Ghatet në Varanasi
Ghatet në Varanasi[1] janë vende të shkallëzuara në bregun e lumit që mundësojnë afrimin deri te uji i lumit të Gangut. Qyteti i Varanasit ka 87 ghate.[2] Shumica e ghateve janë vende larjeje dhe ghate për ceremoninë Puja të Hinduizmit, ndërsa pak prej tyre përdoren ekskulzivisht si vende kremimi (vende ku digjen trupat e të vdekurve.[3] Shumica e ghateve të Varanasit u ndërtuan pas vitit 1700, kur qyteti ishte pjesë e Perandorisë Maratha.[4] Ndërtuesit e ghateve të tanishme janë marathat, shindet (scindiat), holkarët, bhonslet dhe Peshwet (peshwat). Shumë ghate janë të lidhur me legjendat ose mitet ndërsa shumë prej tyre janë në pronësi private. Varkat që lundrojnë në mëngjes në Gang përgjatë ghateve janë një tërheqje popullore turistike. Ghatet janë një përbërës i pandashëm i konceptit hindu të hyjnores të përfaqësuar nga elementet fizike, metafizike dhe të mbinatyrshme.[5] Varanasi ka të paktën 84 ghate, shumica e të cilëve përdoren për banjë nga pelegrinët dhe për kryerjen e ceremonive puxha shpirtërisht domethënëse të Hinduizmit, ndërsa pak prej tyre përdoren ekskluzivisht si vende kremimi hindu.[6][7][8] Shkallët e ghateve të çojnë në ujin e lumit Gang, duke përfshirë dhe Ghatin Dashashwamedha, Ghatin Manikarnika, Ghatin Panchganga dhe Ghatin Harishchandra, kur hindutë kremojnë të vdekurit e tyre. Shumë ghate janë të lidhura me legjendat hindu dhe mjaft prej tyre tani janë në pronësi.[9]
Shumë prej ghateve u ndërtuan nën patronazhin e Dinastisë Maratha, Shinde (Scindia), Holkar, Bhonsle dhe Peshwa. Një varg në mëngjes që lundron në Gang përgjatë ghateve është një panoramë mjaft e pëlqyer turistike. Shtrirja e gjatë e ghateve në Varanasi e pajisin bregun lumor me një shumësi faltoresh, tempujsh dhe pallatesh të ndërtuar "radhë pas radhe sipër nivelit të ujit".[10] Man Singhu i Amberit ndërtoi Ghatin Maan-Sarowar. Maharaxhai i Darbhangas ndërtoi Ghatin Darbhanga. Tulsidasi shkroi Rāmacaritamānasan te Ghati Tulsi. Qendra e Sri Kashi Math Samsthanit, një shkollë shpirtërore e ndjekur nga brahminët Goud Saraswat, folës të gjuhës konkani, gjendet te Ghati Brahma.
Ghati Assi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Assi është një ghat i rëndësishëm i Varanasit, që tradicionalisht përbën skajin jugor të qytetit. Ky ghat përmendet në mjaft referenca në literaturën e hershme, veçanërisht te Matsya Purana, Kurma Purana, Padma Purana dhe Kashi Khanda.[11][12][13][14] Në fakt ky ghat u zgjerua nga Assi deri te ghati Bhaidaini më herët. Pas shekullit të XIX Ghati Asi u nda në pesë ghate, Ghati Asi, Ghati Ganga Mahal (I), Ghati Rewan, Ghati Tulasi dhe Ghati Bhadaini. Zona e Ghatit Asi ndodhet në koordinatat 25°17.334′N 83°00.358′E / 25.288900°N 83.005967°E (Asi Sangameshvara - 2) në skajin jugor të qytetit dhe deri në 1979 shënohej nga pikëtakimi i kanaleve kulluese të Asit; Pika referuese jugore është Asi Sangameshvara. Zona shtrihet në 1.375 hektarë në përmasat 125 m. X 110 m.
Përshkrimi dhe historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Te Gaharwal Danpatra (shekulli i XI-XII) Ghati Lolarka përmendet si Aditya Pitha (vendi i shenjtë i diellit) e famshme. Gjatë shekullit të XVI – XVII Sant Tulasi Das në këtë vend shkroi Ramcharitmanasin. Sipas një besimi hyjnesha Durga pasi vrau demonin Shumbha-Nishumbha e kishte hedhur shpatën e saj. Vendi ku shpata (khadga) ra rezultoi në rrjedhjen e madhe të njohur si lumi Asi (tani thjesht përrua). Vendi i takimit të lumit Gang dhe Asit është i njohur si Ghati Asi ose Assi. Te Kashi Khanda përmendet si Asi "Saimbeda Tirtha" ku meret punaya e të gjitha tirthave (vendeve të shenjta) duke bërë një zhytje këtu.[15] Të gjithë itineraret e pelegrinazhit që kalojnë nëpërmjet jugut kalojnë edhe në këtë vend. Madje edhe në mitologjitë e lashta (psh.: Matya Purana), kanalet e Asit përmenden si rrjedha stinore dhe shtrat i tharë. Tempulli i Asi Sangameshvaras (“Zoti i pikëtakimit të Asit”) shënonte me një pllakë mermeri vendin e trashëgimisë puranike të sitit. Pllaka shkruan se “Në pelegrinazhin Pancakroshi, ky vend është një nga Pancatirthit”. Ky ghat përmendet në mbishkrimet e Periudhës Gahadavala (Shekulli i XI-XII). Te Giravana-padamanjari i Varadarajas (1600-60) ky ghat është përshkruar gjithashtu me lavde. Nga fillimi i shekullit të XIX rripi i gjatë i ghatit u nda në ghate të veçanta. Në vitin 1902 mbretëresha Dulhin Radha Dulari Kunwar e Sursandit (Bihar) e bleu pjesën jugore të ghatit dhe ndërtoi pallatin e saj të vogël (tashmë Hotel Ganga View) dhe ndërtoi edhe Tempullin e Lakshminarayanas. Deri në shekullin e XIX Asi Ghati ishte në një formë natyrore, një tokë e hapur e rrethuar me gjelbërimin e pemëve. Megjithatë, lavdia e tij tashmë ishte përshkruar në tekstet e lashta nën emrin e “Asi Sangmeh Tirthas”. Në vitin 1988 ghati u bë pucca (me shkallë guri) nga Departamenti i Vaditjes së projektit të Drejtorisë Ganga. Ndjekësit e besimeve hindu, këtu bëjnë banjën e shenjtë, veçanërisht gjatë Chaityas (mars-prill) dhe Maghas (janar-shkurt). Raste të tjera të rëndësishme janë eklipset diellore/hënore, Ganga Dashahra, Probodhoni Ekadashi, Makar Shankranti etj.
Gjendja e ruajtjes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fakt, në emër të zbukurimit dhe ndryshimit zhvillimi dhe transformimi i zonës së ghatit u kthye në një problem të madh. Mbyllja e pikëtakimit të Asit (i zhvendosur 0.5 km në jug në vitet 1981-82) dhe ndërtimi i shkallëve puka të ghatit ashtu si dhe ghatet e afërta rezultoi në krijimin e një problemi të madh me depozitimet aluvionale. Sipas një vlerësimi rreth 8200 m² lymi në një gjatësi prej 60 m u depozitohet çdo vit përgjatë ghateve Asi dhe Rivan dhe për ta pastruar duhet një shumë e mirë parash që të shpenzohet çdo vit. Për më tepër, shtrati dhe rrjedha janë duke ndryshuar, që shkakton humbjen e sensit estetik si dhe vlerave shenjtërore të ghatit. Pasojat e qasjes moderne të planifikimit afat-shkurtër këtu janë qartësisht të dukshme. Në korrik të vitit 2013, Gjykata e Larë e Allahabadit pezulloi një projet ndërtimor gjigand të Qeverisë shtetërore të Uttar Pradeshit për bërjen e strukturave të përhershme në zonën e trashëgimisë (brenda dhe përreth Assi Ghatit) në Varanasi që ishte në kundërshtim të hapur me ligjet dhe do ta shpërfytyronte përgjithmonë panoramën urbane të ghatet breg-lumore të Varanasit.[16] Këto ndërtime të propozuar përfshinin bankina në lum, tualete, strehë, platforma të mëdha larjeje, parqe, kioska, zona parkimi, zona të gjelbra, një shëtitore 9 metra të gjerë dhe 635 metra të gjatë.[17] Sipas gjykatës, në mënyrë që të përputhej me kërkesat e qytetarëve të Varanasit, përpara se projekti i pezulluar të zbatohet, ai duhet të përmbush këto kërkesa: Duhet të bazohet mbi një raport të përshtatshëm shkencor mbi lumin dhe brigjet e tij ashtu si dhe në përdorimin e tyre, të përgatitur nga ekspertët në këshillim me palët e interesuara, që studion faktorët përgjegjës nga një anë për ekzistencën e qëndrueshme të ghateve dhe nga ana tjetër për dobësimin e strukturës së ghateve si dhe gërryerjen e ghateve nga poshtë; Mbi impaktin e ndërhyrjeve zhvillimore në rrjedhën e lumit dhe balancën e tij ekologjike si dhe në ekzistencën e qëndrueshme të ghateve breg-lumore dhe strukturës së tyre. Në mënyrë që projektet të kontribuojnë pozitivisht në vlerën estetike dhe koherencën e strukturës breg-lumore të Gangut, përdorimi dhe pamja ashtu si dhe mirëmbajtja e harmonisë dhe veçorisë së panoramës së tyre arkitekturore, formës dhe materialit që i përbën ato, është e rëndësishme që ndërhyrjet të mos jenë të veçuara pro të jenë pjesë e një plani konservimi dhe menaxhimi më të gjerë që siguron mbështetjen e qëndrueshme dhe minimizon ndikimet negative në to. Në mënyrë që ndërhyrjet të jenë efektive dhe të qëndrueshme, ato duhet të jenë shtrira në kohë, të kenë konfirmimin financimeve të plota, të jenë kronologjikisht logjike dhe të konsultuara me shoqërinë civile, kështu që ato të jenë të bazuara në nevojat e banorëve. Kjo është e rëndësishme për shkak se ka shembuj “praktikash të gabuara” në qytet, p.sh.: ura mbi lumin Gang midis Samne Ghatit dhe Ramnagarit që nisi në 2006 dhe u pezullua për 5 vitet në vijim për shkak të ndryshimit në qeveri dhe që tani rinisi përsëri ose struktura gjysëm e ndërtuar në Dashashwamedh ghatin, që synonte përmirësimin e hapësirës së tregut vendor, por nuk u përfundua kurr pasi ndoqi një qasje nga lart posht dhe nuk u përgatit në këshillim me palët e interesuara. Në mënyrë që të optimizoi përdorimin e fondeve, ndërhyrjet duhet të ndërtojnë dhe përdorin raportet ekzistuese mbi ghatet breg-lumore të Gangut, si për Dashashwamedh Ghatin, Assi Ghatin etj. Nevojitet të krijohet një mekanizëm monitorues në bashkëpunim me shoqërinë civile vendore dhe që raportet tremujore të paraqiten në këtë trupë të Gjykatës së Lartë të Allahabadit dhe që kontraktorët të penalizohen nëse ata shkelin afatet dhe cilësinë e ndërhyrjeve.
Ghati Ganga Mahala (I)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Ganga Mahala (I) është emërtuar sipas një pallati të ish maharaxhait të Banarasit në drejtimin verior të skajit të Ghatit Asi. Në fakt ghati ka një domethënie të vogël kulturore, përveç skalitjeve të bukura që përfaqësojnë madhështinë e arkitekturës së Rajputit dhe asaj vendore të shekullit të XVI. Megjithatë pallati u ndërtua në gjysmën e parë të shekullit të XX. Ghati Ganga Mahala ndodhet në koordinatat 25°17.396′N 83°00.377′E / 25.289933°N 83.006283°E (qendra e Ghatit) dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 0.54 hektarësh. Kjo është pjesa e zgjatur e Asi Ghatit, e karakterizuar nga ndërtesat pallatore të bëra rreth vitit 1830 nën patronazhin e mbretit të Banarasit, Prabhunarayan Singh. Një palë shkallë guri midis Asit dhe pallatit i ndajnë dy ghatet. Stili arkitekturor i këtij pallati është një përzjerje e mahnitshme e stilit Raxhputian dhe stilit tradicional vendor. Që prej më shumë se një dekadë ky pallat është përdorur nga institucionet e huaja. Kati i parë është përdorur nga World Literacy Programme of Canada, ndërsa kati i sipërm është përdorur nga Indo-Swedish Study Centre e organizuar nga Universiteti Karlstad. Në këtë ghat zhvillohen rrallë veprimtari kulturore. Pallati Ganga Mahal zotërohet nga Maharani Trust i i mbretit të Banarasit; ndërsa pallati Rivan Mahal zotërohet nga Banaras Hindu University. Përveç Maharani Trust, që kujdeset për Ganga Mahalin, Banaras Hindu University, si dhe organizatat publike vendore kryen punime mirëmbajtëse pa ndonjë plan të caktuar veprimi, program apo strategji për ruajtjen e ghateve. Dy institucionet e mirëmbajnë pronën e tyre sipas këndvështrimeve të tyre. Megjithatë, Ganga Mahali mirëmbahet më mirë nga organizatat e huaja.
Ghati Rewan
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Rewan është një pjesë e zgjatuar e Ghatit Assi dhe ndërtimi i tij u realizua nga Lala Mishiri, një familje priftërore e mbretit të Punxhabit, Raja Ranjit Singh. Në vitin 1879 mbreti i Rivanit e bleu këtë dhe bëri riparime të shumta, duke ia ndryshuar emrin nga Ghati Lala Mishir në Ghati Rewan-i. Për ta shpëtuar nga vërshimet e Gangut, ghati ka shkallë puka dhe të dy këndet e shkallëve kanë ‘Ast pahal’ (një tip ndërtimi indian). Një zgjatje e mëtejshme poshtë u bë me shtimin e një tjetër pallati me emrin Rivan, që mund të dallohet nga simboli mbretëror në portën që hapet drejt ghatit. Kjo ndërtesë ka dy pjesë, njëra është pjesë e pallatit ndërsa tjetra është një shtëpi dytësore. Verandat veriore dhe jugore janë bazuar mbi kolona të përbashkëta. Në të dy krahët ndodhen shkallë guri. Në vitin 1955 mbreti maharaxha Rewan-i ia dhuroi këtë ndërtesë Banaras Hindu University, që e përdori atë si konvikt për studentët e artit të performancës dhe muzikës. Gjatë viteve 1985-2000 ghati u mbulua plotësisht nga lymi i vërshimeve të përvitshme. Falë një OJQ-je, nën drejtimin e Shanti Lal Jain-it lymi u pastrua plotësisht. Zona është e zënë nga disa çajtore. Ky ghat ka shumë pak domethënie kulturore dhe veprimtari shoqërore.
Ghati Tulsi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky ghat është emërtuar sipas poetit të madh Tulsi (1547-1622) që shkroi Ramcharitmanasin. Më herët ishte i njohur si Ghati Lolark si dëshmohet te Gaharwa Danpatra dhe Girvanapadamanjari (shekulli i XVII). Më vonë në vitin 1941 Baldeo Das Birala e bëri këtë ghat me shkallë puka. Ky ghat është i lidhur me një numër të rëndësishëm veprimtarish si Banja e Lolarkkundas, banja për tu çliruar nga lebroza, gjatë muajit hënor hindu të Kartikas (tetor-nëntor) këtu kryhet Krishna lila me rite tradicionale, koncerte muzikore, ndeshje luftimi dhe diskutime shpirtërore. Tulasi Ghati gjendet në koordinatat 25°17.490′N 83°00.385′E / 25.291500°N 83.006417°E (Ghati Tulsi, pema e Pipalit) dhe 25°17.510′N 83°00.387′E / 25.291833°N 83.006450°E (Arka Vinayaka). Ai ndodhet pranë Ghatit Bhadaini (Ghati i vjetër Lolarka). Ghati Tulsi ka një sipërfaqe prej 1.1 hektarësh, ndërsa Arka Vinayak 0.001 hektarë.
Ghati i vjetër i Lolarkas është ri-emërtuar në kujtim të lidhjes së tij me Tulsin (1547-1623), një poet i madh që shkroi Ramacaritamanasa, një version në gjuhën hindi i eposit të Ramayanës. Tulsi, këtu kaloi periudhën e fundit të jetës së tij. Pasi ngjit shkallët, në të djathtë të statujës së Hanumanit të vendosur nga Tulasi dhe një pjesë varke dhe druri sandali (khandaun) të përdorur nga ai. Kjo faltore e vogël është e bashkangjitur me një shtëpi të zotëruar nga Mahant Veer Bhadra Mishra. Në pjesën e sipërme të ghatit ndodhen katër faltore që përmbajnë imazhet e Shivës dhe Hanumanit. Ky ghat u ndërtua në vitin 1807 nga Amrit Rao, djali i adoptuar i Raghobas, që e padronizoi ndërtesën. Më vonë, u bënë riparime dhe zgjerime nga Mahant Svami Nathi. Në vitin 1941 Baldeo Das Birla bëri shkallët prej guri puka të këtij ghati. Bashkangjitur me këtë ghat janë një dhomë miqësh, një shkollë sanskrite dhe Cleaning Ganga Laboratory. Në platformën e hapur në Ghatin Tulsi, çdo ditë në muajin hindu të Karttikas (tetor-nëntor) kryhet përgjatë një jave Krishna Lila (një performancë teatrore e jetës së zotit Krishna). Rama Lila, e nisur nga Tulsi, është gjithashtu e vijuar gjatë muajit të Asvinas (shtator-tetor) për një periudhë prej 17 ditësh. Në afërsi gjendet Tulasi Akharas (vendi i luftimit), i nisur nga Tulsi në shekullin e XVI, ku në orët e mëngjesit shumë njerëz, kryesisht baxhoxhinj, praktikojnë stilin indian të luftimit. Arka Vinayaka: Në bregun e lartë të Gangut, duke qëndruar në pemën e pipalit (ficus religiosa), Arka (“mbajtësi i lëndës”) është konsideruar si i pari në grupin prej 56 Vinayakave/Ganeshave që shënojnë shtatë itinerare rrotullimi spiral të pelegrinazhit. Arka Vinayaka është mbrojtësi i skajit jug-lindor të itinerarit të shenjtë. Në të njëjtin kompleks është një imazh i vogël i Bhadra Vinayakas. Duke u kthyer nga perëndimi vijon prapë rrugica. Në kthimin e vogël majtas, Amarnatha Shiva linga (Amareshvara) përfaqëson kopjen e lingës së famshme prej akulli në Kashmirin e Himalajave. Ky është rreth 2 metra poshtë sipërfaqes dhe shihet që nga rrugica. Zona e Ghatit Tulsi zotërohet nga Sankat Mochan Foundation, ndërsa Tempulli Arka Vinayaka zotërohet nga një shoqëri që e ka lënë nën kujdesin e komitetit vendor. Sankat Mochan Foundation dhe Ganga Cleaning Campaign (Swatch Ganga Campaign), të dyja të mbikqyrura dhe drejtuara nga Mahant Veer Bhadra Mishra, janë përfshirë në programe ruajtjeje, por nuk ka ndonjë theksim të veçantë mbi ruajtjen e mirëmbajtjen e trashëgimisë. Shtimi i ndërtesave të reja nuk përshtatet fare me panoramën e trashëgimisë.
Ghati Bhadaini
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati e ka marr emrin e tij sipas vendndodhjes në lagjen Bhadaini. Në vitin 1907 aty u hap një stacion pompimi për furnizimin me ujë të gjithë qytetit nga Korporata Bashkiake e Varanasit, gjë që bëri që ghati të quhej edhe Ghati Jalakala.. Ky ghat ka mure të ndërtuar me tulla dhe gurë. Rrëpira e shkuarjes drejt ujit të Gangut u bë prej tullash dhe zona e ghatit u la si një terren natyror. Në vitin 1997 ghat u bë me shkallë puka nga Korporata Bashkiake. Historikisht, ky ghat ishte pjesë e një ghati të vjetër të quajtur Ghati Lolarka, që lëvdohej në literaturën puranike. Në literaturën e më hershme zona ishte e njohur si Bhadra Vana (“Pylli i pemës Bhadra”), e karakterizuar nga y imazhe, ai i Bhadreshvara Shivës dhe Bhadra Vinayakas (Ganeshës). Dy imazhet e fundit janë në faltoret e afërta. Në këtë ghat nuk kryehen veprimtari fetare. Përmendja më e hershme e këtij ghati bëhet nga nga Greaves (1909).[18] Në këtë ghat nuk kryhen banja dhe veprimtari fetare. Ghati Bhadaini gjendet në koordinatat 25°17.511′N 83°00.388′E / 25.291850°N 83.006467°E (qendra e Ghatit Bhadaini).
Ghati Janaki
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këtë ghat e ndërtoi në vitin 1870 Maharani Kunwar-i i Sursandit (në Bihar). Më parë ai ishte i njohur si "Ghati Nagamber". Pas ndërtimit të shkallëve puka u bë i njohur si Ghati Janaki. Ai ka rëndësi të vogël fetare, por njerëzit lahen këtu pasi është i sigurt dhe i pastër. Ghati më i hershëm, Ghati i tanishëm Janaki ishte një terren i hapur natyror i njohur për Hayagriva Keshvan faltorja e të cilit ishte në pjesën e sipërme. Struktura u ndërtua në fillim nga Rai Girdhara Lali rreth vitit 1860, prandaj dhe ghatit iu vua emri Girdhar Lal Ghat. Në vitin 1870 mbretëresha Rani Kunvar e Sursandit (distrikti Sitamarhi i Biharit) e bleu këtë ghat dhe e bëri atë pjesërisht me pucca dhe ndërtoi gjithashtu një faltore që përmban një imazh të Janakit (Sita, gruaja e perëndisë Rama). Që atëherë ghati është quajtur Janaki Ghat. Në vitin 1917 Thakur Asarphi Singhu, një anëtar i shquar i grupit Sursand bëri riparime dhe rikonstruksione. Nga ghati për te lagjja ndodhen shkallë prej guri. Në pjesën e sipërme mbretëresha ka ndërtuar dy tempuj kushtuar përkatësisht Vishnut dhe Shivës. Në këtë ghat kryhen pak veprimtari fetare.
Ghati Mata Anandami
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më herët ishte i njohur si ‘Ghati lmalia’, por në vitin 1944 Mata Anandamai e bleu këtë zonë nga britanikët. Ajo e bëri këtë ghat me shkallë puka përveç themelimit të një ashrami. Ky ashram është përfshirë në kryerjen e një numri veprimtarish fetare. Ghati Imaliya i përmendur më herët me kalimin e kohës u quajt Ghati Ananadamayi. Ky ghat u bë me shkallë puka nga Rai Baldeo Sahai rreth vitit 1942. Në vitin 1944 asketja e shquar Mata Anandamayi e bleu këtë ghat dhe e zhvilloi pjesën e sipërme për ashramin e saj. Më vonë, në vitin 1945 pjesa e poshtme u bë me pucca nga Shiv Prasad Gupta. Në pjesën e sipërme ndodhen dy ndërtesa të rëndësishme të ghatit të ndërtuara nga Anandamayi. Njëra i përktet Ananadamayi Ashramit, ndërsa tjetra i përket tempullit të Annapurnas dhe Shivs, si dhe një sallon i madh i yajnas. Tjetra e bashkangjitur përdoret si Anandamayi Kanyapith, një shkollë konviktore për vajza që mundëson arsimim okult dhe shpirtëror bashkë me arsimin e përgjithshëm.
Ghati Vaccharaja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Besohet se tirthankari i shtatë xhainist, Suparshvanatha ka lindur në afërsi të këtij ghati. Tashmë banohet kryesisht nga familjet xhainiste që jetojnë këtu. Besohet se këtë ghat e ka ndërtuar një tregtar i pasur i Varanasit në vitin 1790 i quajtur Vaccharaja, prej nga ka rrjedhur dhe emërtimi Ghati Vaccharaja. Duke u ngjitur në shkallë nga lumi deri te rruga ndodhen tre nike me idhujt e Shivës, Ganeshës dhe statuja e bukur e Gangës duke qëndruar mbi krokodilin e saj transportues. Këtu organizohet programe kulturore gjatë rasteve të veçanta si Bhajan- dhe Kirtanët. Është një ghat i rehatshëm për banja dhe ushtrime nga banorët vendorë. Ghati Vaccharaja gjendet pranë kthimit drejt Asi Ghatit, në të djathtë është porta hyrëse e tempullit. Bashkë me Ghatin Xhain shtrihen në një sipërfaqe prej 0.26 hektarësh. Nga bregu i Gangut drejt pjesës së sipërme janë ndërtuar shkallë guri. Midis pjesës së sipërme dhe bregut ndodhen shtresat e platformave që përmbajnë tempujt e Shivës dhe Ganeshës. Në vitin 1931 Babu Shekhar Chanda bëri riparime dhe gjithashtu ndërdtoi një faltore për hyjneshën Ganga (Perëndesha personifikuese e lumit Gang). Në pjesën e sipërme janë tempujt e Gopal Mandirit (i ndërtuar në vitin 1968 nga Anandamayi) dhe Akrureshvara Shivës. Struktura e tanishme u bë nga qeveria e Uttar Pradeshit në vitin 1965. Në këtë ghat kryhen rrallë disa festa të veçanta, përveç banjove të përditshme.
Ghati Xhain
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Xhain ose Ghati Bachraj është një ghat xhainist që ka tre tempuj xhainistë të vendosur në brigjet e lumit. Besohet se këta ghate i zotëronin mbretërit xhainistë. Ghati Bachraj ka tre tempuj xhainistë pranë bregut lumor ku një prej tyre është një tempull shumë i lashtë i tirthankaras Suparswanath. Përpara vitit 1931 Ghati Xhain ishte pjesë e Ghatit Vaccharaja. Më vonë bashkësia xhaine e bëri ghatin me puka dhe e emërtoi Ghati Xhain. Në skajin jugor bashkësia xhainiste bënë banja dhe kryejnë veprimtaritë e tyre të rregullta, por në skajin verior jetojnë familjet Mallaha (varkëtare) duke i dhënë një pamje të ndryshme. Xhain gjendet në koordinatat 25°17.578′N 83°00.398′E / 25.292967°N 83.006633°E (Tempulli Xhain në Ghatin Xhain). Ai gjendet pranë kthimit drejt Ghatit Asi, ku në të djathtë është porta hyrëse e tempullit. Bashkë me Ghatin Vaccharaja shtrihen në një sipërfaqe prej 0.26 hektarësh. Ghati i afërt me të është Ghati Xhain, i emërtuar sipas tirthankarës së 7-të xhainist, Suparshvanatha, që besohet se ka lindur në lagje. Në nder të tij në pjesën e sipërme në vitin 1885 u ndërtuar një tempull i Surapshvanathit (nga sekti Svetambara). Para vitit 1931 ky ishte pjesë e Vaccharaja Ghatit, por kur Babu Shekhar Chanda ndërtoi këtë pjesë në mënyrë të veçuar ghati mori emrin e murgut të shenjtë xhainist. Ghat është riparuar dhe rindërtuar në vitin 1988 nga departamenti i vaditjes së qeverisë së Uttar Pradeshit. Zona e afërt është e banuar nga varkëtarë që ishin përgjegjës për ndotjen e zonës, por në të shkuarën e afërt sensi qytetar dhe shqetësimi në masë kanë mbizotëruar, duke bërë që situata të përmirësohet. Në Ghatin Xhain, jo vetëm një ndërtes në katin e parë, e ndërtuar ilegalisht (i konsideruar si i paligjshëm dhe i shkatërruar), por e gjithë ndërtesa është e paligjshme dhe pronarët e rikonstruktuan ndërtesën pasi e shpuan, duke rindërtuar në mënyrë të paligjshme të gjitha katet.
Ghati Nishadaraja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më parë ishte pjesë e Ghatit Prabhu deri në gjysmën e parë të shekullit të XX. Tani këtu shihen një numër i madh varkëtarësh dhe varkat dhe rrjetat e tyre të vogla. Ghati ka Tempullin Nishad Raj, që në fakt u ndërtua nga familjet e varkëtarëve vetëm pak vite më parë. Ghati Nishadaraja gjendet në koordinatat 25°17.618′N 83°00.408′E / 25.293633°N 83.006800°E dhe bashkë me Ghatin Panchakota zënë një sipërfaqe prej 0.25 hektarësh. Deri në shekullin e XX Ghati Nishadaraja ishte pjesë e Ghatit Prabhu, por mbizotërimi i banorëve të kastës së varkëtarëve dhe hapje e mëtejshme e një tempulli në përkujtim të mbretit-varkëtar, Nishada, në vitet 1970 i ka dhënë këtë emër. Nishada ishte një hero mitik i peshkatarëve të Periudhës së Ramayanas, që kishte ndihmuar Raman të shkonte përgjatë lumit Gang. Në lagje jetojnë rreth dymbëdhjetë mijë varkëtarë. Me mbështetjen e organizatës së Varkëtarëve në vitin 1946, ky ghat u bë me puka. Ky ghat nuk ndonjë domethënie fetare dhe kulturore.
Ghati Prabhu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky ghat u ndërtua në fillim të shekullit të XX nga Nirmal Kumari i Bengalit. Banohet kryesisht nga familjet e varkëtarëve dhe zakonisht këtu lanë rrobat kasta e larësve. Ghati ka domethënie shumë të vogël kulturore dhe shoqërore.
Ghati Panchakota
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në skajin verior të Ghatit Prabhu u ndërtua një pallat dhe një ghat nga mbreti i Panchakotas (në Bengal) në gjysmën e dytë të shekullit të XIX, që i dha emrin Ghati Panchakota. Një seri shkallësh të vogla të çojnë nga ky ghat te pallati ku ndodhen dy tempuj. Në fakt, më parë ky ishte pjesë e ghatit Shivala që me kalimin e kohës u nda në pesë ghate. Duke hyrë nga ana e ghatit gjendet kompleksi i mureve, që përmban një kopësht dhe një pallat; në kopësht ndodhen dy tempuj kushtuar Shivës dhe Kalit. Mbretëresha Vidyadevi jeton në pallat. Ghati është me shkallë puka, por vendi ka pak rëndësi kulturoro-shoqërore.
Ghati Chet Singh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është një ghat historik i fortifikuar. Pallati i Chet Singh Ghatit u ndërtua në mes të shekullit të XVIII nga Chet Singh-u (1770-1781) si një fortesë e vogël, që qe dëshmitare e betejës së ashpër midis trupave të Warren Hastings dhe Chet Singhut në vitin 1781 që rezultoi në humbjen e Chet Singhut. Kështu kjo fortesë kaloi nën kontrollin e britanikëve. Në fund të shekullit të XIX mbreti Prabhunarayan Singh mori përsëri pronësinë e kësaj fortese. Pjesa veriore e saj iu dhurua grupit të asketikëve Naga, që më vonë ndërtuan manastiret dhe ghatet e tyre, të quajtura Niranjani Ghat dhe Nirvani Ghat. Vendi ka parë një betejë të ashpër midis trupave të Warren Hastings dhe Chet Singh-ut në vitin 1781. Fortesa dhe ghati u morën nga britanikët nga Maharaxha Prabhu Narayan Singh-u në gjysmën e dytë të shekullit të XIX. Fillimisht ky ghat ishte i njohur si Ghati Khirki; Tani ka katër pjesë të njohura si Cheta Singh, Niranjani, Nirvani dhe Shivala. Ghati ka tre tempuj të Shivës që i përkasin shekullit të XVIII. Deri në gjysmën e parë të shekullit të XX ishte mjaft i rëndësishëm kulturoralisht. Këtu organizohej festa e famshme e Budhwa Mangalit, që zhvillohej për shtatë ditë. Për shkak të rrjedhës së fortë të Gangut, njerëzit e shmangin larjen këtu. Ky ghat është rigjallëruar nga qeveria e Uttar Pradeshit në vitin 1958.
Ghati i Chet Singhut gjenden në koordinatat 25°17.621′N 83°00.380′E / 25.293683°N 83.006333°E (pika e hyrjes në Ghat). Chet Singh Ghati gjendet në zonën Shivala. Ai shtrihet në një sipërfaqe prej 0.47 hektarësh. Ky pallat ka qenë rezidenca kryesore e rezidenca e tij kryesore. Kjo ndërtesë përbëhet nga një pallat me pavjone, i ndërtuar mbi një tarracë që shikon nga Gangu, një grup ndërtesash për gratë (të shkatërruara) dhe një kopsht mogul me darbar dhe kullë uji. Pallati ka një marrdhënie të veçantë me Gangun. Ai hapet drejt ghatit që është një vijim i pallatit dhe arrihet nëpërmjet portikësh monumentalë. Portiku bujt një palë shkallë, që mundësojnë hyrjen për në tarracë. Aty, një pavjon qendror qëndron në drejtim të Gangut, mbi të cilin maharaxhai dilte për të soditur. Niveli i tarracës është i përcaktuar në dy kënde nga dy struktura masive të kurorëzuar me pavjone tetëkëndore me kupola. Në kompleks ndodhen tre tempujt të Shivës, ndërtuar në shekullin e XVIII-XIX. Mungesa e njohurisë për trashëgiminë e vjetër, ka rezultuar në mjaft ndërtime dhe riparime të shëmtuara. Asketikët që jetojnë aty, ose kujdestarët që mbikqyrin manastirin-tempull janë shumë konservatorë dhe si dëgjojnë kurr të tjerët. Për më tepër, duke përfituar nga rregullat e buta dhe vakumi ligjor janë bërë shumë shtesa në zonë, që kërcënojnë estetikën dhe trashëgiminë e lashtë. Përveç se njëherë ose dy herë në një vit për disa celebrime, kur pallati u pastrua dhe iu bënë disa riparime, nuk janë ndërmarr masa të veçanta për të ruajtur dhe mbrojtur trashëgiminë e pallatit dhe kompleksit të tij. Ky pallat dhe zona përreth tij zotërohen nga Trusti Kashiraj i maharaxhait.
