Jolly Roger

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Jolly Roger është emërtim tradicional në gjuhën angleze i flamujve që simbolizonin një anije piratësh para se të sulmonte, në vitet e hershme të shekullit të XVIII (që më pas do të njihen si 'Vitet e Arta të Piratërisë').

Flamuri më së shpeshti është identifikuar si Jolly Roger, kafka dhe kockat e kryqëzuara ishin simbol i një flamuri të zi që është përdorur qysh në vitin 1710 nga një numër i caktuar Kapitenësh Piratë si “Black Sam” Bellamy, Edward England dhe John Taylor duke u bërë kështu simboli më i përdorur i piratërisë në vitet 1720.

"Jolly Roger" tradicional i piratërisë

Origjina[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përdorimi i termit Jolly Roger na kthen të paktën deri tek Charles Johnson dhe vepra e tij Historia e përgjithshme e piratëve (eng." A General History of the Pyrates") e publikuar ne Britaninë e Madhe ne vitin 1724.[1]

Xhonsoni (eng. Johnson) përmend veçanërisht dy piratë që e kanë emërtuar flamurin e tyre me emrin “Jolly Roger”: Bartholomew Roberts në qershor të vitit 1721 [2] dhe Francis Spriggs në dhjetor të vitit 1723.[3]

Derisa Spriggs dhe Roberts përdorën emërtime të njëjta per flamujt e tyre, megjithëse dizajni ndryshonte shumë, na lë të kuptojm se “Jolly Roger” ishte më shumë emërtim i përgjithshëm i flamurit të zi me kafkë dhe kocka të kryqëzuara sesa emërtim i caktuar për ndonjë dizajn specifik. Pra s'ishte as Spriggs dhe as Roberts, por ishte vetëm një emër Jolly Roger dhe ngjyra e zezë që përbëhej nga kafka dhe kockat e kryqëzuara.[4]

Richard Hawkins që u kap rob nga piratët në vitin 1724 raportoi se piratët mbanin një flamur të zi me skelet dhe një zemër të shpuar me shtizë.[5]

Origjina e emrit është akoma e panjohur. Jolly Roger që ishte term i përgjithshëm i një njeriu të qeshur dhe pa brenga në shekullin e 17, tashmë ishte shëndrruar në një skelet ose në një kafkë të qeshur që simbolizonte piratët.[6]

Në vitin 1703 një pirat me emrin John Quelch është raportuar të ketë valëvitur “Old Roger”-in prej Brazilit, emërtim ky i djallit.[7] Poashtu ekziston një tjetër referencë e hershme mbi “Old Roger” në një reportazh të gazetës britanike të asaj kohe (Weekly Journal or British Gazetteer ‘Londër, e shtunë, 19 tetor 1723; Çështja LVII, Faqe 2, kol. 1’):

Pjesët përëndimore te Indisë, ishujt Rhode më 26 korrik.Në këtë ditë 26 prej piratëve të arrestuar në anijen e madhërisë së tij “eng. The GreyHound”, Kapiten Solgard u ekzekutua. Disa prej tyre dërguan qfarë kishin për të thënë përmes shkrimeve e disa folën në vendin ku u ekzekutuan duke i këshilluar të gjithë njerëzit, veçanërisht të rinjtë duke i paralajmëruar mbi fatin e tyre të trishtuar. Në mënyrë që ti largonin njerëzit prej krimeve që sollën piratët deri aty. Flamuri i tyre i zi nën të cilin kishin kryer një mori krimesh piratërie dhe vrasjesh, u vendos në një kënd të trekëmbëshit për varje. Ishte portreti i vdekjes me një orë prej xhami dhe një shigjetë që çante përmes zemrën, me tre pika gjaku që pikonin nga zemra e vrarë. Ky flamur që e quanin “OLD ROGER (shq.: Roxheri Vjetër)” thoshte: ”Ata jetuan nën të dhe nën të do të vdesin”.

Dizajni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përdorimi i parë i flamurit me kafkë dhe kocka të kryqëzuara daton qysh nga shekulli 17 dhe është e mundur që të jetë përdorur nga piratët barbar të asaj kohe. Thuher se Francis Drake valëviste flamurin e zin në vitin e hershëm 1585, mirëpo historia e kësaj tradite mbetet mister.[8]

LLogari bashkohore tregojn per Peter Eauston-in që perdorte një flamur plotësisht të zi pa simbole në të, po ashtu edhe piratët e Kapitenit Martel si:[9] Edward Teach dhe Charles Vane më 1716, Richard Worley më 1718[10] dhe Howell Davis më 1719.[11]

Në shekullin e 17 dhe të 18 guvernatorët kolonialë zakonisht kërkonin prej oficerve të tyre që të valëvisnin një version specific të flamurit anglez, kështu më 1606 Union Jack i Britanisë së Madhe u pajis me një kreshtë të bardhë në mes që i dallonte nga anijet detare. Para kësaj kohe oficerët britanikë lundronin me ngjyrat britanike si rasti i Sir Henry Morgan.[12]

Një përdorim i hershëm i flamurit të zi me kafkë, kocka të kryqëzuar dhe orë prej xhami i atribohet kapitenit Emaunel Wynn në vitin 1700, duke u bazuar në shumëllojshmërinë e burimeve dytësore.[13] Këto burime dytësore janë të bazuara në emrin e vetë kapitenit të Gardës Mbretërore, John Cranby dhe të verifikuara nga Arkiva mbretërore në Londër.

