Kara Mahmud pashë Bushati
Kara Mahmud Pashë Shkodrani (turqisht: İşkodralı Kara Mahmud Paşa, l. 1749 - Krus, 22 shtator 1796) ka qenë mytesarif i trashëgueshëm i Sanxhakut të Shkodrës, njohur asokohe si Pashallëku i Shkodrës, përfaqësues i rëndësishëm i familjes së Bushatllinjve.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mendohet të ketë lindur mes 1742[1] dhe 1749-'54 në Shkodër, djali i dytë Mehmed pashë Plakut, sipas Dom Ndoc Nikajt i bie të ketë qenë i pari.[2] Iku herët nga shtëpia - sipas konsujve Hahn[3] e Hecquard - për arsye se kishte vrarë qehajain e të atit, Myrteza efendiun, sepse kishte shkelur besimin e mytesarifit dhe kishte përvetësuar.[4] Shkoi në Stamboll, ku i përkrahur nga autoritetet shtetërore u shkollua në “Enderûn-ı Hümâyûn” (Shkolla Mbretërore e Brendshme). Rezultatet e larta të arritura dhe aftësitë që shfaqi, e shtynë Portën e Lartë së bashku me parinë e qytetit që të ndërmjetësonin pranë Mehmet pashë Plakut për falje. Më pas u emërua kajmekam i Shkodrës e pastaj allajbej, u bë pashë në moshën 18-20 vjeçare[5] si shpërblim për trimërisë që tregoi në shtypjen e rebelimit grek në Moré në kohën e Luftës Ruso-Turke.[1] Mbështetur në arkivin e Venedikut, autori Stavri Naçi si vit të zyrtarizimit të Kara Mahmudit jep vitin 1778. Historiani Ahmet Xhevdet Pasha shkruan se efektivisht ka sunduar që më 1775 dhe u njoh zyrtarisht më 1779-'80 me gradën mir-i miran.[5]
Duke patur trashëguar konfliktin e të atit me sanxhakbeun e Vlorës Kurt Ahmet pashë Ngurzën për kalimin e maliqanesë së Durrësit atij më 1775,[6] më 1778 ngatërresa rifilloi me arrestimin e disa tregtarëve shkodranë dhe Bushatliu i shkoi në mbrojtje Alltunëve dhe Ballgjinëve. Toptanët e nxitur nga Ngurza sulmuan Tiranën dhe më 1779-1880 iu bashkohet edhe Ngurza, konflikt në të cilin Porta mbajti anën e shkodranit.[6][7] Më 1781 motra e Sulltanit ia hoqi Ngurzës maliqanenë e mukatasë së Durrësit dhe ia ktheu mytesarifit të Shkodrës, për dobinë e ndërhyrjes paqtuese, juridiksionit të Shkodrës iu shtua edhe Sanxhaku i Dukagjinit.[8] Prej shërbimeve të bëra, më 1783 i vëllai Ahmet Pasha, u emërua mytesarif i Ohrit.[8][9] Në shkurt ë 1785 largoi dizdarin e kalasë së Shpuzës, vuri të paguanin haraçin e papaguar që nga kryengritja e 1775-1776[7] dhe hapi puse në Cetinë që nuk kishte ujë.[8][10] Pasi shtroi fiset e malësisë malazeze, doli nga Adriatiku dhe aty bindi Pastroviçët dhe bastisi zotërimet venedikase të atyre anëve, kjo dhe ndërhyrja te maliqanetë e Zadrimës shkaktuan qortime nga ana e Stambollit që i kundërvunë Kurt Ahmet pashë Ngurzën edhe njëherë. Pasi bashkëpunoi me të vëllain që ishte në Ohër, dhe Ali Pashën e Delvinës, arriti ta mundte Ngurzën në Peqin.[11]
Familja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Besohet se u martua disa herë, pa mundur të linte trashëgimtar: sipas Dora d'Istrias u martua për herë të parë në periudhën më 1776-'79 me të bijën e Ibrahim Beut, feudal tiranas.[12] Gruaja e parë i ndërroi jetë dhe më[5] 21 mars 1785 u martua me motrën e saj.[7] Më vonë lidhi krushqi me Kahreman pashë Begollin, por as me këta dy gra nuk pati fëmijë.[5]
Trashëgimia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sami Frashëri te Kâmûs al–Alâm e përshkruan "meqë ishte shumë trim dhe i zoti, i kreu mbretërisë shumë shërbime", më pas u ndikua nga Austria e Venediku dhe pasi e kuptoi që këta vende nuk e kishin në të mirë të botës muslimane, vrau të dërguarit të Austrisë dhe ia dërgoi Portës letrat e dhuratat e sjella prej tyre.[13] Sipas Eqrem bej Vlorës, ishte i pari ndër sanxhakbejlerët shqiptarë që u ngrit hapur kundër pushtetit qendror.[14] Noel Malcolm e përshkruan Kara Mahmud Pashën si "‘njeri të jashtëzakonshëm’ që fatkeqësisht ka gëzuar shumë pak vëmendje në Perëndim, në krahasim me bashkëkohësin e tij toskë nga Janina, Ali Pashë Tepedelenin (Tepelenën), ‘Luanin e Janinës'".[1]
Pas shtrimit të malazezëve në haraç pas viteve mospagesë, çeli në Cetinë shtatë puse që ende quhen "Puset e Kara Mahmudit".[10]
Folklorike e letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për bëmat në të gjallë të tij, bejtexhiu Mollà Hysen Dobraçi i thuri dy këngë,[15] më kryesorja ajo për betejën me Kurt Ahmet Pashën, mbledhur dhe botuar nga Zef Jubani te Raccolta di canti popolari e rapsodie di poemi albanesi më 1881.[16][17] Gjithashtu iu thurën edhe këngë popullore për luftërat e shqiptarëve kundër malazezëve është "Kanga e Kara Mahmud Pashës kundra Malazezve", mbledhur nga Kasëm Taipi. Malazezët luftërave i kushtuan këngën "Boj Crnogoraca s Mahmut Pašom" (Lufta e malazezve me Mahmud Pashën". Një tjetër poemë heroike që u këndon luftërave të Mahmud Pashës në serbisht është "Opet Crnogorci i Mahmut Pasha" (Përsëri malazeztë dhe Mahmud Pasha). Karaxhiqi ishte i mendimit se këto dy këngë ishin hartuar nga Vladika Petar I dhe se më vonë u bënë popullore.[18] Kënga "Kara Mahmut Pasha në Martanesh" është një tjetër këngë popullore që dëshmon për një ekspeditë drejt krahinës së Martaneshit.[19]
Ndre Mjedja i kushtoi poezinë Mahmud Pasha në Mal të Zi.[20] Anton Harapi ka lënë në dorëshkrim veprën Karagega, që mendohet si triptik i veprave Valë mbi valë dhe Andrra e Prêtashit.[21] Një tjetër françeskan, Zef Pllumi në veprën Frati i pashallarëve Bushatli të Shkodrës: At Erasmo Balneo riprodhon një kronikë të lexuar në arkivin e Kuvendit Françeskan para se të sekuestrohej dhe plaçkitej nga regjimi komunist. Kronika, sipas Pllumit, shkruhej nga një françeskan që u bë mjeku, mësuesi dhe këshilltari i Kara Mahmud Pashës.[22]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Jazexhiu 2003, p. 4.
