Imer Selmani
Imer Selmani (20 shkurt 1968, Shkup). politikan dhe biznismen, ish zëvendëskryeministër dhe ministër i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë . Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup. Ai jeton në fshatin Shishevë dhe është themelues i partisë politike Demokracia e Re
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2000 u zgjodh kryetar i Bashkisë së Sarait, dhe në zgjedhjet lokale në vitin 2005 u rizgjedh për këtë pozitë. Selmani nga viti 2003, deri në formimin e partisë së tij "Nova Demokracia" ishte zëvendëspresident i DPA. Ai erdhi në këtë post pasi nga 2001-2003 ishte president i degës së partisë për Saraj. Imeri Selmani nga 2002 deri në 2005 ishte zëvendëspresident i Bashkimit të Uniteteve të Vetëqeverisjes Locale.
Në vitin 2006 u kandidua për deputet nga DPA në zgjedhjet parlamentare në të cilat fitoi VMRO-DPMNE. Në qeverinë e Nikola Gruevskiju u zgjodh ministër i shëndetësisë. Më 2 shtator 2008 ai njoftoi formimin e Partisë së Demokratisë së Re, dhe e promovuar atë më 14 shtator. Ai u kandidua për president të Maqedonisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2009 si kandidat i Demokratisë së Re. Në zgjedhjet parlementale të parakohshme të vitit 2011, partia e tij "Nova Demokracia" pësoi humbje, dhe për shkak të dështimit të asnjë mandate parlamentare, ai dha dorëheqjen si president i partisë më 7 qershor 2011.[1]
Jashtë politikës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Selmani ka qenë në biznes me vajra motorike dhe pjesë të makinave që nga viti 1993.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Вренези, Наим (7 јуни 2011). "Имер Селмани поднесе оставка". А1. Marrë më 2011-06-07.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=
(Ndihmë!)