Jump to content

Jemenasit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jemenasit janë shtetasJemenit.

Hierarkia shoqërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjendet një sistem i shtresëzimit shoqëror në Jemen që u shfuqizua zyrtarisht me krijimin e Republikës së Jemenit në vitin 1962, por, në të vërtetë, ky sistem nuk është zhdukur dhe shoqëria jemenase është ende e organizuar rreth rangjeve hierarkike. Dallimi midis rangjeve manifestohet nga prejardhja dhe nga profesioni dhe konsolidohet nga martesat mes njerëzve të të njëjtit rang.

Ka pesë grupe statusesh. Në krye të hierarkisë, janë elitat fetare, të quajtura edhe sada. Më pas këta ndiqen nga shtresat e gjyqtarëve (quad). Statusi i tretë hierarkik është kaba'il, të cilët janë fshatarët që u përkasin fiseve dhe që jetojnë kryesisht nga bujqësia dhe tregtia. Grupi i katërt quhet mazajana. Ky grup përbëhet nga njerëz që nuk kishin tokë dhe ofronin lloje të ndryshme shërbimesh si kasapë dhe zejtarë. Së fundi, në fund të hierarkisë janë skllevërit (a'bid) dhe akoma më poshtë tyre al-akdam, që do të thotë shërbëtorë.

Diaspora jemenase është kryesisht e përqendruar në Mbretërinë e Bashkuar, ku jetojnë nga 70,000 deri në 80,000 jemenas. Mbi 20,000 Jemenas banojnë në Shtetet e Bashkuara dhe 2,812 të tjerë jetojnë në Itali. Jemenas të tjerë banojnë gjithashtu në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe Bahrein, si dhe në Indi, Indonezi, Malajzi, Brunei, Madagaskar dhe ish-BRSS. Një numër më i vogël pakistanezësh të ditëve të sotme janë me origjinë jemenase; paraardhësit e tyre origjinalë janë larguar nga Jemeni për në nënkontinentin Indian dhe Azinë Juglindore mbi katër shekuj më parë. 350,000 hebrenj jemenas jetojnë në Izrael. Në vitin 2015, për shkak të konfliktit në Jemen, shumë kanë emigruar në brigjet veriore të Xhibutit, Madagaskarit dhe Somalisë.