Jump to content

Hylja Avshar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Hulya Avsar)
Hülya Avşar
Lindi
Hülya Avşar

10 tetor 1963


Hülya Avşar (sqt. Hylja Avshar) lindi më 10 tetor të vitit 1963Ballëkesir (Balıkesir), është një aktore dhe këngëtare e famshëm Turq.

Ajo u diplomua nga Ankara Cumhuriyet Lisesi dhe filloi të notojë profesionalisht për DSI. Në 1982, ajo dhe familja e saj u zhvendosen në Stamboll. Avshar mori pjesë në një miss-zgjedhje e organizuar nga revista Bulvar ku ajo u zgjodh si më e bukura. Më vonë, kurora e saj iu mor kur organizata e zbuloi që ajo ishte ndarë prej një martese të shkurtër. Në 1983, ajo debutoi në aktrim me filmin Haram. Në vitin 1984 e debutoi filmin Aysem me këngëtarin e famshëm turk Ibrahim Tatlises. Në vitet pasues, ajo aktroi në mbi 70 filma në rolin kryesor. Gjatë kesaj periudhe, ajo fitoi çmimin aktorja më e mire në festivalin e filmitMoskës. Avshar ka publikuar 7 albume & 1 single deri me sot. Ndër të tjera ajo realizoi dhe nje show me emrin Hülya Avşar Show.

2000, Avshar fitoi çmimin këngëtarja më e mire nga Kral TV.Po ketë vit, ajo shkruajti për gazetën Günaydın si kolumniste. Avshar është per momentin botuese e Hülya (një revistë mujore). Ajo luan tenis në bazën profosionale dhe mban një kampionat në turneun e tenisit TED 2001.

Hülya Avşar ka qenë e martuar me Kaya Çilingiroğlu, por ajo u nda 2005. Ajo ka një vajzë me emrin Zehra me ish bashkesortin e saj , Kaya Çilingiroğlu[1]
Kaya Çilingiroğlu (m. 1997–2005)[2] | partner = .

  1. ^ Medyafaresi (7 mars 2015). "Türkiye'nin en bahtı açık güzeli: Hülya Avşar". Marrë më 13 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Haber Turk (23 prill 2011). "Zehra'nın ilk flörtü". Marrë më 7 korrik 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]