House of the Dragon
House of the Dragon | |
---|---|
Gjinia | |
Krijuar nga | |
Bazuar në | Fire & Blood nga George R. R. Martin |
Luajnë | |
Kompozitori | Ramin Djawadi |
Shteti | Shtetet e Bashkuara të Amerikës |
Gjuha në prodhimin origjinal | Anglisht |
Nr. i sezoneve | 1 |
Nr. i episodeve | 10 |
Prodhimi | |
Prodhuesit kryesor |
|
Vendodhjet e prodhimit | |
Shpërndarësi | Warner Bros. Domestic Television Distribution |
Transmetimi | |
Programi origjinal | HBO |
Kronologjia | |
Shfaqje të ngjashme | Game of Thrones |
Lidhje të jashtme | |
Faqja e rrjetit |
House of the Dragon (shqip: Shtëpia e Dragoit) është një serial televiziv amerikan i zhanrit fantazi dhe dramë që pritet të lansohet më 21 Gusht 2022. Seriali është krijuar nga George R. R. Martin dhe Ryan J. Condal për HBO, vjen si seri paraprake e Game of Thrones (2011-2019) e bazuar në novelën e George R. R. Martin e titulluar "Fire and Blood" (shqip: "Zjarr dhe Gjak"). E bazuar rreth 200 vjet para ndodhive të Game of Thrones, seriali do të përmbledh fillimin e shkatërrimit të familjes Targaryen, ndodhitë që do të rezultojnë deri në luftën civile të familjes Targaryen, e njohur edhe si "Dance of the Dragons" (shqip: "Vallëzimi i Dragonjve").
House of the Dragon morri direkt urdhër nga HBO që të krijohet si serial në Tetor 2019, kastingu filloi në Korrik 2020 ndërsa inçizimi filloi në Prill 2021 në Mbretërinë e Bashkuar. Seriali do të ketë premierën e tij më 21 Gusht 2022, dhe sezoni i parë do të numëroj dhjetë epizode.
Kasti dhe karakterët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Luajnë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Paddy Considine si mbreti Viserys I Targaryen: Mbreti i pestë i Shtatë Mbretërive. I njohur si "njeri i ngrohtë, i sjellshëm dhe i denjë", Viserys u zgjodh nga këshilli i lordëve si trashëgimtar i gjyshit tij, Jaehaerys I Targaryen për tu bërë mbret.
- Emma D'Arcy si princesha Rhaenyra Targaryen: Fëmija i parë i mbretit Viserys. Ajo është një kalorëse dragoi dhe synon që të jetë mbretëresha e parë e Shtatë Mbretërive në histori.
- Milly Alcock luan një Rhaenyra Targaryen në moshë të re.
- Matt Smith si princi Daemon Targaryen: Trashëgimtari (i supozuar) i Fronit të Hekurt, ai është vëllai i vogël i mbretit Viserys, nip i mbretit Jaehaerys dhe xhaxhai i princeshës Rhaenyra. Ai është gjithashtu një luftëtar i parivalshëm dhe një kalorës i eksperiencuar dragoi.
- Olivia Cooke si zonja Alicent Hightower: E bija e Imzot Otto Hightower, e rritur në "Kepin e Kuq" dhe pjesë e qarkut të afërt të mbretit. Ajo gjithashtu njihet si gruaja më e bukur e Shtatë Mbretërive.
- Emily Carey luan një Alicent Hightower në moshë të re.
- Steve Toussaint si lord Corlys Velaryon: I njohur si "Gjarpëri i detit", lord i familjes Velaryon, dhe lundruesi më i famshëm në historinë e Westeros.
- Eve Best si Princesha Rhaenys Velaryon: Një kalorëse dragoi dhe gruaja e lordit Corlys Velaryon. E njohur edhe si "Mbretëresha që nuk ishte kurrë", ajo ishte kandidate për të trashëguar fronin nga gjyshi i saj Jaehaerys, por u la pas nga favori për kushëririn e saj Mbreti Viserys.
- Fabien Frankel si imzot Criston Cole: Një shpatar i aftë nga Marrshi i Dornit. Ai është i biri i një shqyrtari të Lord Blackhaven.
- Sonoya Mizuno si Mysaria: Një vallëtare me origjinë të huaj që u bë aleatja më e besueshme e princit Daemon.
- Rhys Ifans si imzot Otto Hightower: Babai i Alicent, Dora e Mbretit, që shërben mbretin dhe gjithë mbretërinë. Ai është një rival politikan i hidhur i princit Daemon Targaryen.
Rolet e përsëritura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Bethany Antonia si zonja Baela Targaryen: E bija e madhe e Laena Velaryon. Ajo është një kalorëse dragoi, dhe fluturon dragoin e ri “Moondancer”.
- Phoebe Campbell si zonja Rhaena Targaryen: E bija e vogel e Laena Velaryon.
- Harry Collet si princi Jacaerys Velaryon: I biri i parë i princeshës Rhaenyra Targaryen.
- Ryan Corr si imzot Harwin Strong: Djali më i madh i mjeshtrit të ligjit Lyonel Strong dhe trashëgimtar i Harrenhal. Ai thuhet të jetë burri më i fuqishëm i Shtatë Mbretërive.
- Tom Glynn-Carney si princi Aegon Targaryen: Djali i parë i mbretit Viserys.
- Jefferson Hall si lord Jason Lannister/imzot Tyland Lannister: Jason është lordi i “Casterly Rock”, dhe binjaku i tij identik është një politikan dinak.
- David Horovitch si Mjeshtri i madh Mellos: një këshilltar i besuar i mbretit Viserys.
- Wil Johnson si imzot Vaemond Velaryon: vëllau i vogël i lord Corlys Velaryon dhe një komandant në forcat detare të Velaryonve.
- John Macmillan si imzot Laenor Velaryon: I biri i princeshës Rhaenys dhe lordit Corlys.
- Theo Nate: luan një Laenor Velaryon në moshë të re.
- Graham McTavish si imzot Harrold Westerling: Anëtar i rojës mbretërore që ka shërbyer që nga koha e mbretit Jaehaerys, dikur ishte një kalorës i plotfuqishëm. Detyra e tij është të kujdeset dhe mbroj princeshën Rhaenyra.
- Ewan Mitchell si princi Aemond Targaryen: Djali i dytë i mbretit Viserys, nipi i princit Daemon dhe vëlla nga ana e babait i princeshës Rhaenyra.
- Matthew Needham si Larys Strong: Djali i vogël i mjeshtrit të ligjit Lyonel Strong.
- Bill Paterson si Lord Lyman Beesbury: Lord i Honeyholt dhe mjeshtër i monedhës në këshillin e vogël të mbretit Viserys.
- Phia Saban si princesha Helaena Targaryen: E bija e mbretit Viserys, motra e princëve Aegon dhe Aemond, motër nga ana e babait e princeshës Rhaenyra Targaryen.
- Gavin Spokes si lord Lyonel Strong: Mjeshtër i ligjit në këshillin e vogël të mbretit dhe lord i Harrenhal.
- Savannah Steyn si zonja Laena Velaryon: E bija e princeshës Rhaenys dhe lordit Corlys Velaryon.
Epizodet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nr. | Titulli | Regjia | Skenari | Data e transmetimit | |
---|---|---|---|---|---|
1 | TBA | Miguel Sapochnik | TBA | 21 Gusht 2022 |