Jump to content

Ibrahim pashë Bushatlliu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ibrahim Pashë Bushatlliu)

Ibrahim pashë Bushatlliu (tr. İşkodralı Ibrahim Pasha, v. shkurt 1809) ka qenë mytesarif i Sanxhakut të Shkodrës, njohur asokohe si Pashallëku i Shkodrës, përfaqësues i rëndësishëm i hanedanes së Bushatllinjve.

U lind në gjirin e familjes bujare të Bushatlive, djali katërt dhe më i vogli i Koxha Mehmet Pashës. Mësimet i ka vijuar në Shkodër, që ishte qendra administrative e vilajetit dhe njëra nga qendrat më të rëndësishme kulturore-arsimore e vendit. Njëri nga mësimdhënësit dhe edukatorët e Ibrahim Pa­shës ishte dijetari dhe poeti i dalluar shkodran Mytreza “Safi” Efen­diu, i njohur si Myrteza efendi Shoshi, i cili ishte myfti i Shkodrës dhe njëhe­rësh myderriz në medresenë e themeluar dhe vakëfuar nga Mehmet Pashë Plaku, e njohur në popull si Medresja e Qafës. Studimet i ka vijuar në Stamboll në Enderuni Humajun, bashkë me djalin e vëllait “Asaf” Mehmed Pashën.[1]

Pasi i vëllai Kara Mahmud Pasha u vra në luftë me malazezët më 1796 (1211 h), Ibrahim Pasha emërohet mytesarif i Shkodrës me gradën Rumeli-pajesi. Në vitin 1803 (1218 h) me gradën e vezirit iu dha serasqerllëku i Rumelisë duke mbajtur gjithnjë edhe mytesarifllëkun e Shkodrës, pas dy vjetëve më 1805 (1220 h) u emërua vali i Rumelisë. Pas një viti, valillëku iu mor dhe u la edhe njëherë vetëm mytesarifllëku i Shkodrës.[2]

Gjatë sundimit të tij në Shkodër, Ibrahim Bushati u emërua në vitin 1805 bejlerbe i Rumelisë dhe morri pjesë në tentimet për shtypjen e Kryengritjes së Parë Serbe, të prirur nga Karagjorgje Petroviq pas Betejës së Ivankovacit. Dihet se Ibrahim Bushati disa herë ka ndihmuar Ali Pashë Tepelenën. Në fakt dy djemt e Ali Pashës Muktar Pasha dhe Veil Pasha kanë shërbyer nën komandat e Ibrahim Bushatit në vitin 1806.[3]

Vdiq në vitin 1810, ndërsa në krye të Pashallëkut të Shkodrës erdhi Mustafa Reshit Pashë Bushati.

  1. ^ Krasniqi, Nehat (2017) [2013]. Zhvillimi i kulturës shqiptare me ndikime orientale prej shekullit XVIII deri në fillimet e Rilindjes Kombëtare. Prishtinë: Instituti Albanologjik. fq. 321. ISBN 9789951240550.
  2. ^ Bello, Hasan (2017). "Një vështrim historik mbi librin "Historia e pashallarëve shqiptarë në Perandorinë Osmane" të Syrja bej Vlorës, pj. II". Zani i Naltë. 21 (174): 64.
  3. ^ Srbija i Albanci u XIX i početkom XX veka: ciklus predavanja 10-25. novembar 1987


Titujt
Parardhësi 
Mahmud Bushati
Pasha i Shkodrës
1796–1810
Pasardhësi 
Mustafa Reshiti