Jump to content

Ibn Halduni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ibn Khalduni)
Ibn Halduni

Ibn Halduni (ar. أبو زيد عبد الرحمن بن محمد بن خلدون الحضرمي‎, Abū Zayd ‘Abd ar-Raḥmān ibn Muḥammad ibn Khaldūn al-Ḥaḍramī; 27 maj 1332 - 17 mars 1406) ka qenë një historiograf dhe historian arab.[1] Çmohet si pararendësi i disiplinave moderne të historiografisë, demografisë, sociologjisë dhe ekonomiks.[2][3][4]

Njihet më mirë për veprën e tij Muqaddimah, ose Prolegomena (Parathënia). Libri i tij ndikoi bindshëm historianët osmanë të shek. XVII Kâtip Çelebiun dhe Mustafa Naimin që përdorën teoritë e librit për të analizuar ngritjen dhe rënien e Perandorisë Osmane. Studjuesit evropianë të shek. XIX ia njohën rëndësinë librit dhe e çmuan Ibn Haldunin ndër filozofët më të rëndësishëm të Mesjetës.[5]

Abdurahman bin Muhammad bin Muhammad bin Muhammad bin Al-Hasan bin Jabir bin Muhammad bin Ibrahim bin Abdurahman bin Ibn Khaldun, i njohur përgjithësisht si "Ibn Khaldūn" sipas një paraardhësi të largët, u lind në Tunis më 1332 (732 A.H.) në një familje andaluziane të shtresës së lartë me prejardhje arabe,[6] i pari i familjes qe, sipas tij, arab i Jemenit i cili kishte afëri me Waíl ibn Hujr, sahab i Profetit Muhammad. Familja e tij, e cila mbante ofiqe të larta në Andaluzi, emigroi në Tunizi pas rënies së Seviljes me Reconquista më 1248. Nën dinastinë tuniziane Hafsid disa prej familjes së tij mbajtën poste politike; gjyshi dhe i ati i Ibn Haldunit megjithatë hoqën dorë nga jeta politike dhe iu bashkuan një tarikati. Vëllai i tij, Jahja Haldun, qe edhe ai historian që kishte shkruar një libër mbi dinastinë Abdalwadid, dhe u vra prej një rivali ngaqë ishte historiografi zyrtar i oborrit.[7]

Gjatë viteve të tij të para të edukimit, Ibn Khalduni fitoi eksperiencë nga pjesëmarrja aktive e familjes së tij në jetën intelektuale dhe në një farë mase edhe politike të qytetit. Në shtëpinë e tij ishin të shpeshta vizitat nga udheheqësit intelektual dhe politik të shteteve islame të perëndimit (Afrika e Jugut dhe Spanja), shumica e të cilëve gjetën strehim aty. Ibn Khalduni u edukua në Tuniz dhe Fiz ku dhe studioi Kur'anin, traditën e Profetit Muhammedit (a.s.) dhe lëmitë e tjera të shkencave islame sikur teologjinë dialektike dhe sheriatin. Gjithashtu studioi letërsinë arabe, filozofinë, matematikën dhe astronominë. Ende në moshën adoleshente ai hyri në shërbim të udhëheqësit egjiptian Sulltan Berkuk.

Ibn Khalduni kaloi një jetë aktive në politikë para se të fillonte të shkruante kryeveprën e tij të famshme për histori. Ai punoi për udhëheqësit në Tuniz dhe Fiz (tani Marok), Granadë (Në Spanjën myslimane si dhe në Biaja (në Afrikën e Jugut). Në vitin 1375, Ibn Khalduni kaloi në Granadë (Spanjën Myslimane) i lodhur dhe i zemëruar vetëm për të ikur nga trazirat në Afrikën e Jugut. Fatkeqësisht, për shkak të së kaluarës së tij, udhëheqësi i Granadës e përzuri atë. Më pas ai u kthye në Algjeri për të kaluar katër vite në një fshat të vogël me emrin Kalat ibn Salama. Po në këtë vend ai shkroi "Mukaddimah", vëllimin e parë të historisë botërore që i siguroi atij vend të amshuar ndër historianët, sociologët dhe filozofët. Ende karriera e tij ishte e pa sigurtë për shkak të trazirave në Afrikën e Jugut. Përfundimisht u shpërngul në Egjipt ku edhe kaloi njëzet e pesë vitet e tij të fundit. Në Egjipt ai jetoi i qetë, me famë dhe respekt, i caktuar në postin e kryegjykatësit te shkollës Malikite. Ai ligjëroi gjithashtu për një periudhë kohore në universitetin El-Az'har.

