Jump to content

Irine Banushi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Irinej Banusi

Irine Banushi (Shkodër, 18 gusht 1906 - Tiranë, 25 nëntor 1973) ka qenë klerik i lartë ortodoks dhe pedagog shqiptar.

U lind më 18 gusht 1906 në Shkodër,[1] i quajtur Ilia, i biri i Nikolla Kolo dhe Nedo Banushit.[2] Shkollën e mesme e filloi në liceun Illyricum më 1925 dhe e përfundoi në Seminarin Ortodoks të Çetinës më 1931. Ndoqi fakultetin e teologjisë në Universitetin e Beogradit, ku u diplomua në qershorin e 1938.[1] Më 1939, pas pushtimit italian të Shqipërisë, u internua në Mantova për një vit.[3]

Pasi u kthye në atdhe, Kryesia e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë e emëroi profesor në Seminarin Kombëtar «Apostull Pavli», kurse Ministria e Arsimit e caktoi profesor të gjuhës latine dhe historisë në Gjimnazin e Shtetit në Tiranë, në tetor të 1941.

Më 30 janar 1942 u hirotinos hierodhjakon, një ditë më pas hieromonah e arkimandrit me emrin Irine, dhe më 1 shkurt peshkop.[1]

  1. ^ a b c Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist I (A-Ç). Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. 2012. fq. 151–152. ISBN 978-9928-168-01-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Alibali, Isa (2007). Me Tano Banushin dhe humorin e tij: jeta dhe veprimtaria artistike. Tiranë: Pegi. fq. 15–16. ISBN 978-99943-40-86-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. fq. 158. ISBN 9789928440358. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)