Ivan Petroviç Pavlov

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Ivan Petroviç Pavlov
Ivan Pavlov LIFE.jpg
Emri Ivan P. Pavlov
Lindja 26 shtator 1849
Vendlindja Ryazan, Rusi
Vdekja 27 shkurt 1936
Vendvdekja Leningrad
Era Shekulli XIX-XX
Rajoni Psikologë Rusë

Ivan Petroviç Pavlov (Në rusisht: Ива́н Петро́вич Па́влов; 26 shtator 184927 shkurt, 1936) ishte fiziologjist dhe mjek rus, fitues i Çmimit Nobel,[1] dhe medaljen Koplei1915.

Jetëshkrimi[redakto | përpunoni burim]

Pavlov lindi në Ryazan, Rusi, pikërisht në fillimet e njërës prej periudhave intelektuale më pjellore në historinë e Rusisë.

Ai fitoi Çmimin Nobel1904 për mjekësi dhe fiziologji.[1]

Kushtëzimi klasik sipas Pavlov[redakto | përpunoni burim]

Fiziologu rus Ivan Pavlov ishte nga të parët që përpunoi teorinë e kushtëzimit klasik që në vitin 1927. Gjatë studimit që ishte duke bërë me qentë në laboratorin e tij, Pavlovi vuri re se qentë filluan të sekretojnë pështymë kur panë të afrohej drejt tyre njeriun që u sillte ushqimin. Pavlovi arsyetoi në këtë mënyrë: qentë nuk sekretuan pështymë sepse po prisnin që të hanin njeriun që u sillte ushqimin. Qentë nuk e kishin kafshuar kurrë njeriun që u sillte ushqimin dhe nuk e dinin se cfarë shije kishte, kështu që nuk kishin pse të sekretonin kur panë atë që po u afrohej. Pavlovi mendoi se qentë sekretuan pështymë sepse kishin formuar disa lidhje mes pamjes së njeriut që u sillte ushqimin dhe prezantimit. Kjo e shtyu Pavlovin që të bënte një seri investigimesh për një formë të thjeshtë të mësuarit që u quajt kushtëzimi klasik.[2]

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b Cavendish, Richard (2011). "Death of Ivan Pavlov: February 27th 1936". History Today. 0018-2753. 62 (2): 9. Marrë më 9 prill 2012. 
  2. ^ Karaj, Theodhori (2010). Psikologjia e zhvillimit të fëmijës. Tiranë: Shtëpia botuese Emal. f. 37.