Shko te përmbajtja

Ismail Aliu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ismail Aliu
Lindi (1954-11-01) 1 nëntor 1954 (71 vjeç)
KombësiaShqiptar
ArsimiUniversiteti i Prishtinës
ProfesioniShkrimtar, poet
Vepra të shquara
Jeta në pranga
Filozofia e të jetuarit me dinjitet
Fëmijë4
Faqja në rrjethttps://ismail-aliu.com/

Ismail Nuhi Aliu (lindur më 1 nëntor 1954) është një shkrimtar dhe poet shqiptar nga Tetova, Maqedoni e Veriut. Kryesisht shkruan romane dhe poezi, por gjithashtu merret edhe me kritikë letrare, filozofi dhe publicistikë.

Ka lindur në JazhincëTetovës, më 1 nëntor 1954. Familja është shpërngulur në qytetin e Tetovës në vitin 1955, ku Ismaili është rritur mes katër fëmijëve, një motre dhe dy vëllezërve. Shkollën fillore e mbaroi në Tetovë, kurse shkollimin e mesëm e pëfundoi në Ferizaj. Studimet i përfundoi në Fakultetin e Ekonomisë, në Prishtinë. Me shkrime ka filluar të merret shumë herët, qysh si nxënës, ku disa shkrime i botoi në gazetën Zëri i Rinisë (Prishtinë), Zëri i Kosovës (Cyrih) e në gazeta dhe revista të tjera.[1] Është i martuar, ka tre djem dhe një vajzë. Që nga viti 1981 jeton në Berlin, kurse tani është i pensionuar.

Deri më tani, Ismail Aliu ka botuar këta libra:

  • Duke thurur ëndrra për jetën, harova të jetoj (roman), ProkultPress, Prishtinë
  • Jeta në pranga (roman), SHB ProkultPress, Prishtinë[2]
  • Dashuria në kontekstin e letësisë dhe psiko-filozofisë, ProkultPress Prishtinë
  • Fletët e një ditari (roman), ProkultPress, Prishtinë
  • Më fal atdhe (poezi), ProkultPress, Prishtinë
  • Donika-dielli do të shkëlqejë përsëri (roman), ProkultPres, Prishtinë
  • Fjalët që s'i thashë (poezi), ProkultPresss, Prishtinë
  • Shtegtari (rrëfime), Fidani, Prizren
  • Vrasës shpirti, Insitituti i Edukimit, Trashigimisë dhe Turizmit, Tiranë
  • Filozofia e të jetuarit me dinjitet (libër filozofik), 2M Studio Grafike, Tiranë
  • Sfida (roman policesk), Çabej, Tetovë
  • Loti i Zanave (poezi) Çabej, Tetovë
  • Mos Vdis (roman policesk), Çabej, Tetovë
  • Dritë në Plagë (poezi), Çabej, Tetovë

Në dorëshkrim ka edhe disa libra si në fushën e kritikës letrare, filozofisë dhe publicistikës, të cilat presin dritën e botimit.

  1. Mani, Shefqet (19 mars 2023). "Ismail Aliu dhe promovimi i veprave të tij: "Filozofia e të jetuarit me dinjitet" dhe romani "Vrasës shpirti"". a news24. Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2023. Marrë më 21 gusht 2023.
  2. Halimi, Fatmir (21 mars 2020). "Vështrim për romanin "Jeta në pranga", të autorit Ismail Aliu". Bota Sot. Marrë më 21 gusht 2023.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ismail Aliu