Rasti informbyroisti
Nën perden e etiketes informbyroisti të linkuiduar, të përndjekur | ||||
Likudimi i Hanës | ||||
| ||||
Likudimi i Berishës | ||||
| ||||
Likudimi i Agollit | ||||
| ||||
Likudimi i Gjurës | ||||
| ||||
Likudimet Gjakovë 1950 | ||||
| ||||
Ikja nga likudimi | ||||
| ||||
Gjykimi LNDSH në Prishtinë, 1949 | ||||
| ||||
Gjykimi LNDSH-Drenicë I - në Prishtinë, 1949 | ||||
| ||||
Operacioni "Otkupi" Gjykimi LNDSH-Lidhja e Prizrenit I - në Prishtinë, 1950 | ||||
| ||||
Operacioni "Otkupi" Gjykimi LNDSH-Lidhja e Prizrenit II - në Prishtinë, 1950 | ||||
| ||||
Operacioni "Otkupi" Akuza Agjent Shqiptar, Prizren - Prishtinë, (janar-qershor) 1950 | ||||
| ||||
Gjykimi LNDSH-Drenicë I - në Prishtinë, (janar-qershor) 1950 | ||||
| ||||
Akuza: Agjent i dyfisht 1950 | ||||
| ||||
Gjykimi LNDSH-Pejë I - në Pejë, (janar-qershor) 1950 | ||||
| ||||
Gjykimi LNDSH-Mitrovicë I - në Prishtinë, 1951 | ||||
| ||||
Gjykimi LNDSH-Drenicë III - në Prishtinë, 1952 | ||||
| ||||
Gjykime tjera në Kosovë, 1949-1953 | ||||
| ||||
Akuza:K 13 R 76/53 LNDSH-Llap - në Prishtinë, 1953 | ||||
| ||||
Gjykime tjera në Maqedoni - në Shkupë, 1955 | ||||
| ||||
Gjykimi LNDSH-Prishtinë I - në Prishtinë, 1957 | ||||
| ||||
Gjykimi LNDSH-Prishtinë II - në Prishtinë, 1957 | ||||
| ||||
Gjykime tjera në Tetovë, Gostivarë, Dibër e Ohër - në Shkupë, 1955 - ? | ||||
Votra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare Gjykimet ushtarake në Zagreb, 1961 | ||||
| ||||
Votra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare Gjykimet VKNDSH në Prishtinë-Prizren, 1960 | ||||
|
Në qershor 1948, me përjashtimin e Jugosllavisë titiste nga organizata e partive të shteteve komunsite-Byroja Informative, përfundimisht prishen marrëdhëniet ndërmjet Rusisë e aleatëve të saj, me Jugosllavinë. Mbetja e Shqipërisë në pozitat proruse nënkuptonte edhe prishjen e domosdoshme me jugosllavët. Ndonëse gjatë kohës së marrëdhënieve të mira në relacionin Tiranë-Beograd pozita e shqiptarëve në Kosovë dhe në viset tjeta ishte e rëndë, pas prishjes së këtyre marrëdhënieve pozita e tyre përkeqësohet edhe më shumë. Pra, pozita diplomatike e Shqipërisë (atëkohë) e pafavorshme në planin ndërkombëtar, e rëndoj drejtëpërdrejtë edhe pozitën e shqiptarëve të mbetur padrejtësisht në Jugosllavinë e avnojit. Qarqet politike antishqiptare në Jugosllavi dhe veçanërisht UDB-a në krye me serbomadhin A.Rankoviq, duke e shfrytëzuar këtë situatë, riaktualizoi projektin famkeq të Vasa Çubrilloviçit për asgjësimin, asimilimin dhe shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre të lashta. Dhuna e terrori i shfrenuar qysh herët, tani i shpërthyer me një egërsi të re (përmes diferencimeve si "informbyroist") fillimisht nisi me kuadrot shqiptare të luftës për të vazhduar pastaj kundër të gjithë shqiptarëve që konsideroheshin armiqë të Jugosllavisë.
