. Gjatë mbretërimit të Kumarpalit në shekullin e XII, u ndërtuan mjaft puse të shkallëzuar. Pusi i shkallëzuar në Vayad pranë Patanit është ndërtuar gjatë kohës së tij. Pusi i shkallëzuar i Gangas në Wadhwan daton nga viti 1169.[6] Gjatë viteve të vona të Periudhës Solanki, ndërtimet u pakësuan për shkak të paqëndrueshmërisë politike. Puset e shkallëzuara të Vikias dhe Jethas pranë Tempullit Navlakha në Ghumli pranë kodrave Barda i përkasin po shekullit të XIII. Pusi i shkallëzuar i Gyanit afër katundit Visavada në kodrat Barda i përkasin kohës së Bhimdevit II. Pusi i shkallëzuar i rrënuar i fshatit të afërt të Keshavit i përket po të njëjtës periudhë.[7]
Shekulli i XII-XIII
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pusi i shkallëzuar i Ra Khengarit midis Vanthalit dhe Junagadhit thuhet se është ndërtuar nga Vastupal-Tejpali, ministrat vëllezër të oborrit Vaghela. Ai i përket periudhës së hershme Vaghela. Visaldevi i Dinastisë Vaghela ndërtoi puse të shkallëzuar bashkë me portikë dhe tempuj në Dabhoi, të përfunduar në vitin 1255. Pusi i shkallëzur i Satmukhit në Dabhoi dje tempulli i ndërtuar mbi ujëmbledhësin me shatë puse i janë atribuar atij.[7]
Pusi i shkallëzuar i Madhas në Wadhwan është ndërtuar në vitin 1294 nga Nagar Brahmin Madha dhe Keshavi, ministrat e oborrit të sunduesit të fundit Vaghela, Karan Ghelo. Pusi i shkallëzuar i Batris Kothas në Kapadvanj mund ti përkasin shekullit të XIII për shkak të ngjashmërisë me puset e shkallëzuar të Madhas dhe Vikias.[7]
Shekulli i XIV-XV
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shekullin e XIV janë ndërtuar një numër i madh pusesh të shkallëzuar. Pusi i shkallëzuar i Sodhalit në Mangrol i ndërtuar në vitin 1319 nga Vali Sodhala i kastës Modha.[7] Pusi i shkallëzuar pranë Tempullit të Brahmas në Khedbrahma i përket shekullit të XIV gjykuar nga stili i tij.[8] Pusi i shkallëzuar i Sudas në Mahuva i vitit 1381; Pusi i shkallëzuar i Hanit në Dhandhusar i vitit 1389/1333 dhe Pusi i shkallëzuar i Siddhnath Mahadevit në Dholka janë ndërtuar gjatë sundimit Tughlak në Guxharat. Pusi i shkallëzuar i Sampas afër Ahmedabadit është ndërtuar në vitin 1328.[8] Pusi i shkallëzuar i Rajbas së Rampuras pranë Wadhwanit dhe Pusi i shkallëzuar i Wadhwanit në Khambhat janë ndërtuar në vitet 1483 dhe 1482 përkatësisht, bazuar në Pusin e shkallëzuar më të hershëm të Madhas në Wadhwan.[8] Pusi i shkallëzuar i Dada Haririt u ndërtua në vitin 1499 nga një grua e haremit të Mahmud Begadas.[8] Gjatë sundimit mysliman, aspekti fetar i puseve të shkallëzuar e humbi domethënien e tij. Pusi i shkallëzuar i fshatit Sodali pranë Mahemdavadit dhe Pusi i shkallëzuar i në Mahemdavad vetë, që i përkasin të dy sundimit të shekullit të XV të Mahmud Begadas, janë shembujt e kësaj humbjeje domethënieje. Dy puset e shkallëzuar që gjenden brenda dhe rreth Vadodaras janë të shekullit të XV që përfshin fshatin e afërt të Sewasit dhe Pusi i shkallëzuar i i Navalakhit (viti 1405) i Pallatit të Vilave Laxmi.[9] Pusi i shkallëzuar i Adalajit u ndërtua nga Rudabai në vitin 1499. Pusi i shkallëzuar i afërt në Chhatral i përket gjithashtu të njëjtës periudhë.[9]
Shekulli XVI-XVIII
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pusi i shkallëzuar i Nagabawas në Dhrangdhra (viti 1525) dhe Pusi i shkallëzuar i Jiva Mehtas në Morbi janë të të njëjtit stil dhe periudhë. Pusi i shkallëzuar i Rohos (viti 1560) u ndërtua nga Champa, gruaja e Raxhait Shri Nanaji dhe vajza e tij. Ka gjithashtu puse të shkallëzuar të rëndësishëm edhe në Palanpur dhe Jhinjhuwada.[10] Mjaft puse të shkallëzuar janë të thjeshtë në dizajn, pa ndonjë zbukurim që e bën të vështirë përcaktimin e periudhës së ndërtimit të tij, por mund ti përkasin shekullit të XVI ose të XVII. Puse të tillë të shkallëzuar në Hampur, Idar, Kankavati dhe Pusi i shkallëzuar i Gyaneshwarit në Modhera. Pusi i shkallëzuar i Mandvas në Guxharatin Verior është i ngjashëm me atë të Mahmedavadit kështu që mund ti përkasi të njëjtës periudhë. Pusi i shkallëzuar i Sindhvai Matas në Patan ka mbishkrime që datojnë nga viti 1633. Pusi i shkallëzuar i Ravlit në Mangrol i përket shekullit të XVII. Pusi i shkallëzuar në Limboi afër Idarit është në stilin e zbukurimit Solanki dhe daton nga viti 1629.[10] Amritavarshini Vavi në Ahmedabad i përfunduar në vitin 1723 është në formë L-je.[10]
Shekulli i XIX-XX