Ghati Niranjani
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky ghat i përket shenjtëve Naga që në vitin 1897 themeluan ‘Niranjani Akharan’. Fillimisht ishte pjesë e Ghatit Cheta Singh. Në këtë ghat gjenden katër tempuj që konsistojnë në padukat (gjurmët e këmbëve) të Niranjani Maharaj-it, Durgas Gaurit, Shankar-it dhe statuja të Gangës. Njerëzit nuk bëjnë banjë këtu për shkak të rëndësisë vogël fetare. Ghatabhere u ribashkuar në vitin 1948 nga qeveria e Uttar Pradeshit. Ghati Niranjani gjendet në koordinatat 25°17.631′N 83°00.400′E / 25.293850°N 83.006667°E (pika midis Ghatit Niranjani dhe atij Mahanirvani) dhe bashkë me Ghatin Mahanirvani shtrihen në një sipërfaqe prej 0.65 hektarësh. Ghati Niranjani e ka marrë emrin nga një manastir i famshën i sektit të asketikëve Naga, i quajtur Niranjani, një nga dhjetë Dashanamit. Është e qartë nga një mbishkrim pranë ashramit që kjo “akhara” u vendos këtu në vitin 1897. Përpara kësaj periudhe ajo ishte pjesë e kompleksit mbretëror të Chet Singhut, që më vonë u dhurua nga mbreti asketikëve Naga. Në kompleks ekziston një tempull, i vetmi në Varanasi, kushtuar Karttikeyas, një hyjni i njohur si djali i Shivës dhe komandanti ushtarak i ushtrisë së zotave qiellorë. Historia e adhurimit të Karttikeya shkon deri në periudhën e mbretit Kumaragupta I (413-455 i e.s.), që ishtre vetë një ndjekës i Karttikeyas. Emblemat dhe ikonat e gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në Raj Ghat konfirmojnë adhurimin e Karttikeyas dhe gruas së tij Shashti. Në kompleksin e Niranjani Akharas gjenden tre tempuj, që përmbajnë gjurmën e të diturit të madh Guru Niranjani, Durgas, Gauri-Shankaras dhe Gangas. Për njerëzit e thjeshtë ky ghat nuk rëndësi për festat fetare dhe veprimtaritë kulturore.
Ghati Mahanirvani
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjendet në skajin verior të Ghatit Nirvani. Është emërtuar sipas sektit Mahanirvani të shenjtëve Naga. Këtu gjendet një Akhara e famshme. Ai ka katër tempuj të vegjël të Shivës të ndërtuar nga mbreti i Nepalit. Sipas legjendës këtu, gjatë shekullit të VII ka jetuar Acharya Kapil Muni i filozofisë Sankhya. Pranë Mahanirvani Akharas gjendest shtëpia e Nënë Terezës. Ghati Mahanirvani gjendet në koordinatat 25°17.631′N 83°00.400′E / 25.293850°N 83.006667°E (pika midis Ghatit Niranjani dhe atij Mahanirvani) dhe bashkë me Ghatin Niranjani shtrihen në një sipërfaqe prej 0.65 hektarësh. Në pjesën veriore të Niranjani Akharas është një tjetër grup i të njëjtit sekt të Naga Dashanamitve, i quajtur Mahanirvani prej nga zona ka marr emrin Ghati Mahanirvani. Si Ghati Niranjani, ky ishte më parë pjesë e kompleksit mbretëror të Chet Singh-ut. Në vitin 1915 në këtë vend u vendos kjo akhara. Ky ghat u bë me puka në fillim nga mbreti i Panchakotas në të njëtin vit. Pjesa e sipërme e ghatit u riparua nga qeveria e Uttar Pradeshit në vitin 1988. Në pjesën e brendshme të akharas ndodhen katër faltore të ndërtuara nga mbreti i Nepalit. Sipas burimeve orale në të kaluarën historike i urti mitik Kapila, rreth shekullit të VII, jetonte në ktë vend. Legjendat folklorike tregojnë se Buda kishte bërë një banjë në këtë vend. Gjatë dhe pas Kumbha Melas, Dashnamit dhe asketikët Naga pushojnë dhe qëndrojnë aty. Pranë këtij ghati është Shtëpia e Nënë Terezës, që mbështeste dhe ndihmonte të varfrit, handikapatët dhe njerëzit e sëmurë. Pranë këtij ghati, madje edhe sot, rrjedh një kanalizim i hapur i ujërave. Ky ghat nuk domethënie fetare dhe kulturore.
Ghati Shivala
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në kohët e hershme ka qenë një ghat i rëndësishëm, pro në mesin e shekullit të XIX u nda në disa ghate më të vegjël. Tashmë shihet një nddërtesë kolosale e ndërtuar nga mbreti i Nepalit, Sanjay Vikram Shah. Këtu në shekullin e XIX u ndërtua një tempull i Shivës dhe Brahmendra Matha nga Kashiraj-i. Në këtë ghat nuk zhvillohen veprimtari të rëndësishme kulturore, por këtu bëjnë banjë vetëm disa pelegrinë dhe banorë vendorë. Bashkë me ghatet Gularia dhe Dandi zë një sipërfaqe prej 0.58 hektarësh. Në të kaluarën historike Ghati Shivala ishte i shtrirë gjerësisht mbi ghatet afërta dhe nga mesi i shekullit të XIX kjo zonë u nda në pesë ghate. I pari i të gjithë mbretërve të Banarasit, Balwant Singhu e kishte bërë këtë ghat me shkallë puka në vitin 1767 dhe më vonë në vitin 1770 Chet Singhu e zgjeroi atë gjatë periudhës kur pallati i tij ishte në ndërtim. Një nga pallatet e rëndësishëm pranë ghatit është ndërtuar nga mbreti Sanjay Vikram Shahu në fund të shekullit të XIX, që kishte ndërtuar gjithashtu një Tempull të Shivës. Për mirëqenien e pelegrinëve nga India Jugore, mbreti i Banarasit ka ndërtuar një manastir të emërtuar Brahmendra Matha. Në lagjen e pjesës së sipërme ndodhet faltorja e Hayagriva Keshavas dhe tempulli i Svapaneshvarit, Svapaneshvaras dhe Hanumanit. Deri në mesin e shekullit të XX ky ghat ishte pjesë e celebrimit të madh të Budhva Mangal-it (“E marta e vjetër”), gjatë të cilit zona midis Ghatit Chet Singh dhe Shival ishte plotë me varka të dekoruara, ku pjesë të ndryshme luheshin pjesë të ndryshme koncertesh muzikore. Kjo traditë tani nuk vijon më, megjithatë pak vite më për divizioni kulturor i Uttar Pradeshit e ka rinisur këtë festë në Ghatin Rajendra Pasad dhe në mënyrë më të prirur për të tërhequr turistë perëndimorë. Struktura e tanishme e ghatit u bë në vitin 1988 nga Departamenti i Vaditjes së Qeverisë së Uttar Pradeshit.
Ghati Gularia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjesa e zgjatur e Ghatit Shivala është quajtur Ghati Gularia. Në fakt, më herët ky ishte pjesë e Ghatit Dandi. Në vitin 1819 një tregtar i pasur i Vanarasit, Lalluji Agrawal e bëri këtë ghat me shkallë puka. Bashkangjitur me ghatin është një pallat i luftimit tradicional. Ky ghat tashmë është i braktisur. Ky ghat është emërtuar sipas një peme të stërmadhe Gulari, një tip fikusi që nuk është më. Ai u bë me shkallë puka nga Laloo Ji Agrawal-i. Ky ghat ka rëndësi të vogël. Në krye të shkallëve të tij gjenden të shpërndara mbetjet e shtëpive të vjetra. Ghati Gularia gjendet në koordinatat 25°17.652′N 83°00.410′E / 25.294200°N 83.006833°E (pika jugore e Ghatit Gularia) dhe bashkë me Ghatet Shivala dhe Dandi zë një sipërfaqe prej 0.58 hektarësh.
Ghati Dandi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një tregtar i pasur i Vanarasit, Lalluji Agrawal e ndërtoi atë në vitin 1821 me përpjekjet e bashkuara të Babu Sagaramalit. Në pjesën e sipërme të ghatit ndodhet një tempull dhe një vend ndeshjeje. Një degë e Sharadapithas së Dwarakas është aty ku jetojnë asketikët Dandi që mbajnë shkop në dorë dhe përdorin veshje ngjyrë okër. Ghati është quajtur Dandi sipas emrit të kësaj qendre të asketikëve Dandi. Është përmendur nga Sherring (1968).[19] Riparime dhe ristrukturime të mëtejshme u bënë nga qeveria e Uttar Pradeshit në vitin 1958. Ky ghat është i mbizotëruar nga asketikët Dandi që mbajnë shkopinj në duartë e tyre. Ai është mjaft i pastër dhe i pëlqyer për të bërë banjë. Bashkë me ghatet Shivala dhe Gularia shtrihet në një sipërfaqe prej 0.58 hektarësh.
Ghati Hanuman
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Besohet se shenjti i madh Tulsidasi ka ndërtuar këtu një tempull të Hanumanit gjatë shekullit të XVIII, që u bë i famshëm si Ghati Hanuman. Emri i vjetër i këtij ghati ishte Ghati Ramesvaram që besohet se u ndërtuar nga vetë perëndia Rama. Tashmë në kufijt e tij të brendshëm është Juna Akhara. Shumë asketikë vairagi jetojnë në tempujt e tij. Zona është e mbizotëruar nga banorët nga India Jugore. Ghati i Hanumanit ndodhet në koordinatat 25°17.877′N 83°00.454′E / 25.297950°N 83.007567°E (Hanumadishvara në ghat), ndërsa Tempulli Rameshvara ndodhet në koordinanat 25°17.838′N 83°00.425′E / 25.297300°N 83.007083°E. Pancayati Juna Akhara përbëhet prej rreth një qind imazhe dhe statuja të zotave të ndryshëm. Jashtë, përgjatë ghatit në një nike guvë është imazhi i Hanumadishvaras, i lavdëruar në pelegrinazhe të ndryshme. Pak më tej, në shkallët e Ghatit të Karnatakas (Mysores) është një faltore e vogël e Ruru Bhairavas; imazhi i tanishëm prej guri të zi është një vendosje e re në vendin e të vjetrit, që u thye rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë. Ghati i Hanumanit gjendet pranë Pancayati Juna Akharas. Ata shtrihen në një sipërfaqe prej 0.19 hektarësh. Në oborrin e brendshëm dhe nëpër nike ka imazhe të Suryas (perëndia e diellit), Vishnut, Shaktit, Ganeshës. Në një faltore të veçuar me çati të sheshtë është një imazh i Vishnut, i bërë prej guri të zi dhe i shtuar në shekullin e XII-XIII. Ghati dhe tempulli e kanë marrë emrine e tyre nga Hanumani, faltorja e të cilit është oborrin e brendshëm në një ndërtesë me çati të sheshtë, që përmban një statujë 2 metra të lartë të Hanumanit. Muri në shenjtërore është pikturuar me piktura të historisë së Ramayanas në stilet e afreskeve të Banarasit. Gjithashtu këtu ka vargje të shkruara nga Ramacaritamanasa. Hyrja bëhet nga perëndimi. Asketikët që jetojnë aty, ose të ngarkuarit me kujdesjen e tempullit-manastir janë konservatorë dhe nuk i dëgjojnë kurr të tjerët. Për më tepër, duke përfituar nga rregullat e buta dhe mangësitë ligjore janë bërë shumë shtesa në zonë që kërcënojnë estetikën dhe trashëgiminë e vjetër.
Ghati Prachina Hanuman
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghatet u bënë me shkallë guri (puka) nga Mahant Hariharanathi në vitin 1825. Ghati ka gjithashtu lidhje me shenjtin e madh bhakti, Vallabha (1479-1531), që themeloi filozofinë e Krishna Bhaktit.[20] Ditë lindja e tij këtu festohet në natën e 11-të të muajit hindu të aisakhas (prill-maj). Emri i mëparshëm i ghatit ishte Ghati Rameshvara, sipas imazhit të famshëm me të njëjtin emër që qëndronte aty. Në Ghatin e Hanumanit dhe zonën e Ghatit Prachin Hanuman ndodhen tetë tempuj dhe faltore. Shumica prej tyre i përkasin shekullit të XVIII. Përgjatë kohës u ndërtuan shumë tempuj dytësorë gjatë shekullit të XIX. Sipas historisë gojore besohet se faltorja e Hanumanit u ndërtua nga Tulasi (fillimi i shekullit të XVII). Tempulli i Ramës përbëhet nga pesë Siva linga dhe është emërtuar sipas Ramës (Ramesvara), dy vëllezërit e tij (Laksmansevara dhe Bharatsvarari), gruaja e tij (Sitesvara) dhe ndihmësi i tij majmun (Hanumadisvara). Rameshvara Linga në oborrin e brendshëm është me rëndësi të veçantë për shkak të bërjes pjesë në pelegrinazhe të ndryshme. Ky imazh llogaritet gjithashtu si një nga 12 Jyotira lingat e Varanasit dhe simbolizon tempullin e famshëm në Ramanathpuram në Tamil Nadu (India Jugore). Forma e ndërtuar është bazuar te shenjtërorja e brendshme dhe gjysëm-mandapa si dhe te platforma 1 metra. Ndërtesa kryesore është në stilin Dorika, por pjesa e sipërme është në stilin Nagara të karakterizuar nga amalaka, ena e ujit dhe tridenti. Për të mbrojtur dhe ruajtur tempullin dhe manastirin nuk janë ndërmarr masa të veçanta, përveç mirëmbajtjes së përditshme të veprimtarive fetare nga asketikët që jetojnë aty dhe pujarit e caktuar për kryerjen e ritualeve dhe pastrimit të tempullit. Pancayati Juna Akhara, një sekt i regjistruar hindu, mbizotërohet nga asketikët Indiano-Jugorë të quajtur Vairagis.
Ghati i Karnatakas
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky ghat u ndërtua nga sheteti i Mysores (tani pjesë e shtetit federal të Karnataka) në fillim të shekullit të XX (rreth vitit 1910). Në zonën e tij qëndrojnë disa faltore, ku përfshihet gjithashtu një faltore e Ruru ("Qeni") Bhairava, një nga 8-të Bhairavat që mbrojnë qytetin në të tetë drejtimet kardinale. Ghati i Karnatakas ndodhet në koordinatat 25°17.884′N 83°00.446′E / 25.298067°N 83.007433°E (Ruru Bhairava te Ghati i Karnatakas) dhe bashkë me Ghatin Harishchandra shtrihet në një sipërfaqe prej 0.29 hektarësh. Deri në fillim të shekullit të XX Ghati i Karnatakas (ose Mysores) ishte pjesë e Ghatit të Hanumanit, megjithatë rreth vitit 1915 zona u ble nga shteti i Mysores (Karnataka) dhe u zhvillua si ghat i veçantë. Këtu ndodhen një ‘shtëpi qëndrimi për pelegrinët’ (dharmashala) ku shumica strehohen shumica e pelegrinëve nga India Jugore, veçanërisht nga shteti i Karnatakas. Ghati i Hanumanit dhe Karnatakas ndahen nga rrugica me pllaka guri. Në anën e bregut në një nike guri ndodhen imazhet e dëmtuara të Satit dhe të Ruru Bhairavas. Ruru Bhairava është njëri nga tetë gardianët e territorit të brendshëm të Kashit; imazhi i tij i vjetër i dëmtuar u zëvendësua me një të ri rreth një dekadë më parë. Përveç trustit të shetit të Karnatakas që kujdeset drejtpërdrejt për pallatin dhe dharamshalan, nuk ka plane, programe apo strategji të veçanta për mbrojtjen dhe ruajtjen e ghateve. Trusti e mirëmban pronën e tij sipas këndvështrimit të tij, pa ndonjë plan të përcaktuar.
Ghati Harishchandra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky është një nga dy ghatet e kremimit dhe disa kohë është përmendur si Adi Manikarnika ("terreni origjinal i kremimit"),[21] pasi këtu gjendet akoma Adi Manikarnika Tirtha. Ky është gjithashtu vendi i vjetër i shenjtë buzë ujit i quajtur Harampapa Tirtha. Ghati Harishchandra bashkë me Ghatin e Karnatakas shtrihet në një sipërfaqe prej 0.29 hektarësh.
Ghati Harishcandra është emërtuar sipas një mbreti të madh mitik të quajtur Harish Chandra. Sipas rrëfenjave të lashta, ai punoi terrenin e kremimit për ruajtjen e të vërtetës dhe bamirësi, por në fund zotat e shpërblyen atë, duke i rikthyer fronin dhe djalin e vdekur.[22] Ky është një nga dy ghatet e kremimit. Ky ghat nuk është përshkruar në mitologjitë e lashta dhe për herë të parë përmendet nga Prinsep-i (1822) dhe Sherring-u (1868), ku të dy e përmendin me emrin Ghati Shmashana. Është hamendësuar se kur qyteti u zgjerua drejt jugut, ghati i kremimit është kopjuar, që është e dukshme nga imazhet e Satit të shekullit të XV-XVI të shpërndara pranë këtij ghati. Mund të pranohet lehtësisht se gjatë shekullit të XV-XVI kishte tashmë një terren aktiv kremimi, ashtu siç përshkruhet te Kedara Amtaragriha Yatra. Në mes të shekullit të XVIII në pikturat e ruajtura në Muzeun Savai Mansingh-II (Jaipur, Raxhastan) ky ghat përmendet si Ghati Shamashana. Te tempujt në krye ndodhen statujat e Harischandrsvaras, Rohitesvaras, Adi Manikarnikesvaras dhe Vrddha Kedaras. Rreth vitit 1740 Narayana Dikshita, një guru fetar i Dinastisë Peshva e restauroi këtë ghat dhe e bëri pjesërisht me shkallë puka. Në pjesën e sipërme te faltoret ndodhen imazhet e Harishcandreshvaras, Rohiteshvaras, Adi Manikarnikeshvaras dhe Vriddha Kedaras. Në breg, në një kullë të hapur është një linga e Shmasaneshvaras. Në vitet 1986-87 këtu u hap një krematorium elektrik, gjithësesi përkrahë kremimeve me dru dhe qymyr, që vazhdojnë; në fakt krematoriumi elektrik funksionon rrallë për shkak të mungesës së furnizimit me energji.
Ghati Lali
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rreth vitit 1778 ky ghat u ndërtua me shkallë puka nga mbreti i Banarasit. Në pjesën e sipërme të tij ndodhet Tempulli i Lambodara Cintamanit dhe Jyestha Vinaykave, Kiratesvara, Jayanta Shiva linga dhe Maha Lakshmi. Zona është e mbizotëruar nga kasta e larësve të rrobave. Ghati Lali ndodhet në koordinatat 25°17.951′N 83°00.467′E / 25.299183°N 83.007783°E (Jyeshtha Vinayaka, Ghati Lali) dhe bashkë me Ghatin Vijayanagaram shtrihen në një sipërfaqe prej 0.156 hektarësh. Ghati Lali (ose ndonjëherë i quajtur Lalli), sipas legjendave popullore e mori emrin sipas shenjtit të famshëm mistik të fundit të shekullit të XVIII, Lali Baba, i Champaranit (në Bihar) që kishte krijuar manastirin e tij aty, të njohur si Gudaradas Akhara. Kjo mund të përkrahet nga regjistrimi në hartën e vjetër të Banarasit të përpiluar nga Prinsep në vitin 1822. Në fund të viteve 1770 Raxhai i Banarasit e riparoi pjesërisht dhe bëri një pjesë të tij me puka. Megjithatë rreth vitit 1890 mbreti i Vijayanagaras (India Jugore) bashkë me ndërtimin e një ghati të ri në afërsi e bëri këtë ghat me puka. Në vitin 1988 Departamenti i Vaditjes së Qeverisë së Uttar Pradeshit e ka rindërtuar dhe bërë plotësisht me puka këtë ghat. Në pjesën e sipërme ndodhen faltoret e Lamodara dhe Chintamani Vinayakas. Në breg, në një nike të stërmadhe guri (madhi) ndodhen imazhet e Jyestha Vinayakas, Kirateshvaras, Jayanta Lingas dhe Maha Lakshmit. Shkallët prej guri që lidhin ghatin përbëhen nga mjaft nike që përmbanjë imazhe hyjnore. Pjesa e sipërme e Ghatit Lali u ble nga një manastir i Haridvaras në vitin 1990 dhe është ndërtuar një ndërtesë plotësisht e re, duke e emërtuar në nder të themeluesit të tij Ghati Dandi Svami Bhumananda. Më 22 janar 2007 Autoriteti i Zhvillimit të Varanasit e njoftuan Sri Vibhusit Swamin për një shkatërrim të rendeve të shtesave të paligjshme të Bhuma Niketanit. Megjithë procesin gjyqësor të prishjes së rendeve për këtë ndërtim të paligjshëm më 22 janar 2007, ndërtimi i paligjshëm vijoi të ekzistonte për 6 vjest, duke dhunuar urdhërin e qeverisë për ndalimin e ndërtimit, por gjithashtu duke uzurpuar ghatet që janë pronë publike. Kur u hetua nga Gjykata e Allahabadit, pse nuk u zbatua urdhëri i shkatërrimit, autoriteti Autoriteti i Zhvillimit të Varanasit pohoi "se Bhuma Niketani nuk ishte zgjeruar, por vetëm ishte mbuluar me xham të ri". Gjykatësit e Gjykatës së Lartë të Allahabadit e etiketuan këtë raport si "asgjë, veçse një akt për të mbrojtur ndërtimet e paligjshme.[23] Përveç kujdesimit të Trustit Svami Karapatri dhe Trustit Svami Bhumananda, nuk ka plane, programe apo strategji të veçanta veprimi për mbrojtjen dhe ruajtjen e ghateve. Trustet e mirëmbajnë pronën e tyre sipas këndvështrimeve të tyre, pa ndonjë plan të përcaktuar.
Ghati Vijayanagaram
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky u bë me shkallë puka rreth vitit 1890 nga shteti i Vijayanagaras në Indinë e Jugut. Në krye të tij ndodhet Svami Karapatri Ashrama. Pranë kësaj ndërtese ndodhen faltret e Nilakanthas dhe Nispapesvaras. Ghati Vijayanagara bashkë me Ghatin Lali shtrihen në një sipërfaqe prej 0.156 hektarësh. Pjesa e poshtme e Ghatit Kedara u zhvillua në mënyrë të veçuar si ghat duke e bërë me puka dhe duke ndërtuar një ndërtesë të re pallatore, në stilin arkitekturor Indiano-Jugor, nga mbreti i Vijayanagaras në vitin 1890. Në këtë mënyrë ky ghat u emërtuar Ghati Vijayanagara. Greaves (1909) e ka përmendur këtë ghat me emrin “Ghati Ijanagar”, ndoshta duke e shkruar në mënyrë të gabuar emrin real. Më vonë, mbreti e dhuroi këtë pallat për shenjtin e madh Svami Karapatri-Ji, që ai e përshati si rezidencën e tij duke kaluar shumicën e jetës së tij aty. Tashmë është i njohur si Ashrami Svami Karapatri. Pjesa perëndimore, pranë rrugicës përbëhet nga faltoret e Nispaneshvaras dhe Nilakanthas. Në vitin 1958 ghatin e rikonstruktoi Qeveria e Uttar Pradeshit.
Ghati Kedara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky ghat është lartësuar hollësisht te Kashti Khanda si dhe te Kashi Kedara Mahatmya.[24][25] Ky ghat konsiderohet si vendi i shenjtë i Haramapapa Tirthas. Ghati Kedara gjendet në koordinatat 25°17.985′N 83°00.425′E / 25.299750°N 83.007083°E (Tempulli Kedareshvara). Sipërfaqja e zonës kryesore të shenjtë është 0.50 hektarë. Në krye të tij gjendet tempulli i Kedaresvaras, hyjnisë mbrojtëse të segmentit të shenjtë jugor. Faltoret e bashkangjitura me Ghatin Kedar dhe vendin e shenjtë janë: Tarakesvara, Gauri Kunda dhe Vitanka Narasimha. Në fundin e shekullit të XVI Kumarasvami, një ndjekës i përkushtuar i Dattatreyas bëri një manastir bashkangjitur me Tempullin Kedaresvara. Sipas një mbishkrimi Gahadavala ( rreth vitit 1100) pranë këtij ghati gjendet Ghati Svapnesvara, por që tani nuk ekziston më.
Në fillim të ghatit gjendet Gauri Kunda, një pellg i vogël uji që përmban një imazh të mrekullueshëm të Gaurit (Parvati) në murin lindor. Duke u ngjitur në shkallët e rrëpirta, në platformë është një faltore e Tarakeshvara lingas. Kedara është një tesmpull lumor, që qëndron në krye të një ghati mbresëlënës mbi nivelin e ujit mbi kodrën e gjatë që mbështetet nga një majëza e tretë e tridentit simbolik të Shivës. Tempulli është një ndërtesë e madhe, që ngrihet nga brigjet e lumit te i cili një ghat i rafinuar guri zbret në shtratin e lumit Gang. Ai qëndron në mes të oborrit të gjerë, në katër këndet e të cilit janë këtër tempuj të kurorëzuar me kupola. Veranda që shtrihet përreth anës së brendshme të rrethimit përmban mjaft faltore të vogla dhe koleksione të shumta idhujsh. Pelegrinët kryejnë një banjë të shenjtë në Gang dhe mbajnë enë tunxhi të ujit të shenjtë ndërsa ngjiten në shkallët e gjera dhe të rrëpirta për ta ofruar atë në adhurimin e Kedareshvaras.
Duke hyrë në Tempullin Kedara nga të dy rrugët, ku njëra shkon në një oborr të brendshëm të errët. Përreth murit të jashtëm është një shumësi faltorëzesh të vogla, shumica e të cilave kanë Shiva linga të veçanta. Në qendër të oborrit është tempulli i brendshëm, brenda të cilit janë akoma më shumë faltore dytësore: ato të bashkëshortes së Shivës dhe shërbyesve të saj. Në fund arrihet te dera e shenjtërores së brendshme, të ruajtur nga demi i Shivës, Nandi. Linga e Kedaras e vendosur brenda kësaj dhome të errët nuk është një lingë e zakonshme, por një gungë e dalë nga shkëmbi me një linjë të bardhë përmes saj. Sipas traditës, kjo u vendos nga dora njerëzore, por është një lingë e pazakontë “e vetë-shfaqur”. Ashtu siç Kashi është mikrokozmosi i gjithë gjeografisë së shenjtë të Indisë, edhe Kedara është një mikrokozmos i Kashit. Mitologjia e Kedaras përmendet në sitin “origjinal” të Ghatit Manikarnika. Gauri Kunda në shkallët e ghatit quhet “Adi Manikarnika”, Manikarnika e parë dhe kështu është lartësuar si më e madhja e banjave tirtha të Kashit. Kedareshvara është një nga 12 Jyotira (“shfaqjet e dritës”) lingat e Shivës dhe paraqitet në Varanasi si një mikrokozmos. Besohet se Shiva thotë se: “Njihet si ‘fusha’ (Kedara) ku rriten të korrat e çlirimit. Kështu që vendi u bë i famshëm si Kedara, si në Kashi ashtu dhe në male”.[26] Kedara Nathi është hyjnia mbrojtës i segmentit të shenjtë jugor të qytetit të quajtur Kedara Khanda. Kedara mbetet më së pari një tempull për besimtarët rezident në këtë zonë dhe për pelegrinët nga Bengali ose Jugu që qëndrojnë në strehimoret e pelegrinëve (dharamshala) të zonës. Ghati u bë me puka në vitin 1958 nga Qeveria e Uttar Pradeshit. Kedara është përmendur shumë herët në mitologjinë puranike ndërsa Visheshvara është përmendur mjaft më vonë, duke konfirmuar kështu se Kedara është më e vjetër se Visheshvara. Për më tepër, besohet se Kedara i mbijetoi shkatërrimit të madh të Aurangzebit në fundin e shekullit të XVII, që nënkupton më tej se tempulli i tanishëm i Kedaras është në fakt më i vjetër se tempulli i tanishëm i Vishvanathas.
Ghati Chauki
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Chauki dhe mjediset e tij gjenden në koordinatat 25°18.028′N 83°00.405′E / 25.300467°N 83.006750°E (Rukmangeshvara) dhe 25°18.093′N 83°00.414′E / 25.301550°N 83.006900°E (Kshemeshvara). Zona shtrihet në një sipërfaqe prej 0.032 hektarësh. Ky ghat është ndërtuar rreth vitit 1790. Ai është i famshëm për pemën e stërmadhe të pipalas (Ficus religiosa) në krye të shkallëve që strehojnë një grup figurash gjarpërinjsh naga. Havell e ka përshkruar këtë ghat kështu: “nën një pemë të vjetër pipala të bukur, ndodhet një faltore e vogël dhe një numër i madh gurësh të vjetër të skalitur me disa gjarprinj të gërshetuar si kaduceu i Mërkurit. Adhurimi i gjarprinjve, veçanërisht si emblema të perëndeshës së Tokës është një nga kultet më të lashta në Indi dhe këta gurë, bashkë me disa stulptura të rafinuara të vendosura në faqen vertikale të platformës që rrethon pemën, janë me gjasa relike të periudhës së hershme budiste”.[27] Në afërsi të kësaj peme ndodhet faltorja e Rukmangesvaras dhe pak më larg qëndron Naga Kupa ("Pusi i Gjarprit"). Me rastin e festës në nder të gjarprinjve, Naga Pancami, që bie në ditën e 5-të të Shravanas (korrik – gusht), këto faltore adhurohen në mënyrë të veçantë. Mendohet gjithashtu se në shekullin e III, bashkë me Ghatin Dashashvamedha, ky ghat ishte një qendër e rëndësishme e mbretërve të Dinastisë Bharashiva Naga, selia e të cilëve ishte në Allahabad (Prayaga). Me ekzistencën e Naga Kupas dhe fragmenteve të imazheve naga të gjetur pranë Naga Kupas, pranë Vindhyacalas, 75 km në jug-perëndim të Varanasit është gjurmuar gjithashtu një lidhje e mëtejshme. Naga është një simbol i pjellorisë dhe miqësisë me kulturën pyjore; Naga është zbukurimi më i dashuri i Shivës, që quhet edhe Naganatha, “perëndia e gjarprinjve”. Pjesa veriore e Ghatit Cauki është emërtuar Kshemeshvara, ose Ghati Someshvara. Në fillim të shekullit të XVIII u ndërtua një Tempull i Shivës, sipas emrit të Kshemakas, një demon ndjekës i Shivës. Në shekullin e XIX aty ndodhej një kanalizim i ujërave të zeza, kështu që Prinsep-i (1822) dhe Sherring-u (1868) të dy e përmendin këtë ghat si Ghati Nala. Gabimisht në shqiptim ky ghat është quajtur Someshvara. Pjesa veriore e ghatit u rikonstruktuar nga Kumara Svami Matha në vitin 1958 dhe në vitet në vijim aty u ndërtua manastiri i Kumar Svamit. Në të njëjtin vit qeveria e Uttar Pradeshit ka ndërtuar të gjitha shkallët e ghatit.
Ghati Kshemesvara/Somesvara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri i tij i vjetër ishte Ghati Nala dhe u ndërtua në fillim të shekullit të XVIII. Faltoret e Kesemesvaras dhe Ksemaka Ganas ndodhen në krye të shkallëve. Zona është e mbizotëruar nga banorë bengalezë. Ghati gjendet në koordinatat 25°18.082′N 83°00.397′E / 25.301367°N 83.006617°E (Tempulli Kshemeshvara) dhe bashkë me Ghatet Manasarovara dhe Narada shtrihen në një sipërfaqe prej 0.147 hektarësh. Tempulli i Shivës, i shekullit të XIX pranë ghatit besohet se përmban lingën e vendosur nga një shoqëruesit e Shivës, Kshemaka Gana, që është emërdhënësi i tempullit Kshemeshvara që është bërë dhe emri i ghatit. Deri në shekullin e XIX në këtë ghat kalonte një kanal i ujërave të zeza, kështu që ghati mori emrin Ghati Nala në përmendjet e mëparshme, si te Prinsep-i (1822) dhe Sherring-u (1868). Ky kanalizim më vonë u lidh me stacionin e pompimit të ujërave të zeza në Ghatin Cauki. Pjesa e sipërme e ghatit u ble nga manastiri i Kumarasvamit në vitin 1962 që ka ndërtuar një godinë me faltore dhe shtëpi qëndrimi për pelegrinët. Në vitin 1958 qeveria e Uttar Pradeshit ka ndërtuar pukan e këtij ghati. Bazuar në aktivitetet fetare dhe kulturore ky ghat ka domethënie të madhe.
Ghati Manasarovara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky ghat u ndërtua nga Raxha Mana Singh-u i Jaipurit rreth vitit 1585 dhe u rindërtua rreth vitit 1805. Në afërsi të tij ndodhen faltoret e Ramës, Lakshamanës dhe Dattatreyës. Ghati Manasarovara bashkë me Ghatet Kshemevara dhe Narada shtrihen në një sipërfaqe prej 0.147 hektarësh. Si një vend natyror për larje dhe vend i shenjtë ghati është përmendur te Giravana-padamanjari (fillimi i shekullit të XVII). Gjatë fundit të shekullit të XVII Raja Man Singhu, mbreti i Amberit (në Raxhastan), ndërtoi një pellg uji (kunda) të quajtur Manasarovara Kunda në zonën e afërt dhe të bërë me shkallë puka. Rëndësia e pellgut të ujit është lavdëruar se ka të njëjtat merita si ai i Liqenit Manasarovara në Tibet. Me këtë perceptim, ghati është quajtur Ghati Manasarovara. Më vonë përsëri në vitin 1805 familja e mbretit e riparoi ghatin dhe zonën përreth. Megjithatë, me kalimin e kohës, me shtimin e popullsisë dhe ndërtimeve të paplanifikuara pellgu i ujit u shndërrua në një pus, të quajtur Manasarovara Kupa, që tashmë ekziston në Ashramin Andhra. Ghati u braktis gjatë fillimit të shekullit të XX; megjithatë në vitin 1958 qeveria e Uttar Pradeshit e ka rindërtuar dhe e ka bërë plotësisht me shkallë puka.
