Jump to content

Imambajëlldi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Patëllxhanë të mbushur

Imambajëlldijatoskërisht, imam bajalldi në Veri (tr. İmambayıldı, "i ra të fikët, i ra të mekët imamit") është një zhargon i kuzhinës turke për një gjellë me patëllxhanë të fërguar dhe më pas të rreshtuar në tavë, mbushur me qepë, hudhra dhe gatitur me uthull.[1]

Patëllxhanë mesatarë 6-7 copë,
Speca të kuq 2-3 copë,
Mish të grirë gjysëm kile,
Qepë,
Salcë domate ose domate të freskët,
kripë, piper, borzilok.

Merren patëllxhanët dhe lahen mirë, pastaj çahen dhe hiqen farat e brendshme dhe lihen vetëm me lëkuren dmth gërmohen nga pak brenda ose mund ti presësh feta-feta të holla për së gjati. Priten specat në fije të vogla ose copa të vogla. Në një tigan me vaj i skuq pak patëllxhanët nëse do t'i bësh të tëra. Në një tigan tjetër ose tenxhere të vogël hedh pak vaj, hedh qepët e grira holle të skuqen dhe kur kanë marrë ngjyrë të artë hedh specat dhe mishin e grirë, i kavërdis mirë e mirë dhe derisa të skuqen mirë hedh dhe pak salce ose domate të grira, pak majdanoz, kripë dhe piper. Ndizet furra me temperaturë 180 °C. Në një tepsi tjetër e lyejmë pak me vaj dhe vendosim patëllxhanët nëse do i vësh komplet, ahere brenda i mbushim me mishin e grire të përgatitur pak me parë ndërsa nëse do i vendosësh të prera feta-feta shtrohen fetat dhe hidhet sipër mishi i grire i shpërndare njësoj. Futet në furrë dhe sipër i hedh pak kripe dhe piper tjetër dhe majdanoz të grirë si dhe pak salce damotesh. I fut në furrë dhe i lë të piqen për rreth 1 orë duke e kontrolluar herë pas here.

  1. ^ Dizdari, Tahir (2005). "Imambajëlldí-ja" në Fjalorin e Orientalizmave në Gjuhën Shqipe. Tiranë: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. fq. 417.