Mustafa Reshit pashë Bushatlliu
Mustafa Reshiti ose Mustafa Reshit Pashë Bushati ishte Pashai i Shkodrës në vitet 1810–1831. Ky fisnik vinte nga familja e Bushatllinjëve dhe është veziri i fundit i këtij oxhaku që sundoi Shkodrën.
Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ka qenë i biri i Mehmet Asaf Pashës, leu në Shkodër më 27 të hënës Ramazan, vjeti 1211 Hixhri. Në moshë të re arriti gradën e pashait. Përsa i përket admnistrimit të guvernaturës së vet i dha hov zhvillimit të bujqësisë: hapi kanale vaditës, duke shfrytëzuar ujin e Drinit, i dha rëndësi kulturës së orizit, pambukut dhe kulturave të tjera industriale e të drithërave[1].
I dha rëndësi të veçantë institucioneve mësimore, pasuroi Biblioteka e Vakëfit duke sjellur libra të vlefshëm fetar dhe shkencor nga gjetkë.
Mustafa Reshiti mbështeti trupat e Hurshid Pashasë gjatë shtypjes së Kryengritjes së Parë Serbe në vitin 1813, e cila ishte nën udhëheqjen e Karagjorgje Petroviqit. Mustafa Reshiti gjithashtu ka bërë përpjekje për të mbështetur njësitë shqiptare në Greqi gjatë trazirave që pasuan pas shkarkimit të Ali Pashës. Ai ishte dyshuar se ka ndihmuar jeniçerët dhe u shkarkua me dhunë nga pushteti nga Sulltan Mahmudit II, për shkak të rebelimit të tij kundër reformave turke mbas tre muajsh qendrese i rrethuar, u dorëzua.
Sulltani e dënoi me vdekje, por mandej e fali dhe e gradoi sërish pasha, duke ia kthyer edhe pasurinë që ia kishte konfiskuar. Mbas disa transferimeve u emërua Shejhul-Haremi Nebevi (Mbrojtës i haremit profetik) i Medinës ku ai sundoi deri në vitin 1860 kur vdiq. U varros ndër varrezat e quajtura "Beki"[1].
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Titujt | ||
---|---|---|
Parardhësi Ibrahim Bushati |
Pasha i Shkodrës 1810–1831 |
Pasardhësi Titulli u heq |