Ghati Narada
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky ghat u ndërtua nga Svami Sativedananda Dattatreya, një drejtues manastiri nga India Jugore rreth vitit 1788. Po Svami ka ndërtuar tempullin e Dattatreyeshvaras, Dattatreya Mathan dhe mjaft ndërtesa të afërta. Në pjesën e sipërme të tij gjende katër statuja të rëndësishme të Naradesvarës, Atrisvarës, Vasukisvarës dhe Dattatreyesvarës. Gjatë shekullit të XIX faltorja e vjetër e Naradeshvaras u rikonstruktua dhe ghati mori emrin Narada si përmendet nga Greaves (1909). Imazhet e rëndësishme, që ekzistojnë në pjesën e sipërme, janë të Naradeshvaras, Atrishvaras, Vasukishvaras dhe Dattatreyeshvaras. Aty ndodhet një pemë e stërmadhe fikusi të shenjtë nën rrënjët e të cilës ndodhen fragmentet imazhesh që i përkasin shekullit të XII-XIII. Ghati Narada bashkë me Ghatet Kshemevara dhe Manasarovara shtrihen në një sipërfaqe prej 0.147 hektarësh. Sipas legjendës linga e Naradeshvaras u vendos nga i urti i madh legjendar Narada. Ghati i Naradas është përmendur si Ghati Kuvai nga Prinsep-i (1822). Në vitin 1965 qeveria e Uttar Pradeshit bëri riparimin dhe ndërtoi shkallët puka të ghatit.
Ghati Khori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I njohur edhe si Ghati Ganga Mahala, ky ghat u bë me shkallë puka në fundin e shekullit të XIX nga Kavindra Narayana Singh-u. Në krye të kompleksit prej pesë tempujsh paraqitet një pamje e mrekullueshme. Ghati Khori bashkë me Ghatet Pandey dhe Sarveshvara shtrihen në një sipërfaqe prej 0.126 hektarësh. Aktualisht ky ghat është i lënë pas dore në aspektin e veprimtarive fetare kulturore. Madje edhe për banjat e përditshme të shenjta ky ghat nuk parapëlqehet nga vizitorët.
Ghati Pande
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky ghat u ndërtua rreth vitit 1805 nga Babua Pande, një brahmin i pasur i Chhapras (në Bihar) që ndërtoi një vend ndeshjesh dhe e bëri ghatin me shkallë puka në nder të një luftëtari të famshëm akhara (art marcial indian), prej nga e mori dhe emrin Ghati Babua Pande. Pranë tij ndodhet faltorja e Somesvaras. Në afërsi të këtij ghati qëndron vendi i vjetër i shenjtë i Prabhasa Tirthas, por tashmë është zhvendosur te Ghati Raja. Ghati Pande bashkë me Ghatet Khori dhe Sarveshvara shtrihen në një sipërfaqe prej 0.126 hektarësh. Prinsep-i (1822) e përmend atë si Ghati Panree; në fakt ai në shumicën e rasteve e ka ngatërruar emërtimin e tyre. Siç përmendet te Giravan-padamanjari (shekulli i XVII) ky përshkruhet si Ghati Sarveshvara. Në fakt, Ghati Babua Pande është pjesa jugore e Ghatit Sarveshvara. Në afërsi të tij qëndron bregu i vjetër i ujit i Prabhasa Tirthas, por tashmë ritualet në emër të Prabhasa Tirthas kryhen pranë Ghatit Raja. Panorama e këtij ghati ka qenë e mbizotëruar nga Dhobit (larësit) aq shumë sa Motichand-i (1985) e ka përshkruar si Ghati Dhobi. Vendi i ndeshjeve i hapur nga Babua Pande është simboli i këtij ghati. Aty ndodhet gjithashtu edhe një shtëpi qëndrimi për pelegrinët (Dharamshala). Në afërsi ndodhet një tempull i Someshvaras. Ghati u rikonstruktua në vitin 1965 nga qeveria e Uttar Pradeshit.
Ghati Sarvesvara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Sarveshvara është përmendur te Giravan-padamanjari (shekulli i XVII), që dëshmon historinë e tij. Megjithatë, hapësira e përgjithshme e ghatit u bë me shkallë puka nga Mathura Pande në fundin e shekullit të XVIII. Pranë këtij ghati gjenden Ganga Kesava Tirtha dhe statuja e Servesvaras. Ghati Sarveshvara gjendet në koordinatat 25°18.207′N 83°00.519′E / 25.303450°N 83.008650°E (Tempulli Sarveshvara) dhe bashkë me ghatet Pande dhe Khori shtrihen në një sipërfaqe prej 0.126 hektarësh.
Ghati Digpatia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky ghat u ndërtua rreth vitit 1830 nga mbreti i Digpatias (në Bengal). Ndërtesa e bukur përgjatë ghati tani njihet si "Kashi Ashram". Ghati Digpatiya gjendet në pjesën e sipërme të Ghatit Chausatthi, pranë Rana Mahalit, dhe bashkë me Chausatthin shtrihen në një sipërfaqe prej 0.30 hektarësh (bashkë me zonën e shenjtë kryesore dhe kompleksin tempullor). Pjesa e sipërme e Ghatit Chausatthi u ndërtua në vitin 1830 nga mbreti i Digapatiyas (i Champaranit në Bihar), që i dha dhe emrin Ghati i Digpatias. Në ghat u ndërtua një pallat i projektuar në mënyrë të rafinuar nga mbreti si një shembull i Stilit bengalez. Në të dy krahët e pallatit ka veranda. Tashmë ky pallat është i njohur si Ashrami Sitarama Omkara Das Kashi.
Ghati Chausatthi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky ghat është përshkruar te Kashi Khanda që përshkruan ghatin dhe imazhet e yogineve dhe përmend dy Jala-Tirtha (“ujë i lidhur me vendet e shenjta”), Yogini Tirthan dhe Agatsya Tirthan.[28] Hyjnesha Causatthi dhe ghatet e lidhura me të janë përmendur te Giravana-padamanjari (1600-60). Ky ghat kishte privilegjin të ofronte strehim për një studiues të madh të sansktritishtes, Madhusudan Sarasvatin (1540-1623). Deri në shekullin e XVIII imazhi kryesor i Chausatthi Devit ndodhej te Rana Mahali, një pallat i afërt, megjithatë më vonë u zhvendos në vendin e tanishëm. Në fundin e shekullit të XVI ghti u bë me shkallë puka nga mbreti Pratapaditya, që u shkatërrua pjesërisht me kalimin e kohës. Rreth vitit 1670 mbreti i Udaipurit (në Raxhastan) e rikonstruktoi dhe zgjeroi ghatin dhe më vonë e bëri me shkallë puka. Më vonë në shekullin e XIX ghati u rikonstruktua dhe u riparua plotësisht nga mbreti Digpatiya (i Champaranit në Bihar). Struktura e tanishme u bë në vitin 1807. Në gjendjen e tanishme ghati u bë me shkallë puka në vitin 1965 nga qeveria e Uttar Pradeshit.
Numri 64 (chausatha) i është atribuar simbolizmit drejtimor si dhe lidhjes midis hyjneshave-nëna dhe hyjneshave ndihmëse të tyre, ose bazuar në ndarjen e hapësirës (tetë drejtimet) në tokë dhe në mbretërinë qiellore; duke u krijuar kështu sipas arketipit të simbolizmit të numrit 64. Tempulli i Chausatthi Devit ndodhet sipër ghatit, por aty ndodhen vetëm 60 imazhe të yogonive, katër imazhet e mbetur janë në vende të ndryshme. Në kompleksin tempullor ndodhen imazhe të vjetra të Kalit, hyjneshë folklorike, Shivës, Ganeshës dhe Kartikeyas. Mes 64 imazheve të yoginëve, vetëm 16 ekzistojnë tashmë në Varanasi. Të gjitha janë në afërsi të Causatthi Devit, d.m.th. Gajananas, “kokë-elefantit” dhe Mayurit, “kokë-palloit”, në shkallët e ghatit. Yoginit konsiderohen se janë grupi më i lashtë i hyjneshave. Ghati Chausatthi ndodhet pranë Rana Mahalit në koordinatat 25°18.292′N 83°00.525′E / 25.304867°N 83.008750°E (Tempulli Chausatthi Devi) dhe bashkë me Ghatin Digpatiya shtrihen në një sipërfaqe prej 0.30 hektarësh. Në natën e 12-të të Caitras (mars-prill) shumë pelegrinë kryejnë vizitë në Tempullin e Yoginit dhe bëjnë banjë rituale në këtë ghat. Një rast tjetër i rëndësishmë tërheqjeje është mbrëmja e ditës së Holit – një festë plotë ngjyra që paraqet fillimin e Caitras, kur në këtë ghat kryhen homazhe rituale.
Ghati Rana Mahala
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fakt, kjo është një pjesë e zgjatuar e Ghatit Chausatthi, i ndërtuar po nga mbreti i Udaipurit rreth vitit 1670. Në krye të tij ndodhet faltorja e Vakratunda Vinayakas, një nga 56 të tilla. Ghati Rana Mahal gjendet në koordinatat 25°18.282′N 83°00.585′E / 25.304700°N 83.009750°E (qendra e Ghatit Rana Mahal) dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 0.06 hektarësh. Bashkangjitur me pjesën veriore të Ghatit Causatthi, pallati në ghat u ndërtua rreth vitit 1670 nga mbreti Rana Jagatsingh i Udaipurit dhe kështu është emërtuar Ghati i Rana Mahalit. Gjatë pelegrinazhit të tij në Varanasi, mbreti u strehua në këtë pallat. Pallati është një shembull i veçant i stilit të arkitekturës së Raxhastanit. Pallati ka tre veranda të drejtuara nga lumi Gang dhe dritare me grila guri që janë shembull tjetër i mjeshtrisë artizanale. Nga bregu i lumit drejt pjesës së sipërme në çdo pesë shkallë ndodhet një platformë. Në pjesën e sipërme të shkallëve në veri dhe jug ka nike që përmbajnë Shiva linga. Në afërsi të tij, në pjesën e sipërme ndodhet një faltore e Vakratunda Vinayaka.
Ghati Darabhanga
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbreti i Darabhangas (në Bihar) në vitin 1915 Bashkë me ndërtesën madhështore përgjatë ghatit ndërtoi dhe një tempull të madh të Shivës në zonën Nilakantha. Ndërtesa përgjatë ghatit paraqet kolona masive të stilit grek. Në kryet të tij qëndron faltorja e Kukutesvaras. Ghati Darbhanga ndodhet në koordinatat 25°18.335′N 83°00.566′E / 25.305583°N 83.009433°E (Qendra e Ghatit Darbhanga) dhe bashkë me Ghatin Munshi dhe zonën e tyre të afërt shtrihet në një sipërfaqe prej 0.052 hektarësh. Ndërtesa e pallatit të Ghatit Darbhanga është bërë me gurë ranorë Chunari, me veranda të bukura dhe kolona greke. Shkallët e forta për çatinë u ndërtuan në vitin 1930. Kjo zonë ka qenë e rëndësishme në kontekstin puranik, por ky pallat është gjithashtu i rëndësishëm për madhështinë dhe stilin e tij arkitekturor.
Në vitin 1994 Pallati Darbhanga u ble nga Clarks Hotel Group, që e emërtoi atë Brajrama Palace dhe planifikoi ta shndërronte në një hotel me pesë yje. Ata tashmë e kanë shkatërruar pothajse gjysmën e strukturës së vjetër nga mbrapa. Perimetri i tij i mbrapëm është duke u zgjeruar dhe duke u lartësuar më tej në mënyrë që të behet i përshatshëm për tu përdoret si hotel. Megjithëse për hotelin do të ishte një projekt i bukur me një pamje që do të tërhiqte turistë të pasur të klasit të lartë nga perëndimi, me rritjen e infrastrukturës thelbësore të shërbimeve i gjithë mjedisi do të përballej me një problem të madh ndotjeje, depresion shoqëroro-psikologjik dhe jetë të përditshme më të vështirë. Dëshmitë fotografike tregojnë se ndërtesa e vjetër u shkatërrua dhe se çfarë qëndron tani është një ndërtim shumë më i lartë dhe i gjerë dhe kështu është plotësisht i paligjshëm. The Clarks Hotel Group nuk është e interesuar në mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë, sensit estetik dhe mbështetjes së mirëqenies së bashkësisë vendore. Falë disa organizatave aktive shoqërore, që me mbështetjen e banorëve vendorë dhe gjykatës tashmë e kanë ndalur procesin e shkatërrimit dhe shndërrimit në hotel.
Ghati Munshi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati u ndërtua nga Sridhara Narayana Munshi, ministri i financave të shtetit të Nagpurit, në vitin 1912 si një zgjatim i Ghatit Darabhanga. Pas vdekjes së tij në vitin 1924 kjo pjesë e ghatit u emërtua në nder të tij. Në vitin 1915 mbreti brahmin i Darbhangas (në Bihar) e bleu këtë ghat dhe e zhvilloi në formën që më vonë u njoh si Ghati Darbhanga. Në fakt, ky është një formë e zgjeruar e Ghatit Munshi. Ghati Munshi bashkë me Ghatin Darbhanga dhe zonën e tyre të afërt shtrihet në një sipërfaqe prej 0.052 hektarësh.
Ghati Ahilyabai
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Ahilyabai gjendet në koordinatat 25°18.334′N 83°00.627′E / 25.305567°N 83.010450°E (pjesa e mbrapme qendrore në anën e argjinaturës) dhe bashke me bllokun e pallatit shtrihet në një sipërfaqe prej 0.23 hektarësh. Në vendin e sitit të vjetër të Ghatit Kevelyagiri, rreth vitit 1778 mbretëresha Ahilyabai Holkar e Indores e bëri këtë ghat me shkallë puka. Për herë të parë emri i një personi iu çua ghatit. Ajo ishte gjithashtu përgjegjëse për rindërtimin e Tempullit Visvesvara në vitin 1777, siç është edhe sot,. Emri i vjetër i ghatit ishte Ghati Kevalagiri, por në vitet 1778-1785 ghati u zgjerua dhe u rindërtuar tërësisht nga mbretëresha Maharani Ahilyabai Holkar e Madia Pradeshit. Në nder të saj ghati u emërtua Ghati Ahiyabai. James Prinsep (1831) e ka përmendur me emrin Ghati Kevalgiri, që tregon se ghati ishte i njohur me këtë emër deri atëherë. Më vonë, Sherring-u (1868) e përmend me emrin Ghati Ahilyabai, duke pasqyruar ndryshimin e emrit.[30]
Përshkrimi dhe historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I ndërtuar nga Ahilyabai, ai është një nga shumë ndërtesat e ndërtuara nën patronazhin e mbretëreshës, që, nga rezidenca e saj e Maheshwarit, ishte ndërtuesja e mjaft tempujve në qytet, mes të cilëve janë Tempulli Vishvanatha dhe Ghati Manikarnika. Brenda kompleksit ndodhet një pallat dhe zonë rezidenciale. Oborri i shërbimit është i vendosur përballë pallatit, që vijon poshtë drejt ghatit të ndërtuar mbi lumin Gang. Në kompleks ndodhet gjithashtu një grup ndërtesash fetare duke përfshirë tempuj dhe zona e shërbyesve, disa prej të cilave janë përdorur si akhara (vende ndeshjeje). Pranë pallatit, është ndërtuar një brahmapuri i përbërë nga dhjetë shtëpi përgjatë një rruge paralele me lumin dhe e mbrojtur në të dy skajet me porta. Këto shtëpi u ndërtuan në të njëjtën kohë, që shpjegon edhe paraqitjen e rregullt dhe simetrike të tyre. Në drejtim të pjesës së vjetër të qytetit, ndodhet një portik i kurorëzuar me një noubat (tambur) që mbron kompleksin. Me mbizotërimin dhe larminë e elementëve të tij të përbërës, Pallati i Indores paraqet një shembull të atyre principatave që e bënë bregun lumor unik, të shkëlqyer duke e bënë një pikë të veçantë referimi. Pamja e Pallatit të Indores, nga lumi ose ghati, ka dy perspektiva: Në drejtim të rrjedhës, një grup prej tre tempujsh: kryesori me një kube dhe dy shenjtërore të vogla. Në të njëjtin rrethim, ndodhet një ndërtesë përdhese, ku depozitoheshin veglat e përdorura në akhara.
Në drejtimin kundër rrjedhës nga pallati, ngjitur një ndërtese me tre kate; ato në fakt janë katet e sipërm të lagjes brahmapuri. Tradicionalisht, brahmapuri, “qyteti i brahminëve”, është vendi i qëndrimit të brahminëve dhe pujarit (priftit që shërben tempujt e mbretëreshës) dhe familjet e tyre. Dy hyrjet me status të ndryshëm rregullojnë rrugicën e brendshme të brahmapurit. Njëra, në drejtim të kundërt me rrjedhën, hapet me një rrugicë pingule me lumin dhe nuk është pjesë e kompleksit por përdoret gjatë stinës së musoneve, kur kalimi nga një zonë në tjetrën nëpërmjet ghatit është i pamundur. Tjetra është hyrja kryesore dhe hapet me një palë shkallë të drejta në façatën anësore të pallatit, në zemër të kompleksit të Indores. Brahmapuri është përbërë nga dy rreshta shtëpish, duke ardhur nga rrugica dy metra e gjerë paralel me lumin. Rrjeta e fragmentit është rreth gjashtë metra e gjerë te façata. Ndërtimet që kanë një façatë që drejtohet nga lumi janë të një punimi më mjeshtëror se ato nga mbrapa. Përveç pallatit, ndodhet një kompleks i stërmadh rezidencial dhe një Tempull i Hanumanit ashtu si dhe dy tempuj në ghat. Në verandën e hapur dhe verandën e Tempullit të Hanumanit ndodhen shumë idhuj. Tempulli i Shivës, në pjesën e sipërme, është ndërtuar në çati të ngritur. I ndërtuar në stilin Dorika, pavjoni është mbështetur mbi dymbëdhjetë kolona dhe përbëhet pavjoni, shenjtërorja e brendshme dhe veranda e hapur. Hyrja kryesore është e drejtuar nga lindja dhe pjesa e sipërme e portikut përmban statuja të Ganeshës. Në shenjtërore, niket përmbajnë imazhe të Suryas, Ganeshës, Annapurnas dhe Vishnut. Ndodhet gjithashtu edhe një imazh i Hanumanit, që ka bërë që ndërtesa të quhet Tempulli i Hanumanit nga banorët vendorë. Majëza e tempullit është një shembull i stilit nagara të arkitekturës tempullore. Pjesa e sipërme e pavjonit mbulohet nga një kupolë. Ahilyabai Indore Estate Trust, që zotëron pallatin, ka bërë disa riparime në një mënyrë shumë të keqe dhe pa ndonjë konsideratë për aspektin e ruajtjes së trashëgimisë. Veranda e hapur dhe ballkonet në drejtim të lumit janë viktima të shkeljeve.
Ghati Shitala
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rreth vitit 1740 Narayana Dikshita, preceptori i Bajirao Peshavas, e bëri këtë ghat me shkallë puka. Në fakt, ky është pjesa jugore e zgjatimit të Ghatit Dasasvamedha, ku gjendet Dasasvamedha Tirtha dhe imazhet e Dasasvamedhesvaras dhe Dasaharesvaras. Ky ghat është emërtuar sipas tempullit të famshëm Sitala që ndodhet aty. Gjatë ditës së 8-të të muajit hënor të Caitras, Vaisakha Jyesthas dhe Asadhas (mars – korrik) dhe Asvinas (shtator – tetor) njerëzit këtu festojnë Sitala Asthamin ("dita e 8-të" ). Të njëjtat festa zhvillohen në Ghatin (Adi) Sitla në veri. Një tjetër rast i rëndësishëm në këtë ghat është adhurimi i veçant nga çiftet e sapo martuar, dhe anëtarët e afërt të familjes vijnë këtu për të kryer ritualet adhuruese për Gangan ndjeku nga ritualet në Tempullin Shitala. Ghati Shitala ndodhet në koordinatat 25°18.375′N 83°00.591′E / 25.306250°N 83.009850°E (qendra e Tempulli Shitala). Ghati dhe zona e afërt kanë një sipërfaqe prej 0.042 hektarësh. Kompleksi i Tempullit Shitala zotërohet nga Trusti i Tempullit Shitala. Ky ghat shënon skajin jugor të Ghatit Dashashvamedha. Rreth viteve 1740-42 ghati u bë me shkallë guri nga mbretëresha Maharani Ahilyabai Holkar e Indores (India Qendrore), nën drejtimin e Nayayana Dikshitas, këshilltari i Bajirao Peshvas së I. Më vonë kjo pjesë e ghatit u quajt Ghati Shitala. Në vitin 1831 James Prinsep e përshkroi këtë ghat me emrin e tanishëm. Sipas burimeve puranike, pranë bregut ekziston një e Jala Tirthas, e lartësuar si Dashashvamedha Tirtha. Ghati u rikonstruaktua dhe riparua nga qeveria e Uttar Pradeshit në vitin 1958. Në kompleksin e tempullit Shitala ndodhen dy imazhe puranike të Shivës, Dashashavamedheshvara dhe Dashahareshvara. Përveçmëria e tempullit është çatia e tij e sheshtë; është pa kullë majuce. Nga tre anët e kompleksit që ka formë drejtkëndore ndodhen hyrjet, ku kryesorja është nga ana veriore; megjithatë hyrja për në tempull është e drejtuar nga lindja. Në kompleks ka shumë faltore të vogla, që përmbajnë imazhe të Durgës, Kalit, Annapurnas, Santoshi Matas, Umamaheshvaras, Bhairavas dhe Ramas (panchayatanat). Në faltoren kryesore mbi një platformë të ngritur është imazhi i Durgës. Gjatë ditës së 8-të të muajin hënor të Chaitras, Vaishakhas, Jyeshthas dhe Ashadhas (mars-korrik) dhe Ashvinas (shtator-tetor), njerëzit celebrojnë festën e Shitala Ashthamit (“dita e 8-të”). I njëjta festë ndodh te Adi Sitala (ghati nr. 71) në veri. Një tjetër rast i rëndësishëm që zhvillohet në këtë ghat është adhurimi i veçant pas martesës së çifteve të reja. çifti dhe anëtarët e afërt të familjes (kryesisht gratë) vijnë këtu për përmbushjen e betimit të bërë nga nëna e dhëndrit për të paraqitur “ar par ki malan” (kurorëzimin e Gangas), nga bregu perëndimor në atë lindor me ndihmën e një varke. Kurora është e lidhur në sit në bregun perëndimor dhe dalëngadalë varka kalon dhe litari me lule kalendulash hidhet në lum. Duke arritur në skajin tjetër kurora do të lidhet po ashtu edhe në bregun e majtë. Në këtë mënyrë besimtarët kurorëzojnë lumin nënë Ganga. Pas kryerjes së ritualeve aty, familja rikthehet me të njëjtën vark dhe më në fund kryen ritualet përmbyllëse në tempullin e Shitalas. Kryerja e Ganga Aratit (ofrimi i kandilëve me vaj Gangas) në mbrëmje dhe në mëngjes është gjithashtu një traditë e lashtë.
Ghati Dashashwamedha
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Dashashwamedha është ghati kryesor dhe me gjasa më i vjetri në Varanasi i vendosur pranë Tempullit Kashi Vishwanath. Besohet se Brahma e krijoi këtë ghat për të mirëseardhur Shivën dhe për të flijuar dhjetë kuaj gjatë Dasa-Ashwamedha yajnas së kryer aty. Sipas mitit të lidhur me Divodasan, Zoti Brahma (" krijuesi" në trinitetin e zotave hindu) në këtë vend kreu flijimin e dhjetë kuajve (dasa-asvamedha). Burimet historike tregojnë se në këtë vend dinastia hindu e shekullit të II, Bhara Siva Naga, kreu flijimin e dhjetë kuajve. Kashi Khanda e përshkruan lavdinë e këtij ghati në shumë vargje të saj.[31]
Me të janë të lidhur dy mite hindu: Sipas njërit, Brahma e krijoi atë për të mirëseardhur perëndinë Shiva. Sipas tjetrit, Brahma flijoi dhjetë kuaj, gjatë Dasa-Ashwamedha yajnas së zhvilluar këtu. Një grup priftërinjsh kryejnë përditë në mbrëmje në këtë ghat "Agni Poojan" (Adhurimi i Zjarrit) që i kushtohen Shivës, Lumit Gang (i hyjnizuar si perëndesha Ganga), Suryas (Diellit), Agnit (Zjarrit) dhe të gjithë universit. Sipër dhe pranë këtij ghati ndodhen gjithashtu tempuj kushtuar Sulatankesvaras, Brahmesvaras, Varahesvaras, Abhaya Vinayakas, Gangas (Gangu si një hyjneshë) dhe Bandi Devit, që janë të gjithë vende të rëndësishme pelegrinazhi. Këto faltore janë të lidhura me mjaft itinerare të rëndësishme pelegrinazhi dhe aty një grup priftërinjsh kryen "Agni Puxha" (sanskritisht: "Adhurimi i Zjarrit") në mënyrë të përditshme në mbrëmje në këtë ghat si një kushtim për Shivën, Gangan, Suryan (Dielli), Agnin (Zjarri) dhe gjithë universin. Gjatë të martave dhe festave fetare zhvillohen aarti të veçanta.[7] Pjesa jugore e ghatit u bë me shkallë puka në vitin 1740 nga Bajirao Peshava dhe më vonë rreth vitit 1774 nga Ahilyabai Holkari i lndores. Ghati Dashashvamedha ndodhet në koordinatat 25°18.385′N 83°00.616′E / 25.306417°N 83.010267°E (pjesa e poshtme e Ghatit Dashashvamedha) dhe 25°18.416′N 83°00.650′E / 25.306933°N 83.010833°E (pjesa e sipërme e Ghatit Dashashvamedha). Të dy zonat shtrihen në një sipërfaqe prej 0.54 hektarësh dhe zotërohen nga Korporata Bashkiake e Varanasit.
Përshkrimi dhe historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Dashashvamedha është ghati më i rëndësishëm dhe më aktiv në aspektin historik dhe vazhdimësisë së traditave. Ky ghat është i ndarë në dy pjesë; midis dy pjesëve është Ghati Prayaga që është kopje e qytetit të shenjtë të Prayagas (Allahabadit), i vendosur 128 km në perëndim. Ky ghat mendohet se është siti i parë i regjistruar historik i lidhur me mbretin Bhara Shiva Nagas të shekullit të II të e.s., që pas mundjes së Perandorisë Kushane kreu flijimin e kuajve që Shiva ta falte Dinastinë e tyre. Në mitologjinë e lashtë puranike ky ghat është lartësuar si Rudrasara (“vendi i ujit të Rudrës/Shivës”). Sipas një miti tjetër të lashtë, perëndia Brahma (“krijuesi”) kreu flijimin (-medha) e dhjetë (Dash-) kuajve’ (-ashva) në këtë vend, nga e ka marrë dhe emrin. Brahmeshvara linga me katër koka (pjesa e sipërme) është marrë si dëshmi e vërtetësisë së kësaj rrëfenje. Kashi Khanda regjistron shumë vargje që përshkruajnë lavdinë e këtij ghati. Deri në shekullin e XVIII ky ghat ishte i shtrirë gjerësisht, por që më vonë u nda në shumë ghate si Ghatet Ahilyabai, Shitala, Prayaga dhe Ghoda. Imazhe të tjera hyjnore përfshijnë Varaheshvaran, Abhaya Vinayakan, Gangan (“Hyjnesha e Gangut”) dhe Bandi Devin. Këta imazhe dhe faltoret janë të lidhura me mjaft itinerare të rëndësishme pelegrinazhi. Balaji Bajirao ndërtoi formën e tanishme të këtij ghati në vitet 1738-40 dhe më vonë në vitin 1775 nga Ahilyabai Holkari shtetit të Indores. Struktura e tanishme e shkallëve prej guri u ndërtua nga qeveria e Uttar Pradeshit në vitin 1965. Në të dy pjesët e Ghatit Dashashvamedha ndodhen faltore të Nënës Ganga, hyjnesha e lumit. Duke ecur përreth mund të krijohet një ide e veprimtarive fetare dhe dyqaneve të lidhur me shitjen e objekteve rituale. Ghati i pasues i afërt ishte i njohur më parë si Ghati Ashva/Ghoda (“kali’) në kujtim të kalit padron të përdorur në ritualet e flijimit të kuajve të zhvilluar në shekullin e II të e.s.. Në vitin 1979 në mënyrë që të nderohej presidenti i parë i Republikës së Indisë, Dr. Rajendra Prasad (1950-1962), ghati u emërtua Ghati Rajendra Prasad. Gjatë ditës së 10-të të Jyeshthas (maj-qershor) festohet adhurimi i Gangas në shkallë të gjerë në Tempullin e Gangas në krye të ghatit. Kjo ditë e shenjtë përkujton zbritjen e Gangas në tokë (në Haridvara). Banja e shenjtë me rastin e eklipseve diellore dhe hënore ashtu si dhe ditës së nisjes së periudhës së banjës rituale në muajt e Paushas dhe Maghas (dhjetor-janar), janë ngjarje të rëndësisme festive në këtë vend.
Ghati Prayaga
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjesët e poshtme dhe të sipërme të Ghatit Dashashvamedha degëzohen nga një tjetër ghat, Ghati Prayaga, që është kopje e qytetit të shenjtë të Prayagas (Allahabadit), që gjendet 128 km në perëndim. Besohet se duke bërë banjë të shenjtë aty mundësohet saktësisht i njëjti përfitim fetar si në Prayaga. Deri në fillim të shekullit të XIX aty kalonte një kanal nga Benia Talabi deri te Godaulia (i përmendur si Godavari nga i cili ka rrjedhur emri Godaulia) përpara se të derdhej në Gang, që degëzohej në dy rrjedha nga një ishull i vogël. Më vonë kanali u mbulua dhe u shndërrua në rrugën Godaulia-Dashashvamedha – siç është edhe sot. Ky itinerar i vjetër është paraqitur në hartën e Prinsep-it në 1822. Me kalimin e kohës ishulli i vogël u shndërrua në një tjetër ghat, Ghati Prayaga.
Prayaga, e njohur si "Tirtharaja" (mbreti i tirthave), qëndron në pikiëtakimin e lumenjve Gang, Yamuna dhe Sarasvati (tashmë i tharë). Zakonisht besohet se duke kryer ritualet dhe banjën e shenjtë këtu mundësohet saktësisht e njëjta dobi fetare si në vetë Prayaga (80 km më në perëndim). Dobia e kësaj zone është lartësuar te Kashi Khanda.[32] Rreth gjendjes së tanishme, Eck thekson se "sot, megjithatë, emri Ghati Prayaga, ndërsa është pikturuar në mënyrë të bujshme në tempullin që qëndron midis dy degëve të Dasasvamedhas, zakonisht nuk përdorej. Dhe madje tempulli aty, plotësisht i rrënuar, përdoret vetëm nga varkëtarët që depozitojnë pajisjet e tyre në shenjtëroren e tij".[33] Zona e tempullit dhe ghatit u rikonstruktuan nga mbretëresha e Digpatias (në Bengalin Perëndimo). Në këtë vend besimtarët bëjnë banjë kryesisht gjatë gjithë muajit të Maghas (janar-shkurt). Ghati Prayaga ndodhet në koordinatat 25°18.388′N 83°00.629′E / 25.306467°N 83.010483°E (Tempulli Prayageshvara) dhe 25°18.397′N 83°00.631′E / 25.306617°N 83.010517°E (Tempulli Shulatankeshvara). Ghati dhe zona përreth tempujve shtrihet në një sipërfaqe perej 0.039 hektarësh. Tempulli Prayaga është tërësisht i braktisur dhe përdoret kryesisht vetëm nga varkëtarët që një shenjtëroren e tij depozitojnë pajisjet e tyre. Duke u ngjitur në verandën e Tempullit Prayaga mund të shihet panorama lumore. Për të gjithë muajin e Maghas (janar-shkur) besimtarët, kryesisht femrat, e përdorin këtë vend për të bërë banjë. Ghati u ndërtua dhe rikonstruaktua nga mbretëresha e Dighapatias (në Bengal), H. K. Devi në fillim të shekullit të XIX; që mund të verifikohet nga mbishkrimet në shkallë. Mbretëresha ndërtoi gjithashtu edhe Tempullin Prayageshvara në të njëjtën kohë. Tempulli përbëhet nga një shenjtërore e brendshme (garbhagriha), ndërsa kjo e fundit përmban imazhet Pancayatanave, dmth. Vishnut, Suryas, Ganeshës, Durgës dhe Shivës. Pjesa e sipërme e tempullit është ndërtuar në stilin nagara të arkitekturës hindu. Në vitin 1977 Lalitanarayan Khandelvala (Bhagalpur, Bihar) ndërtoi shkallët e afërta me mermer. Pranë tij është faltorja e Shulatankeshvaras, një lingë e stërmadhe. Ky imazh kopjon hyjninë mbrojtëse të Prayagas. Shenjtërorja e brendshme është e rrethuar nga rreth qind linga, pothuajse të gjitha përkushtimore të vendosura nga besimtarë të pasur. Imazhe të tjera të rëndësishme përfshijnë Narayanan, Hanumanin, Bhairavan, Kshetra Devi Ghantankaran dhe Ganeshën (Abhaya Vinayaka është një mes 56).
