Muhammad

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Abū al-Qāsim Muḥammad ibn ʿAbd Allāh ibn ʿAbd al-Muṭṭalib ibn Hāshim (arabisht: محمد بن عبد الله بن عبد المطلب ) (rreth 570 – rreth 8 qershor 632),[1] gjithashtu shkruar si Muhammad (arabisht: محمد), ishte një udhëheqës fetar, poltik dhe ushtarak[2][3][4] nga Meka që unifikoi Arabinë në një fe të vetme, Islamin. Myslimanët besojnë se ai është i dërguar dhe profet i Zotit dhe, shumica e tyre besojnë se ai është, profeti i fundit i dërguar nga Zoti për njerëzimin.[5][n 1] Jomyslimanët e shohin Muhamedin si themelues të Islamit.[6] Myslimanët e konsiderojnë atë si rikthyes të fesë monoteiste origjinale të pandryshur të Adamit, Noahs, Abrahamit, Moisiut, Jezusit, dhe të profetëve të tjerë .[7][8][9][10] Lindur rreth vitit 570 në qytetin arab të Mekës,[11][12] ai mbeti jetim në një moshë të re dhe për të u kujdes xhaxhai i tij Abu Talib. Më pas ai punoi kryesisht si tregtar, gjithashtu edhe si bari, dhe për herë të parë u martua në moshën 25 vjeçare.[13] Ai e ksihte zakon të tërhiqej në një shpellë në malet përreth ku veçohej dhe lutej. Më pas në moshën 40 vjeçare ai raportoi,[11][14] se mori zbulesën e parë nga Zoti. Tri vite pas kësaj ngjarjeje Muhamedi filloi t'i predikonte këto zbulesa publikisht, duke shpallur se "Zoti është Një", se "nënshtrimi" i plotë ndaj Tij (islām) është e vetmja mënyrë (dīn)[n 2] e pranueshme te Zoti, dhe se ai ishte një profet dhe i dërguar i Zotit, në të njëjtën mënyrë si profetët e tjerë islamikë.[15][16][17] Muhamedi siguroi pak ndjekës në fillimet e tij, dhe u përball me armiqësinë e disa fiseve mekase; ai dhe ndjekësit e tij u trajtuan ashpër. Për t'i shpëtuar persekutimit, Muhamedi dërgoi disa nga ndjekësit e tij në Abisini përpara se ai dhe ndjekësit e tij në Mekë të migronin në Medinë (në atë kohë i njohur si Jahtrib) në vitin 622. Kjo ngjarje, Hixhra, shënon fillimin e kalendarit islamik, që njihet gjithashtu si kalendari hixhri. Në Medinë, Muhamedi i bashkoi fiset nën Kushtetutën e Medinës. Pas tetë vitesh luftë me fiset mekase, ndjekësit e tij, që në atë kohë kishin shkuar 10,000, morën kontrollin e Mekës në pushtimin paqësor të saj. Ai shkatërroi idhujt paganë në qytet[18] dhe më pas dërgoi ndjekësit e tij për të shkatërrur të gjithë tempujt e mbetur paganë në Arabinë Lindore.[19][20] Në 632, pak muaj pas kthimit në Medinë nga Haxhi i lamtumirës, Muhamedi u sëmur dhe vdiq. Në periudhën e vdekjes së tij, shumica e Gadishullit Arabik ishte konvertuar në Islam, dhe ai e kishte bashkuar Arabinë në një bashkësi fetare të vetme.[21][22] Zbulesat (ose Ajetet, fjalë për fjalë. "Shenjat [e Zotit]") — që Muhamedi raportoi t'i merrte deri në vdekje — formojnë vargjet e Kuranit, që shihen nga myslimanët si “Fjala e Zotit” dhe rreth të cilave bazohet feja. Përveç Kuranit, jeta e Muhamedit (sira) dhe traditat (sunneti) gjithashtu pranohen nga myslimanët si burime të sheriatit. Ata e trajtojnë Muhamedin dhe profetët e tjerë me nderim, duke shtuar shprehjen paqja qoftë mbi të sa herë që përmendin emrat e tyre.[23] Ndërsa konceptet e Muhamedit në kohët mesjetare të krishtërimit dhe në ato paramoderne kanë qenë kryesisht negative, vlerësimet në kohet moderne kanë më pak të tilla.[17][24]

Punoi:Pleurat Samiu