Ibn Khalduni u detyrua të lëvizë nga një vend në një tjetër, nganjëherë me vullnetin e tij, por më shpesh i detyruar nga udhëheqësit despotik. Kjo e bëri atë të përfitojë dhe të mësojë shumë si rezultat i takimeve të shumta me udhëheqës, ambasadorë, politikanë dhe dijetarë nga Afrika e Jugut, Spanja myslimane, Egjipti dhe vendet e tjera të botës islame.

Ajo që më së shumti ndikoi në famën e Ibn Khaldunit është libri i tij "Mukaddimah", kryevepër në literaturën e filozofisë së historisë dhe sociologjisë. Tema qendrore e kësaj vepre gjigante është identifikimi i fakteve psikologjike, ekonomike, rrethuese dhe sociale të cilat ndikojnë në përparimin e civilizimit njerëzor si dhe në rrjedhën e historisë. Ai analizoi dinamikën e marrëdhënieve grupore dhe shpjegoi se si ndjenjat e grupit (el-Asabijah) shkaktojnë ngritjen e një qytetërimi dhe fuqije politike të re. Ai identifikoi lëvizjen pothuajse ritmike (të përsëritur) në ngritjen dhe rënien e qytetërimit njerëzor dhe analizoi shkaqet që ndikojnë në këtë.

Mendimet revolucionare të Ibd Khaldunit tërhoqën vëmendjen e dijetarëve myslimanë si dhe atyre perëndimorë. Në studimet e tij në histori, ai ishte pioner në ndarjen e raporteve historike në dy kritere themelore: të arsyes dhe ligjeve sociale dhe fizike. Ai theksoi katër pikat bazë në studimin dhe analizimin e raporteve historike: 1. dule i lidhur ngjarjet njëra me tjetrën përmes shkakut dhe efektit, 2. nxjerr analogji në mes të kaluarës dhe të tashmës, 3. duke marrë në konsiderim efektet e rrethanave dhe, 4. duke marrë në konsiderim efektet e kushteve ekonomike dhe të trashëguara.

Ibn Khalduni është nismëtar i studimit kritik të historisë. Ai ofroi një studim analitik të qytetërimit njerëzor, fillimin e tij, faktorët ndikues të zhvillimit dhe shkaqet e rënies. Kështu, ai themeloi një shkencë të re; shkencën e zhvillimit të shoqërisë apo sociologjinë, si e quajmë ne sot. Ibn Khalduni shkruan: "Unë kam shkruar rreth historisë një libër në të cilin kam diskutuar shkaqet dhe pasojat e zhvillimit të shteteve dhe qytetërimeve, dhe për rradhitjen e materialit në libër kam ndjekur një metodë jo familjare dhe e kam shkruar në mënyrë të çuditshme dhe inovuese." Duke zgjedhur këtë metodë të veçantë analize, ai themeloi njëkohësisht dy shkenca të reja: historinë dhe sociologjinë.

Ibn Khalduni argumenton se historia është lëndë e ligjeve universale dhe citon kriterin për të vërtetën historike: "Rregulli për të dalluar të vërtetën nga jo e vërteta në histori bazohet në mundësinë apo pamundësinë e saj; domethënë, ne duhet të analizojmë shoqërinë njerëzore dhe të dallojmë karakteristikat esenciale dhe qenësore nga ato të rastësishme të cilat nuk duhet të merren në konsideratë, duke njohur më mirë ato që s'ka mundësi t'i përkasin asaj (shoqërisë). Nëse ne veprojmë kështu, atëherë kemi një metodë për të dalluar të vërtetën historike nga gabimet si mjet demonstrues që nuk lë dyshime. Kjo është pikë mbështetje e sigurtë me të cilën historianët mund të vërtetojnë atë që duan."