Ghati Rajendra Prasad
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky ghat u riemrtua në vitin 1979 në nder të presidentit të parë të Indisë (1950-1962), Rajendra Prasad (1884-1963) dhe u bë me shkallë puka nga Korporata Bashkiake e Varanasit. Në fakt, ky ghat ishte zgjatimi verior i Ghatit Dasasvamedha. Deri në fundin e shekullit të XIX në ghat qëndronte një statujë guri e një kali që dëshmonte "flijimin e dhjetë kuajve" nga Bhara Siva Nagas në shekullin e II, prej nga e kishte marr emërtimin e vjetër "Ghati Ghoda" ("Ghati i Kalit"). Besohet se ky kal është zhvendosur në Tempullin Sankatmochana. Sipas mitit këtu kanë bërë banjë shërbëtorët e Bhara Siva Nagas. Ghati Rajendra Prasad gjendet në koordinatat 25°18.437′N 83°00.668′E / 25.307283°N 83.011133°E (qendra e Ghatit Rajendra Prasad) dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 0.283 hektarësh. E gjithë zona e ghatit zotërohet nga Autoriteti i Zhvillimit të Varanasit.
Më parë ky ghat ishte pjesë e Ghatit Dashashvamedha, siç përshkruhet nga Motichand-i (1985). Në vitin 1979 në nderim të Rajendra Prasadit, presidentit të parë të Indisë (1950-1962), ky ghat u emërtua sipas tij dhe u bë me shkallë puka nga Korporata Bashkiake e Varanasit. Sipas Kashiprasad Jaiswalit (1931) në shekullin e III të e.s. mbretërit Bharshiva Naga kishin kryer ashvamedhan (“flijimin ritual të kuajve”) dhe kaujët shërbyes dhe ai kryesor bënë banjë në këtë vend, kështu emërtimi Ghati “Ghoda” (kali). Deri në vitin 1958 në breg ndodhej në imazh i stërmadh i “kalit”, një përkujtim simbolik i ashvamedhas. Besohet se ky idhull-kal u zhvendos në Tempullin Sankatamocan nga ku u zhduk dhe akoma nuk i është gjetur ndonjë gjurmë. Gjithashtu gjatë nga shekulli i VII deri në të XIX ishte i njohur si një treg kuajsh; për transportimin e kuajve përdoreshin varka. Deri në fillim të viteve 1980 ky ghat përdorej gjithashtu si një stacion trageti që merrej me sipërmarrjen e drurit, rërës dhe pllakave të gurit. Në vitin 1984 u bë rikonstruktimi dhe rikonstruksioni i tij nga qeveria e Uttar Pradeshit. Në afërsi të pjesës së sipërme ndodhen tre faltore të Durgës, Rama Pancayatanas dhe Shivës. Ky ghat ka akses të drejtpërdrejt në rrugën kryesore. Ky ghat menaxhohet dhe mirëmbahet nga Autoriteti i Zhvillimit të Varanasit dhe Korporata Bashkiake e Varanasit që e mirëmbajnë sipas këndvështrimeve të tyre, por pa ndonjë plan të përcaktuar për ruajtjen dhe mbrojtjen e tij. Faza e ndërtuar rishtas për për aktivitete kulturore, nuk përshtatet me trashëgiminë tradicionale, por për të zhvendosur ose shkatërruar këto struktura është mjaft e vështrirë në situatën e tanishme politike. Në emër të promovimit të turizmit u bë dëmtimi i trashëgimisë. Nëse në rast se do të mirëmbahet, atëherë nevojitet rimodelimi sipas traditës dhe zhvillimit të qëndrueshëm. E gjithë zona e ghatit zotërohet nga Autoriteti i Zhvillimit të Varanasit.
Ghati Man Mandir
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri i vjetër i këtij ghati ishte Someshvara, por rreth vitit 1585, kur Raja Savai Mana Singh-u (i Amberit) ndërtoi pallatin e tij dhe ghati u emërtua sipas tij. Ky ghat është "i njohur kryesisht për ndërtesën madhështore me dritare të skalitura me zbukurime të hijshme", tregon Eck.[33] Në krye të ghatit pranë pallatit të Jai Singh-ut ndodhet një observator hindu, i ndërtuar nga Savi Ji Singh-u (1686-1743). Nën drejtimin e ministrit të tij astrolog, Jagannatha, mbreti e ndërtoi këtë observator gjatë viteve 1710-1737. Maharaxhai Jai Singh II i Jaipurit ndërtoi pallatin e tij në këtë ghat në vitin 1770 dhe e pajisi me dritare zbukuruese ashtu si ata në Delhi, Jaipur, Ujjain dhe Mathura. Në pjesën veriore të ghatit ndodhet një ballkon i mrekullueshëm guri.
Besimtarët kryejnë homazhe pranë këtij observatori, te lingami i Someswarit, zotit të Hënës. Megjithëse më pak i pajisur se observatorët në Jaipur dhe Delhi, Jantar Mantari ka një orë diellore ekuatoriale unike që është funksionale dhe lejon monitorimin dhe regjistrimin e matjeve nga një person.[34] Observatori ka katër instrumente kryesore astronomike dhe në vitet 1850 dhe në vitin 1912 iu bënë restaurime nën patronazhin e mbretit të jaipurit. Faltoret e afërtë në krye të ghatit janë Someshvara, Dalabheshvara, Remeshvara dhe Sthuladanta Vinayaka. Pranë ghatit në lum, gjendet Prabhasa Tirtha. Me rastin e festës Holi, që zhvillohet gjatë ditës së fundit të Phalgunas (shkurt-mars) në faltoren e Dalabhesvaras. Observatori Hindu zotërohet nga Archaeological Survey of India, tempujt në afërsi të ghatit zotërohen nga trustet përkatëse ndërsa zona e ghatit zotërohet nga Korporata Bashkiake. Observatori i Man Singhut gjendet në koordinatat 25°18.467′N 83°00.658′E / 25.307783°N 83.010967°E (Qendra e Observatorit të Man Mandirit), ndërsa Tempulli i Someshvaras gjendet në koordinatat 25°18.498′N 83°00.636′E / 25.308300°N 83.010600°E. Ghati dhe zona e afërt shtrihet në një sipërfaqe prej 0.61 hektarësh.
Historia dhe zhvillimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në tekstin e shekullit të XVII, Girvana-padamanjari, ky ghat lëvdohet me emrin Ghati Someshvara. Në vitin 1586 mbreti Raja Savai Man Singh (i Amberit në Raxhastan) e ndërtoi këtë vend dhe zhvilloi këtë ghat, prej nga e ka marr emrin e tanishëm. Ghati është i njohur kryesisht për ndërtesën madhështore me dritare të zbukuruara me skalitje të mahnitshme. Ballkonet dhe dritaret e pallatit janë shembuj të shkëlqyer të periudhës mesjetare të stileve Rajputas dhe Durg.
Pallati i Man Singhut (i ndëtuar rreth vitit 1600) mund të arrihet nga një rrugicë e ngushtë që të con nga një degëzim në rrugën kryesore pranë Ghatit Dashashvamedha. Në mënyrë alternative, mund të arrihet duke kaluar nga Ghati Dashashvamedha dhe duke zbritur në ghatin pasues. Sipër çatisë, në vitin 1710 Savai Jai Singh-u i II (1686-1743) ndërtoi një observator hindu. Savai Jai Singhu, mbreti i shtetit të Amberit në Raxhastan ishte një gjeni i llojit pothuajse të pazakontë, një matematikan dhe astronom ekspert ashtu si dhe një ndërtues dhe sundues i ndriçuar. Ai u porosit nga Muhammad Shahu, perandori mogul për të reformuar kalendarin, një detyrë e ndjeshme në vendin e astrologëve dhe me një vit hënor tërësisht të strukturuar rreth Panteonit Hindu. Për të përmbushur këtë në një nivel të lartë teknik, Jai Singhu u përfshi në një skemë ambicioze për të ndërtuar pesë observatorë në shkallë monumentale të paparë për atë kohë. Mbreti astronom kishte ndërtuar observatorë të tillë (1718-1734) në Jaipur, Delhi, Mathura, Varanasi dhe Ujjain. Ata janë kështu ndërtimet e fundit të ‘Epokës së Astronomisë prej Guri’. Faltoret e afërta në pjesën e sipërme të ghatit janë Someshvara, Dalabheshvara (25°18.496′N 83°00.635′E / 25.308267°N 83.010583°E), Rameshvara dhe Sthuladanta Vinayaka, që përshkruhen në itinerare të ndryshme pelegrinazhi. Dalabheshvara (“dhënësi i thjerrzës”) i lavdëruar si ‘dhënësi i ushqimit’, është në një dhomë nën 2.5 m nga zona e afërt. Në shenjtëroren e brendshme ndodhet ‘figura në pllakë guri’ (Varanasi shilapatta citra), e datuar nga shekulli i XI-XII që paraqet një seri figurash miniaturë të hyjnive brahmanike të renditura në fasha horizontale. Këto jan të dëmtuara keq, megjithatë krahasuar me Varanasi shilapattat e ngjashme të mbajtura në muzetë e Gwaliorit, Jhansit dhe Lucknowt. Figurat e gdhendura aty i referohen Shiva lingave kryesore, Keshavas (Vishnu), pesë Vinayakave, Adityas dhe ndihmësve të Shivës. Është theksuar nga Joshi (1989: p. 156) se objekti i adhurimit të këtyre shilapattave ka marr formën e një pllake guri që paraqet hyjneshën personifikuese të qytetit të Varanasit, lumit Ganga, Shivës dhe mjaft hyjnive ose grupi hyjnish të lidhur me Varanasin.
Ghati Tripura Bhairavi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Tripurabhairavi gjendet në koordinatat 25°18.497′N 83°00.567′E / 25.308283°N 83.009450°E (Tempulli Varahi Devi) dhe 25°18.523′N 83°00.582′E / 25.308717°N 83.009700°E (muri në Jarasandheshvara). Ghati me gjithë zonën përreth shtrihen në një sipërfaqe prej 0.167 hektarësh.
Ky ghat është emërtuar sipas Faltores Tripura Bhairavi, një partner femëror i Tripuresvaras, imazhi i të cilit gjenet gjithashtu aty. Një tjetër faltore e rëndësishme është ajo e Varahit, një nga nëntë hyjneshat-nëna. Në fundin e shekullit të XVIII mbreti i Banarasit dhe Mayananda Giri e bënë këtë ghat me shkallë puka. Në këtë zonë ndodhet një faltore e lashtë e (Adi) Varahit sipas emrit të së cilës është emërtuar edhe Ghati Varahi. Në fakt, ky ghat është pjesa jugore e Tripurabhairavit. Në vitin 1958 qeveria e Uttar Pradeshit e bëri ghatin me shkallë puka dhe e ndau atë, që ka bërë që ky ghat të llogaritet në mënyrë të pavarur. Ghati është i shënuar në mënyrë të veçantë nga shtëpia e Kailash Nath Chaudhurit, një domaraxha (“mbret i priftërinjve mortorë”), që iu dhurua atij nga një nga mbretërit e Vanarasit. Në lagje, kastat e njohura janë më shumë në numër. Ghati është relativisht më i pisët, kështu që pelegrinët bëjnë banjë te Tripurabhaitavi përpara se të bëjnë vizitë te tempulli i Varahai Devit. Faltorja e afërt e Tripurabhairavit i ka dhënë emrin Ghatit Tribhurabhairavi. Giravana-padamanjari (shekulli i XVII) e ka përmendur atë si Ghati Vriddhaditya, sipas një disku të vjetër të perëndisë diell. Më vonë, në shekullin e XVIII, u ndërtua tempulli i Tripurabhairavit duke bërë që të zëvendësonte emërtimin e vjetër. Deri në vitin 1931 ghati ishte i ndërtuar vetëm pjesërisht me pllaka guri si përmendet nga Motichand-i (1962). Mahananda Giri e bëri ghatin plotësisht me shkallë puka në fillim të shekullit të XX, dhe ndërtoi gjithashtu një manastir. Në vitin 1958 qeveria e Uttar Pradeshit bëri riparime dhe rikonstruktime. Në pjesën e sipërme nën një pemë pipale (ficus religiosa) ndodhen shumë fragmente imazhesh të vjetra që i përkasin shekujve të XII-XIII. Pranë saj është një faltore që përmban imazhet e Hanumanit dhe hyjneshës. Ghati parapëlqehet nga pelegrinët tamilë; aty ndodhet edhe një shtëpi qëndrimi për pelegrinët (dharamshala), e përdorur kryesisht nga pelegrinët tamilë dhe telugu.
Ghati Mir
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky ghat përfaqëson dy vendet e vjetra të Jarasandhesvaras dhe Vrdhadityas, që u shndërruan nga Mira Rustam Ali-u në vitin 1735. Imazhet e Jarasandheshvaras dhe Vridhhadityas janë suvatuar në muret e vjetra të rrugicës, në emër të këtyre dy imazheve shumica e pelgrinëve të Pancakroshi ose Antargriha Yatras hedhin lule dhe oriz në Gang. Tashmë pelegrinët hindu hedhin lule dhe oriz në Gang në kujtim të këtyre imazheve. Faltoret dhe statujat në afërsi janë Vrdhaditya, Asa Vinayaka, Yajna Varahaand Visalaksi ("Sy gjera", një nga 52 Sakti-pithat e hyjneshave). Një tjetër vend i rëndësishëm është Dharmakupa që konsiston në një pus të shenjtë të rrethuar nga pesë tempuj si dhe nga Divodasesvara lingami. Tempulli i Dharmesas është i lidhur me mitin fuqisë së Yamas (Zoti i vdekjes) mbi fatin e të vdekurve kudo në tok përveçse në Varanasi. Për shkak të hyrjes së kastave të ulëta ("të paprekshmit") tempulli i Visvesvaras/Visvanathas konsiderohet i papastër. Svami Karapatri-Ji, një brahmin shumë konservator dhe drejtues kulti, ka themeluar një "Tempull të Ri Visvanatha" në vitin 1956 në krye të ghatit. Nëpër shkallë, nën një pemë pipala, kryhen ritualet e derdhjes së ujit në nder të paraardhësve. Ghati Mir gjendet në koordinatat 25°18.549′N 83°00.653′E / 25.309150°N 83.010883°E (qendra e Ghatit Mir) i shtrirë në një sipërfaqe prej 0.21 hektarësh.
Teksti i shekullit të XVII Giravana-padamanjari përmend Ghatin Jarasandheshvara. Në një nga letrat e shkruara nga Sadashiva Naik-u, përfaqësuesi i Peshvave, Mir Rustam Ali-u është përmendur si padroni i ndërtimit të ghatit. Në burimet e tjera është përmendur gjithashtu se themeluesi i familjes mbretërore të Vanarasit, Balwant Singh-u e shkatërroi fortesën e Mir Rustam Ali-ut në Ghatin Mir dhe me rrënojat e saj ndërtoi fortesën e tij në Ramanagar, në vitin 1763. Me kalimin e kohës ghati është quajtur Ghati Mir; madje edhe James Prinsep (1822) e përmend atë me këtë emër. Faltoret dhe imazhet në afërsi janë Vriddhaditya, Asha Vinayaka, Yajna Varaha, Ananda Bhairava, Bare Hanumani dhe Vishalakshi (“Sy Gjeri”, një nga 52 Shaktipithat). Një tjetër sit i rëndësishëm është Dharmakupa, që konsiston në një pus të shenjtë të rrethuar nga pesë tempuj dhe faltore të vogla; në një nga tempujt ndodhen imazhet e Divodasheshvaras, Vishvabahukas dhe Vindhyavasinit. Tempulli i afërt i Dharmeshit është i lidhur me mitin e fuqisë së Yamas (zoti i vdekjes) mbi fatin e të vdekurve kudo në tokë, përveçse në Varanasi. Tempulli i Vishalakshit është një nga dy tempujt e ndërtuar në sitilin e pastërt Dravidian të vënë në dukje nga një numër i madh statujash miniaturë, pozash, majëzash, shenjtërorja e brendshme dhe veranda e ecjes rituale. Në ghat ndodhen dy manastire. Manastiri Bhajanashram mundëson strehim për të vejat bengaleze dhe shërben si bujtinë dhe menaxhohet nga Trusti Ganapatrai Khemaka i Kalkutës. Manastiri tjetër i përket Sikh Panth-it, që mundëson ushqim falas çdo ditë (bhandara) dhe shpërndanë barna për të varfërit.
Ghati Phuta/Naya
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky ishte vendi i vjetër i Ghatit Yajnesvara dhe u bë me shkallë puka nga Svami Mahesvarananda në mes të shekullit të XIX. Në rrjedhën e afërt të lumit gjendet Visala Gaja Tirtha. Ghati Phuta gjendet në koordinatat 25°18.578′N 83°00.671′E / 25.309633°N 83.011183°E (pjesa e sipërme e Ghatit Phuta) dhe bashkë me Ghatin Nepali shtrihen në një sipërfaqe prej 0.066 hektarësh. Ghati Phuta/Naya ishte një vend i vjetër i Yajneshvaras dhe u ndërtua me shkallë puka nga Svami Maheshvarananda në mesin e shekullit të XIX. Në rrjedhën e afërt të Gangut ka qenë lavdëruar vendndodhja e Vishal Gaja Tirtha.
Ghati Nepali
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Nepali përfaqëson pjesën jugore të Ghatit Lalita, që u bë me shkallë puka në vitin 1902 nga Nanhi Babu, nën patronazhin e mbretit të Nepalit. Ndërtesa është e zotëruar nga një mbreti i Nepalit dhe u bë me shkallë puka në vitin 1902 nga Nanhi Babu. Zona mbizotërohet nga banorët nepalezë (Nepali Khapra). Ghati Nepali bashkë me Ghatin Phuta shtrihen në një sipërfaqe prej 0.066 hektarësh. Havell në vitin 1905 e përshkruan kështu këtë ghat: "ku, kamaret në pankinën prej guri dhe plotësisht i mbuluar nga lumi në stinën e shirave, gjendet një faltore e vogël e bukur e Gangas, hyjnesha Gangut, e paraqitur si një figurë femërore e ulur mbi një krokodil. Sipër saj një palë shkallë të çojnë te Tempulli Nepalez, një ndërtesë shumë e bukur, gjysëm e fshehur nga pemët madhështore të tamarindit dhe pippalit. Është ndërtuar kryesisht me dru dhe tulla; çatia dy-katëshe, me strehë të mëdha të dala e mbajtur nga kllapa-konsuj, është karakteristikë e Arkitekturës së Nepalit dhe e distrikteve të tjera nën-himalayas".[35]
Ghati Lalita
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Lalita u ndërtua nga mbreti i Nepalit në rajonin verior të Varanasit. Ky ghat është emërtuar sipas hyjneshës së famshme Lalita në Varanasi si dhe në Prayaga. Është vendi i Tempullit të Ganga Keshavas, një tempull druri i ndërtuar në stilin tipik të Katmandus. Tempulli ka një imazh të Pashupateshwarit, një manifestim i perëndisë Shiva. Lingami i mirënjohur i Ganga Kesavas dhe faltoret e Gangatityas, Kasi Devit, Lalita Devit dhe Ghagirath Tirtha janë të lidhura me këtë vend. Njerëzit besojnë se një shikim i shpejt i Lalita Devit sjell të njëjtën dobi si ecja cirkumambulatoret përreth gjithë botës. Në fillim të shekullit të XX ky ghat u nda në tre ghate të pavarur, d.m.th. Ghati Nepali, Ghati Lalita dhe Ghati Rajarajeshvari. Gjatë periudhës së ndërtimit të Tempullit Samarajeshvara në vitin 1843 dy ghatet e parë u integruan dhe u ndërtuan shkallë guri nga mbreti i Nepalit. Pjesa e sipërme, e quajtur Ghati Rajarajeshvari u ndërtua nga një Babu Keshava Das në fillim të shekullit të XIX. Pjesa jugore e ghatit u rindërtua nga qeveria e Uttar Pradeshit në vitin 1965.
Ghati Lalita dhe tempujt në të gjenden në koordinatat 25°18.547′N 83°00.815′E / 25.309117°N 83.013583°E (nikja e Lalita Devit). Ghati Lalita dhe tempujt e afërt shtrihen në një sipërfaqe prej 0.02 hektarësh. Në krye të ghatit, qëndron Tempulli i Nepalit, i ndërtuar rreth vitit 1841 nën patronazhin e mbretit të Nepalit dhe mendohet se lingami aty kopjon Pasupatisvaran e famshme në Katmandu. Tempulli ka disa gdhendje në dru skenash erotike dhe të katërta portat janë dekoruar me forma arkitekturore gjeomagnetike.
Mes ndërtesave të rëndësishme përfshihen Rajarajeshvari Matha, Siddhagiri Matha dhe Umaraogiri Matha. Dy manastiret e fundit (matha) u ndërtuan nga familjet Sadhu. Moksha Bhavani, një bujtinë, u ndërtua në vitin 1922 nga Jowaharalal Khemka, i Ratangarh-ut (në Raxhastan), në kujtim të babait të tij. Siddhagiri Matha i përket Shaiva Paramahamsa Sampradayas. Në dhomën e poshtme, pranë rrugicës përgjatë bregut, ndodhen imazhe të Lalita Devit, Varanasi Devit dhe Bhairavas. Në pjesën e sipërme në një kompleks tempullor ndodhen faltoret e Rajarajeshvarit, Ganga Adityas dhe Ganga Keshavas, të ndërtuara në shekullin e XVIII-XIX, megjithëse imazhet janë kryesisht të shekullit të XII. Imazhi i Ganga Adityas është kopjim i më të vjetrit, që ishte prishur në të shkuarën. Kamaret në pankinën prej guri dhe tërësisht të mbuluara nga lumi në stinën e shirave, është një faltore e vogël e bukur e Gangas, e paraqitur si një figurë femërore e ulur mbi një krokodil. Ky është një vend tipik dhe unik ku imazhi i hyjneshës lumore zhytet çdo vit nga vërshimet e ujit. Festat vendore duke përfshirë festime muzikore dhe lojëra zhvillohen rregullisht në Ghatin e bukur Assi që është në fund të linjës së vazhdueshme të ghateve. Është një vend i parapëlqyer i piktorëve dhe fotografëve. Është këtu në te Assi Ghati që Swami Pranabananda, themeluesi i Bharat Sevasharam Sangh-ut, arriti 'Siddhin' (përsosjen/shpëtimin) në 'Tapasyan' (përpjekjen) e tij për perëndinë Shiva, nën bekimin e Guru Gambhiranandas së Gorakhpurit.
Ghati Bauli/Umaraogiri/Amroha
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri i vjetër i këtij ghati ishte Ghati Raja Rajesvari dhe në shekullullin e XIX u ndërtua nga një tregtar i pasur, Babu Kesava Deva. Në rrjedhën e afërt të lumit gjendet Bramhanala tirtha.
Ghati Jalashai
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky ghat quhet edhe Ghati Jalasen. Në fakt ghati ndiqet në të dy krahët nga vende kremimi. Emri vetë tregon "vendosjen e trupit të vdekur në ujë" si pjesë e ritualit përpara vendosjes së tij në zjarrin mortor. Në mesin e shekullit të XIX u ndërtua ndërtesa dhe ghati i afërt. Ghati Jalashai gjendet në koordinatat 25°18.513′N 83°00.611′E / 25.308550°N 83.010183°E (pjesa veriore e Ghatit Jalashayi) dhe bahkë me Ghatin Khiraki shtrihen në një sipërfaqe prej 0.089 hektarësh. Sipas legjendave popullore perëndia Shiva fjeti në ujërat e thella të Gangut në këtë ghat, prej nga e ka marr dhe emrin Jalashayi. Përshkrimi më i hershëm i këtij ghati përmendet nën emrin Ghati Mokshadvareshvara, siç tregohet te Giravana-padamanjari, një tekst i shekullit të XVII. Besohet se pjesa e shpirtit të kufomave mund të shkoi nën ujë për të takuar Shivën, nëpërmjet bekimit të të cilit mundësohet kalimi për në parajsë. Ky besim ka konverguar në një ritual që kufoma në fillim duhet të futet në ujë, pranë këtij ghati, përpara se ti bëhet kremimi në zjarrin ritual. Në fillim të shekullit të XX ghati u bë me shkallë puka nga Baldeodas Birla, që ndërtoi gjithashtu shtëpinë e qëndrimit për njerëzit që vijnë me kufoma. Megjithatë, tani për tani vetëm pak njerëz të tillë strehohen në shtëpinë e qëndrimit. Në këtë ghat nuk kryehen veprimtari fetare. Ghati shërben si stacion trageti për transportimin e drurit që përdoret në kremime.
Ghati Khirki
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri i ghatit fjalë për fjalë do të thotë "Ghati i dritareve" (Khirki) nga ku shumë ndjekës mund të shohin kremimin. Pranë tij në vitin 1940 Baldeo Dasa Birla ndërtoi një shtëpi qëndrimi për pelegrinët. Nën një pemë të tharë pipali ndodhen pesë faltore të Satit. Tashmë të ghatet e mësipërm janë të braktisur dhe pamja e tanishme e panoramës së tymit të bezdisshëm! Ghati Khiraki bahkë me Ghatin Jalashayi shtrihen në një sipërfaqe prej 0.089 hektarësh. Ghati i Khirakit (“dritareve”) më herët u zhvullua si një strukturë ndërtese nga ku shoqëruesit mund të shikojnë kremimin. Tashmë ky ghat është i braktisur. Në afërsi me të nën një pemë të vjetër fikusi ndodhen mjaft gurë Sati, që kujtojnë traditën e ‘vetëvrasjes fetare nga gratë gjatë funeralit ë burrave të tyre të vdekur’. Pranë terrenit të kremimit statuja të tilla guri që tregojnë burrin dhe gruan gjenden zakonisht të shpërndara. Shumë nga shtëpitë e qëndrimit dhe ndërtesat e afërta janë të zaptuara në mënyrë të paligjshme nga banorët e atyshëm.
Ghati Manikarnika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Manikarnika në mënyrë popullore njihet si "Terreni i madh i kremimit" (Mahasmasana) në qytet. Pranë ghatit, ndodhen platforma të ngritura që përdoren për përkujtimore rituale të vdekjeve. Ky ghat përmendet në mbishkrimet e shekullit të IV të Periudhës Gupta. Megjithatë, ghati i tanishëm si një argjinaturë e përhershme breg-lumore u ndërtua në vitin 1302 dhe ka qenë rikonstruktuar të paktën tre herë gjatë ekzistencës së tij.[7] Këtë ghat e përbëjnë dy vende të shenjta buzë ujit, Sidha Vinayaka dhe Swargadvaresvara. Një mit përmend se Shiva bën Taraka mantran ("Lutja e kapërcimit") në veshin e të vdekurit, kështu që forma e Shivës, Tarakesvara (Tempulli i të cilit ndodhet në ghat), urohet kurdo që një hindu vdes. Emri Manikarnika rrjedh nga legjenda e rënies së vathit të Shivës gjatë kërcimit të tij transhendetal. Në afërsi të tij janë faltoret e Manikarnikesvaras (pak më tej në anën e sipërme të rrugicës), Mahesvaras (lingam në qiell të hapur në ghat), Siddhas dhe Manikarna Vinayakas. Tempulli i Manikarnikesvaras arrihet nga ghati duke ngjitur një rrugicë të rrëpirtë në jug të Kundas. "Lingami i këtij tempulli të vendosur në mënyrë dramatike në fund të një pusi të thellë – mund të arrihet nga nëpërmjet një tuneli që nis në ghat".
Në ghat gjendet edhe një pellg i shenjtë, çakra-Puskarini Kunda ("Pellgu me disk zambaku") dhe gjurmët e këmbëve të Vishnut, Carana Paduka. Sipas mitit puranik kohë më parë se Ganga të mbërrinte te thëmbrat e Bhagirathas, Cakra-Puskarini Kunda ishte e pranishme. Te Kashi Khanda thuhet: “Për dobinë e tre botëve mbreti Bhagiratha e solli Gangan në vendin ku ndodhet Manikarnika – te “Pylli i Lumturisë së Shivës” ("Annandavana"), te Pellgu i Zambakut të Vishnut (Chakra-Puskarni Kunda)”.[36] Tashmë Kunda e rrethuar nga një palë kangjella prej hekuri, është rreth 18.29 m. në krye, duke e ngushtuar deri në rreth 6.1 m. atë buzë ujit.[37] Në faltoren e vogël brenda Kundas gjenden statujat e Vishnut dhe Lakshmit, në murin perëndimor; ndërsa aty gjenden edhe një seri prej një dyzine nikesh të vogla që përmbajnë Shiva lingamë. Përgjatë itinerarit të shenjtë, te vetë ghati, gjenden simbolikisht gjurmët e këmbëve të Vishnut (Carana Paduka), të vendosura në një pllakë rrethore mermeri. Thuhet se për 7,000 vjet Vishnu në këtë vend ka kryer tapat dhe nëpërmjet qindra miliona hinduve e ka spërkatur atë me ujin e shenjtë të Gangut dhe e ka zbukuruar atë me lule. Një pllakatë e Prinsep-it nëntitullohet "pika më e shenjtë në qytetin e shenjtë". Vendi i afërt me këtë pikë të shenjtë është rezervuar për kremimin e pak njerëzve të zgjedhur, veçanërisht maharaxhajtë e Varanasit.[38] Zona e këtij ghati ka reputacionin e lashtë si një terren kremimi; sipas teksteve hindu perëndia Shiva ka thënë: “Duke u bërë vetë Koha, Unë shkatërroi botën këtu, o hyjneshë!"[39] Megjithatë, nuk është e qartë kur ky sit u pranua plotësisht për kremim. Për më tepër, Naradiya Purana,[40] Matsya Purana[41] dhe Kashi Khanda[42] e përshkruajnë lavdinë e tij në aspektin e ritualeve të kremimit të të vdekurve. Platforma e ngritur bashkangjitur me ghatin përdoret për ritualet e përvjetoreve të vdekjeve. Midis Ghatit Jalasayi dhe Manikarnika në rrjedhën e lumit qëndrojnë katërmbëdhjetë tirtha ujore, mes të cilave më të rëndësishmet janë Vishnu Tirtha, Bhavani Tirtha, Skanda Tirtha, Taraka Tirtha, Avimuktesvara Tirtha dhe Pasupati Tirtha.
I lartësuar mbi ghatin Manikarnika, ndodhet një tempulli i Shiva–Durgas i mbretit të Amethyt (Oudhi; tani pjesë e Uttar Pradeshit), i ndërtuar rreth vitit 1850, që është i dallueshëm me pesë majat e tij me ngjyrë të kuqe të thellë dhe të praruara. Havell (1905) e përshkruan kështu: "Është ndërtuar mbi një tarracë që shikon mbi lum dhe arrihet me një nga ato rrugët e shkallëzuara të rrëpirta, që të çojnë nga ghatet në qytet, që të sugjeron një qytezë të Italisë Jugore ose Spanjës. Duke u ngjitur në një palë shkallë anësore, kalohet nën Naubata Khanan, ku mizikantët këndojnë lavde të hyjneshës me shoqërime të çuditshme por jo të pakëndshme. Në anën e djathtë të hyrjes është një luan bronxi i Durgës dhe në të majtë demi i Shivës. Qetësia dhe pastërtia brenda janë një lehtësim nga rrëmuja, mospërfillja dhe papastërtia, si dhe atmosfera disi e ndyrë e faltoreve më popullore të Benaresit".[43] Ghati Manikarnika gjendet në koordinatat 25°18.673′N 83°00.899′E / 25.311217°N 83.014983°E (Maheshvara linga në breg) dhe 25°18.669′N 83°00.878′E / 25.311150°N 83.014633°E (Tempulli Tarakeshvara). Zona e Ghatit Manikarnika shtrihet në një sipërfaqe prej 0.05 hektarësh. çdo vit kur lumi Gang tërhiqet, uji lë një masë të madhe mbetjesh aluvionale në depozitë. Gërmimi dhe heqja graduale e mbetjeve fillon dhe përfundon gjatë Shivaratrit (dita e hënës së plotë e shkurt-marsit). Me këtë rast këtu zhvillohet një festë e madhe. Pak më shumë se 30,000 kufoma kremohen çdo vit në Vanaras, nga të cila rreth 28,000 kremohen në Ghatin e kremimit Manikarnika dhe pjesa tjetër në Ghatin Harishchandra në jug. Duke kremuar një trup të vdekur shpenzohen rreth 5 kuintalë (500 kg) dru. çdo trup i vdekur regjistrohet në zyrën e afërt, i pasuar nga negociatat dhe pazari me priftin mortor (Dom) që jep zjarrin e shenjtë për djegien mortore.