- ^ Bushati 2003, p. 79.
- ^ Von Hahn, Johan Georg (2013) [1854]. Studime shqiptare. Përkthyer nga Veniamin Dashi. Tiranë: IDK. fq. 142–143. ISBN 978-99943-982-5-6.
- ^ Bushati 2003, pp. 80-81.
- ^ a b c d Bushati 2003, pp. 94-95.
- ^ a b Bushati 2003, pp. 96-97.
- ^ a b c Jazexhiu 2003, pp. 5-6.
- ^ a b c (Anamali 2002).
- ^ Bello, Hasan (2017). "Një vështrim historik mbi librin "Historia e pashallarëve shqiptarë në Perandorinë Osmane" të Syrja bej Vlorës, pj. II". Zani i Naltë. 21 (174): 64.
- ^ a b Bushati 2003, p. 99.
- ^ Bushati 2003, pp. 99-100.
- ^ Krasniqi, Nehat (5 maj 2014). "Roli i fisnikërisë shqiptare në zhvillimin kulturor të vendit". islamgjakova.net.
- ^ Frashëri, Sami (2002). Shqipëria dhe shqiptarët: Materiali nxjerrë nga "Diksionieri historik e gjeografik". Përkthyer nga Zyber Hasan Bakiu. Tiranë: Dajti 2000. fq. 242–243. ISBN 9789992772027.
- ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Marie Amelie von Godin (2010) [1956]. Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike v. I (gjerm. Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze). Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 282–283. ISBN 978-99943-56-83-6.
- ^ Bushati 2003, pp. 100-101.
- ^ Kastrati, Jup (1966). Zef Jubani, Vepra të zgjedhura. Tiranë: Naim Frashëri. fq. 33.
- ^ Ombashi, Rahim (30 prill 2016). "Philology rereading playback of Nezim Frakulla (Berati)" (PDF). Beder Scientific Journal of Education Sciences (në anglisht). 11 nr. 1: 244–245.
- ^ Skendi, Stavro (2007) [1954]. Poezia epike gojore e shqiptarëve dhe e sllavëve të jugut. Përkthyer nga Xhevat Lloshi. Tiranë: Instituti i Dialogut dhe Komunikimit. fq. 136–137. ISBN 9789994398201.
- ^ Gjokutaj, Çapajev, red. (1983). Për mësimin e folklorit (Në ndihmë të mësuesit të letërsisë). Tiranë: Shtëpia Botuese e Librit Shkollor. fq. 84.
- ^ Idrizi, Rinush (1988). Siliqi, Llazar (red.). Parathënie "Jeta dhe vepra" e Ndre Mjeda, vepra letrare. Vëll. 1. Tiranë: Shtëpia botuese "Naim Frashëri". fq. 21.
- ^ Guda, Hysni (mars 2017). ""Wave over wave "- the man and the life, religion, philosophy and art through a comparative analysis" (PDF). Academic Journal of Business, Administration, Law and Social Sciences (në anglisht). 3 n. 1: 260. ISSN 2410-3918.
- ^ Gjekmarkaj, Agron (29 nëntor 2012). "Sundimtari dhe dijetari". Panorama v. XXIII. 3643: 18.
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bushati, Hamdi (2003). Bushatllinjtë. Shkodër: Idromeno. fq. nb. ISBN 99927-841-2-1.
- Jazexhiu, Olsi (2003). "Kara Mahmud Pashë Bushati, Bualli i Shkodrës (1776 – 1796 ER / 1190 – 1211 AH)" (PDF). dielli.net. Univers. - Nr. 4. fq. 205-224nb. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 gusht 2018. Marrë më 5 dhjetor 2018.
- Anamali, Skënder; Prifti, Kristaq; Naçi, Stavri (2002). Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë (Kreu IV, Pashallëqet e mëdha shqiptare (1771-1831). Tiranë: Toena. ISBN 9992716223.
Titujt | ||
---|---|---|
Parardhësi Mustafa Bushati |
Veziri i Shkodrës 1778–1796 |
Pasardhësi Ibrahim Bushati |