Për shkak të theksit që Ibn Khalduni i ka vënë arsyes dhe nevojës së saj për të gjykuar historinë dhe ndodhitë në shoqëri disa dijetarë pohojnë që ai (Ibn Khalduni) ka tentuar që të hedh poshtë njohuritë religjioze dhe t'i zëvëndësojë me arsyen dhe filozofinë logjike. Këto pohime janë të pa baza. Është e njohur se disa shkolla mësojnë gjëra të paarsyeshme në natyrë, por kjo nuk është e vërtetë për islamin i cili gjithmonë inkurajon vëzhgimin dhe mendimin, dhe ua kujton pabesimtarëve mospërdorimin e logjikës dhe të menduarit. Një shembull i kësaj është ajeti 164 i sures së dytë të Kur'anit: "Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhap në të nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente"; si dhe ajeti 170 po në të njëjtën sure "E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): "Pranoni atë që All-llahu e shpalli!" Ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë!" Edhe sikur prindërit e tyre të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t'i pasonin)?"

Ibn Khalduni thoshte se religjioni luan rol të rëndësishëm në bashkimin e arabëve dhe sjelljen e progresit dhe zhvillimit të shoqërive të tyre. Ai theksoi se padrejtësia, despotizmi dhe tirania janë shenja të qarta të rënies së shtetit. Filozofia metafizike, thoshte ai, ka vetëm një përparësi e që është kthjellimi e mendjes. Ai pohon se njohuritë e botës metafizike në veçanti në çeshtjet fetare mund të nxjirren vetëm nga shpallja.

Ai ishte pionier në lëndën e edukimit. Presioni dhe përdorimi i forcës, thotë Ibn Khalduni, janë armiq të mësimit dhe çojnë në përtaci dhe hipokrizi. Fakti që Ibn Khalduni jetoi në fazën fillestare të rënies së qytetërimit mysliman, e detyroi që shumicën e njohurive t'i përmbledhi nga e kaluara. Ai kundërshtoi vrullshëm praktikat jo të shëndosha që krijonin mospërparim dhe ngecje të krijimtarisë tek dijetarët myslimanë.

Ibn Khalduni thekson se fenomenet sociale dhe historike duhet t`i nënshtrohen analizës objektive dhe shkencore. Historianët kanë bërë gabime gjatë studimit të tyre të ndodhive historike për shkak të: 1. mosnjohjes së natyrës së qytetërimit dhe popullit, 2. anshmërisë dhe paragjykimeve dhe 3. të pranuarit verbërisht të raporteve të dhëna nga të tjerët.

Progresi dhe zhvillimi i vërtetë vjen me njohjen korrekte të historisë dhe njohuria e saktë mund të arritet vetëm duke ndjekur tri pikat që vijojnë: 1. Historiani kurrë nuk duhet të ketë paragjykime kundrejt askujt dhe asnjë ideje. 2. Duhet të shqyrtojë dhe konfirmojë çdo informacion të ofruar. Pra, duhet mësuar gjithçka rreth historianëve nga të cilët merret informacioni, besueshmërinë dhe moralin e tyre para se të pranohet informacioni si i saktë. 3. Nuk duhet që historia të kufizohet vetëm tek mësimi i politikës dhe informacioneve ushtarake si dhe lajmeve për udhëheqësit dhe qeveritë. Për studimin e historisë duhet të përfshihen të gjitha kushtet: shoqërore, religjioze si dhe ekonomike.