Historia dhe përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me Ghatin Manikarnika janë të lidhura dy legjenda. Sipas njërës, besohet se është vendi ku perëndia Vishnu gërmoi një gropë me Chakran e tij dhe e mbushi atë me djersitjen e tij ndërsa kryente argjërime të ndryshme pendestare. Ndërsa perëndia Shiva po shikonte Vishnun, në atë kohë atij i ra vathi ("manikarnika") në gropë. Ndërsa sipas legjendës së dytë, në mënyrë që ta bënte perëndinë Shiva të lëvizte përqark me adhuruesit e tij, bashkëshortja e tij Parvati fshehu vathët e saj dhe i kërkoi atij që ti gjente, duke i thënë se ata i kishin humbur në brigjet e Gangut. Idea e hyjneshës Parvati mbrapa gënjeshtrës ishte që Shiva atëherë do të rrinte përqark, duke kërkuar për vathët e humbur. Në këtë legjendë, kurdoherë që një trup kremohet te Ghati Manikarnika, Shiva i kërkon shpirtit të tij nëse i ka parë vathët. Sipas teksteve të lashta, zotëruesi i Ghatit Manikarnika e bleu mbretin Harishchandra si skllav dhe e bëri atë të punonte në Manikarnika te Ghati Harishchandra. Sipas burimesh të tjera mësohet se Ghati Manikarnika është emërtuar sipas Jhansi Ki Rani Laxmibhait. Te Matsya Purana, rreth shekullit të VI-VII, ky ghat është përshkruar si një nga pesë vendeve të ujit të shenjtë. Kulturalisht, ky si ëshë i rëndësishëm në aspektin që ky vend ka qenë vendi i takimit të traditave shaivite dhe vaishnavite. Vishnu Charanapaduka, një pllakë mermeri që paraqet gjurmët e Vishnut, është konsideruar si “vendi më i shenjtë në qytetin e shenjtë”. Sipas mitologjisë hindu Vishnu këtu kreu meditimin vetë-mohues duke qëndruar në këmbë për rreth 500,000 vjet për të kënaqur Shivën. Më në fund Shiva u shfaq dhe nga virtyti i mirësisë së Vishnut, u vendos aty. Nga kjo zonë, mund të identifikohet lehtësisht Vishnu Kshetra e veriut dhe Shiva Kshetra e jugut. Ky është ghati i parë i bërë me shkallë puka nga mbretrit vëllezër në vitin 1302; dhe u rikonstruktua në vitin 1730 nën patronazhin e Bajirao Pesavas si dhe në vitin 1791 nga Ahilyabai Holkar-i që e rikonstruktoi të gjithë ghatin. Ghatit ju bënë riparime përsëri në vitin 1872. Ghati Manikarnika është përmendur në mbishkrimin Gupta të shekullit të V. Shkallët prej guri u bënë në vitin 1303 dhe u rindërtuan në vitin 1730 nën patronzhin e Bajirao Peshvas. Në vitin 1791 Ahilyabai Holkar-i e rindërtoi të gjithë ghatin. Në vitin 1872 iu bënë përsëri riparime dhe rikonstruktime. Në vitin 1965 qeveria e Uttar Pradeshit e riparoi dhe e rikonstruktoi këtë ghat.
Maharaxha Mangal Singh-u i Alwarit në Raxhastan, ndërtoi në vitin 1895 Tempullin Manokameshvara, në çatinë e zonës së tij rezidenciale. Pjesët e tij përfshijnë gjysëm-shenjtëroren, gjysëm-mandapan dhe mandapan drejtkëndore. Verandat janë të dekoruara në mënyrë të bukur dhe paraqesin punime mjeshtërore të skalitjeve në gurë. Në të katërt drejtimet e shenjtërores së brendshme ka dyer. Tempulli ka imazhe të bukura të Shivës, Ganeshës dhe Parvatit. Për të shkuar në këtë tempull, duhet të kalohet nëpër zonën rezidenciale, që shumë herë është e pakënaqshme. Pranë bregut është Maheshvara linga në qiell të hapur. Në të djathtë saj gjendet një tempull që dalëngadalë po rrëshket në Gang. Që nga fillimi i shekullit të XIX ky tempull ka qendruar në të njëjtën mënyrë. Pranë tij është Chakrapuskarini ose Manikarnika Kunda, një pellg i shenjtë uji. Sipas mitologjisë puranike xhevahiri i kreshtës (Mani-) së Shivës dhe vathi (-karnika) i gruas së tij ranë në pellgun e shenjtë, kështu u emërtua Manikarnika. Një rrëfenjë tregon se këtë pellg e bëri Vishnu me diskun e tij (çakra), që është pasqyruar në emërtimin Chakrapuskarini. Sipas tekstit të shekullit të XII, Kashi Khanda, Vishnu e bëri këtë ‘pellg zambakësh dhe e mbushi’ atë me ujë nga djersa e tij si dhe këtu kreu agjërime të rrepta. Depozita, sot e rrethuar me kangjella hekuri, është rreth 18.3 m2 në krye, duke u ngushtuar deri në rreth 6.1 m2 në fundin e tij. Kunda përfaqëson pellgun e parë në botë. Ishte vendi i parë i shenjtë i gërmuar në fillimin e kohës me djersën e shenjtë të Vishnut. Si një dëshmi e kësaj legjende në afërsi të tij janë të dukshme gjurmët e Vishnut.
Mbretëresha Ahilyabai Holkar e Indores ndërtoi Tempullin Tarakeshvara në 1795, me një planimetri drejtkëndore. Tempulli është i strukturuar me bazën e gjashtë kolonave. Në hyrje është imazhi i Ganeshës. Në shenjtëroren e brendshme, në një enë është një shiva-lingam me katër koka. Si Tempulli Pancayatana në stilin e Banarasit, këtu janë gjithashtu imazhet e Suryas, Durgas, Ganeshas dhe Vishes nëpër katër këndet. Ky imazh i Shivës, paradite dekorohet me maskë me pesë koka prej bronxi, që mundëson çlirimin e shpirtrave të ikur duke u vendosur vargje të shenjta në veshë. Tarakeshvara është e përshtatshme pas përfundimit të riteve të kremimit. Ky tempull është hamendësuar se është një kopje e një faltoreje të famshme rreth 100 km në veri të Kalkutës. Në tre sitet e famshme të tempujve të Shivës ekziston imazhi i Tarakeshvaras, d.m.th. në Jnanavapi, në lindje të demit të madh Nandi, në Tempullin Khemaka pranë Tempullit të Artë (Vishvanatha) dhe në Ghatin Kedar. Bajirao Peshva rreth vitit 1735 ndërtoi ghatin e afërt, por para se bazamenti të ngrihej disa metra, pesha e stërmadhe e mureve shkaktoi një rrëshkitje toke, gjë që bëri që i gjithë ndërtimi të rrëzohej, kështu që puna u braktis.[44] Façata e papërfunduar dhe pjesa e ghatit janë akoma të dukshme, megjithëse e gjithë struktura u fundos disa metra në tokë që nga ndërtimi i saj. Më vonë, në vitin 1830, mbretëresha Baijabai e Gwaliorit e riparoi dhe pjesërisht e rindërtoi; Për më tepër, ajo ndërtoi Tempullin Ratneshvara në stilin Gujarati anë të bregut, që u tkurr vetëm pak muaj pasi u ndërtua dhe që atëherë qëndron si i tillë. Ky është një pikë referimi e kësaj zone.
Pjesa e sipërme e Ghatit Manikarnika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjesa e sipërme e Ghatit Manikarnika gjendet pranë Brahmnalit dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 0.09 hektarësh. Tempulli i Manikarnikeshvaras (Gomath Ashram, Brahmnal) është i vendosur në krye dhe i arritshëm nëpërmjet një rrugice të pjerrët ngjitëse në jug të pellgut të ujit, duke qenë e para nga 108 faltoret në itinerarin Panchakroshi të pelegrinazhit. Gjendet dy kate poshtë oborrit të manastirit. Këtu, nocioni periudhës së artë bëhet i dukshëm pasi pelegrini zbret në nëntokën e errët, nën tokën origjinale, “reale” të botës. Eck thotë se: “Lingami i këtij tempulli – i vendosur në mënyrë dramatike nën tokë në fund të një pusi të thellë – dikur mund të arrihej nëpërmjet një tuneli që fillonte në ghat”.[45] Rreth 40 metra nga pika e hyrjes në rrugiën e sipërme ngjitëse gjendet faltorja e Siddha (“përsosmëria”) Vinayakas/ Ganeshës (Brahmnal, rrugica Manikarnika) djathtas. Ai është gardiani i lindjes dhe dhënësi i lumturisë, suksesit dhe shpëtimit nga mallkimi i Yamas (zotit të vdekjes). Ai është i 8-t mes 56 Vinayakave që mbrojnë qytetin në të 56 nyjet e përbëra prej 7 shtresave rrethore të spiraleve dhe 8 drejtimeve kardinale. I ndërtuar rreth vitit 1850 nga mbreti i Amethy-t (Awadhit në Uttar Pradesh), ky tempull i Shiva-Durgas dallohet nga pesë majëzat në të kuqe të thellë dhe të arta. Tempulli është vendosur mbi një terren të ngritur rreth 3.5 metra mbi bregun e afërt. Duke u ngjitur në një palë shkallë anësore, kalohet nën Naubatkhana, ku imazhet e muzikantëve janë duke kënduar lavdet e hyjneshës. Në anën e djathtë të hyrjes është një statujë e rafinuar prej bronxi i luanit të Durgës dhe në të majtë demi i Shivës. Në shenjtëroren e brendshme ndodhet imazhi i Mahisasuramardinit. Në pjesë të ndryshme të tempullit ndodhen imazhe të formave të Vishnut, si Varaha, Narasimha, Balarama, Krishna dhe imazhet e hyjneshës duke ngarë palloin, duke mbajtur Vina dhe duke ngarë luanin. Askund në mur nuk ka ndonjë imazh të Shivës. Ka imazhe që paraqesin jetën e ndodhitë e Krishnës. Tempulli është një shembul i stilit Pancayatan, qendra si bërthama dhe katër tempujt e tjerë të bashkangjitur në të katër këndet. Qetësia dhe pastërtia brenda janë një pushim nga rrëmuaj, turbullimi, papastërtia dhe ajria disi e ndyrë e faltoreve më popullore të Vanarasit.
Ghati Bajirao
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Bajirao gjendet në koordinatat 25°18.513′N 83°00.611′E / 25.308550°N 83.010183°E (pjesa veriore e Ghatit Bajirao) në afërsi të Ghatit Manikarnika i shtrirë në një sipërfaqe prej 0.03 hektarësh. Bajirao Peshva e ndërtoi këtë ghat dhe një pallat në afërsi rreth vitit 1735, prej nga e ka marrë dhe emrin Bajirao. Havell bënë këtë përshkrim: “Përpara se të ngrihej bazamenti pak metra, pesha e stërmadhe e muraturës masive shkaktoi një rrëshkitje dheu, që bëri që e gjithë struktura të rrënohej, kështu që puna do të braktisej. Façata e papërfunduar dhe shkallët e ghatit mbeten akoma…”.[44] Në fakt, e gjithë struktura është fundosur disa metra që nga koha e ndërtimit.[46] Më vonë në vitin 1830 mbretëresha Baijabai e Gwaliorit e riparoi dhe e rindërtoi atë; ajo ndërtoi gjithashtu kolonadën përreth pusit Jananavapi. Pranë bregut në tokë të qëndrueshme, është ndërtuar një tempull i Dattatreyeshvaras nga Bajirao Peshva. Që nga ndërtimi i këtij tempulli, kjo pjesë e ghatit është quajtur gjithashtu Ghati Dattatreya. Tashmë ky ghat konsiderohet si pjesë e Ghatit Scindhia.
Ghati Scindia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më parë ishte i njohur si Ghati Viresvara, sipas tempullit me të njëjtin emër që qëndron në krye. Ghati Scindia i njohur edhe si Ghati Shinde kufizohet me Manikarnikan në veri, me tempullin e tij të Shivës, që qëndron pjesërisht i zhytur në lum si rezultat i peshës së madhe të ghatit të ndërtuar rreth 150 vjet më parë. Ghati Scindhia gjendet në koordinatat 25°18.729′N 83°00.935′E / 25.312150°N 83.015583°E (Tempulli Vashistha-Vamadeva) dhe 25°18.730′N 83°00.930′E / 25.312167°N 83.015500°E (Tempulli Atmavireshvara) dhe bashkë me Ghatin Sankatha shtrihen në një sipërfaqe prej 0.0241 hektarësh. Sipër ghatit, gjenden mjaft nga faltoret më të rëndësishme të Varanasit brenda labirintit të rrugicave të Siddha Kshetras (Fusha e Përmbushjes). Sipas traditës, Agni, zoti hindu i zjarrit ka lindur pikërisht këtu. Besimtarët hindu në këtë vend i luten Vireshwaras, zotit të të gjithë heronjve, për një djal.
Në vitin 1780 Ahilabai Holker-i i Indores e bëri ghatin me shkallë puka. Në vitin 1829 mbretëresha Baijabai e riparoi dhe rimodeloi atë; dhe përsëri në vitin 1937 Daulatarao Scindhia e bëri të gjithë ghatin me shkallë puka. Në krye të tij ndodhen faltoret e Vashisthas dhe Vamadevas, si dhe Atmaviresvaras. Në këtë ghat buzë lumit Gang gjendet Paravata Tirtha. Midis Ghateve Manikarnika dhe Scindhia ndodhen tre tirtha ujore, Uma Tirtha, Sarasvata Tirtha dhe Kamblasvetara Tirtha. Në skajin verior të ghatit poshtë shkallëve të larta është një faltore e Yameshvaras, me lingë të vendosur nga Yama. Duke u ngjitur në shkallët e afërta, në një nike në mes të rrugës është një imazh i Yamadityas (“Dielli i Yamas”), që është i drejtuar nga jugu – drejtimi i Yamas, ‘zotit të vdekjes’. Dobia e adhurimit këtu rrjedh nga adhurimi i Yamadityas kombinuar me atë që vjen nga dobia e adhurimit të paraardhësve në jug të Rameshvaramit dhe bashkë me atë të bërë në veri me ritet në Manikarnika. Në përgjithësi besohet se vetë Yama e ka vendosur këtë imazh, që tregon një figurë njerëzore me shënjat e rrezeve në kokë. Te Kashi Khanda shkruhet: “Më parë Yama kryente pendesa të pastra në Yama Tirtha. Pastaj ai vendosi Yameshvaran (linga) dhe Yamadityan (imazhi i diellit) që jep fuqi të mbinatyrshme”.[47] Duke u ngjitur rreth 10 m., në të majtë ndodhet një tempull që përbëhet nga linga të vendosura nga të diturit mitikë Vashishtha, Vamadeva dhe Janaka (Tempulli Saptarshi). Të gjithë këta të ditur janë përmendur te Ramayana. Në portën e këtij tempulli është murti (idhulli) i një prej 56 Vinayakave (Ganesha) të quajtur Chintamani (‘dhënësi i çlirimit nga shqetësimet’). Rrugica e majtë shkon në Tempullin e Atmavireshvaras, që në vetëvete është një botë e vogël hyjnish. Ky vend është lavdëruar si Panchamudra Mahapitha, një vend mistik që zotëron fuqi mbinatyrore. Në literaturën puranike ky quhet edhe një nga lingat e ‘vetë-lindura’ (“svayambhu”). Në Sidheswari Chowk më 27 mars 2002 u bënë disa ndërtime të vendosura në krahun verior të kësaj ndërtese në mënyrë të paligjshme. Autoriteti i Zhvillimit të Varanasit paraqiti raportet me numër serial 24 në në Gjykakën e Lartë të Allahabatit më datë 3 dhjetor 2012 dhe më 24 janar 2013. Megjithë padinë kundër urdhrit të AZhV-së për shkatërrimin e ndërtimeve të paligjshme, ato kishin 11 vjet që ishin ndërtuar.
Ghati Sankatha
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri i tij i vjetër ishte Ghati Yameshvara sipas emërtimit të faltores. Në krye të rrugicës qëndrojnë tempujt e Yameshvaras dhe Harischandresvaras; me rastin e Yama Dvitiyas besimtarët vazhdojnë të bëjnë banjë të shenjtë. Këtë ghat e ndërtoi në fundin e shekullit të XVIII mbreti i Barodas, por në vitin 1825 e veja e Beniram Panditit, e njohur si "Panditain" dhe nipërit e tij e bënë këtë ghat me shkallë puka bashkë me ndërtimin e një strukture të Tempullit të Sankatha Devit. Në krye të ghatit drejt qytetit ndodhen faltoret e hyjneshave Katyayini dhe Siddhesvari; tre Vinayakave: Hariscandras, Cintamanit, Mitras si dhe Vasukisvaras. Në krye të tij së fundi është vendosur një statujë e re e Santosi Matas ("Nëna e Kënaqjes"). Ghati Sankatha gjendet në koordinatat 25°18.733′N 83°00.933′E / 25.312217°N 83.015550°E (Tempulli Sankatha Devi) dhe bashkë me Ghatin Scindhia shtrihen në një sipërfaqe prej 0.0241 hektarësh. Në anën e lumit, në krahun e djathtë është një faltore e Vaikuntha Madhavas, i 27-ti në listën e 42 formave të Vishnut në Kashi. Pranë saj në drejtim të veriut është faltorja e Harishchandreshvaras, një lingë e stërmadhe e lidhur me mitologjinë e Harishchandras, një paraardhës i Ramas, që për ruajtjen e drejtësisë flijoi mbretërinë dhe familjen e tij. Bashkangjitur me këtë lingë është Harishchandra Vinayaka. Në atën tjetër të rrugicës në drejtim të Harishchandreshvaras, në nike ndodhen imazhet e Senas (“ushtrisë”) dhe Simas (“kufiri”) Vinayakave. Forma e 6-të e Durgës, Katyayini (e përmendur gjithshtu si Vikatanana në grupin e 64 yoginive), gjithashtu të vendosur në kompleks. E kënaqur nga tapat e mëdha të asketikut Katyayana, hyjnesha lindi si vajza e tij dhe kështu mori emrin Katyayini. Ajo është portretizuar me tre sy dhe me tetë krahë. Katyayini është hyjnesha mbrojtëse e Braj Mandalas. Dy linga të tjera të rëndësishme të vendosura në këtë kompleks janë Angareshvara (nga marsi) dhe Budheshvara (nga Mërkuri). Ganesha është paraqitur këtu në formën e Mitras (“mikut”) Vinayaka. Duke ikur nga tempulli në të djathtë në niken e poshtme ndodhet një imazh i vogël i Vira Madhavas, forma e 28-të e Vishnut në Varanasi. Disa fragmente që gjenden ay adhurohen si Rahu dhe Ketu. Në afërsi, në anën tjetër të rrugicës është Brihaspatishvara (një linga e vendosur nga Jupiteri). Duke vijuar këtë rrugicë duke shkuar drejt ghtit gjendet Parvateshvara majtas, ndërsa Vasukishvara dhe Samudreshvara djathtas. Pas një ecje të shkurtër në anën tjetër të rrugicës është hyrja e Tempullit të Sankatha Devit (“Hyjnesha e rreziqeve”), i quajtur Sankatha-Ji, që është një nga largueset e rreziqeve për ndjekësit e saj. Ajo ishte fillimisht një hyjneshë nënë folklorike e lashtë që më vonë u mitologjizua si bashkëshortja e Shivës dhe lutësit e saj e lavdërojnë atë si vrasësen e demonit. Ikona e saj tempullore e konfirmon këtë identifikim të saj me Hyjneshën e Madhe: Ajo është paraqitur me këmbën e saj mbi demonin e asgjësuar, me kokë të prerë. Duke hyrë në kompleksin e Sankatha Devit gjendet një oborr i madh në qendër të të cilit është një pemë e vjetër ficus religiosa, me një numër faltoresh të vogëltha të kokolepsura në masën e rrënjëve të saj. Faltorja kryesore e grupit është Sankataharana Hanumani. Në këndin e largët të kompleksit është hyrja për te shenjtërorja e hyjneshës. Pranë ghatit ndodhen lingat e Sagareshvaras dhe Sankateshvaras. Dera e madhe është e shoqëruar nga kozmogrami i shenjtë i Shri Yantras. Shenjtërorja është e errët, e ndriçuar vetëm nga kandilë me vajë mbi altar. Në altar ndodhen tre kamare: e para e portierëve hyjnorë (dvarapalat), e fundit e Hanumanit dhe qendrorja e zënë nga imazhi me maskë argjendi i hyjneshës Sankatha Devi. Adhuruesit lejohet ti prekin këmbët e hyjneshës, që nuk është e zakonshme në tempujt e tjerë të hyjneshës.
Ghati Ganga Mahala (II)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky është ghati i dytë me këtë emër. Ganga Mahala (II) gjendet në koordinatat 25°18.803′N 83°00.919′E / 25.313383°N 83.015317°E i shtrirë në një sipërfaqe prej 0.019 hektarësh. Pallati dhe tempulli në këtë ghat zotërohen nga Gwalior Estate Temple Trust, ndërsa zona e ghatit zotërohet nga Korporata Bashkiake. Ganga Mahala është emri i ri i Ghatit Yameshvara. Ky ishte pjesë e Ghatit Sankatha deri në vitin 1864, kur Maharaxha Jiyajirao Scindhia, mbreti i Gwaliorit, e bleu dhe ndërtoi një pallat madhështor si dhe ghatin e afërt. Këtij pallati familja e mbretit ia vuri emrin Ganga Mahal, prej nga e ka marrë emrin edhe ghati. Me këtë emër ndodhet edhe një tjetër pallat i ndërtuar nga mbreti i Banarasi, i emrëtuar Ganga Mahal (I) (në ghatin e dytë nga jugu pas Ghatit Asi). Ky ghat është më domethënës për pallatin e tij artistik, në vend të festave fetare. Në këndet veriore dhe jugore skenat më tërheqëse janë verandat rrethore me dizajne tetëkëndore. Në kompleks ndodhet një tempull i Radha Krishnës, ku gjatë të gjitha festave kryesore kryhen këndime në grup. Ka dy hyrje nga bregu anësor i lumit, që paraqiten si tunele ngjitëse të ndërtuar me pllaka guri. Në fillim të shekullit të XX pallati u riparua dhe iu bënë mjaft shtesa nga Govinda Bali Kiratankara. Në vitin 1988 Departamenti i Vaditjes së Qeverisë së Uttar Pradeshit e riparoi dhe e bëri të gjithë ghatin me shkallë puka.
Ghati Bhonshala
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky ghat u ndërtua rreth vitit 1780 nga mbreti marathas ‘Bhonsala’ i Nagpurit dhe më vonë në vitin 1795 u bë me shkallë puka si dhe u ndërtua Tempulli i Lakshmi Narayanas dhe një pallat. Pranë pallatit ndodhen dy faltore të rëndësishme të Yamesvaras dhe Yamadityas. Ghati Bhonshala ndodhet në koordinatat 25°18.822′N 83°00.921′E / 25.313700°N 83.015350°E (Tempulli Nageshvara) dhe 25°18.811′N 83°00.924′E / 25.313517°N 83.015400°E (Tempulli Lakshminarayana). Ai, bashkë me kompleksin tempullor, shtrihet në një sipërfaqe prej 0.022 hektarësh. Pallati dhe tempulli zotërohen nga Nagpur Estate Temple Trust, ndërsa zona e ghatit zotërohet nga Korporata Bashkiake. Emri i lashtë i Ghatit Bhonshala ishte Nageshvara, që është përmendur te teksti i shekullit të XVII, Girvanana-padamanjari. Tempulli i Nageshvaras është shumë afër tij; Nageshvara është një nga dymbëdhjetë Jyotira lingat e shpërndara në të gjithë Indinë. Rreth vitit 1780 mbreti i Marathas, ‘Bhonshala’ i Nagpurit e ndërtoi këtë ghat dhe më vonë në vitin 1795 ai bëri shkallët prej pllakash guri. Ghati Bhonshala është emërtuar sipas emrit të këtij mbreti. Ghati është paraqitur në hartën e Banarasit të Prinsep-it (1822). Në vitin 1965 qeveria e Uttar Pradeshit e riparoi dhe rikonstruktoi zonën e ghatit. Në fund të shekullit të XVIII, u ndërtua një tempull brenda kompleksit të pallatit të Bhonshalas, i quajtur Lakshminarayana. Më vonë në fillim të shekullit të XIX në kompleks u shtua një tempull i quajtur Raghurajeshvara (Shiva). Këta u ndërtuan nga Indirabai dhe Gangadhar Rao i Punes. Të dy këta tempuj përmbajnë krysisht imazhe të Lakshmit dhe Narayanas, të ndjekur nga imazhet e Shivës. Stili arkitekturor i të dy tempujve është shumë i ngjashëm. Në pjesën e sipërme të majëzës në të dy tempujt ndodhen miniatura të asketikëve dhe murgjve lypsarë. Uma-Maheshvara dhe Shiva me tamburin dhe gjarprin e tij janë mes imazheve të rëndësishëm në murin e Tempullit Lakshmonarayana. Në shumë vende imazhi i gjarprit është skalitur në një mënyrë të veçantë. Kjo pasqyron traditën e adhurimit të gjarprinjve në Varanasi në të kaluarën si dhe praninë e Nageshvaras, një nga format e Shivës si zoti i gjarprinjve. Ndërsa në murin e Raghurajeshvaras janë paraqitur forma të ndryshme të Vishnut.
Ghati Agnishvara (Naya)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në hartën e Prinsep-it të vitit 1822 ky është emërtuar Ghati Gularia dhe ndoshta ishte ndërtuar vetëm pak vjet më parë. Ghati Agnishvara (Naya) gjendet në koordinatat 25°18.839′N 83°00.890′E / 25.313983°N 83.014833°E (Agnishvara, Patni Tola) dhe bashkë me Ghatet Ganesha dhe Mehta shtrihen në një sipërfaqe prej 0.21 hektarësh. Ghati Agnishvara (ose Naya) është emërtuar sipas tirthas së shenjtë puranike buzë ujit të Gangut, të quajtur Agni Tirtha si dhe tempulli me të njëjtin emër (Patni Tola). Në literaturën puranike ky ghat përmendet si Ghati Vighneshvara. Gjatë viteve 1761-72 Madhorao Peshva ndërtoi pjesën veriore të shkallëve puka të Ghatit Agnishvara. Këto linga dhe tirtha janë përshkruar te teksti i shekullit të XVII, Giravana-padamanjari. Në hartën e Prinsep-it (1822) ky ghat është përmendur si Ghati Gularia, që u bë pjesërisht me shkallë puka pak vjet më parë. Siç përmendet te Linga Purana, në Ashtayatana Yatra, pelegrinazhi në tetë lingat drejtimore, ky ghat është lartësuar si vendi për kryerjen e inicimit dhe ritualeve. Në vitin 1965 qevria e Uttar Pradeshit ndërtoi shkallët puka për këtë ghat. Deri në vitin 1985 ky ghat përdorej si qendra për tregtimin e rërës dhe drurit që transportoheshin këtu me varka, megjithatë kjo praktikë tani është e ndaluar.
Ghati Ganesha
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky ghat më parë ishte i njohur si Ghati Agnisvara sipas Agni Tirthas buzë rrjedhës së lumit. Me kalimin e kohës ky ghat mori emrin e Tempullit të Ganeshës ndërtuar nga mbretëria Pashava. Një tjetër tirtha e rëndësishme buzë rrjedhës së ujit është Iksavaku Tirtha. Gjatë viteve 1761-1772 Madhorao Pesava e bëri këtë ghat tërëssiht me shkallë puka si dhe bëri riparime të gjera. Në përshkrimet puranike ky ghat është përmendur si Ghati Vighnesvara. Midis Ghateve Scindhia dhe Ganesha ndodhen pesë pika të shenjta puranike buzë ujit, Vighnesha, Vira, Candra, Kala dhe Angara. Në vitin 1807 Amritrao Peshva bëri riparime të gjera dhe e bëri plotësisht me shkallë puka, si dhe ndërtoi Tempullin Amrit Vinayaka Ganesha. Sipas emrit të tempullit ghati u quajt Ghati Ganesha. Në bregun e afërt ndodhet pika e shenjtë puranike buzë ujit e Ikshvaku Tirthas. Në pjesën e sipërme ndodhen tempujt e Bhadreshvaras dhe Nagesha Vinayakas. Gjatë natës së 9-të të Bhadrapadas (gusht-shtator), në këtë ghat zhvillohet një panair i veçant fetar si pjesë e banjës së shenjtë dhe adhurimit të Ganeshës. Kjo mbizotërohet nga pelegrinët maharashtianë. Ky ghat është një ghat aktiv ku banorët vendorë bëjnë banjë çdo ditë, pas kryerjes së ritualeve të mëngjesit. Në krye të tij ndodhen faltoret e rëndësishme të Bhadresvaras dhe Nagesa Vinayakas. Ghati Ganesha bashkë me Ghatet Naya dhe Mehta shtrihen në një sipërfaqe prej 0.21 hektarësh. Ghatë natës së 9-të të Bhadrapadas (gusht-shtator) këtu zhvillohet një festë e veçantë.
Ghati Mehta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Formalisht ky ghat ishte pjesë e ghatit të mëparshëm, por pas ndërtimit të spitalit V. S. Mehta (1962) ky ka marr emrin e tij. Përgjatë këtij ghati ndodhen tre tirtha ujore: Maitravaruna Tirtha, Marutta Tirtha dhe Iksavaku Tirtha. Ghat Mehta bashkë me Ghatet Naya dhe Ganesha shtrihen në një sipërfaqe prej 0.21 hektarësh. Deri në vitin 1960 Ghati Mehta ishte pjesa jugore e Ghatit Rama. Sipas burimeve puranike ekzistonin dy pika të shenjta buzë ujit, Maitravaruna Tirtha dhe Mautta Tirtha. Në vitin 1960 një tregtar i pasur i Kalkutës, Ballabharam Saligaram Mehta e bleu këtë zonë dhe në vitin 1962 ndërtoi një spital. Në përkujtim të shërbimit të tij ndaj Varanasit ky ghat u quajt Ghati Mehta. Më tej, në të njëjtin vit Korporata Bashkiake e Varanasit bëri riparimin dhe zgjerimin e ghatit duke e bërë me shkallë puka. Ky ghat është i mirënjohur për Sangaveda Vidyalayan (‘Shkolla e Sanga Vedas’), ku mësimi kryehet në sanskritisht dhe studentët duhet të ndjekin rreptësisht rregullat e thjeshtësisë, e mungesës së marrdhënieve seksuale, yogës dhe meditimit, duke ndjekur mënyrën e jetesës së murgjëve. Kjo është shkolla e vetme e këtij lloji, ndoshta në të gjithë Indinë. Kjo zonë është e mbizotëruar nga banorët e shtetit të Maharashtras.
Ghati Rama
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky ghat ka lidhje me Rama Tirthan dhe faltoren e Vira Ramesvaras. Dy tirtha të tjera ujore të afërta janë Kala Ganga dhe Tamra Varaha. Në afërsi të tij është vendosur shkolla e famshme vedike, e vetmja në llojin e saj, Shkolla Sanga Veda. Gjatë ditëlindjes së Ramës në ditën e 9-të të Chitras (mars-prill) dhe ditëlidjes së Ganeshës në natën e 4-rt të Bhadrapadas (gusht-shtator) zhvillohen festime të veçanta. Tempulli i Ramës dhe Badi-Narayanas është gjithashtu një faltore e rëndësishme në ghat. Ghati Rama bashkë me Ghatet Jatara dhe dhe të Raxhait të Gwaliorit shtrihen në një zonë me sipërfaqe prej 0.22 hektarësh. Ky ghat është përmendur në tekstin e shekullit të XVII, Giravana-padamanjari. Pranë Ghatit Rama buzë ujit është tirtha puranike e quajtur Rama Tirtha dhe ndodhet një tempull i Rama Pancayatanave (pesë idhuj bashkë). Emri i ghatit ka rrjedhur nga kjo referencë nga literatura puranike. Ndodhen tre pika të tjera të shenjta buzë ujit, Kala Ganga, Tamra Varaha dhe Indradhyumna. Në vitin 1665 udhëtari francez Jean Baptiste Tavernier kreu një vizitë në Varanasi dhe e ka përshkruar këtë ghat në librin e tij Udhëtim në Indi.[48] Tempulli i Ramas ghati i bashkangjitur u ndërtuan të dy nga mbreti i Jaipurit (në Raxhastan), Raja Savai Jaisingh-u. Gjatë periudhës së shkatërrimit në mas të tempujve me urdhër të perandorit mogul Aurangazeb në fundin e viteve 1660, u shkatërrua edhe ky tempull. Tempulli i tanishëm u ndërtua në fundin e shekullit të XVIII. Tempuj të tjerë të shquar në këtë ghat janë Badri Narayana dhe Kala Vinayaka. Pranë këtij të fundit ndodhet një Tempull i Khandobas, një hyjni rajonale e Maharashtras, festimet vjetore të të cilit zhvillohen gjatë ditës së 5-të deri në të 8-të të Margashirshas (nëntor-dhjetor). Kjo zonë është e mbizotëruar nga banorë maharashtrianë. Në Ghatin Rama janë bërë ndërtime të paligjshme, që janë të paligjshme pasi janë ndërtuar buzë lumit përballë ghateve pas vitit 2000 si dhe në radhë të parë se janë ndërtuar brenda 100 metrave të një monumenti të mbrojtur nga ASI (Archaeological Survey of India) (Xhamia Dharhara), duke shkelur kështu Aktin e Monumenteve Kombëtare të vitit 1958. ASI-t ka bërë ankesa të përsëritura (më 12.6.2000, 8.9.2001; 8.9.2003; 1.3.2004 dhe 22.12.2004) kundër zotëruesve të këtyre ndërtimeve të pallgjigjshme. Megjithë vendimet e Autoritetit të Zhvillimit të Varanasit për shkatërrimin e ndërtimeve të paligjshme më 8 nëntor 2005 dhe 28 qershor 2006, ndërtimet e paligjshme vazhdojnë të ekzistojnë që prej 7 vitesh.