Me përfundimin e Luftës së Spanjës (eng.War of Spanish Succession) shumë oficerë u kthyen në piratë. Ata akoma përdornin flamujt e tyre Kuq e Zi mirëpo të dizajnuar sipas shijeve të tyre. Edward England ka përdorur 3 dizajne: flamuri i zi qe shihej nga direku kryesor, flamuri i kuq që shihej nga direku ballor dhe flamuri anglez që shihej nga nëntogerët. Siç ekzistonin shumëllojshmëri të Jolly Roger ashtu ekzistonin edhe lloje të ndryshme të flamujve të kuq. Shpesh shoqroheshin me vija të verdha ose imazhe të vdekjes.[7]

Dizajnet Historike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Galeria me imazhe më poshtë tregon dizajnet e Jolly Roger prej vitit 1696 (Thomas Tew’s) deri në vitin 1724 (Edward Low’s). Të gjitha burimet dytësore përputhen me citatet e shkruara më poshtë.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Pirates. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Charles Johnson (1724), A General History of the Robberies and Murders of the Most Notorious Pyrates, p. 250.
  3. ^ Johnson (1724), pp. 411–12.
  4. ^ Bartholomew Roberts' Jolly Roger in June 1721 is simply described as "their black flag," which may or may not be the same Roberts is described as flying earlier on pp. 243–44, the man standing on a Barbadian's head and a Martinican's head. Spriggs' Jolly Roger is described as follows: "a black Ensign was made, which they called Jolly Roger, with the same device that Captain Low carried, viz. a white Skeliton in the Middle of it, with a Dart in one Hand striking a bleeding Heart, and in the other, an Hour-Glass."
  5. ^ David Cordingly (1995). Under the Black Flag: The Romance and Reality of Life Among the Pirates, New York: Random House, p. 117.
  6. ^ The English country dance Roger de Coverley has been known as Jolly Roger from 1685. The French equivalent roger-bontemps in the sense of "jovial, carefree man" is attested from the 15th century. A character called Jolly Roger Twangdillo of Plowden Hill appeared in a collection of ballads published in 1723 by Ambrose Philips. During the Elizabethan era Roger had also been a slang term for beggars and vagrants who "pretended scholarship." I. Marc Carlson (9 qershor 2004). "Elizabethan Slang". Personal.utulsa.edu. Marrë më 13 prill 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Sea beggars had been a popular name for Dutch privateers since the 16th century.
  7. ^ a b David Cordingly (1995). Under the Black Flag: The Romance and Reality of Life Among the Pirates, New York: Random House, p. 118.
  8. ^ Mary Frear Keeler (ed.), Sir Francis Drake's West Indian Voyage, 1585-86 (1981), p. 161, footnote 3.
  9. ^ Johnson, p. 66.
  10. ^ Johnson, pp. 72, 147, 344.
  11. ^ Johnson, p. 187.
  12. ^ David Cordingly (1995). Under the Black Flag: The Romance and Reality of Life Among the Pirates, New York: Random House, p. 220.
  13. ^ Shiko psh.: Angus Konstam, Pirates: 1660–1730; Douglas Botting, The Pirates; http://www.bonaventure.org.uk/ed/flags.htm Archived 15 January 2008[Date mismatch] at the Wayback Machine.; etcetera.
  14. ^ Botting, p. 49; Konstam, p. 101.
  15. ^ Botting, p. 49; Konstam, p. 100–01.
  16. ^ Botting, p. 49; Konstam, p. 99; Johnson (1726), p. 331.
  17. ^ a b Botting, p. 49; Konstam, p. 100; Johnson (1724), p. 278.
  18. ^ Botting, p. 48, Konstam, The History of Pirates, p. 98.
  19. ^ Pirate Mythtory, Ed Foxe, 2004
  20. ^ Botting, p. 49; Konstam, p. 98.
  21. ^ Botting, p. 48; Konstam, p. 99.
  22. ^ Botting, p. 49, Konstam, p. 98; Frank Sherry, Raiders and Rebels, New York: Hearst Marine Books, 1986, ISBN 0-688-04684-3, illustrated p. 97, ascribed p. 98.
  23. ^ The red version of this flag appears in Angus Konstam, Pirates: 1660–1730, Oxford: Osprey Publishing Ltd., 1998, ISBN 1-85532-706-6, p. 44. Black versions appear in Botting, p. 48; Konstam, The History of Pirates, p. 99; Sherry, illustrated p. 97, ascribed p. 96.
  24. ^ Botting, p. 48; Konstam, The History of Pirates, p. 101; Sherry, illustrated p. 97, ascribed p. 96.
  25. ^ Botting, p. 49; Konstam, The History of Pirates, p. 100. Johnson (1724), p. 344, says only that Worley "made a black Ensign, with a white Death's Head in the Middle of it, and other Colours suitable to it," without specifying whether these "other Coulours" were the crossed bones that appear in Botting and Konstam.
  26. ^ Botting, p. 48; Konstam, The History of Pirates, p. 100, see also Origins of the Design, above.