Shumica e të dënuarve shqiptarë vitet më të rënda të burgut, përveç Idrizovës e Velesit në Maqedoni, Nishit, Beogradit, Pozharevcit... në Serbi, Titogradit në Mal të Zi, Bileqës, Stara Gradishkës, Lepogllavës... në Kroaci, i kaluan më së shumti në sinonimin e ferrit të Dantes në "Goli Otok", ujdhesë në Adriatikun verilindor (Kroaci). Në këtë ujdhesë të xhveshur e me gurë të thepisur, të burgosurit shqiptarë dhe jo vetëm ata, përjetuan ditët më të tmerrshme të jetës së tyre. Rrëfimet e atyre që kaluan nëpër ferrin e Goli Otokut, dëshmojnë për një trajtim të egër e mizor, të papërsëritshëm në historinë e njerëzimit. Qëllimi ka qenë i qartë: jo vetëm thyerja por shkatërrimi i plotë shpirtëror i çdo të burgosuri. Aty është praktikuar shpesh herë rrahja e të burgosurve në mes vete (të burgosurit e vjetër me ata të rinjtë e porsa ardhur). Pas punëve të rënda e të mundimshme që bënin gjatë ditës, të burgosurit për çdo mbrëmje ishin të detyruar të kalonin nëpër koridorin e gjallë e të "të penduarve" dhe të udëbashëve të çarkëdisur... Në Goli Otok, pra të burgosurit me karakter të thyer e të përbaltur (tipat me imoral) jo vetëm që "vetëqeverisnin" me krejt kampin, por bëheshin edhe xhelatë të atyre që kishin karakter njerëzorë e të pathyeshëm . Ky burg-kamp famkeq u bë edhe varr i shumë të burgosurve, në mesin e të cilëve pati edhe shumë shqiptarë
Viktimat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viktima të kësaj metode ishin:
- Rasti Hana
Xheladin Shyqri Hana - torturuar dhe vrarë më 15 dhjetor 1948 - bashkautori i dokumenteve të Konferencës së Bujanit dhe së fundi drejtor i gazetës " Rilindja " - Rasti Gajrak të Drenicës
Në maj 1949 në një ekspeditë policore të drejtuar nga udbashët: Çedo Topalloviç dhe Çedo Mijoviç, në rrethana tradhtie, rrethohet njësiti atdhetar prej 6 vetësh në Gajrak të Drenicës dhe me këtë rast vritet: Kryetari i Frontit Popullor për Kosovë, Rifat Latif Berisha, nga fshati Berish - i njohur për qëndresë e urtësi atdhetare. - Rasti nënkryetar qeverisë së Maqedonisë
Më 1949 torturohet për vdekje, nënkryetari i qeverisë maqedone Nexhat Agolli nga Dibra e Madhe - Rasti Sabaudin Gjura
Në dimrin e vitit 1950 vritet mizorisht Sabaudin Gjura nga Tetova - Rasti Patrime në Gjakovë
Në dimër 1950 u likuidua edhe sekretari i rrethit të Gjakovës Faik Pruthi, Cen Shyqriu, Xhafer Vokshi e shumë të tjerë - Rasti i ikjes nga kurthat
Për t'i shpëtuar likuidimit fizik shumë kuadra të luftës si: Shaban Haxhia, Mal Sadiku, Fadil Hyseni, Mon Çollaku, Sali Meta, Zekë Ademi, Zenel Hoxha, Sytki Hoxha, Qamil Morina etj. u detyruan të largohen nga Kosova, përkohësisht. - Rasti 306 gjykime
Në vazhdën e terrorit shtetëror, të prirë nga UDB-a, veëtm me 1948 u arrestuan dhe dolën në gjyq 306 shqiptarë, të akuzuar për vepra penale kundër shtetit!! - Rasti LNDSH