Ghati Jatara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Jatara bashkë me Ghatet Rama dhe dhe të Raxhait të Gwaliorit shtrihen në një zonë me sipërfaqe prej 0.22 hektarësh. Në mesin e shekullit të XIX sektretari i financave të shtetit të Gwaliorit, Balaji Cimadaji Jatar e ndërtoi këtë ghat me përkrahjen e mbretit Jiyajirao Shinde. Ai ka ndërtuar gjithashtu një ndërtesë shumë-katëshe, në një pjesë të së cilës ndodhet tempulli i Lakshminarayanas. Ky tempull është një shembull i artizanatit vendor, që përbëhet nga xhama plotë gjyra mozaiku në dritaret e mëdha dhe zonat e ndriçuara. Te porta ndodhet një mbishkrim, që shkruan emrat e sekretarit të financave dhe mbretit si dhe portretet e tyre të paraqitura aty. Prinsep-i (1822) e përmend këtë ghat me emrin Ghati Chor. Emri “Chor” (hajdut) të kujton një përrallë mbi këtë ghat, që tregon se në të shkuarën ky ghat ishte i njohur për vjedhjen e rrobave të pëlegrinëve dhe atyre që laheshin. Edwin Greaves e ka përmendur këtë ghat me emrin Jadau.[49] Bukuria arkitekturore e Tempullit Lakshiminarayan është në prag të rrezikimit; në mungesë të kujdesit të përshtatshëm dhe të menjëhershëm ky tempull mund të humbasi në çdo kohë.
Ghati i Raxhait të Gwaliorit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati i Raxhait të Gwaliorit si dhe Ghati Rama u ndërtuan nën patronazhin e Madhorao Pesavas rreth vitit 1766. Në fakt ata janë dy skajet fundore të të njëjtit ghat. Ghati Raja Gwalior ndodhet në koordinatat 25°18.924′N 83°01.047′E / 25.315400°N 83.017450°E (qendra e Ghatit të Raxhait të Gwaliorit) dhe bashkë me Ghatet Rama dhe dhe Jatara shtrihen në një zonë me sipërfaqe prej 0.22 hektarësh. Deri në mes të shekullit të XIX Ghati i Gwaliorit ishte pjesë e Ghatit Jatar. Kur Ghati Jatar ishte në ndërtim mbreti i Gwaliorit, Maharaxha Jiyajirao Shinde filloi ndërtimin e këtij ghati; dhe sipas emrit të tij ky ghat u bë i njohur si Ghati i Raxhait të Gwaliorit. Sipas një tjetër tregimi mbretërit Peshava gjithashtu e kishin riparuar dhe bërë pjesërisht me shkallë puka. Ndodhen tre faltore që përmbajnë Shiva linga. Ghati nuk është i rëndësishëm për veprimtaritë kulturore dhe fetare.
Ghati Mangala Gauri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky ghat u ndërtua nga Balaji Pasava i I në vitin 1735, prej nga është bërë i njohur si gjithashtu si Ghati Bala. Më vonë, rreth vitit 1807, këtë ghat e riparoi Lakmana Bala i Gwaliorit. Ky ghat përmendet në mesin e shekullit të XVII. Në krye të këtij ghati në kompleksin tempullor ndodhen statujat e Gabhastisvaras, Mangala Gaurit dhe Mangala Vinayakas. Mangala ("Mbarësia") Gauri është një nga nëntë hyjneshat nëna të bardha.[50] Në ghat ndodhet faltoret me strukturë tipike të mbuluar të Raghavendresvaras dhe Carcika Devit.
Përshkrimi dhe historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Mangala Gauri ndodhet në koordinatat 25°18.875′N 83°01.035′E / 25.314583°N 83.017250°E (vendndodhja e Tempullit Mangala Gauri), 25°18.876′N 83°01.033′E / 25.314600°N 83.017217°E (vendndodhja e Gabhastishvara Shivës) dhe 25°18.873′N 83°01.014′E / 25.314550°N 83.016900°E (vendondodhja e Tempullit Balaji). Secili nga dy komplekset tempullore shtrihet në një sipërfaqe prej 0.01 hektarësh. Pallati përgjatë ghatit u ndërtua nga Peshva Raghoba ‘Balaji’ në vitin 1735, sipas të cilit ky ghat është i njohur edhe si Ghati Balaji. Më vonë rreth vitit 1807 Lakshmana Bala i Gwaliorit e riparoi këtë tempull, ndërsa në vitin 1864 britanikët e zaptuan atë dhe më vonë ia shitën në ankand mbretit Jiyajirao Shinde të Gwaliorit, që vendosi një imazh të Balajit (Vishnu). Kjo ndërtesë është quajtur Tempulli Lakshmana Balaji. Një nga mbishkrimet e mesit të shekullit të XVII e glorifikon këtë ghat dhe Tempullin e Mangala Gaurit. Libri mbi Banarasin i Edwin Greeves, i publikuar në vitin 1909, e përmend këtë ghat si Ghati Bala.[49] Përshkrimet puranike përmendin shumë pika të shenjta të lidhura me vendet buzë lumit në këtë ghat, ku përfshihen Mayukharka Tirtha, Bhairava Tirtha, Vindu Tirtha, Tamravaraha Tirtha dhe Kalaganga Tirtha. Mes tempujve të kësaj zonë më të rëndësishmit janë Mangala Gauri dhe Balaji. Mes nëntë hyjneshave nëna me natyrë “të bardhë”, Mangala është e njohur si “hyjnesha e fatmbarësisë” dhe në disa tekstet ajo ëshë quajtur Lalita Gauri. Në tekstin e shekullit të XII Giravana-padamanjari (1600-60) është përshkruar faltorja e Mangala Gaurit. Idhujt e tjerë në këtë tempull përfshijnë Mangala Vinayakan, Mukha Prekshenikan, Mayukha Adityan, Gabhastishvaran, Mangaloda Kupan dhe qindra linga përkushtimore. Në afërsi, në rrugicën që kalon, në një shtëpi ndodhet një faltore e Carcikas, një nga tetë Matrikat, që është përshkruar në shkrimet e hershme mbi hyjneshat zanafillore. Linga qendrore në këtë tempull është një nga të vendosurat nga Perëndia e Diellit, e quajtur Gabhastishvara dhe disku i tij në një nga kolonat i quajtur Mayukha Aditya, fytyra e të cilit është e rrethuar nga rreze të mbylluara. Sipas përshkrimit puranik perëndia e diellit u zhduk plotësisht ndërsa po adhuronte Shivën, në këtë mënyrë vetë Shiva më vonë e shfaqi atë në formën e Mayukhas (rrezeve). Kjo tregon historinë e eklipsit tërësor të diellit dhe karonas diellore, që mbeti në qiell pasi dielli ishte fshehur nga shikimi. Kjo ndodhi më 10 maj 1054. Ekslipsi ndodhi në nyjën ngjitëse të hënës, d.m.th. kur hëna po lëvizte nga jugu për në veri dhe kështu u lidh me demonin Rahu. Kjo ndodhi përpara shkrimit të historisë puranike te Kashi Khanda dhe me gjasa më vonë u tregua në mitologji. Eklipsi i plotë diellor ndodhi përsëri në shekullin e XX më 18 prill 1931. Tempulli i Balajit është i vendosur në një ndërtesë të madhe pallatore. Salla e gjatë u shndërrua në shenjtëroren e brendshme të tempullit dhe çatia është e sheshtë, që qëndron mbi dy radhë prej 8 kolonash secila. Mbi një altar të vogël në shenjtëroren e brendshme qëndron në këmbë statuja prej guri të zi e Vishnut me katër krahë, i rrethuar nga Bhu-Devi (‘Hyjnesha e Tokës’) dhe Sri-devi (‘Hyjnesha e Lavdisë’), ndërsa afër është transportuesi i Vishnut, Garuda.
Ghati Venimadhava
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky ghat është pjesa jugore e Ghatit Panchaganga dhe është emërtuar sipas tempullit të famshëm të shekullit të X, Veni Madhava. Ky ghat është glorifikuar te kapitulli Kashi Khanda i Skanda Puranas.[51] Tempulli Veni Madhava, që ishte në rrënoja që nga viti 1496, u rindërtua nga mbreti i Amberit (në Raxhastan) në vitin 1585 bashkë me një pallat në Ghatin Man Mandir.[52] Por në vitet 1669-70 tempulli u shkatërrua me urdhër të perandorit mogul Aurangazeb dhe u shndërrua në një xhami. Kjo xhami shërben si pikë referimi e lartë në zonë. Mermeri i zi që përbënte imazhin e Vishnut u rivendos në katin e sipërm të ndërtesës së afërt të quajtur Lakshmanabala. Statuja e Vindut është rivendosur në katin e sipërm të Laksmanabalas tërheq akoma shumë besimtarë dhe pelegrinë adhurim dhe për një shikim të shpejt. Imazhi është konsideruar si një imazh i vetëdijshëm dhe një nga imazhet më të shquara të vjetra të Vishnut. Ghati Venimadhava gjendet në koordinatat 25°18.988′N 83°00.082′E / 25.316467°N 83.001367°E (qendra e Ghatit Venimadhava) dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 0.187 hektarësh.
Ghati Panchaganga
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Periudhën Gahadavala (shekulli i XI-XII) ky ishte një ghat popullor dhe i shquar, i patronizuar nga familja mbretërore. Që nga ajo periudhë ka qenë një tempull i famshëm i Vindu Madhavas, që u shkatërrua dhe u shndërrua në një xhami në vitin 1673, prej nga e ka marrë emrin Ghati Veni Madhava, tashmë pjesa e poshtme e ghatit. Ky ishte rezorti kryesor i mësuesit të madh të Vedantës, Ramananda (1299-1411), i cili ishte guruja i remormistit dhe poetit të madh, Kabir-it (1398-1518). Manastiri i Ramanandas është akoma aty. Tulasi (1547-1623), poeti i madh, autor i Ramacaritamanasas, ka kaluar disa vjet të jetës së tij (rreth viteve 1580-90) në këtë ghat, ku hartoi shkrimin e famshëm të Vinaya Patrikas (“Lutja për Raman”), që përshkruan lavdinë e Tempullit Vindumadhava.[53][54] Pas shkatërrimit në vitin 1673, idhulli origjinal me mermer të zi i Vishnut u mbajt në shtëpinë e afërt të Lakshmanabalas, tani e njohur si Tempulli Vindu Madhava dhe që tërheq mijëra besimtarë dhe pelegrinë. Kjo shtëpi qëndrimi e shndërruar në një tempull, u ndërtua në fillim të shekullit të XIX nga mbreti i shtetit të Aundhas në distriktin Satara (në Maharashtra), në katin e parë të ndërtesës. Ghati u bë me shkallë puka në vitin 1580 nga Raghunatha Tandan-i, sekretari i financave të perandorit mogul Akbar. Ky informacion mbështetet nga një mbishkrim, që deri një dekadë më parë ishte në një nga niket. Në vitin 1735 Bajirao Peshva i I bashkë me Sadashiva Naik-un e riparuan atë. Në vitin 1665 udhëtari francez Jean Baptise Tavernier, një tregtari xhevahiresh, kreu një vizitë në Varanasi dhe e ka përshkruar Ghatin Veni Madhava dhe tempullin madhështor të Veni Madhavas breg lumit, që ai e quan “pagoda e madhe”.[48] Shumica e tempujve të tjerë i përkasin shekullit të XIX-XX. Megjithatë, tempulli i vetëm i vjetër në këtë zonë është Mandiri Rama i Kanganvali Havelit, i ndërtuar në fillim të shekullit të XVII nga mbreti i Amerit (në Raxhastan), Mirza Raja Jaisingh-u, fillimisht si një shkollë vedike. Kjo është përshkruar nga udhëtari francez Jean Baptise Tavernier (në 1665).[48] Në vitin 1775 u rikonstruktua nga nga Sripatirao Pesava dhe Pant Pririnidhi i Andhas.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Pancaganga gjendet në koordinatat 25°19.012′N 83°01.107′E / 25.316867°N 83.018450°E (qendra e Ghatit Pancaganga) dhe bashkë me zonën e afërt shtrihen në një sipërfaqe prej 0.016 hektarësh. Dobia dhe lavdia e këtij ghati janë përshkruar në tekstet e shekullit të XI si dhe te Kashi Khanda.[55]. Ky është një nga pesë vendet më të shenjta buzë lumit dhe besohet se është pika e takimit të pesë kanalizimeve, Ganga, Yamuna, Sarasvati, Kirana dhe Dhutapapa, mes të cilëve vetëm i pari është i dushkëm ndërsa pjesa tjetër janë zhdukur ose kanë marrë formë të ndryshme shfaqjeje. Dy tirthat e shenjta buzë ujit të përmendura në mitologjinë e lashtë janë Vindu Tirtha dhe Pancanada Tirtha. Te Kashi Khanda përshkruhet lavdia e tij dhe madje edhe sot ky është ghati i dytë më i rëndësishëm pas atij Dashashvamedha, sipas besimtarëve që e vizitojnë dhe dobisë së perceptuar nga njerëzit.[56] Te ghati, pranë bregut të lumit, ndodhen një dyzinë dhomash tre faqëshe faltoresh që janë të drejtuara nga lumi. Disa përmbajnë një lingam ose një statujë, siç janë statujat e holla të shtrira të Vishnut që fle mbi gjarprin Shesha. Të tjerat janë pothuajse të zhveshura dhe përdoren kryesisht për praktika yoge dhe meditimi.
Në këtë ghat ndodhen tetë tirtha të shenjta buzë ujit të lumit: Pippalada, Vindu Makha, Mayukharka, Jnanahrda dhe Pancanada. Në këtë ghat ndodhet edhe dy manastire, Sri dhe Ramannada. Në afërsi të tij ndodhet Tailanga Svami Matha, e ndërtuar nga një shenjt i madh i shekullit të XIX, Tailanga Svami dhe që përmban një linga të stërmadhe të quajtur Tailangeshvara. Ndërtesa përmban një verandë të gjatë, në pjesën jugore të së cilës (të mbyllur si shenjtërore e brendshme, garbhagriha) ndodhet idhulli i Vindu Madhavas. çatia e tempullit është bërë me dru dhe pllaka guri të cilësisë së mirë. Ai ka dy porta hyrëse, të ndara nga një verandë, përballë vendit që është lagjja e banimit të familjes së priftit. Ka porta nga lindja dhe veriu për në shenjtëroren e brendshme. Përreth saj nuk ka verandë për ecje cirkumambulatore. Në të majtë të portës hyrëse, ndodhet një statujë e transportuesit të Vishnut, Garuda, një shpend hyjnor dhe në të djathtë ndoshet Hanumani, shërbyesi majmun i Ramas. Këta janë pjesë të tempullit origjinal dhe janë shembuj të shkëlqyer të miniaturës dhe arkitekturës së kolonave. Në sallë mund të shihen piktura të 10 mishërimeve të Vishnut, ndërsa në këndin e kompleksit ndodhet një dhomë që përmban “72 lingat e Shivës” dhe mjaft statuja të Shivës, Ganeshës, Vishnut etj. Sherring-u e ka përshkruar gjallërisht këtë ghat duke thënë: "Ghati është i gjerë dhe i thellë si dhe tepër i fortë. Shkallët dhe kullëzat e tij janë të gjitha prej guri, nëpërmjet numrit të tyre të madh përballojnë një shumësi adhuruesish dhe larësish. Kullëzat janë të ulta dhe të të zbrazëta dhe janë përdorur si tempuj dhe faltore. Secila përmban mjaft idhuj, që janë, kryesisht emblema të Shivës. Një vëshgues i zakonshëm do të jetë në padije të faktit se këto janë mbushur me idhuj dhe vështirë se do ta imagjinonte se ishte mbi duke ecur mbi një radhë të gjatë faltoresh dhe mbi kokat e qindra idhujve. Ai do të duhet të zbriste mjaft shkallë para se të zbulonte sakrilegjin e bërë në padije; por duke bërë kështu, ai do të perceptonte se kullëzat janë të hapura drejt lumit dhe në këtë mënyrë janë shumë të përshtatshme për qëllimi adhurimi".[57] Arati (rituali ofrimit të kandilëve të vajit) në nder të Perëndisë së Diellit dhe Hyjneshës Ganga të lumit në kohën e lindjes dhe perëndimit të diellit është më tërheqës kur shihet në mëngjes. Përgjatë ghatit ndodhen shumë faltore të hyjneshës Ganga. Besohet se gjatë muajit hindu të Karttikas (tetor-nëntor) ujërat e lumit Gang, Varana, Asi, Yamuna (që bashkohen me Gangun në Prayag, 125 km në perëndim) dhe dy rrjedha të thara të Kiranas dhe Dhutapapas, pesë lumenjve, bashkohen këtu. Prej këtej ka rrjedhur emri Ghati Panchaganga (Pancha do të thotë pesë; ndërsa ganga është emri i lumit të shenjtë). Në muajin e Karttikas ghatyat (priftërinjtë e ghatit) kryejnë ritualin e ofrimit të kandilëve me vaj paraardhësve, duke i varur në ajër mbi shkopinj bambuje (akasha dipas) për besimtarët që përballojnë shpenzimet e materialeve të përfshira dhe shpërblimin e shërbimit. Kolona prej guri në tarracë, e ndërtuar nga Ahilyabai Holkar-i në fundin e shekullit të XVIII, mund të mbajë 1008 kandilë vaji në ditët e festës së paraardhësve. Kolona prej guri ka 1008 foleza të bëra për të mbajtur kandilët që ndizen natën e hënës së plotë në muajin e Karttikas. Gjatë muajit të Vaisakhas (prill-maj) dhe Karttikas (tetor-nëntor), besimtarët, kryesisht zonjat, bëjnë banjë të shenjtë në mëngjes në këtë ghat. Këtu kryehen banjo të shenjta dhe festa të veçanta për ditëlindjen e Gangas, në muajin hindu Vaisakha (prill-maj), në ditën e 7-të.
Ghati Durga
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati gjendet në krahun verior të Tempullit Brahmacarini Durga, nga e ka marr emrin Ghati Durga. Ghati Durga ndodhet në koordinatat 25°19.029′N 83°01.126′E / 25.317150°N 83.018767°E (qendra e Ghatit Durga) dhe bashkë me Ghatin Brahma shtrihen në një sipërfaqe prej 0.225 hektarësh. Ky ghat përmendet nga teksti i shekullit të XVII, Giravana-padamanjari. Në vitin 1742 Narayana Dikshita, një guru i Peshvave, e bleu tokën nga peshkatarët vendorë dhe ndërtoi dy ghatet: atë Durga dhe pasuesin Brahma. Ky u rikonstruktua dhe riparua në vitin 1830 nga Nana Phadanavisa, një sekretar i financave (Divan) të shtetit të Gwaliorit, ndërtesa e të cilit në krye të ghatit është e njohur si Phadanivisa Wada. Në ghat ndodhen dy vendet e shenjta në bregun e ujit, Markandeya Tirtha dhe Kharva Narasimha Tirtha, ndërsa në krye është faltorja e Kharva Narasimhas. Në vitin 1958 qeveria e Uttar Pradeshit e riparoi dhe rikonstruktoi ghatin. Shkallët nga ghati për në pjesën e sipërme janë ndërtuar në një kornizë arketipike, d.m.th. pas çdo nëntë shkallëve është një platformë, ku shkallët simbolizojnë nëntë format e Durgës. Ky ghat është një vend aktivitetesh për festat fetare si dhe garave të përvitshme të luftimit, duke u ndeshur dhe përballur në muajin e Karttikas (tetor-nëntor).
Ghati Brahma
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prania e statujës së Brahmës nga shekulli i XIII në shkallët ngjitëse dhe Tempulli i Brahmeshvaras, kanë bërë që ghati të marr emrin Ghati Brahma. Sipas një rrëfenje mitologjike, kur Brahma erdhi për herë të parë në këtë qytet, ai u vendos në këtë ghat. Bashkë me Ghatin Durga ky ghat është bërë me shkallë puka nga Narayana Dikshita në vitin 1742. Ka dy rrugica me shkallë për tu ngjitur dhe të dyja janë bërë në një model arketipik. Në rrugicën që të çon te Tempulli Brahmeshvara Shiva, çdo pesë shkallë ndodhet një platformë; numri pesë simbolizon pesë elementet përbërës të realitetit organik të kontrolluar nga Shiva (d.m.th. toka, uji, zjarri, qielli dhe ajri). Në rrugicën që të çon te Brahma, çdo katër shkallë është një platformë; numri katër simbolizon katër gojët e Brahmës, d.m.th. katër drejtimet. Pranë bregut ndodhen dy vende të shenjta ujore, Bhairava Tirtha dhe Vindu Madhava Tirtha. Një nga ndërtesat e njohura është Shri Kashi Matha Samsthana: Sudhindra Tirtha Svami, që i përket bashkësisë Gauda Sarasvata Brahmin të Indisë Jugore. Mbi tarracën e këtij manastiri (matha) janë tempujt e Vindu Madhavas (II) dhe Lakshmi Narasimhas. Besohet se në shekullin e VIII, kur Shankara erdhi në Varanasi, ai ka qëndruar aty. Ghati Brahma gjendet në koordinatat 25°19.067′N 83°01.145′E / 25.317783°N 83.019083°E (qendra e Ghatit Brahma) dhe bashkë me Ghatin Durga shtrihen në një sipërfaqe prej 0.225 hektarësh.
Ghati Bundi Parkota
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më parë ky ghat ishte i njohur si Adi Vishveshvara siç përmendet te Giravanapada-manjari në shekullin e XVII dhe më vonë si Ghati Raja Mandir. Ky ghat u bë pjesërisht me shkallë guri rreth vitit 1580 nga mbreti i Bundit (në Raxhastan), Raja Rao Surajan ‘Hada’. Mbetjet e pallatit të madh të ndërtuar nga ai janë akoma të dukshme përgjatë ghatit. Në mesin e shekullit të XIX ai u riparuar dhe e plotësoi pjesën e mbetur me shkallë guri. Pranë ghatit është një tempull i Vishveshvaras, që i ka dhënë dhe emrin e vjetër këtij ghati. Deri në fillim të shekullit të XX Ghati Bundi Parkota shtrihej deri te Ghati (Adi) Shitala, por më vonë pjesa afër me Shitalan u bë pjesë e tij. Kjo është një pjesë e zgjatur e Ghatit Bundi Parkota që u ndërtua po ashtu nga mbreti ‘Hada’ rreth vitit 1580. Më vonë, në vitin 1772 u riparua nga Narayana Dikshita. Në fillim të shekullit të XIX mbreti i Bundit, Raja Rao Pritam Singh-u e rikonstruktoi këtë ghat. Në vitin 1958 bashkë me Ghatin Shitala u riparua nga qeveria e Uttar Pradeshit që u vendosi dhe pllakatat me emrat përkatës. Në afërsi të tij në kry, gjenden faltoret e Sesha Madhavas, Karnaditit dhe Laksmi Narasimhas. Ghati Bundi Parkota bashkë me Ghatin (Adi) Shitala shtrihen në një sipërfaqe prej 0.02 hektarësh.
Ghati (Adi) Shitala
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo është një pjesë e zgjatur e Ghatit Bundi Parkota që u ndërtua po ashtu nga mbreti ‘Hada’ rreth vitit 1580, por më vonë në vitin 1772 u riparua dhe rindërtua nga Narayana Dikshita. Në vitin 1958 bashkë me Ghatin Bundi Parkota u riparua nga qeveria e Uttar Pradeshit që u vendosi dhe pllakatat me emrat përkatës. Ghati Shitala gjendet në koordinatat 25°19.028′N 83°00.197′E / 25.317133°N 83.003283°E (Tempulli i Shitala Devit) dhe bashkë me Ghatin Bundi Parkota shtrihen në një sipërfaqe prej 0.02 hektarësh. Ky ghat ësthë emërtuar sipas emrit të Tempullit të vjetër të Shitalas, i njohur si "Badi" (i vjetër) Shitala. Faltoret e tjera të hyjneshës në afërsi janë ajo e Nagesvari Devit ("Hyjnesha e Gjarprinjve") dhe Narayanit. Karanaditya Tirtha në breg dhe Sankha Madhava janë të tjerë vende të shenjta. Në afërsi ndodhen gurë përkujtimor të Satit. Karnaditya Tirtha dhe Sankha Madhava janë vende të tjera të shenjta puranike. Besohet se imazhi i Shitalas është imazhi origjinal i Nageshvarit (“Hyjnesha e gjarprinjve”). Në të njëjtin altar ndodhen tre imazhe hyjneshash, Narayani, Shitala dhe Nageshvari. Adhurimi i Shitalas (“ftohtësia”) e ka historinë e saj të lashtë në Bengal. Ajo është adhuruar me shpresën se do ti ruaj adhuruesit e saj nga sëmundjet e lëkurës si lia e dhënve. Ku ndodhet një faltore e vjetër e Shitalas, duhet të ndodhet me siguri nima ose margosa (Melia azadirachta). Nima është një pemë shumë e fortë mjeksore që mundëson freskimin e të prekurve nga lia dhe është akoma shumë e përdorur në mjeksinë bimore dhe atë popullore. Shitala është hyjnesha e shpirtit të atij mjekimi. Në këtë mënyrë adhurimi i saj ndihmon në zgjimin e shpirtit të natyrës për mirëqenien e ndjekësve të saj. Degët e buta të nimas përdoren gjithashtu edhe si furçë dhëmbësh në pjesën më të madhe të Indisë rurale. Si në Ghatin e pëparshëm Shitala, gjatë çdo dite të 8-të të muajve të Caitras, Vaisakhas, Jyesthas dhe Asadhas (mars-korrik) këtu zhvillohen festat në nder të hyjneshës nënë.
Ghati Lal
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky ghat u ndërtua rreth vitit 1800 nga një tregtar i pasur me emrin e të cilit ky ghat është emërtuar. Pjesa jugore e Ghatit Lal u bë me shkallë puka rreth vitit 1812 nga mbreti i Tijaras (në Raxhastan); një shtëpi e madhe ndodhet si dëshmi e ndërtimeve të tij fisnike. Në vitin 1935 Baldeodas Birla e bleu zonën e ghatit dhe ndërtesat e afërta për qëndrimin e tij në Varanasi. Si pjesë e këtij ghati atë vit ai ndërtoi një ghat të vogël të quajtur Ghati Gopi Givinda në krye të të cilit ndërtoi një shtëpi qëndrimi për pelegrinët si dhe shumë ndërtesa të tjera. Në pjesën e sipërme bashkangjitur me një nike një mbishkrim shkruan: “Ghati Lal Vishnupad i rindërtuar në 1935 nga Raxha Baldeodas Birla”. Në një prej ndërtesave ndodhet shkolla sanskrite "Baldeodas Birla", ndërsa godina e tjetër e afërt përdoret si fjetinë për studentët. Birla Trust mundëson ushqimin dhe strehimin falas për studentët dhe asketikët. Pjesët veriore dhe jugore të ghatit ishin tokë e hapur deri në vitin 1988 dhe u përdorën si vende për larjen e rrobave nga kasta e larësve. Pas ndërtimit të këtyre pjesëve tërësisht me shkallë puka nga Departamenti i Vaditjes së qeverisë së Uttar Pradeshit, praktika e larjes së rrobave u pakësua. Tempulli më i shquar i kësaj zone ëshë Gopreksheshvara. Në të gjithë muajin e Maghas (janar-shkurt) ky ghat dhe tempulli tërheqin një masë të madh besimtarësh hindu për banjë të shenjtë dhe adhurimin në tempullin e mësipërm. Ghati Lal ndodhet në koordinatat 25°19.198′N 83°01.232′E / 25.319967°N 83.020533°E (qendra e Ghatit Lal) dhe bashkë me Ghatin Hanumanagarhi shtrihen në një sipërfaqe prej 0.12 hektarësh.
Ghati Hanumanagarhi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky ghat sipas gjasave është ndërtuar në fundin e shekullit të XIX. Ai përfaqëson vendin e famshëm të shenjtë të Hanumanagadhit në Ayodhya (vendi i lindjes së Ramës). Hanumana është ndihmësi majmun i perëndisë Rama. Përgjatë këtij ghati në pjesën e sipërme të tij, gjendet Ganga Akhara (vend ndeshjesh i arteve marciale indiane) dhe një gurë përkujtimor i Satit. Faltoret e tjera në afërsi janë ajo e Gopi Govindas dhe Goprekshevaras. Ghati Hanumanagarhi gjendet në koordinatat 25°19.049′N 83°01.210′E / 25.317483°N 83.020167°E (Tempulli Gopreksheshvara) dhe 25°19.228′N 83°01.261′E / 25.320467°N 83.021017°E (qendra e Ghatit Hanumanagarhi) dhe bashkë me Ghatin Lal shtrihen në një sipërfaqe prej 0.12 hektarësh. Deri në vitin 1950 Ghati Hanumangarhi ishe pjesa jugore e Ghatit Gai. Një njeri i shenjtë Shyamalal Mahatyagi, banor i Biharit dhe që kishte afërsi me Tempullin Hanumangarhi të Ayodhyas, që jetonte këtu, ndërtoi një tempull të Hanumanit. Me kalimin e kohës ky u quajt kështu Ghati Hanumangarhi. Në vitin 1972 një dishepull i Shyamalalit, i emërtuar Tekacand Shahu e bëri ghatin me shkallë puka. Në vitin 1980 një tjetër dishepull, Ramana Mahatyagi ndërtoi një manastir përkujtimor në nder të gurusë së tij të quajtur Mahatyagi Ashram dhe që menaxhon tempullin dhe ashramin. Në këtë ashram bashkë me ofrimin e ushqimit dhe strehimit për studentët e sanskritishtes, ndodhet një organizim për dhënien e mësimit dhe tranjnimin në Yoga, Tantra, astronomi dhe tekstet e sanskritishtes së vjetër.
Ghati Gaya/Gai
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Gaia ndodhet në koordinatat 25°19.081′N 83°01.325′E / 25.318017°N 83.022083°E (Tempulli Mukhanirmalika Gauri) dhe 25°19.083′N 83°01.337′E / 25.318050°N 83.022283°E (qendra e Ghatit Gai), i shtrirë në një sipërfaqe prej 0.028 hektarësh. Në mitologjinë e lashtë ky ghat lartësohet si Gopreksha Tirtha, bashkë me një mbishkrim për tu vizituar te Mukhanirmalika Gauri (“Hyjnesha Fytyrë Pastër”). Ky ghat përmendet te teksti i shekullit të XVII, Girvana-padamanjari, si Ghati Gaya. Në një nga pikturat e hershme të shekullit të XVII (në muzeun e Jaipurit) janë paraqitur shumë lopë që po pijnë ujë në këtë ghat. Kjo skenë tregon traditën e dhënies ujë lopëve këtu. Në shekullin e XII ky ghat shënonte skajin jugor të qytetit. Si një relike simbolike e asaj periudhe mund të shihet Patan Darwaza që gjendet në afërsi. Në pjesën e sipërme të ghatit, në një kompleks të stërmadh tempullor gjenden imazhet e Hanumanit, Lakshmi Narayanas, Mukha Nirmalika Gaurit, mjaft Shiva linga dhe një dhomë e Shitalas, ashtu si dhe imazhin e sapo shtuara të Santoshi Matas. Në këtë ghat ndodhet një imazh një metër i një lope (Gaya/Gaia), që simbolizon tokën, prej nga ka rrjedhur emri Ghati Gaya. Ritualet dhe festat e lidhura me këtë ghat, të simbolizuara nga Gaya, të kujtojnë teorinë e Gaias së James Lovelock-ut që merrej me “Tokën si një Organizëm i Gjallë” – rregullat jetësore në Tokë. Lovelock thotë se realizimi më i madh në një jetë është faza ku “vetë jeta është një përvojë fetare”.[58] Pjesa jugore e ghatit u bë me shkallë puka në fillim të shekullit të XIX nga mbreti i Nepali, Rana Shamasherbahadur-i, ndërsa pjesa veriore e ghatit u bë me shkallë puka, po në këtë periudhë, nga Balabai Shitole, gruaja e Malavaji Narasimha Rao Shitole, ministri i financave të shtetit të Gwaliorit. Balabai Shitole e zgjati këtë ghat në drejtim të veriut, pjesa e të cilit ndonjëherë quhet Ghati Balabai. Në këtë vend ndodhet Tempulli i Badri Narayanas, që i ka dhënë dhe emrin Ghati Badrinarayana. Në pjesën e sipërme të zonës jugore ndodhet një pallat, i ndërtuar nga mbretit i Nepalit, mbi tarracën e të cilit ndodhen tre faltore të Shivës; Në pjesën veriore ndodhet një ndërtesë e madhe dhe Tempulli Lakshmi Narayana. Në vitin 1940 Pallati i Nepalit u ble nga Dalmia, një industrialiste e famshme, për ditët e fundit të nënës së saj në Varanasi. Ky pallat tani quhet Dalmia Bhavan dhe tashmë përdoret si një shtëpi pritjeje dhe një pjesë e tij si shkollë fëmijësh. Një pjesë e ndërtesës përdoret si shtëpi me qera. Në vitin 1965 qeveria e Uttar Pradeshit bëri riparimin si dhe të gjithë ghatin me shkallë puka. Me rastin e ditës së hënës së plotë të Paushit (dhjetor-janar), zhvilloht një festë e veçantë në nder të Vishnut në formën e Nara-Narayanas. Gjithashtu, në ditën e 3-të të Vaishakhas (prill-maj) zhvillohen një ceremoni banje të shenjtë.
