Ina Rama
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ina Rama lindi më 21 nëntor të vitit 1972, në Durrës është prokurore shqiptare.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1995 ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik me notë mestare 9,4. Deri në vitin 1999 ka punuar si ndihmës gjyqtare në Gjykatën e Durrësit, për të filluar më pas shkollën e Magjistraturës, të cilën e ka përfunduar në vitin 2001, periudhë gjatë së cilës ka kryer edhe stazhin si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit. Në vitin 2002 emërohet gjyqtare në Gjykatën e Lushnjes, ku punon deri në fund të vitit 2004. Fillimi i vitit 2005 do ta gjejë Ramën si gjyqtare në Gjykatėn e Apelit për Krime të Rënda dhe në prill të po atij viti ka filluar të kryejë edhe funksionet e anëtarit të Kolegjit Zgjedhor. Ndërkohë, në janar tė vitit 2007, Ina Rama fiton statusin e ekspertes në programin e trajnimit vazhdues për gjyqtarët, e realizuar nga Shkolla e Magjistraturës. Ish kryeprokurore e Shqipërisë.