Jump to content

Sahabët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sahaba-t)

Sahabët (arabisht: الصحابة‎) janë gjenerata e parë e myslimanëve, shokët e Muhammedit, ata të cilët kanë jetuar në kohën e tije dhe me të dhe njihen si të besuar të pastër në besim dhe moral, pra besimtarët dhe pasuesit e parë të sinqertë të Islamit.

Shumica e myslimanëve si sahabë i llogarisin të gjithë ata pesona të cilët e kanë njohur apo parë Muhammedin (paqja qoft mbi të), i kanë besuar shpalljes së tij dhe kanë vdekur si mysliman.

Edhe pse në listën e sahabëve më të njihur rradhiten afërsisht pesëdhjetë ose gjashtëdhjetë emra kjo nuk nënkupton se vetëm këta pesona kan qenë ata që e kanë parë apo njohur dhe i kanë besuar atij, por ka edhe shumë të tjerë.

Roli i sahabëve në Islam është shumë i madh sepse ata kan ndikuar shumë në përcjelljen e fjalëve, sjelljeve, këshillave, vërejtjeve, sugjerimeve, ndalimeve ose shpjegimeve të cilat i ka bërë Muhammedi në atë kohë e që të gjitha këto në islam njihen si hadithet e Muhammedit. Sahabët kanë përcjellur në detaje me mijëra situata, pyetje e përgjigje të drejtuara nga ata drejt Muhammedit dhe drejtuar nga Muhammedi drejt tyre.

Nga sahabët më të afërt me Muhammedin kan qenë: Ebu Bekër Sidik, Omer ibn el-Hatab, Othman ibn Afan, Ali ibn Ebi Talib etj.

Sahabët e njohur

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]