Ghati Badri Nayarana
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Badri Narayana ndodhet në koordinatat 25°19.123′N 83°01.352′E / 25.318717°N 83.022533°E (qendra e Ghatit Badri Narayana) i shtrirë në një sipërfaqe prej 0.023 hektarësh. Pronësia e tempullit përgjatë ghatit zotërohet nga Trusti i Tempullit Badrinath; shtëpitë dhe pronat e tjera zotërohen nga banorët, ndërsa zona e ghatit zotërohet nga Korporata Bashkiake. Ky ghat ishte i njohur si Ghati Mahatha/Matha ose Ghati Balabai. Balabai i Gwaliorit ndërtoi shkallët puka të këtij ghati në fillim të shekullit të XIX. Korporata Bashkiake në fillim të shekullit të XX bëri riparimet dhe zgjerimin e punimeve. Në vitin 1988 Departamenti i Vaditjes së Qeverisë së Uttar Pradeshit e bëri atë me shkallë puka. Për shkak të pranisë së Tempullit të Badri Narayanas ghati është njohur me këtë emër ku badri do të thotë vend, ndërsa narayana hyjni. Ky tempull kopjon tempullin origjinal të Badrinathas në Kumaun Himalaya (Uttaranchal); ky është një shembull i zhvendosjes hapsinore të siteve të shenjtë të gjithë Indisë në Varanasi. Njerëzit besojnë se duke bërë banjë në këtë ghat ka të njëjtat vlera si siti origjinal akullnajor i Tempullit Badri Narayan në Himalaje. Vendet e shenjta të lidhura me bregun ujor sipas burimeve puranike janë Nageshvra Tirtha dhe Narayana Tirtha. Me rastin e ditës së hënës së plotë gjatë Paushas (dhjetor-janar), zhvillohet një festë e veçantë në nder të Vishnut në formën e Nara-Narayanas. Gjithashu, në ditën e 3-të të Vaishakhas (prill-maj) këtu zhvillohet një ceremoni banje të shenjtë.
Ghati Trilocana
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Trilocana gjendet në koordinatat 25°19.162′N 83°01.368′E / 25.319367°N 83.022800°E (Qendra e Ghatit Trilocana) dhe 25°19.160′N 83°01.364′E / 25.319333°N 83.022733°E (Tempulli Trilocaneshvara). Zona e Ghatit Trilocana është e ndarë në tre terrene që shtrihen në një sipërfaqe prej 0.02 hektarësh. Emri i ghatit ka rrjedhur nga linga e famshme e Shivës, Trilocana (“tre-syrëshi”), e quajtur Trilocaneshvara. Imazhi i Trilocaneshvara i referohet “Syrit të Tretë” të Shivës. Historia e tempullit arrin që nga periudha midis shekujve të IX dhe të XII siç lartësohet në literaturën puranike. Te Kashi Khanda dhe shkrime të tjera të të njëjtës kohë gjenden shumë vargje me lavde për këtë ghat si dhe vendin e shenjtë buzë ujit të lidhur me të, Pilapippala Tirtha.[59] Në Periudhën Gahadavala, rreth vitit 1100, ky ghat ishte një vend i shquar për banja dhe rituale të shenjta. Megjithatë, bashkë me tempuj të tjerë të rëndësishëm të Vanarasit, ky u shkatërrua në vitin 1669 me urdhër të perandorit mogul Aurangazeb. Ghati u rindërtua rreth vitit 1740 nga Narayana Dikshiti me më vonë në vitet 1772 dhe 1795 Nathu Bala Peshava i Punes e bëri atë me shkallë puka dhe riparoi Tempullin e Trilocaneshvaras, ku ri-vendosi imazhet e vjetra. Struktura e sotme u ndërtua nga Rama Devi në vitin 1965. Hyrja kryesore e tempullit është e drejtuar nga jugu. Bazuar mbi një platformë drejtkëndore, në të dy anët, lindje dhe perëndim ndodhen harkada ku mund të qëndrojnë pelegrinët. Kreu i shenjtërores përmban një kullë piramidale (Shikhara) që përbëhet nga 140 piedestale miniaturë në gjashtë shkallë për të mbajtur një kalasha të madhe. Dizajni dhe detajet e kësaj kulle tregojnë se duhet të ketë qenë Kala Bhirava. Pjesa qendrore përbëhet nga dy dhoma, te e para prej tyre ndodhet Trilocaneshvara linga në enë dhe në këndin perëndimor ndodhet imazhi i Annapurnas. Kjo dhomë është e bashkangjitur me një tjetër dhomë, ku ndodhet Valmikeshvara dhe në afërsi të saj është një enë që përmban 11 linga që së bashku përfaqësojnë Ekadasha Rudrasin. Në afërsi ndodhet Hanumani dhe Nandi. Në murin verior, duke vijuar verandën e ecjes circumambulatore, ndodhen imazhet e Sarasvatit, Hanumanit bashkë me Lakshamanan dhe Raman, Vishnun, Hanumanin dhe diskun e Aruna Adityas (perëndia e diellit). Në dhomën jug-lindore ndodhen imazhet e Varanasi Devit, Moda Vinayakas dhe Suryas. Këtu vetë qyteti është antropomorfizuar si hyjneshë. Në pavjonin jugor ndodhen Pancamukhi Naksatreshvara (zoti me 5 koka i yjësisë) dhe një imazh i Vishnut nga shekulli i XII. Në këndin veri-perëndimor ndodhet një pus i ngusht, që kopjon Padodakakupan. Në muajin e Vaishakhas (prill-maj) është një traditë e veçantë banje të shenjtë dhe hedhja e syve te Trilocaneshvara. Festimi i përvitshëm në këtë tempull zhvilohet në ditën e 3-të të dyjavore të këtij muaji.
Ghati Gola
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Gola gjendet pranë ghateve Sakka dhe Phuta në koordinatat 25°19.184′N 83°01.387′E / 25.319733°N 83.023117°E (qendra e Ghatit Gola) dhe bashkë me Ghatin Nandishvara shtrihen në një sipërfaqe perj 0.075 hektarësh. Që nga fundi i shekullit të XII Ghati Gola përdorej si një pikë ndalimi e anijeve dhe ishte i njohur pë një numër hambarësh (gola), prej nga e ka marrë emrin e tanishëm. Megjithatë, pas hapjes së urës në Ghatin Raj në vitin 1887 siti e humbi rëndësinë e tij dhe me kalimin e kohës u braktis. Në literaturën puranike përmendet prania në këtë ghat e Pisegila Tirthas, ndërsa në krye gjendet faltorja e Burgu Kesavas (Vishnu). Korporata Bashkiake, me mbështetjen e Departamentit të Vaditjes së Qeverisë së Uttar Pradeshit, e ka restauruar dhe ka ndërtuar shkallët puka në vitin 1988. Ky ghat nuk ka rëndësi kulturore dhe fetare. Një pjesë e këtij ghati përdoret nga larësit për larjen e rrobave.
Ghati Nandishvara/Nandu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në këtë ghat, në pjesën e sipërme ndodhet Tempulli i Nandishvaras, që e ndërtuan banorët vendorë me përpjekje të përbashkëta në fillim të shekullit të XIX. Një pjesë e tij u bë me shkallë puka nga Dvarikanath Chakravorty (i Bhavanipurit, nga Bengali Perëndimor) në vitin 1940; që ndërtoi gjithashtu një banesë. Nga bregu deri në pjesën e sipërme ka shkallë guri dhe në rrugën në anën e djathtë mbi një platformë ndodhet një kompleks prej mjaft faltoresh dhe tempujsh të vegjël, që përfishjnë edhe një faltore të Bhrigu Keshavit (Vishnu). Në vitin 1988 Departamenti i Vaditjes i Qeverisë së Uttar Pradeshit e bëri këtë ghat me shkallë puka. Në të kaluarën e afërt është hapur një vend ndeshjesh (akhara), i emërtuar Nandishvara Akhara, ku bëhet trajnim mbi stilin indian të luftimit dhe artin e formimit të trupit. Zona e ghatit është e zënë nga bërësit e shportave dhe shkopinjve, një kastë profesioniste e konsideruar e hierarkisë së ulët. Ghati Nandishvara gjendet pranë ghateve Sakka dhe Phuta në koordinatat 25°19.214′N 83°01.390′E / 25.320233°N 83.023167°E (qendra e Ghatit Nandishvara) dhe bashkë me Ghatin Gola shtrihen në një sipërfaqe perj 0.075 hektarësh.
Ghati Sakka
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Sakka gjendet në koordinatat 25°19.233′N 83°01.392′E / 25.320550°N 83.023200°E (qendra e Ghatit Sakka) dhe bashkë me Ghatet Telianala dhe Phuta (Naya) shtrihet në një sipërfaqe prej 0.045 hektarësh. Duke marr parasysh praninë e vendit të shenjtë anës ujit të Pranava Tirthas, siç përshkruhet në literaturën puranike, kjo zonë u zhvillua në një grup ghatesh në fundin e shekullit të XVIII. Më vonë ky ghat u quajt Ghati Sukka ose Sakka. Ghati u bë tërësisht me shkallë puka nga Departamenti i Vaditjes së Qeverisë së Uttar Pradeshit në vitin 1988. Pranë këtij ghati është Trusti Haridas Sevashram (Mukimganj), që përmban imazhin e Balacandreshvara Shivës. Përveç një faltoreje nuk ka ndonjë ndërtesë tjetër domethënëse fetare. Pjesa më e madhe e ghatit është e zënë nga kasta e larësve të rrobave.
Ghati Telianala
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Telianala bashkë me Ghatet Sakka dhe Phuta (Naya) shtrihet në një sipërfaqe prej 0.045 hektarësh. Sipas legjendave mbizotërimi i një bashkësie vajë-shtypësish (teli) të ngulitur përgjatë kanalit (nala) të lashtë pranë që i ka dhënë emrin Ghatit Telianala. Historiciteti i këtij ghati është i dukshëm nga një prej pikturave të shekullit të XVII-XVIII të ruajtur në muzeun Savai Mansingh (Jaipur, Raxhastan), ku duken ghati dhe kanali kullues. Prinsep-i (1822) e ka paraqitur po ashtu këtë ghat. Kanali i vjetër kullues u mbyll në vitin 1988, kur Departamenti i Vaditjes së Qeverisë së Uttar Pradeshit ndërtoi shkallët puka të ghatit. Ky ghat nuk ka domethënie fetare, përveç pranisë së vendit të shenjtë pranë ujit, i përmendur në literaturën puranike, Hiranyagarbha Tirtha. Tani për tani ghati është i zënë nga kasta e larësve për larjen e rrobave.
Ghati Naya/Phuta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Phuta gjendet në koordinatat 25°19.271′N 83°01.400′E / 25.321183°N 83.023333°E (qendra e Ghatit Phuta) dhe bashkë me Ghatet Sakka dhe Telianala shtrihen në një sipërfaqe prej 0.045 hektarësh. Në tekstet mesjetare, lidhur me këtë ghat janë përmendur vendi i shenjtë buzë ujit, Gopratara Tirtha dhe një idhull i Gopratateshvaras. Emri i mëparshëm i Ghatit Naya ka qenë Ghati Phuta ose Phuteshvara referuar faltores së Phuteshvara Shivës, që është akoma një vend i shenjtë aktiv në zonë. Thuhet se gjatë shekullit të XVIII ghati u braktisë (Phuta), por më vonë u restaurua dhe mori një formë të re (Naya), që tregon se si i ka marr emrat Ghati Phuta dhe më pas Ghati Naya. Këtë ghat e përmend gjithashtu edhe Prinsep-i (1822). Në vitin 1940 Narsingh Japala, një banor i pasur i Chainpurit (Bhabhua e Biharit) e bëri atë me shkallë puka dhe ndërtoi gjithashtu një banesë. Greaves (1909) e përmend këtë ghati si Ghati Naya. Autoritetet qeveritare në vitin 1988 e bënë këtë ghat me shkallë puka.
Ghati Prahalada
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Prahalad ndodhet në koordinatat 25°19.343′N 83°01.701′E / 25.322383°N 83.028350°E (Tempulli Prahaladeshvara) dhe 25°19.342′N 83°01.709′E / 25.322367°N 83.028483°E (Tempulli Prahlada). Ghati dhe zona përreth duke përfshirë dhe kompleksin tempullor shtrihen në një shipërfaqe prej 0.02 hektarësh. Ky ghat është emërtuar sipas Prahladas, një ndjekës i shquar mitologjik i perëndisë Vishnu. Ky ghat përmendet në mbishkrimet Gahadavala të shekullit të XI-XII. Ai shtrihet mbi një gjatësi të madhe. Historiciteti i këtij ghati mund të gjurmohet nga një skicë e shekullit të XVIII e ruajtur në muzeun e Savai Man Singh-ut të II në Jaipur, që e glorifikon këtë ghat. Në vitin 1937, me ndërtimin e një ghati të ri të quajtur Ghati Nishada në qendër (ku gjendet Satsanga Akhara), ghati u nda në dy pjesë: pjesa jugore dhe ajo veriore. Në pjesën jugore gjenden Tempulli Prahladeshvara, Prahlada Keshava, Vidara Narsimha, Varada dhe Picindala Vinayakat. Përreth pjesës veriore gjenden Mahisasutra Tirtha, Svaralingeshvara, Yajna Varaha dhe Shivaduti Devi. Pjesa veriore (Ghati Nishada) u bë me shkallë puka në vitin 1988 nga Departamenti i Vaditjes së Qeverisë së Uttar Pradeshit; zona e ghatit është e mbizotëruar nga kasta e larësve. Sherring-u e ka përshkruar atë si: “një vend piktoresk që zotëron një pamje të bukur të qytetit dhe rrethinave të tij”.[60] Ghati u bë me shkallë puka në fillim të shekullit të XX nga Këshilli i Qytetit. Mes tempujve të tjerë në afërsi të tij janë Narsimha, Jagannatha dhe Shitala. Sipas historisë gojore shenjti-poet i madh i shekullit të XVI, Tulasi, ka jetuar gjithashtu këtu në fundin e shekullit të XVI. Në përkujtim të pranisë së tij, këtu është ndërtuar Tempulli Tulasidasa. Gjatë pesë ditëve të fundit të Vaishakhas (prill-maj), zhvillohet një festë madhështore teatrale në nder të shfaqjes së Narsimhas (forma e “luanoro-njerzore” e Vishnut) në një shkallë masive në Tempullin e Prahladeshvaras. Kulmi i saj arrin gjatë ditës së hënës së plotë (gjatë ditës së 14-të të muajit të vaishakhas). Ky është një ghat shumë aktiv, që tërheq një mas të madhe besimtarësh hindu nga vendet e afërta për të zhvilluar një larmi festash dhe ritualesh.
Ghati Raja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Raja dhe zonat e afërta monumentale ndodhen në koordinatat 25°19.434′N 83°01.909′E / 25.323900°N 83.031817°E (Ghati Raj, qendra lindore e Tempullit Ravidas) dhe shtrihen në një sipërfaqe prej 0.07 hektarësh. Pranë këtij ghati qëndrojnë mbetjet e Fortesës Gahadavala, ku ndodhen faltoret e Rajaputa Vinayakas dhe Bhainsasuras. Pjesa veriore e këtij ghati është përmendur në mitet e hershme puranike si Ghati Vedeshvara, ku tani ndodhen shumë pemë dhe një vend ndeshjesh, ku skena mbizotërohet nga buajt e ujit të zotëruar nga barinjtë-mjelës. Në mbishkrimin Mauryan ky ghat është përshkruar si vendi i shenjtë dhe një pikë ankorimi. Dëshmitë arkeologjike tregojnë banimin e zonave të afërta gjatë shekullit të VIII p.e.s. Rëndësia e tij si ghat ankorimi u mbajt deri më 1 janar 1887, kur u ndërtua Lord Duffrin Bridge. Në vitin 1948 emri i urës ndryshoi në Ura Malaviya sipas emrit të themeluesit të Banaras Hindu University, Madan Mohan Malaiya. Në mbishkrimet Gahadavala (rreth vitit 1100) ky ghat është përshkruar po ashtu si një vend i shenjtë dhe si pikë ankorimi. Të lidhura me këtë ghat janë katër tirtha ujore: Sankhya, Uddalaka, Hayagriva dhe Nilagriva Tirtha. Deri në shekullin e XII ky ishte një ghat shumë aktiv për festat fetare dhe transportin lumor, megjithatë që atëherë qyteti u zgjerua në drejtim të jugut dhe me kalimin e kohës ghatet e tjera u bënë më të rëndësishme.
Deri në vitin 1988 ghati ishte në baltë të hapur natyrore, por në këtë vit qeveria e Uttar Pradeshit e bëri këtë ghat me shkallë puka. Madje edhe pjesa veriore është e tillë. Në krye të tij në vitin 1986 u ndërtuar një tempull i shenjtit-këpucar Ravidasa (1388-1518), që kishte lindur në skajin jugor të qytetit në fshatin Sir Karahia; në këtë vend ditëlindja e tij festohet gjatë ditës së hënës së plotë të Maghas (janar-shkurt). Në këtë ghat ndodhen katër tirtha ujore (vende të shenjta), Sankha, Uddalaka, Hayagriva dhe Nilagriva. Në pjesën veriore të këtij ghati ndodhen dy manastire dhe një tempull i Badri Narayanas. Pranë Tempullit të tanishëm të Ravidasit është një faltore e vogël e Mahisasuras, “një demon-buall” i vrarë nga hyjnesha dhe më pas i shndërruar në një ndihmës hyjnor. Sipas legjendës popullore, më vonë shpirti i demonit adhuroi Shivën dhe hyjneshën, prej nga është bërë traditë që ai të adhurohet. Përveç trustit tempullor dhe organizatave publike vendore, që kujdesen për kompleksin, nuk ka plane apo programe të veçanta veprimi për ruajtjen e tij. Ndërtimi i Gopal Govardhan Puja Sansthan-it në Ghatin Raj është i paligjshëm, jo vetëm se është ndërtuar në bregun e lumit të ghateve në Varanasi pas vitit 2000, por në radhë të parë sepse është ndërtuar brenda 100 metrave të një monumenti (LalKhan ka Roza/Maqbara) të mbrojtur nga Archaeological Survey of India (ASI), duke shkelur kështu Aktin e Monumenteve Kombëtare të vitit 1958. Megjithë dy ankesat e bëra nga ASI (më datë 10.10.2000 dhe 30.10.2003), Autoriteti i Zhvillimit të Varanasit nuk ka ndërmarr ndonjë veprim për të prishur këtë strukturë të paligjshme. Për shkak të mos kryerjes së veprimit konkret nga AZhV-së, ndërtuesit dërguan madje edhe një padi në gjykatën e Komisionerit Divizional më 31 mars 2011.
Ghati Balaji
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më parë i njohur si Ghati Amrita Rao, u bë së pari nga prijësi i parë Marathas, Gajirao Balaji rreth vitit 1720. Ai u rindërtua me pllaka guri nga Amrita Rao Peshava gjatë viteve 1780 – 1807. Në krye të shkallëve të larta prej guri ai ndërtoi katër tempuj të Amritesvaras, Vinayakesvaras, Nayanesvaras dhe Gangesvaras si dhe katër faltore ndihmëse bashkë me rikonstruksionin e Prabhasa Trithas në vitin 1780. Ghati Raja gjendet në koordinatat 25°18.245′N 83°00.521′E / 25.304083°N 83.008683°E (qendra e pallatit të Ghatit Raja). Zona kryesore e shenjtë ghati dhe kompleksi tempullor shtrihen në një sipërfaqe prej 0.30 hektarësh. Ghati u shndërrua me nivelimin dhe disa struktura të ndërtuar nga Rajirao Balaji rreth vitit 1720. Ky u rindërtua me pllaka guri nga Amrit Rao Peshva gjatë viteve 1780-1807, që jetonte në Vanarasi si i syrgjynosur nga autoritetet britanike. Amrit Rao ka ndërtuar gjithashtu katër tempujt e Amriteshvaras, Vinayakeshvaras, Narayaneshvaras dhe Gangeshvaras, si dhe katër faltoret dytësore bashkë me rikonstruksionin e Prabhasha Tirthas në vitin 1780. Më herët ghati quhej Ghati Amritarao siç përmendet nga James Prinsep (1821 dhe 1831) dhe Edwin Greeves (1909), por Moti Chandra (1931) e ka përshkruar me emrin “Ghati Raja”. Në pjesën veriore ndodhet pallati, ndërsa në pjesën jugore ësthë Annapurna Matha. Këta dy seksione janë të ndarë nga shkallët. Deri në vitin 1980 kishte një traditë për të ushqyer brahminët, studentët e sanskritishtes, asketikët etj., pro kur INTACH nisi programin e saj dhe Clarks Hotel filloi ta përdor atë për promovimin e një grupi të veçantë turistësh, traditat e mëparshme u braktisën. Në vitin 1965 qeveria e Uttar Pradeshit e ka rikonstruktuar këtë ghat dhe ka ndërtuar shkallët e bërë prej guri të kuq. Në zonën e hyrjes kryesore është ndërtuar një mensë që është e rezervuar ekskluzivisht për brahminët. Mensa është një ndërtesë dy katëshe me tarracë. Në çdo kat ndodhet një kuzhinë, një depo dhe një sallon i madh hipostil me një oborr katror në qendër. Tashmë Clarks Hotel organizon evente të larmishme kulturore si Ritualin Ganga Arati (“festa e llampave me vaj në nder të Gangas”). Në tarracën e kompleksit të ndërtesës ndodhen tre tempuj: i Annapurnas, Lashminarayanas dhe Shivës.
Ghati Adi Keshava
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në mbishkrimin Ghadavala (rreth vitit 1100) ky ghat përmendet si Ghati Vedesvara. Ky mendohet të jetë vendi më i vjetër dhe zanafillor (Adi) i perëndisë Vishnu ( Kesava). Kompleksi tempullor i Adi Keshavas ka një vendosje të këndshme kullotësore të vendosur mbi bregun e pikëtakimit të lumenjve Varana dhe Gang. Ky ghat gjendet mes listave më të vjetra puranike të vendeve të shenjta në qytet. Ky vend i shenjtë është lavdëruar gjerësisht te Matsya Purana,[61] Vamana Purana[62] dhe Kashi Khanda[63] Ky ishte vendi i shenjtë më i parapëlqyer i mbretërve Gahadavala, siç dëshmohet nga mbishkrimi Gahadavala që thotë se: "një numër i madh rastesh ritualesh mbretërore në Varanasi përfshinin adhurimin e Adi Keshavas ose një zhytje në Gang në pikë-bashkimin e Varanas".[64][65] Ghati u bë me shkallë puka në vitin 1790 nga Divani i shtetit Scindia. Sipas një legjende popullore pesë tirthat më të shenjta ujore përfaqësojnë pjesët e trupit të perëndisë: "Asi është koka; Dasasvamedha është kraharori; Manikarnika është kërthiza; Panchaganga janë kofshët; dhe Adi Keshava janë këmbët".[65] Kjo të kujton se Vishnu i vendosi për herë të parë këmbët në Varanasi këtu. Gjurmët e tij (Carana Paduka) në Tempullin Adi Keshava simbolizojnë këtë ngjarje; një palë gjurmë të tjera ndodhen në Ghatin Manikarnika. Larja në pikë-bashkimin e Varanës dhe Gangut si dhe vizitimi i Sangameshvaras ("Perëndia e pikë-bashkimit") konsiderohet se kanë një dobi të veçantë fetare, siç përmendet te Linga Purana: "Një lingam i shkëlqyer ka qenë vendosur nga Brahma në këtë pikë-takim. Njihet botërisht si Sangameshvara. Nëse një njeri do të bëhet i pastër duke bërë banjë në pikëtakimin e lumit hyjnor pastaj të adhuroi Sangamesan, ai nuk duhet ti trëmbet rilindjes ".[66] Sangamesvara lingami gjendet në tempull bashkangjitur me Adi Keshavan; dhe nga pavjoni i Adi Keshava, mund të shihet poshtë në oborrin e Sangameshvaras. Pranë tij ndodhet Brahmeshvara lingami (një lingam me katër faqe) që besohet se është vendosur nga vetë Brahma ("Krijuesi"). Midis Ghatit Prahalada dhe Adi Keshava (nga jugu në veri) ndodhen dhjetë tirtha ujore që shtrihen përgjatë bregut: Sankha Madhava, Sasa, Laksminrsimha, Gopigivinda, Vindara Nrsimha, Yajna Varaha, Mara- Narayana, Vamana, Pranava dhe Dattatreyesvara. Ndërsa midis Ghatit Adi Keshava dhe pikëtakimit të Varanas ndodhen dymbëdhjetë tirtha ujore: Aditya Kesava, Ambarisa, Narada, Garuda, Mahalaksmi, Padma, Gada, Cakra, Sankha, Ksirabdhi, Svetadvipa dhe Padodaka. Në afërsi të Tempullit të Adi Keshavas gjenden Vinayakat: Cinatamani ("lehtësimi i shqetësimit") dhe Kharva ("xhuxhi"), si dhe Jnana Keshava ("dituria"), Prayaga lingami dhe Kesavaditta ("Dielli-Keshava"). Dita e banjës së Vamanas ("xhuxhi"; mishërimi i 5-të nga dhjetë mishërimet e Vishnut) festohet në shkallë të gjerë në Tempullin Adi Keshava gjatë ditës së 12-të të Bhadrapadas (gusht-shtator). Gjatë agimit dhe perëndimit mund të shihet pamja e mrekullueshme e pasqyrimit të dritës shumëngjyrëshe në lum. Panoramat që shihen gjatë mëngjesit, ku drita e diellit pasqyrohet mbi pallatet dhe ndërtesat e tjera, dhe në mbrëmje, ku hija e këtyre ndërtesave bie mbi lum, e bëjnë këtë një skenë unike.
Ghati Sant Ravidas
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Sant Ravidas (në gjuhën hindi: संत रविदास घाट) është ghati më jugor dhe më i madh në Varanasi.[67][68] Për shumicën e vizitorëve të Varanasit, është i njohur si një vend i rëndësishëm fetar për besimin Ravidassia me një park prej 25 akresh të njohur si Parku Sant Ravidas Smarak.[69][70][71]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ghati Ravidas u shpall si projekt në shkurt të vitit 2008,[72][73] gjatë Golden Palki Shobha Yatra në 2008 në Tempullin e Sant Ravidasit gjatë ditëlindjes së 631-të të shenjtit[74] dhe i inauguruar në vitin 2009 nga kryeministri Mayawati.[75][76]
Turizmi dhe kultura popullore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka një propozim për ofrimin e shërbimit të shëtitjes me balonë në Ghatin Sant Ravidas si një tërheqje turistike.[77] Ghati Sant Ravidas është një nga ghatet e vizituara shpesh për shlodhje dhe gjatë festave si Dev Deepawali dhe Ganga Mahotsav.[78][79] Ghati Sant Ravidas është afërsisht 13 minuta me makinë nga Shri Guru Ravidass Janam Asthani në Varanasi.[80] Vendi është i mirënjohur për turizmin fetar nga ndjekësit e Guru Ravidasit.[81]
Kremimet nëpër ghate
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ujërat e zeza të patrajtuara janë një burim i vazhdueshëm i ndotjes së lumenjve në Indi. Mbeturinat e qytetit dhe ujërat e zeza të patrajtuara janë burimi më i madh i ndotjes së Gangut pranë Ghateve të Varanasit.[82] Në traditat hindu, kremimi është një nga ritet e kalimit dhe Ghatet e Varanasit konsiderohen si një nga vendet e mbara për këtë ritual.[4] Në kohën e krmemimit ose "riteve të fundit", kryehet një "Puja" (lutje). Gjatë kremimit recitohen hymne dhe mantra për të shënuar ritualin. Manikarnika dhe Harishchandra Ghati i janë kushtuar ritualeve të kremimit. Në mënyrë të përvitshme, më pak se 2 në 1000 njerëz të cilët vdesin në Indi, ose 25,000 deri në 30,000 trupa kremohen në ghate të ndryshme të Varanasit; me një mesatare prej rreth 80 kremime në ditë. Kjo praktikë është bërë problematike për ndotjen që i shkakton lumit.[83] Në vitet 1980, qeveria e Indisë nisi një inisiativë për Pastrimin e Gangut, për ti pastruar kremimet dhe burimet e tjera të ndotjes nga ghatet e Varanasit. Në shumë raste, kremimi bëhet diku tjetër dhe vetëm hiri shpërndahet në lumë pranë këtyre ghateve.[84]
Kërcënimi i trashëgimisë së ghateve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si shumica e zonave urbane në Indi, Varanasi po ashtu përballet me trysninë e fortë të zhvillimit. Ndikimi i kësaj trysnie është më e rëndë në qendrën e qytetit të vjetër, ku është ndërtuar çdo centimetër dhe dendësia e popullsisë është tepër e lartë (400 deri në 500 banorë për hektarë). Trysnitë e zhvillimit mund të klasifikohen si në vijim: popullsia në rritje, ngushtimi i hapsirave, hapësirat e modifikuara urbane, trafiku në rritje, trysnitë e turizmit dhe pelegrinazhit, trysnitë mjedisore dhe kërcënimi i lumit Gang.
Ngushtimi i hapësirave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me rrigjen e popullsisë, është duke u rritur kërkesa për përdorimin e çdo cm. të hapësirës së lirë. Kjo është duke krijuar trysni për zëvendësimin e formave ekzistuese arkitekturore të bollshme me plane për përdorimin optimal të hapsirës. Parqet janë duke u bërë më të vegjël dhe po i hapin rrugë strukturave rezidenciale dhe komerciale prej betoni. Pemët janë duke u pakësuar gjithmonë e më shumë duke rrezikuar edhe disa që janë monumente natyrore madje. Legjislacioni në fuqi është i paaftë të parandaloi zënien e hapësirave të lira madje edhe brenda komplekseve tempullore, nga që janë vendosur pranë strukturave rezidenciale dhe komerciale, shpesh të nxitura për të plotësuar kërkesat e turizmit. Këto ndërtime gjithmonë e më shumë janë duke ja zën frymën një zonë tashmë të populluar dhe ndërtuar dendur. Legjislacioni është gjithashtu i paaftë për pengimin e vendeve ose ndërtesave për publike për qëndrimin e pelegrinëve, të quajtura “dharamshala”, nga shndërrimi në ndërtesa banimi. Këta trende janë duke shqetësuar dhe shkatërruar gjithmonë e më shumë bukurinë dhe harmoninë ekzistuese arkitekturore të trashëgimisë ndërtimore.
Hapësirat e modifikuara urbane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Modifikimi i hapësirave urbane në qytetin e vjetër të Varanasit mund të ndryshoi negativisht edhe jetën kulturore dhe fetare, për të cilën qyteti është i shenjtë dhe të shkatërroi destinacionet turistike – që janë burimet kryesore të të ardhurave për popullsinë e tij. Shumë nga këto janë ndërtesa të mundshme të trashëgimisë. Ato janë gjithashtu pjesë e një pronësie kolektive (si tempujt, ashramët, mathat etj.) ose janë të zëna nga qeramarrësit, duke e bërë kështu të vështirë mirëmbajtjen ose restaurimin e tyre. Në fakt, kur pjesë të këtyre ndërtesave rrëzohen, ato shpesh zëvendësohen me të ndërtime të reja, të lira dhe të ndryshme nga origjinali. Dhe shpesh këto përdoren si bujtina ose struktura të tjera turizmi që janë të papërshtatshme me nevojat fetare të qytetit dhe kapacitetin urban të një qendre të ngarkuar dhe kështu të destinuara të kenë një ndikim të rëndë në qëndrueshmërinë afat-gjatë të aseteve kulturore të qytetit. Kjo prirje, përgjatë viteve të ardhshëm, mund të kontribuoi në një shkatërrim të ngadaltë të ndërtesave të trashëgimisë së qytetit, duke çuar në një transformim të pamjes arkitekturore të qytetit të vjetër, dhe duke prekur harmoninë estetike dhe fetare të ghateve. Qyteti është me fat që shumë nga modifikimet e bëra përreth dhe brenda zonave të trashëgimisë nuk janë gjithëmonë të pakthyeshme, por disa raste të veçanta shkatërrimi, ose të ashtu quajturat “ri-ndërtime”, janë të pakthyeshme. Një rast i till është një pallat i vjetër në një nga ghatet më të fotografuara dhe të rëndësishme të qytetit. Ky pallat u shit në një zinxhir hotelesh dhe u shkatërra në mënyrë që të bëhej një hotel me pesë yje. Veprimtaria shkatërruese nuk mund të ndalohej pasi më parë nuk kërkoheshin leje për shkatërrimin e ndonjë ndërtese që zotërohej, dhe prone të veçuar të trashëgimisë. Autoriteti i Zhvillimit të Varanasit, me ankesën e një OJQ-je vendore dhe provat pasuese të sjella nga ajo, së fundmi ka ndërmarr një hap pozitiv në drejtim të ruajtjes së trashëgimisë arkitekturore të qytetit. Autoriteti e ka bërë të vështirë për zotëruesit e ndërtesave të trashëgimisë të kenë leje të veçanta për shkatërrimin e përpara modifikimit të ndonjë pjese të strukturës ekzistuese. Kjo ka penguar më tepër mundësin e shkatërrimit të pallatit dhe ka anulluar lejen e mëparshme të ndërtimit.
Popullsia në rritje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas censusit të vitit 2001, popullsia e qytetit ishte rreth 1.5 milionë. Censusi i parë i bërë në vitet 1828-29 nga James Prinsep regjistronte në tërësi prej 181,482 banorësh. Që nga viti 1921 qyteti ka regjistruar një rritje të vazhdueshme të popullsisë. Ndikimi i rëndë i migrimit nga zonat rurale në ato urbane në kërkim të jetesës më të mirë e ka mbajtur nivelin e rritjes së popullsisë të lartë, duke arritur në rreth 32.5% në vitet 1991-2001. Është projektuar që nga viti 2021 popullsia e qytetit ti kaloi 2.5 milionë banorët. Ka, për më tepër, një rrjedhje të përditshme të vlerësuar prej 30,000 banorësh në qytet. Bregu i lumit dhe zona e trashëgimisë së qytetit të vjetër është e populluar mjaft dendur (mbi 500 banorwha) dhe është këtu që trysnia e zhvillimit është duke ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme panoramët shoqëroro-kulturore të trashëgimisë së qytetit. Trashëgimia ndërtimore e qytetit, që është një burim i i paçmueshëm dhe i pa-zëvendësueshëm, sot është seriozish e kërcënuar. Administrata shtetërore dhe bashkiake kanë nisur përpjekjet për mbrojtjen dhe menaxhimin e zonave të trashëgimisë dhe po mendojnë të bëjnë disa kufizime në ndalimin e shkatërrimit të këtyre zonave, por është akoma larg nga ndalimi i degradimit të kësaj trashëgimie.