Ndonëse në luftën e pakompromis për shkatërrimin e Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare (LNDSH) në vitet 1945-1947, OZN-a (pas vitit 1946 UDB-a) persekutoi, burgosi dhe vrau qindra veprimtarë të kësaj organizate, kjo fushatë e egër nuk pushoi, vazhdoi edhe pas vitit 1948. Kështu, në fillim të vitit 1949, në gjyqin e Qarkut në Prishtinë, dënohen 9 anëtarë të LNDSH: Xhavit Gafurri (djali i patriotit të shquar Nazmi Gafurri ), Ahmet Malisheva, Rexhep Kurteshi, Menduh Maksuti, Enver Shala, Mehmet Pozharani, Safie Feta, Igballe Cuni dhe Karolin Fraki. - Rasti grupi i Drenicës
në gjyqin e Qarkut në Prishtinë denohet edhe grupi i Drenicës i përbërë nga 6 anëtarë të Lëvizjes {LDNSh}, si: Hasan Jashari-Likoci, Mehë Zeqiri, Dan Zeqiri, Qerim Rrypi, Halim Rrypi dhe Sylë Berisha. - Rasti aksioni "Otkupi"
Gjatë vitit 1950 u denuan disa grupe të LNDSH dhe veprimtarë tjerë që e kundërshtonin, aksionin e "Otkupit" dhe veprimet diskriminuese ndaj shqiptarëve në tërësi. - Rasti Lidhja e Prizrenit grupi I
Në shkurt 1950 u burgos grupi i LNDSH-s "Lidhja e Prizrenit" i formuar në gjashtëmujorin e dytë të vitit 1949.Ky proces gjyqësor mbahet në Prishtinë nën kryesimin e gjyqtarit Shukri Begiq nga Pazari i Ri Me këtë rast denohen: Shaban Derguti dhe Mustafë Nixha me nga 20 vjet burg të rëndë, Shaban Mazreku dhe Hafez Jakupi poashtu me nga 20 vjet burg të rëndë, Bitër Dehalla, Tomë Mjeda dhe Zekë Bajraktari me nga 17 vjet burg të rëndë, Nezir Hoti me 15 vjet burg të rëndë dhe Ismet Dehiri me 3 vjet burg të rëndë. - Rasti Lidhja e Prizrenit grupi II
Në grupin e dytë të LNDSH-së ”Lidhja e Prizrenit” denohen: Arif Hoxha me 12 vjet burg të rëndë, ndërsa me nga 3 vjet burg të rëndë denohen: Zeki Ahmeti, Isuf Dellova, Islam Fisheri, Zenel Kabashi, Gjokë Spaqi, I brahim Gashi, Ramiz Rexhepi, dhe Shahide Kabashi. .., Shemsedin Gashi, Rexhep Hoti, Malush Duraku, Halim Voci, Bajram Dehiri, Mustafë Derguti, Maliq Gashi e shumë të tjerë. - Rasti sabotim të mbledhjes
Në 6 mujorin e parë të vitit 1950, për sabotim të mbledhjes së "Otkupit" dhe me akuzën si bashkëpunëtor të Sigurimit shqiptar, në Prishtinë e Prizren dënohen: Rizan Bajram Xhoxhaj, nga Vërmica e Prizrenit, Sefer Tafil Elezkurtaj dhe Ibish Avdi Rizanaj nga Zhuri, Xhafer Selmani (Vërmicë), Hajdar Bytyqi (Piranë), Nazif Hoti (Krushë e Madhe - i ati i Mr. Ukshin Hoti t), Hamit Nuredini, Sali Mehmeti, Haki Malushi, Xheladin Gashi, Vesel Gashi, Avdyl Kryeziu, Ali Kryeziu, Zenun Kryeziu, Mahmut Abazi, Isa Dina, Qamil Çollaku (Zym), Xhafer Idrizi, Afil Afezi, Enver Beluli, Gani - Avni Zajmi e Naim Zajmi, Muhedin Hadri, Halit Qollaku, Bie Vokshi, Lutfi Spahiu, Arif Randobrava etj. - Rasti grupi II Drenicë
Po atë vit në Prishtinë burgoset dhe dënohet grupi i dytë i Drenicës i përbërë prej 11 anëtarësh të LNDSH, si: Ibrahim Tahiri, Hysen Hyseni, Sylë Mulliqi, Osman Beqiri me nga 10 vjet burg të rëndë, Smajl Ferizi dhe Milazim Hyseni me nga 7 vjet burg të rëndë, Hajredin Sadiku, Nebi Nuredini dhe Fetah Bogiqi me nga 5 vjet burg të rëndë Rashid Obria dhe Hamit Hoda me 15 vjet burg të rëndë (ky i fundit ne burg meqë u zbulua se ishte në shërbim të UDB u bojkotua plotësisht nga anëtarët e LNDSH-s). - Rasti Hasan Rema
Asokohe u dënua edhe Hasan Rema nga Gjakova-me 17 vjet burg të rëndë (z.Rema kishte qëndruar 3 vjet i arratisur në Shqipëri dhe pastaj Sigurimi shqiptar e kapi dhe ia dorëzoi UDB-së në Kosovë!!) - Rasti Pejë