"Mukaddimah" gjatë jetës së Ibn Khaldunit u njoh si vepër e rëndësishme. Në volumet e tjera rreth historisë botërore "Kitab el-Ibar" trajton historinë e arabëve, udhëheqësit bashkëkohorë myslimanë dhe evropianë, historinë e vjetër arabe, jehude, greke, romake, persiane, historinë islame, historinë e Egjiptit si dhe historinë e Afrikës së Jugut. Vëllimi i fundit trajton në përgjithësi ngjarjet gjatë jetës së tij dhe njihet me emrin el-Tesrif. Sa i përket librave të tjerë, edhe ata u shkruajtën nga perspektiva analitike ku dhe fillon tradita e re në artin e shkrimit, të shkruajturit e autobiografisë. Gjithashtu shkruajti edhe një libër në matematikë i cili nuk është ruajtur.

Influenca e Ibn Haldunit në lëndët e historisë, filozofisë së historisë, sociologjisë, shkencave politike dhe edukimit ka mbetur deri në ditët e sotme. Ai gjithashtu njihet si pionieri i artit të shkrimit të autobiografisë, rinovues në lëndën e edukatës dhe psikologjisë së edukatës si dhe në stilistikën e shkrimit arab. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë, si në lindje ashtu edhe në perëndim.[8][9]

  1. ^ Savant, Sarah Bowen (2014). Genealogy and Knowledge in Muslim Societies: Understanding the Past. Edinburgh University Press. fq. 77. ISBN 978-0748644971. Banu Khaldun al-Hadrami (Yemen, but not Qahtan), to which belonged the famous historian Ibn Khaldun. The family's ancestor was 'Uthman ibn Bakr ibn Khalid, called Khaldun, a Yemeni Arab among the conquerors who shared kinship with the Prophet's Companian Wa'il ibn Hujr and who settled first in Carmona and then in Seville. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) The Historical Muhammad, Irving M. Zeitlin, (Polity Press, 2007), 21; "It is, of course, Ibn Khaldun as an Arab here speaking, for he claims Arab descent through the male line.". The Arab World: Society, Culture, and State, Halim Barakat, (University of California Press, 1993), 48;"The renowned Arab sociologist-historian Ibn Khaldun first interpreted Arab history in terms of badu versus hadar conflicts and struggles for power." Ibn Khaldun, M. Talbi, The Encyclopaedia of Islam, Vol. III, ed. B. Lewis, V.L. Menage, C. Pellat, J. Schacht, (Brill, 1986), 825;"Ibn Khaldun was born in Tunis, on I Ramadan 732/27 May 1332, in an Arab family which came originally from the Hadramawt and had been settled at Seville since the beginning of the Muslim conquest..."
  2. ^ Joseph J. Spengler (1964). "Economic Thought of Islam: Ibn Khaldun", Comparative Studies in Society and History, 6(3), pp. 268-306.   • Jean David C. Boulakia (1971). "Ibn Khaldûn: A Fourteenth-Century Economist", Journal of Political Economy, 79(5), pp. 1105–1118.
  3. ^ Gates, Warren E. (1967). "The Spread of Ibn Khaldûn's Ideas on Climate and Culture". Journal of the History of Ideas. University of Pennsylvania Press. 28 (3): 415–422. doi:10.2307/2708627. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Cosma, Sorinel (2009). "Ibn Khaldun's Economic Thinking". Ovidius University Annals of Economics (Ovidius University Press) XIV:52–57" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 mars 2012. Marrë më 21 qershor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Bernard Lewis: "Ibn Khaldun in Turkey", in: Ibn Khaldun: The Mediterranean in the 14th Century: Rise and Fall of Empires, Foundation El Legado Andalusí, 2006, ISBN 978-84-96556-34-8, pp. 376–380 (376) S. M. Deen (2007) Science under Islam: rise, decline and revival. p. 157. ISBN 1-84799-942-5
  6. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura WP:BOMBARD2
  7. ^ (frëngjisht) « Lettre à Monsieur Garcin de Tassy », Journal asiatique, troisième série, tome XII, éd. Société asiatique, Paris, 1841, p. 491
  8. ^ Nga Dr. A. Zahur (Zahoor)
  9. ^ "Civilizimi Islam". Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2004. Marrë më 29 shkurt 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)