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Autoritetet britanike e konsideruan higjenën e puseve të shkallëzuar më pak se të dëshirueshme dhe vendosën tubacione dhe sisteme pompimi për të zëvendësuar funksionin e tyre. Pusi i shkallëzuar i Jethabhait në Isanpur të Ahmedabadit është përfunduar në vitet 1860 për vaditje. Pusi i shkallëzuar i pallatit Wankaner u ndërtua në vitet 1930 si një vend freskimi i vend-pushimit të familjes mbretërore. Është ndërtuar në gurë të bardhë ranor dhe është monumenti i fundit i këtij lloji.[10] Përshkak të sistemit të tubacioneve dhe pompimit, puset e shkallëzuar e humbën domethënien e tyre për shkak të kostove financiare dhe kështu nuk u ndërtuan më pas kësaj.[10]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Puset e shkallëzuar
- Ghatet në Varanasi
- Ghatet
- Inxhinieria hidraulike e Qytetërimit të Luginës së Indusit
- Ujëmbledhësit vaditës të Indisë
- Ujëmbledhësit tempullor indianë
- Johadi
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Takezawa, Suichi. "Stepwells -Cosmology of Subterranean Architecture as seen in Adalaj" (pdf). The Diverse Architectural World of The Indian Sub-Continent. Marrë më 18 nëntor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Jutta Jain-Neubauer (1981). The Stepwells of Gujarat: In Art-historical Perspective. Abhinav Publications. fq. 19. ISBN 978-0-391-02284-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Është injoruar "1981" (Ndihmë!); Është injoruar "The Stepëells of Gujarat: In Art-historical Perspective" (Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ Jutta Jain-Neubauer (1981). The Stepëells of Gujarat: In Art-historical Perspective. Abhinav Publications. fq. 19–20. ISBN 978-0-391-02284-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Është injoruar "1981" (Ndihmë!); Është injoruar "The Stepëells of Gujarat: In Art-historical Perspective" (Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ a b Jutta Jain-Neubauer (1981). The Stepëells of Gujarat: In Art-historical Perspective. Abhinav Publications. fq. 20. ISBN 978-0-391-02284-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Është injoruar "1981" (Ndihmë!); Është injoruar "The Stepëells of Gujarat: In Art-historical Perspective" (Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ Jutta Jain-Neubauer (1981). The Stepëells of Gujarat: In Art-historical Perspective. Abhinav Publications. fq. 20–21. ISBN 978-0-391-02284-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Është injoruar "1981" (Ndihmë!); Është injoruar "The Stepëells of Gujarat: In Art-historical Perspective" (Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ Jutta Jain-Neubauer (1981). The Stepëells of Gujarat: In Art-historical Perspective. Abhinav Publications. fq. 21. ISBN 978-0-391-02284-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Është injoruar "1981" (Ndihmë!); Është injoruar "The Stepëells of Gujarat: In Art-historical Perspective" (Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ a b c d Jutta Jain-Neubauer (1981). The Stepëells of Gujarat: In Art-historical Perspective. Abhinav Publications. fq. 22. ISBN 978-0-391-02284-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Është injoruar "1981" (Ndihmë!); Është injoruar "The Stepëells of Gujarat: In Art-historical Perspective" (Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ a b c d Jutta Jain-Neubauer (1981). The Stepëells of Gujarat: In Art-historical Perspective. Abhinav Publications. fq. 23. ISBN 978-0-391-02284-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Është injoruar "1981" (Ndihmë!); Është injoruar "The Stepëells of Gujarat: In Art-historical Perspective" (Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ a b Jutta Jain-Neubauer (1981). The Stepëells of Gujarat: In Art-historical Perspective. Abhinav Publications. fq. 23–24. ISBN 978-0-391-02284-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Është injoruar "1981" (Ndihmë!); Është injoruar "The Stepëells of Gujarat: In Art-historical Perspective" (Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ a b c d e Jutta Jain-Neubauer (1981). The Stepëells of Gujarat: In Art-historical Perspective. Abhinav Publications. fq. 24. ISBN 978-0-391-02284-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Është injoruar "1981" (Ndihmë!); Është injoruar "The Stepëells of Gujarat: In Art-historical Perspective" (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Jutta Jain-Neubauer (1981). The Stepwells of Gujarat: In Art-historical Perspective. Abhinav Publications. ISBN 978-0-391-02284-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Është injoruar "1981" (Ndihmë!); Është injoruar "The Stepwells of Gujarat: In Art-historical Perspective" (Ndihmë!)]].
- Takezawa, Suichi. "Stepwells -Cosmology of Subterranean Architecture as seen in Adalaj" (pdf). The Diverse Architectural World of The Indian Sub-Continent. Marrë më 18 nëntor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)