Trafiku në rritje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Popullsia në rritje ka çuar në bllokimin e trafikut, jo vetëm në orët e pikut, por në shumicën e orëve të ditës. Kjo ka rritur ndotjen akustike dhe smogun. Pasi rrugët në qytetin e vjetër nuk mund të zgjerohen, është e rëndësishme që shumë nga rrugët në qendrën e qytetit të bëhen shëtitore dhe zona këmbësorësh. Një pjesë e trafikut është shndërruar në qarkullim një drejtimësh, por më shumë rrugë kanë nevojë të bëhen një drejtimshe, në mënyrë që ta bëjë trafikun të të qarkulloi më lehtësisht. Këto prirje dhe ngjarje janë tregues të fortë se nëse nuk ndëryhet urgjentisht në legjislacion, duke monitoruar dhe vlerësuar ndikimin, prirjet e tanishme të degradimit arkitekturor do të bëhen të pakthyeshme. Synimi i emërimit të zonave të trashëgimisë së qytetit në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s është një hap i parë pozitiv në këtë drejtim.
Trysnitë e turizmit dhe pelegrinazhit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Varanasi ka qenë gjithmonë destinacioni më i rëndësishëm i turizmit kombëtar fetar, por trysnitë e turizmit të paqëndrueshëm nuk nuk burojnë nga ky segment i turizmit, përveç popullsisë në rritje që ai sjell. çdo vit më shumë se një milionë pelegrinë vijnë në këtë qytet dhe të gjithë lahen në lumin Gang, pasuar nga adhurimi në tempuj të ndryshëm. Turizmi dhe veprimtaritë e ndërlidhura janë një burim i rëndësishëm i të ardhurave për banorët, por është e rëndësishme të mbahet një zhvillim i turizmit të qëndrueshëm që është në harmon me atmosferën ekzistuese kulturore dhe fetare të qyteti. Disa përpjekje për ta ndalur këtë janë marrë nga autoritetet e shqetësuara nëpërmjet llojeve të përcaktuara të veprimtarive dhe organizimeve të promovuara dhe rivitalizimi i festave fetare. Qyteti i Varanasit dhe rajoni rreth tij (Kashi Kshetra) vizitohet nga mijëra hindu, budistë, xhainistë, shenjtë sufi dhe vizitorë të huaj çdo ditë. I njohur në botë si "qyteti i shenjtë" dhe "qyteti më i lashtë i banuar vazhdimisht", Varanasi dhe rajoni i tij është i pasur në trashëgimi arkitekturore dhe kulturore (që përfshin tempuj, faltore, pallate, matha, xhami, ashramë, dhe panaire, festa, performanca muzikore, tradita luftimi, artizanate, endjen e mëndafshit, sarit, Rama Lilat etj.), bukuritë natyrore. Jeta vendore kulturore dhe fetare e Varanasit bashkë me trashëgiminë arkitekturore dhe panoramën natyrore të lumit Gang përbëjnë një burim të pamat për turizmin e qëndrueshëm, si për të vetë indianëve ashtu dhe vizitorëve të huaj. Gjashtë muajt, nga tetori deri në mars, ka qenë gjithmonë stina kryesore për turizmin ndërkombëtar, por prirjet e fundit tregojnë një model të vazhdueshëm përgjatë gjithë vitit. Në fakt, trashëgimia fetare, kulturore, natyrore, arkitekturore dhe artizanale e Varanasit dhe veprimtaritë e lidhura ekonomike si pelegrinazhi, ritualet dhe mësimet fetare, arti, muzika, turizmi, strukturat mikëpritëse, endja e mëndafshit dhe tapeteve, punimi i metaleve, shkollat dhe universitetet etj. formojnë bazën e ekonomisë së qytetit të Varanasit. Midis turistëve ndërkombëtar që vizitojnë Varanasin, më shumë se 40% i përkasin katër vendeve, Japonisë, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë. Ndërsa japonezët e vizitojnë qytetin kryesisht për shkak të lidhjes së tij me Budën, që në vitin 528 p.e.s. bëri predikimin e tij të parë në Sarnath, britanikët janë të tërhequr kryesisht nga historitë koloniale të Indisë, gjermanët ndjekin perceptimin e tyre indologjik dhe francezët udhëhiqen nga aspektet estetike që zgjedhin këtë qytet si destinacion të tyre. Ka pasur një shtim të turistëve nga Australia, Italia dhe Zvicra. Turizmi i huaj është më së shumti stinor duke u përqëndruar në muajt korrik-shtator dhe pastaj përgjatë muajve të dimrit nga nëntori deri në mars. Ka gjithashtu shumë të huaj që janë vizitorët të rregullt çdo vit, që qëndrojnë për një periudhë të caktuar prej katër deri në gjashtë muaj çdo dimër. Llojet e turizmit ose studentëve të huaj që qëndrojnë në shtëpi qëndrimi të përhapura në të gjithë qytetin, zakonisht duan të mësojnë kulturën vendore dhe të përpiqen të integrohen me popullsinë vendore. Këta turistë janë aveturierë dhe gati për tu përshtatur me zakonet vendore. Ata zakonisht vijnë për të jetuar dhe përjetuar ajrinë kulturore të Varanasit ose për të mësuar muzikë, kërcim, yoga, ayurveda etj. Ky turizëm është një turizëm me ndikim të butë dhe shpesh në harmoni me shoqërinë, kulturën dhe mjedisin duke qenë i qëndrueshëm. Masa e turizmit ndikim-rëndë i qëndrimit dy ditor të luksit, që e shikojnë kulturën vendore si në muze, është kërcënimi i ri kryesor për mjedisin vendor urban dhe kulturor që është tërheqja e njëmendtë turistike. Trysnia për zhvillimin e këtij lloji të turizmit në qytetin e vjetër është e pamatë. Pasi zonat e trashëgimisë janë tërheqje e natyrshme për turistët, ka një prirje në rritje në qytet për ti përdorur pasuritë e trashëgimisë për mikëpritjen dhe qëllime komerciale që synojnë të kënaqin vetëm kërkesat e turistëve të huaj. Kur pasuritë e trashëgimisë janë në zona të gjera, veprimtari të tilla janë në harmoni me mjedisin e tyre. Ndikimi negativ i këtij turizmi mbi kulturën dhe ekonominë vendore shumëfishohet kru struktura të tilla mikëpritëse janë brenda zonave të trashëgimisë të populluara dendur, si ghatet, ku ata janë në mospërputhje me ajrinë shpirtërore dhe fetare të vendit dhe ku ato e mbingarkojnë kapacitetin e mjedisit urban dhe kulturor, burimet ujore, sistemin e kanalizimeve etj. Ky lloj turizmi nuk sjell përfitime ekonomike për qytetin, por vetëm për strukturat e pritjes së luksit. Meqë ky lloj turizmi sjell përfitime më të mëdha ekonomike për zotëruesit e këtyre strukturave, ata priren ta rrisin përdorimin e strukturave të trashëgimisë për ti përshtatur me këtë turizëm.
Trysnitë mjedisore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Argjila e pasur dhe me shumicë e ka mbajtur eko-sistemin e lumit akoma të paprekur, por rritja e trysnisë urbane dhe ndotja bujqësore kanë nisur ta ngushtojnë shtrirjen e përballueshme të sistemit lumor në minimum. Eko-sistemi lumor është duke u përballur me trysnitë e popullsisë në rritje në zonën e trashëgimisë buzë lumit dhe gjithashtu nga pjesë të tjera të qytetit, ujërat e zeza të të cilit derdhen drejtpërdrejt në lum. Është duke u përballur edhe nga ndotësit bujqësor nga fshatrat rreth qytetit. Megjithatë, afërsisht 80% e ndotjes së lumit Gang në Varanasi janë mbetjet urbane. Lumi dhe uji nëntokësor janë gjithashtu një burim i ujit të pijshëm për popullsinë që jeton në zonat e trashëgimisë. Lumi përballet me trysni shtesë gjatë ditëve të festave fetare kur miliona besimtarë lahen në të. Përkrahë kësaj, përdorimi në rritje i plastikës dhe materialeve të pashpërbëshme bllokojnë kanalizimet dhe ndotin ujin e tij. Në mënyrë që këto probleme të përballohen, kërkohen nisma politike me bazë të gjerë dhe duhet të zbatohen në mënyrë të përpiktë, duke monitoruar dhe vlerësuar ndikimin e legjislacionit mjedisor. Megjithëse në Indi ka mjaft ligje mjedisore, në të gjitha nivelet, si kombëtare ashtu dhe shtetërore, zbatimi i tyre racional është një çështje thelbësore. Aktet në nivel qendror përfshijnë marrjen me ndotjen e ujit, të detit, mbetjet e rrezikshme, rrezatimet, pesticidet ruajtjen e pyjeve dhe jetës së egër. Shteti i Uttar Preadeshit tashmë ka nxierë disa akte, por asgjë të lidhur drejtpërdrejt me çështjet kryesore mjedisore. Rreth 60% e gjithë ndotjes përqendrohet në bregun e lumit dhe zonën e afërt të qytetit të vjetër të Varanasit. Dendësia e popullsisë në këtë zonë është më shumë se 500 banorë për hektarë dhe numri i banorëve për shtëpi është rreth 10. Kjo zonë është pothuajse e zhveshur nga parqet dhe hapësirat e lira. Hedhja e mbetjeve të ngurta në çdo kënd rrugor i jep një pamje të padurueshme. Në qytet haset akoma përdorimi i qymyrit dhe drurit përveç djegjes së kufomave në zonat e dy ghateve të kremimit. Për shkak të ndotjes së ujit, në këtë zonë janë të zakonshme sëmundjet e lidhura me ujin.
Kërcënimi i Lumit Gang
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Standarti i pastërtisë i vendosur për Gangun nga ministria e mjedisit të Indisë është një maksimum oksigjenit biokimik është 3 miligramë për litër. Testet e zhvilluar gjatë Gangut tregojnë një nivel prej mbi 5.5 miligram për litër dhe fekalet llogariten në 5,000 deri në 10,000 për 100 litra ujë, ndërsa kufiri për këtë të fundit është vetëm 3,000 për 100 litra ujë. Në disa pika të derdhjes së ujërave të zeza fekalet e kalojnë nivelin 100,000 për 100 litra. Në vitin 1986 u krijua Autoriteti Qendror i Gangut (AQG) dhe paraqiti një master plan për pastrimin me Planin e Veprimit të Gangut tepër të përkrahur me një buxhet prej 293 milionë rupish (i barasvlefshëm me 18.5 milionë dollarë) për pesë vitet e para. Ai nisit funksionimin e tij në vitin 1988. Faza e dytë u planifikua për periudhën e viteve 1994-99 me një buxhet prej 491 milionë rupish (16.5 milionë dollarë), por nuk është zbatuar ndonjëherë. Faza e tretë, që përfshin edhe buxhetin e fazës së dytë, është një proces me një buxhet prej 2.080 miliardë rupish (45.2 milionë dollarë) që pritej që nga fundi i vitit 2000 të zbatohej. Masat përfshinin parandalimin e ndotjes, kontrollimin dhe shmangjen e derdhjeve, rritjen e kapacitetit të impianteve të trajtimit dhe mbi 30 skema të lidhura. Limitet kohore kanë kaluar tashmë dhe Gangu është akoma duke pritur që të pastrohet. OJQ-ja The Swatcha Ganga Campaign (SGC) në vitin 1982 duke u marr me ‘lëvizjen e pastrimit të Gangut, është një institucion gjerësisht i promovuar në këtë zonë. Në masa të ndryshme, këto agjensi duket se shqetësohen më shumë me krijimin e reputacionit në nivel vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar sesa me duke ndërmarr veprime vendimtare për të pastruar lumin. Është e dukshme se mbi bazën e burimeve dhe informacionit të dorës së parë që rreth një e katërta e fondeve të dhuruara u përdor ndërsa pjesa tjetër ka shkuar në xhepat e zyrtarëve. Ka një mungesë të pjesëmarrjes publike dhe mungesës së ndërgjegjësimit për problemet e lumit. Në të njëjtën kohë kanë dështuar edhe përpjekjet për të rigjallëruar etikën e vjetër teologjike të harmonisë me natyrën dhe shpirtin e vetë-mjaftueshmërisë. Zgjidhja e vetme është nëpërmjet ndërgjegjësimit publik të sensit qytetar dhe krijimit të karakterit moral në përpjekje për të shpëtuar simbolin kulturor të lumit Gang. Ndikimi në rritje i ndotjes dhe zvogëlimi i prurjeve të ujit në Gang së bashku e kanë shumëfishuar efektin në Varanasi. Nga fundi i marsit rritja e një ishulli të stërmadh rëre dhe zvogëlimi i menjëhershëm i nivelit të Gangut do të dalë shpejt si një kërcënim për ekzistencën e ghateve. Rreth një dekadë më parë gjerësia e lumit ishte 225–250 m., megjithatë ai arriti në rreth 60–70 m. Rrjedha kryesore ka humbur shpejtësinë e rrjedhës për shkak të volumit më të vogël dhe trysnisë së ujit. Thellësia e shtratit ka rënë pre në mënyrë drastike e depozitimeve. Kapaciteti natyror i lumit për të mbajtur shpejtësinë e rrjedhjes e kontrolluar rezulton se pranë Ghatit Asi, ghatit të parë, lumi tashmë e ka lënë bregun rreth 7–8 m. Prania e ghateve në Varanasi është në rrezik për shkak se vetë ekzistenca e Gangut është në rrezik.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Ghats of Ganga at Varanasi". Department of Culture, Varanasi. Marrë më 20 dhjetor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Pollution clogs India’s sacred Ganges river
- ^ Rob Bowden: The Ganges; 2003, Heinemann, ISBN 978-0-7398-6070-0
- ^ a b Diana Eck: Banaras: City of Light; Princeton University Press, ISBN 978-0-691-02023-5
- ^ "Ganga & ghats". National Informatics Centre. Marrë më 3 nëntor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ghats of Benares, 1–20". National Informatics Centre. Marrë më 3 nëntor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "Ghats of Varanasi, 41 to 60". National Informatics Centre. Marrë më 3 nëntor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ghats of Benares, 61 to 84". National Informatics Centre. Marrë më 3 nëntor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bansal, Sunita Pant (2008). Hindu Pilgrimage. Pustak Mahal. fq. 34–5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Pletcher, Kenneth (2010). The Geography of India: Sacred and Historic Places. The Rosen Publishing Group. fq. 159–60.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vinay. Matsaya Puran (në sanskritisht). Diamond Pocket Books. ISBN 81-288-0678-5, 9788128806780.
- ^ Vinay. Koorma Purana (në anglisht). Diamond Pocket Books. ISBN 81-288-2802-9, 9788128828027.
- ^ Vinay (2008). Padma Purana (në sanskritisht). Diamond Pocket Books. ISBN 81-288-1748-5, 9788128817489.
- ^ Vinay (2016). "Kashi Khanda". Skanda Purana (në anglisht). Diamond Pocket Books Pvt Ltd. ISBN 81-288-2277-2, 9788128822773.
- ^ Karunapati Tripathi, red. (1991–1998) [shek. i XII-XIV]. "संस्कृत एवं हिन्दी अनुवाद: Kashi Khanda". स्कन्द महापुराणम् Skanda Purana (në sanskritisht). Varanasi: Sampurnananda Sanskrit Vishvavidyalaya.
{{cite book}}
: Problem me|script-title=
: mungon parashtesa (Ndihmë!) - ^ "Allahabad High Court Order" (PDF). 29 korrik 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "हाईकोर्ट ने सरकार से वाराणसी के घाटों के सौंदर्यीकरण का प्रस्ताव मांगा नवभारत टाइम्स". indiatimes.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Greaves, Edwin (1909). Kashi: The City Illustrious or Benares. Allahabad: The Indian Press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Matthew Atmore Sherring (1868). Trübner & Company https://books.google.al/books?id=2udTAAAAcAAJ.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh|title=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Është injoruar "The Sacred City of the Hindus: An Account of Benares in Ancient and Modern Times" (Ndihmë!) - ^ Eck, Diana L. (1983). Banaras. The City of Light. New Delhi: Penguin India. fq. 223.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vinay (1990) [shek. XVI]. "Kāshi Kedara Mahatmya". ब्रह्मवैवर्त पुराण Brahmavaivart Puran (në sanskritisht). Diamond Pocket Books (P) Ltd. fq. vargjet 2.225-6. ISBN 81-288-0726-9, 9788128807268.
{{cite book}}
: Problem me|script-title=
: mungon parashtesa (Ndihmë!) - ^ Vinay. Matsaya Puran (në sanskritisht). Diamond Pocket Books. fq. 8. ISBN 81-288-0678-5, 9788128806780.
- ^ Court order No. - Case:- PUBLIC INTEREST LITIGATION (PIL) No. - 31229 of 2005 (PDF), Allahabad High Court, 14 mars 2013
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Karunapati Tripathi, red. (1991–1998) [shek. i XII-XIV]. "संस्कृत एवं हिन्दी अनुवाद: Kashi Khanda". स्कन्द महापुराणम् Skanda Purana (në sanskritisht). Varanasi: Sampurnananda Sanskrit Vishvavidyalaya. fq. vargjet=77.8-10 te 47-54.
{{cite book}}
: Problem me|script-title=
: mungon parashtesa (Ndihmë!) - ^ Vinay (1990) [shek. XVI]. "Kāshi Kedara Mahatmya". ब्रह्मवैवर्त पुराण Brahmavaivart Puran (në sanskritisht). Diamond Pocket Books (P) Ltd. ISBN 81-288-0726-9, 9788128807268.
{{cite book}}
: Problem me|script-title=
: mungon parashtesa (Ndihmë!) - ^ Vinay (1990) [shek. XVI]. "Kāshi Kedara Mahatmya". ब्रह्मवैवर्त पुराण Brahmavaivart Puran (në sanskritisht). Diamond Pocket Books (P) Ltd. fq. vargu 29.28. ISBN 81-288-0726-9, 9788128807268.
{{cite book}}
: Problem me|script-title=
: mungon parashtesa (Ndihmë!) - ^ Havell, E. B. (1999) [1905]. Benares, the Sacred City. Varanasi: Pilgrims Book House. fq. 118–9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Karunapati Tripathi, red. (1991–1998) [shek. i XII-XIV]. "संस्कृत एवं हिन्दी अनुवाद: Kashi Khanda". स्कन्द महापुराणम् Skanda Purana (në sanskritisht). Varanasi: Sampurnananda Sanskrit Vishvavidyalaya. fq. vargjet61.176-7.
{{cite book}}
: Problem me|script-title=
: mungon parashtesa (Ndihmë!) - ^ Vrinda Dar
- ^ Matthew Atmore Sherring (1868). The Sacred City of the Hindus: An Account of Benares in Ancient and Modern Times. Londër: Trübner & Company.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Karunapati Tripathi, red. (1991–1998) [shek. i XII-XIV]. "संस्कृत एवं हिन्दी अनुवाद: Kashi Khanda". स्कन्द महापुराणम् Skanda Purana (në sanskritisht). Varanasi: Sampurnananda Sanskrit Vishvavidyalaya. fq. vargjet 52.1-10, 61.38.
{{cite book}}
: Problem me|script-title=
: mungon parashtesa (Ndihmë!) - ^ Karunapati Tripathi, red. (1991–1998) [shek. i XII-XIV]. "संस्कृत एवं हिन्दी अनुवाद: Kashi Khanda". स्कन्द महापुराणम् Skanda Purana (në sanskritisht). Varanasi: Sampurnananda Sanskrit Vishvavidyalaya. fq. vargjet 61.36-38.
{{cite book}}
: Problem me|script-title=
: mungon parashtesa (Ndihmë!) - ^ a b Eck, Diana L. (1983). Banaras. The City of Light. Penguin India. fq. 228.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "18th Century Observatories of Maharaja Sawai Jai Singh II". Hardwick University. Marrë më 2 tetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ Havell, E. B. (1999) [1905]. Benares, the Sacred City. Varanasi: Pilgrims Book House. fq. 130.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vinay (1991–1998) [shek. i XII-XIV]. "संस्कृत एवं हिन्दी अनुवाद: Kashi Khanda". përmbledhur nga Karunapati Tripathi (red.). स्कन्द महापुराणम् Skanda Purana (në sanskritisht). Varanasi: Sampurnananda Sanskrit Vishvavidyalaya. fq. vargjet 60.137-8.
{{cite book}}
: Problem me|script-title=
: mungon parashtesa (Ndihmë!) - ^ Eck, Diana L. (1983). Banaras. The City of Light. New Delhi: Penguin India. fq. 239.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Eck, Diana L. (1983). Banaras. The City of Light. New Delhi: Penguin India. fq. 246.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vinay (2008). Padma Purana (në sanskritisht). Diamond Pocket Books. fq. 1.33.14. ISBN 81-288-1748-5, 9788128817489.
- ^ Naradiya Purana. Bombaj: Venkateshvara Press. 1923 [shek i XI]. fq. 11.48.67.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vinay. Matsaya Purana (në sanskritisht). Diamond Pocket Books. fq. 182.23-24. ISBN 81-288-0678-5, 9788128806780.
- ^ Vinay (1991–1998) [shek. i XII-XIV]. "संस्कृत एवं हिन्दी अनुवाद: Kashi Khanda". përmbledhur nga Karunapati Tripathi (red.). स्कन्द महापुराणम् Skanda Purana (në sanskritisht). Varanasi: Sampurnananda Sanskrit Vishvavidyalaya. fq. 30.84-85.
{{cite book}}
: Problem me|script-title=
: mungon parashtesa (Ndihmë!) - ^ Havell, E. B. (1999) [1905]. Benares, the Sacred City. Varanasi: Pilgrims Book House. fq. 169.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Ernest Binfield Havell (1905). Benares: The Sacred City; Sketches of Hindu Life and Religion. Blackie & Son. fq. 138.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Diana L. Eck (1982). Banaras: City of Light. Knopf. fq. 246. ISBN 0-394-51971-X, 9780394519715.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Matthew Atmore Sherring (1868). The Sacred City of the Hindus: An Account of Benares in Ancient and Modern Times. Trübner & Company. fq. 72.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ S. N. Khandelwal, red. (2014). "संस्कृत एवं हिन्दी अनुवाद = Kashi Khanda". Skanda Purana स्कन्द महापुराणम् (në sanskritisht). Vëll. IV. Chowkhamba Sanskrit Series Office. fq. 51.108. ISBN 9788170804475.
{{cite book}}
: Problem me|script-title=
: mungon parashtesa (Ndihmë!) - ^ a b c Tavernier, Jean-Baptiste (1977) [1889]. William Crooke (red.). Travels in India (në anglisht). Përkthyer nga V. Ball (bot. botimi i III). New Delhi: Macmillan.
- ^ a b Greaves, Edwin (1909). Kashi: The City Illustrious or Benares. The Indian Press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vinay (1991–1998) [shek. i XII-XIV]. "संस्कृत एवं हिन्दी अनुवाद: Kashi Khanda". përmbledhur nga Karunapati Tripathi (red.). स्कन्द महापुराणम् Skanda Purana (në sanskritisht). Varanasi: Sampurnananda Sanskrit Vishvavidyalaya. fq. 100.68-72.
{{cite book}}
: Problem me|script-title=
: mungon parashtesa (Ndihmë!) - ^ Karunapati Tripathi, red. (1991–1998) [shek. i XII-XIV]. "संस्कृत एवं हिन्दी अनुवाद: Kashi Khanda". स्कन्द महापुराणम् Skanda Purana (në sanskritisht). Varanasi: Sampurnananda Sanskrit Vishvavidyalaya. fq. vargjet 59.120-1 dhe 61.243-4.
{{cite book}}
: Problem me|script-title=
: mungon parashtesa (Ndihmë!) - ^ Moti Chandra (1962). Kashi ka Itihas [Historia e Kashit] (bot. botimi i II-të). Bombaj: Vishvavidyalaya Prakashan. fq. 226.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bridget Allchin (1966). The stone-tipped arrow: late stoneage hunters of the tropical old world. Phoenix House. fq. 129–32. ASIN B0000CN8P3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Karunapati Tripathi, red. (1991–1998) [shek. i XII-XIV]. "संस्कृत एवं हिन्दी अनुवाद" Kashi Khanda. स्कन्द महापुराणम् Skanda Purana (në sanskritisht). Varanasi: Sampurnananda Sanskrit Vishvavidyalaya. fq. 60–61.
{{cite book}}
: Problem me|script-chapter=
: mungon parashtesa (Ndihmë!); Problem me|script-title=
: mungon parashtesa (Ndihmë!) - ^ Karunapati Tripathi, red. (1991–1998) [shek. i XII-XIV]. "संस्कृत एवं हिन्दी अनुवाद: Kashi Khanda". स्कन्द महापुराणम् Skanda Purana (në sanskritisht). Varanasi: Sampurnananda Sanskrit Vishvavidyalaya. fq. vargjet 59.116-144.
{{cite book}}
: Problem me|script-title=
: mungon parashtesa (Ndihmë!) - ^ Karunapati Tripathi, red. (1991–1998) [shek. i XII-XIV]. "संस्कृत एवं हिन्दी अनुवाद: Kashi Khanda". स्कन्द महापुराणम् Skanda Purana (në sanskritisht). Varanasi: Sampurnananda Sanskrit Vishvavidyalaya. fq. vargjet 59.116-59.144.
{{cite book}}
: Problem me|script-title=
: mungon parashtesa (Ndihmë!) - ^ Matthew Atmore Sherring (1868). Londër: Trübner & Company https://books.google.al/books?id=2udTAAAAcAAJ.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh|title=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Është injoruar "The Sacred City of the Hindus: An Account of Benares in Ancient and Modern Times" (Ndihmë!) - ^ Lovelock, James (1995) [1988]. Ages of Gaia. Oxford University Press. ISBN 0-393-31239-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vinay (1991–1998) [shek. i XII-XIV]. "संस्कृत एवं हिन्दी अनुवाद" Kashi Khanda. përmbledhur nga Karunapati Tripathi (red.). स्कन्द महापुराणम् Skanda Purana (në sanskritisht). Varanasi: Sampurnananda Sanskrit Vishvavidyalaya. fq. 75.12, 18–10, 72–74.
{{cite book}}
: Problem me|script-chapter=
: mungon parashtesa (Ndihmë!); Problem me|script-title=
: mungon parashtesa (Ndihmë!) - ^ Matthew Atmore Sherring (1868). The Sacred City of the Hindus: An Account of Benares in Ancient and Modern Times. Trübner & Company. fq. 190.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vinay. Matsaya Purana (në sanskritisht). Diamond Pocket Books. fq. 185–86. ISBN 81-288-0678-5, 9788128806780.
- ^ A. S. Gupta, red. (1985) [shek. i VIII-IX]. Vamana Purana. Varanasi: All-India Kashi Raj Trust. fq. 3.34-50.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vinay (1991–1998) [shek. i XII-XIV]. "संस्कृत एवं हिन्दी अनुवाद" Kashi Khanda. përmbledhur nga Karunapati Tripathi (red.). स्कन्द महापुराणम् Skanda Purana (në sanskritisht). Varanasi: Sampurnananda Sanskrit Vishvavidyalaya. fq. 84.109, 51.44-82.
{{cite book}}
: Problem me|script-chapter=
: mungon parashtesa (Ndihmë!); Problem me|script-title=
: mungon parashtesa (Ndihmë!) - ^ Niyogi, Roma (1959). History of Gahadavala Dynasty. Kalkuta: Oriental Book Agency. fq. shtojca B.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Eck, Diana L. (1983). Banaras. The City of Light. New Delhi: Penguin India. fq. 233.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ J. L. Shastri, red. (1973) [shek i VIII-XII]. Linga Purana. Motilal Banarasidass. fq. 92.87-89.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ganga Mahotsav venue shifts to Sant Ravidas Ghat". The Times of India. 11 nëntor 2013. Marrë më 20 tetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "When some social groups decided to remove the silt in an area of 150 m between Assi and Ravidas Ghats along Ganga river in Varanasi, the tractor-trolleys were stopped by the local authorities on its way to Nagwa, where a space has been created to dump the garbage".
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "In Varanasi, 25 acres are being acquired for a Sant Ravidas Park". India Today. 28 korrik 1997. Marrë më 20 tetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The four went to Sant Ravidas Park and then to the Sant Ravidas ghat". Indian Express. Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2016. Marrë më 20 tetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The sites from ëhere samples were picked included Ravidas Park". The Times of India. 21 maj 2010. Marrë më 20 tetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "UP Chief Minister said she would provide Rs twenty crore to complete the construction of a ghat along the banks of the Ganga to be named after the 14th century saint Ravidas at Nagwa". dna. 21 shkurt 2008. Marrë më 20 tetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Uttar Pradesh Chief Minister Mayawati unveils the golden Palanquin, brought from Jalandhar, during her visit at Sant Ravidas Temple, in Varanasi on Thursday". Photogallery. 22 shkurt 2008. Marrë më 24 prill 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Maya's golden 'palki' reaches Varanasi". www.oneindia.com. 20 shkurt 2008. Marrë më 20 tetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rai, Manmohan; Bureau, ET (22 shkurt 2016). "Mayawati government took steps to honour and highlight the role of Sant Ravidas, like renaming Bhadohi to Sant Ravidas Nagar, constructing a Ravidas Ghat and Park in Varanasi and installing his statue there, building a Ravidas College in Faizabad and constituting an award in his name". The Economic Times. Marrë më 24 prill 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ravidas Ghat - Just a step away". The Times of India. 23 qershor 2009. Marrë më 20 tetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ IANS (16 qershor 2012). "U.P. plans to woo tourists with new attractions". The Hindu. Marrë më 20 tetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Experience the rich cultural heritage of Varanasi at Ganga Mahotsav". Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2020. Marrë më 18 nëntor 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "UP CM Akhilesh Yadav likely to inaugurate Ganga Mahotsav in Varanasi on Nov 22". I am in DNA of India (në latinisht). 27 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2015. Marrë më 20 tetor 2015.
- ^ "Ravidas Ghat to Shri Guru Ravidass Janam Asthan Mandir". Ravidas Ghat to Shri Guru Ravidass Janam Asthan Mandir. 5 tetor 2015. Marrë më 20 tetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "आज रविदास घाट पर होगा समाजसेवियों का सम्मान". dainikbhaskar. 22 shkurt 2016. Marrë më 27 shkurt 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ O. Singh: Frontiers in Environmental Geography; ISBN 978-81-7022-462-4, fq. 246-256
- ^ S. Agarwal: Water pollution; APH Publishing, ISBN 978-81-7648-832-7.
- ^ Gavin Flood: Rites of Passage; te Paul Bowen: Themes and issues in Hinduism; 1998, Cassell, London, ISBN 0-304-33851-6, fq. 270
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bansal, Sunita Pant (2008). Hindu Pilgrimage. Pustak Mahal. ISBN 9788122309973.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - Rob Bowden (2003). The Ganges. Heinemann. ISBN 978-0739860700.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Eck, Diana L. (1983). Banaras. The City of Light. Neë Delhi: Penguin India.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Ernest Binfield Havell (1905). Benares: The Sacred City; Sketches of Hindu Life and Religion. Blackie & Son.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Greaves, Edëin (1909). Kashi: The City Illustrious or Benares. Allahabad: The Indian Press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Moti Chandra (1962). Kashi ka Itihas [Historia e Kashit] (bot. botimi i II-të). Bombej: Vishvavidyalaya Prakashan.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Bridget Allchin (1966). The stone-tipped arrow: late stoneage hunters of the tropical old world. Phoenix House. ASIN B0000CN8P3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Niyogi, Roma (1959). History of Gahadavala Dynasty. Kalkuta: Oriental Book Agency. fq. shtojca B.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Pletcher, Kenneth (2010). The Geography of India: Sacred and Historic Places. The Rosen Publishing Group. ISBN 978-1-61530-142-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - O. Singh: Frontiers in Environmental Geography; ISBN 978-81-7022-462-4.
- Matthew Atmore Sherring (1868). The Sacred City of the Hindus: An Account of Benares in Ancient and Modern Times. Trübner & Company.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Tavernier, Jean-Baptiste (1977) [1889]. William Crooke (red.). Travels in India (në anglisht). Përkthyer nga V. Ball (bot. botimi i III). Neë Delhi: Macmillan.
- S. Agarwal: Water pollution; APH Publishing, ISBN 978-81-7648-832-7.
- Gavin Flood: Rites of Passage; te Paul Bowen: Themes and issues in Hinduism; 1998, Cassell, London, ISBN 0-304-33851-6.
- Vinay. Matsaya Puran (në sanskritisht). Diamond Pocket Books. ISBN 81-288-0678-5, 9788128806780.
- Vinay. Koorma Purana (në anglisht). Diamond Pocket Books. ISBN 81-288-2802-9, 9788128828027.
- Vinay (2008). Padma Purana (në sanskritisht). Diamond Pocket Books. ISBN 81-288-1748-5, 9788128817489.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- Vinay (2016). "Kashi Khanda". Skanda Purana (në anglisht). Diamond Pocket Books Pvt Ltd. ISBN 81-288-2277-2, 9788128822773.
- Vinay (1990) [shek. XVI]. "Kāshi Kedara Mahatmya". ब्रह्मवैवर्त पुराण Brahmavaivart Puran (në sanskritisht). Diamond Pocket Books (P) Ltd. ISBN 81-288-0726-9, 9788128807268.
{{cite book}}
: Problem me|script-title=
: mungon parashtesa (Ndihmë!) - Naradiya Purana. Bombaj: Venkateshvara Press. 1923 [shek i XI].
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - J. L. Shastri, red. (1973) [shek i VIII-XII]. Linga Purana (në anglisht). Delhi: Motilal Banarasidass.