Po atë vit (1950) në Pejë dënohet grupi prej 9 vetash të lëvizjes: Sylë Mehmeti i Rugovës, Sali Kelmendi i Ruhotit, Ali Fetahu i Veriqit, Bekë Tafili i Ruhotit, Ramë Bislimi i Nabërxhanit, Gani Kastrati i Pejës, Salih Hasani dhe Sylë Shala nga Peja, Fatmir Goranci i Gjakovës dhe Ramë (Isuf)Haradinaj i Lubeniqit... Këtë vit u dënuan edhe: Sami Peja, Ibrahim Berisha, Musa Gjuka, Faik Basha, Qazim e Enver Berisha e shumë të tjerë. - Rasti Mitrovica
Në vitin 1951 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u dënuan 11 anëtarë të LNDSH nga Mitrovica (të arrestuar në shtator 1950). Ky grup përbëhej nga: Bejtulla Sahiti (Gushefc), Hajrullah Halili (Doberlluk), Sinan Alija (Broboniq), Imer Ajeti (Koshtovë), Avdyl Haliti (Rahovë), Shefqet Kamberi (Broboniq), Zejnullah Mehmeti (Lip), Zejnel Shabani (Mikushnicë), Hajzer Ferizi (Qabër), Zeqir Rashidi-Rashica (Studime) dhe Bislim Fazliu (Vidishiq). - Rasti grupi III Drenicë
Gjatë vitit 1952 burgoset dhe në Prishtinë dënohet grupi i tretë i LNDSH nga Drenica, si: Qazim Zogu, Hamdi Gruda, Bajram Dervishi, Abdullah Cakiqi, Isuf Cakiqi, Jakup Biçinca, Smajl Hoxha, Shaqir Hoxha, Idriz Obrija dhe Milazim Gradica. - Rasti anë e mbanë
Në vitet 1949-1953 në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare u dënuan më shumë vite burgim edhe shumë veprimtarë të tjerë (në grupe dhe veç e veç) si: Ramiz Osmani, Shefki, Nuhi dhe Musli Osmani, Zylfi Musliu, pastaj - Hamdi Gashi, Ramadan Rexha, Raif Halimi-Cërnica, Xhemil Fluku, Mark Gashi, Ramë Sejdia, Rexhep Dajkoci, Bajram Alija, Rexhep Presheva, Ali Aliu - Presheva, Adem Elshani, Fazli Bega, Kadri Halimi (etnolog), Qamil Luzha, Rexhep Balidemaj (ushtarak nga Martinaj e Gusisë), Mulla Zekë Berdynaj, Sami Peja, Omer Qerkezi, R exhep Rifati, Brahim Gashi, Haxhi Sylejmani, Bajram Zuka, Xhemë Lah Gashi. .. e qindra të tjerë për të cilët kërkohet një studim i veçantë. - Rasti Llapi
Po në vitin 1953 burgoset dhe sipas aktakuzes K 13 R 76/53, denohet grupi i anëtarëve të LNDSH-së nga Llapi: Sabit Kapiti -profesor i Gjimnazit në Podujevë (tani Besianë), Ibrahim Demolli, Xhafer Meta, Nexhmi Sejdiu, Fetah Babatinca, Jusuf Humolli, Shaban Zhjeqi, Shaban Shala, Nuhi Gashi dhe Isuf Ismaili. (Atdhetari Shaban Shala mbytet nga torturat e UDB-së).
1950-1960
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitet 50-ta dhe 60-ta në Kosovë dhe në viset tjera etnike, kanë vepruar edhe disa grupime politike, të cilat ishin pjesë përbërëse të LNDSH-së, e këto ishin:
- “ Vatra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare ” (VKNDSH);
- “ Grupi Demokratik Shqipar Kosova ” (GDSHK);
- “ Grupi Shqiptar Revolucionar i Maqedonisë ” (GSHRM);
- “ Grupi Demokrat-Indepedent Shqiptar i Kosovës ” (GDISHK);
- Grupi – “ Veteranët e Luftës Shqiptare - Rezistenca Malësore ” (GVLSHRM);
- ” Shoqëia Demokratike Shqiptare "IsmaIl Qemali" (SHDSH- "I.Q");
- Lidhja e Vardarit - Besa Demokratike Shqiptare (LV-BDSH) dhe
- Lidhja Shqiptare e Sharrit (LSHSH).
