Jump to content

Izet Mexhiti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Izet Mexhiti
Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Në detyrë
2024–aktualisht
Zëvendëspresident i Bashkimit Demokratik për Integrim
Në detyrë
2009–2017
Kryetar i Komunës së Çairit
Në detyrë
27 mars 2005 – 2018
Të dhëna vetjake
U lind më8 janar 1977 (47 vjeç)
Shkup, Republika e Maqedonisë
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikeBashkimi Demokratik për Integrim
ProfesioniZëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut

Izet Mexhiti (lindur më 8 shkurt 1977) është politikan i shquar shqiptar i cili aktualisht mban pozitat Zëvendëskryeministër i Pare i RMV dhe Ministër i Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të RMV. Ai ka një sfond të fuqishëm në fushën e ekonomisë dhe menaxhimin publik, poashtu është i dëshmuar në udhëheqjen politike.

Jeta e Hershme dhe Arsimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Izet Mexhiti u lind në Shkup dhe është me prejardhje shqiptare. Ai përfundoi arsimin e mesëm në Gjimnazin Zef Lush Marku në Shkup. Më pas studioi Menaxhim Financiar dhe Kontabilitet në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Shën Cirilit dhe Metodit në Shkup, ku gjithashtu fitoi një Master në Menaxhim Publik.

Karriera Politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Izet Mexhiti filloi karrierën e tij si Profesor i Ekonomisë në Shkollën e Mesme të Ekonomisë Arseni Jovkov (2001-2003) dhe si Këshilltar Ekonomik në Postën e RMV (2003-2005) .

Nga viti 2005 deri në vitin 2013, ai shërbeu si Kryetar i Komunës së Çairit, ku zbatoi me sukses mbi 100 projekte për përmirësimin e infrastrukturës dhe mbështetjen e aktiviteteve kulturore, duke fuqizuar dukshëm përfaqësimin e komunitetit shqiptar në Shkup.[1]

Në vitin 2020 u zgjodh si Deputet në Zonën Zgjedhore 1.

Pozitat Aktualisht

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2023 ai themeloi partinë Lëvizja Demokratike të cilën e udhëheq aktualisht.

Nga viti 2024 dhe aktualisht mban pozitat Zëvendëskryeministër i Parë i RMV dhe Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të RMV.

Izet Mexhiti është i lindur dhe i rritur në Shkup, RMV. Është i martuar dhe prind i tre fëmijëve. Aktualisht jeton në Shkup, RMV.

Projektet dhe Arritjet Kryesore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Zbatoi mbi 100 projekte infrastrukturore si Kryetar i Komunës së Çairit
  • Promovoi ngjarje kulturore dhe fuqizoi përfaqësimin e komunitetit shqiptar në Shkup
  • Themeloi partinë Lëvizja Demokratike
  • U zgjodh Zëvendëskryeministër i Parë i RMV dhe Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Eksperienca e Punës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Skopje", Wikipedia (në gjermanisht), 2024-05-15, marrë më 2024-08-07