Jump to content

Ibrahim Galimuna

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ibraim (Ibush) Galimuna gjatë pënës në Skaner, në Shtypshkronjën "Rilindja" më 1982

Ibrahim Galimuna, (03 prill 1929, Prishtinë - 22 shkurt 2005 Prishtinë), tipograf, fotograf dhe patriot prishtinas.

Lindi ne nje familje me përmasa te medhaja kombëtare. Gjyshi i tij, Ibrahim Galimuna ishte Kryemiftiu i Prishtines ne kohen e Lidhjes se Prizrenit, kurse babai i tij, Sadik Galimuna, treti tërë pasurin e tij per Shqiperi etnike, sepse tradicionalisht, ne familjen e tij mbrohej deviza : ”Pa Kosovë e pa Çamëri, nuk ka Shqiperi“. Galimuna në rininë e hershme ishte marë me futboll dhe kishte bër emër në KF të Prishtinës, në fillimin e viteve të 50-ta (bashkë me Rexhai Surroin. Poashtu, vllai i tij, Xhafer Galimuna, ishte një yll futbolli i cili kishte vdekë pas një loje miqsore që ishte zhvilluar ndërmjet Kosoves dhe Turqisë.

Kjo dallge e madhe, Ibrahimin, apo sic e therrisin te gjithe Ibushin e përcolli deri ne fund të jetës. Ai ishte një atdhetar i zjarrtë, trim e sypatrembur, duke bërë dhe sakrifica me përkushtim deri në fund të jetës trasoi rrugën për realizimin e idealeve të familjes së tij rreth krijimit të Shqipërisë Etnike, për liri të plotë e bashkim kombëtar.

Ne vitin 1952 ish Jugoslavija e dënon me 10 vjet burgim[1] drakonik,( si pjesëmarrës aktiv në radhët e Grupit të Partisë Nacional Demokratike ShqiptareGjon Serqit, i cili lindi dhe vdiq po për Shqipërinë Etnike), kurse, me 1959 lirohet nga burgu.

Pas burgut punoi punën e tipografit[2]NGBG "Rilindja", ndërsa më vonë atë të fotografit në Skanerin elektronik, i cili ishte shqiptari i vetëm i cili ishte i specializuar në këtë lëmi.

  1. ^ Ismet Jonuzi: Golgota shqiptare (Më 1957 denohen edhe 8 anëtarë të LNDSH-së në Prishtinë: Rexhep Latif Abdullahu, Qemal Novokazi, Shemsi Perani, Rexhep Parteshi, Ibrahim Galimuna, Islam Mumxhiu, Vehbi Ruva dhe Kadër Deva. Të gjithë këta denohen me burg në kohëzgjatje prej 2-12 vjet burg të rëndë me përjashtim të Islam Mumxhiut, i cili lirohet.)
  2. ^ Musë prelvukaj & Nezir Berisha – Shkolla e Mesme Teknike “28 nëntori” Monografi, Prishtinë 2012. f.31, 70, 74

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]