- Rasti Tetova
Pas aktivitetit patriotik, kundër regjimit titist, në vitin 1955 në Tetovë me 10 vjet burg dënohet mësuesi Mehmet Gega, Muharrem Jusufi dhe Abdulla Kalishta. Në vitin 1956 me burgime të rënda dënohen disa intelektualë tjerë nga Tetova dhe Gostivari. - Rasti Prishtinë
Më 1957 denohen edhe 8 anëtarë të LNDSH-së në Prishtinë: Rexhep Latif Abdullahu, Qemal Novokazi, Shemsi Perani, Rexhep Parteshi, Ibrahim Galimuna, Islam Mumxhiu, Vehbi Ruva dhe Kadër Deva. Të gjithë këta denohen me burg në kohëzgjatje prej 2-12 vjet burg të rëndë me përjashtim të Islam Mumxhiut, i cili lirohet. - Rasti Prishtinë II
Po këtë vit burgoset dhe dënohet grupi i dytë 9 anëtarësh nga Prishtina: Nusret Novokazi, Rashid Krasniqi, Osman Krasniqi, Emina Krasniqi, Nikë Kajtazi, Ibrahim Binaku, Fehmi Henci, Neki Shehu dhe Mazllum Novokazi. - Rasti Maqedonia
Në vazhdën e ndjekjeve të atdhetarëve të LNDSH-së, në Shkup burgoset dhe denohet grupi 14 anëtarësh nga Tetova, Gostivari, Dibra e Ohri: Raif Malaziu, Sherafedin Agai, Adnan Agai, Abaz Dukagjini, Burhan Pasholli, Abdurrahman Taravari, Remzi Pustina, Eshref Hoxha, Naxhi Purde, Abdylaziz Taravari, Mevaip Purde, Rifat Palloshi, Hadi Imami dhe Zeqir Lisi - Rasti Zagreb
Në verën e vitit 1960 zbulohet grupi i LNDSH- " Votra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare " i drejtuar nga Shahin Voca i Shalës së Bajgorës. Kjo organizatë kombëtare u themelua me 6 gusht 1952, ku fillimisht aktivitetin e vet e bëri në Gjimnazin e Mitrovicës dhe në shkollën e Stantërgut për t´u shtri brenda një kohe në Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Prizren, Shkup e Tetovë, Pejë, Istog etj. Brenda 8 vitesh VK-NDSH-ja në gjiun e vet organizoi 387 anëtarë besnik. Me rastin e zbulimit nga UDB-a arrestohen dhe dënohen 21 anëtarë, prej tyre 4 veta denohen në Gjyqin ushtarak të Zagrebit.- Rasti Prishtin-Prizren
Gjykata e Qarkut në Prishtinë dhe ajo në Prizren dënuan 17 veta: Ragip Sadikun, Bajram Gashin, Hasan Rexhën, Bislim Fazliun, Muharrem Hysenin, Luz Pacolin, Nuhi Pretenin, Biliall Ramën, Hilmi Badallajn, Ali Isufin, Rraman Jasharin, Ramë Dibranin, Niman Shalën, Sinan Sinanin, Musli Rexhepin, Ibrahim Metajn dhe Niman Kajtazin. - Rasti Zagreb II
Ndërkaq në Zagreb më 25 shkurt 1961 në bazë të aktvendimit nr.IK 21/60, gjyqi ushtarak denon: Emin Fazliun me 8 vite burg të rëndë, Baki Dullovin me 2 vjet e 6 muaj, Mehmet Trepçën me 2 vjet dhe Hilmi Ajvazin me 9 muaj burg.
- Rasti Prishtin-Prizren
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kush u vra e u dënua nga UDB-ja... gjatë viteve 1950-1960 - postim në rrjetë nga Sheradin Berisha më 2005-02-27 14:54.