Shko te përmbajtja

Julieta Venegas

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Julieta Venegas
Informata themelore
Emri i lindjesJulieta Venegas Percevault
Lindi24 nëntor 1970 (55 vjeçe)
Long Beach, California, SHBA
PrejardhjaTijuana, Baja California
ZhanretPop rock, indie pop, muzikë alternative, rock popullore
Profesionikompozitore, muzikante, prodhuese muzikore
Instrumentivokaliste, fizarmonikë, kitarë
Vitet aktive1992–present
LabeliRCA, Sony International
Uebfaqjajulietavenegas.net

Julieta Venegas Percevault (e lindur më 24 nëntor, 1970 në Long Beach, California),[1] e njohur profesionalisht si Julieta Venegas, është një këngëtare meksikane e lindur në Amerikë, kompozitore, instrumentaliste dhe producente, e cila këndon pop-rock në spanjisht. Ajo flet rrjedhshëm anglisht, portugalisht, spanjisht. Ajo ka një motër binjake, Yvonne, e cila është fotografe. Venegas u rrit në Tijuana dhe filloi të studioj muzikë në moshën tetë vjeçare. Ajo në vazhdim u bashkua me shumë grupe munikore, duke përfshirë bendin meksikan Tijuana Jo!.

Ajo luan në disa instrumente duke përfshirë kitarën akustike, fizarmonikën, dhe tastierën. Ajo ka fituar gjashtë çmime Latin Grammys dhe një Grammy Award mes çmime të tjera. Ajo ka kompozuar muzikë për teatër dhe ka performuar muzikë të prapavijës për dy filma.

Venegas filloi të luajë instrumenta në moshën 10 vjeçare, kur prindërit e saj e dërguan atë në mësimet e pianos. Një nga mësuesit e saj të muzikës ishte Ramon "Bostich" Amezcua.[2] Në vitet që pasuan, muzika u bë pasioni i saj. Në fillim të karrierës së saj, ajo bashkëpunoi me disa grupe në Tijuana,[3] dhe pastaj më vonë në Meksikë D.F. Albumi i saj i parë solo, "Aquí", u lëshua në vitin 1998 me bashkëpunimin e Gustavo Santaolalla. Ajo regjistronte, shkonte në turne dhe performonte drejtpërdrejtë. Në vitin 2000, ajo regjistroi albumin e saj të dytë, "Bueninvento", ku eksperimentoi me kitarë elektrike dhe bashkëpunoi me producentë dhe muzikantë duke përfshirë Gustavo Santaolalla, Meme de Real, Quique Rangel, Toy Hernandez dhe Joe Chiccarelli. Në vitin 2003, ajo lëshoi albumin e saj të tretë, "Sí", i cili u regjistrua dhe u prodhua në Buenos Aires dhe Madrid me muzikantë të ftuar Cachorro López dhe Coti Sorokin. Në vitin 2006, albumi i saj i katërt, "Limón y Sal", debutoi me ndihmën e producentit Cachorro López. Në vitin 2007, ajo bashkëpunoi me Miranda! për të regjistruar këngën "Perfecta," e cila u bë kryesuese e listave në vitin 2008 në Amerikën Latine. Gjithashtu atë vit, ajo u shfaq në MTV Unplugged e cila çoi në një DVD dhe CD. Kënga "El Presente" është nxjerrë nga ai prodhim. Albumi Otra Cosa u lëshua në mars të vitit 2010.[4]

1997–2000: Aquí

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me mbështetjen e BMG, Julieta regjistroi albumin e saj të parë solo me producentin Gustavo Santaolalla. I publikuar në vitin 1997, "Aquí" përmbante dymbëdhjetë këngë të kompozuara nga Julieta dhe u shpërnda në Meksikë, Spanjë dhe disa vende të Amerikës Latine. Materiali tregoi që Julieta ishte një artiste shumë krijuese në muzikën popullore meksikane. Kënga e parë nga albumi "De Mis Pasos" u pranua në mënyrë dramatike nga një audiencë e re dhe u pozicionua shpejt si një prej këngëve më të mira muzikore të asaj kohe. Kënga e dytë, "Como Sé", fitoi çmimin MTV për "Mejor Interpretation Femenina". Pas publikimit ndërkombëtar të albumit, Julieta mori një numër të madh ftesash për të bashkëpunuar me muzikantë dhe interpretues të ndryshëm në Amerikën Latine, përfshirë Sasha Sokol, Enanitos Verdes, Sr. Gonzalez, Los Tres, Liquits, Cartel de Santa, León dhe Enrique Bunbury.

Në vitin 1998, ajo mori pjesë në turneun "De Diva Voz" me Ely Guerra dhe Aurora y La Academia, duke u shfaqur në vende të ndryshme në Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara. Menjëherë pas, turneut ishte në "Calaveritas y Diablitos" pranë Aterciopelados dhe Los Fabulosos Cadillacs në Spanjë.

2000–2002: Bueninvento

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bueninvento, prodhuar gjithashtu nga Gustavo Santaolalla dhe Joe Chiccarelli, u lëshua në shtator të vitit 2000. Ajo u regjistrua në Los Anxhelos (Kaliforni), Monterrey dhe Mexico City. Trembëdhjetë nga katërmbëdhjetë këngët e albumit janë të shkruara nga Julieta Venegas duke përfshirë një për nder të Juan Gabriel - "Siempre En Mi Mente". Në të njëjtin vit, ajo mori pjesë në "Arezzo Wave Love" në Itali, ku këndoi një version të këngës "Amores Perros ..." në italisht dhe turneun "Evolucion 2000" me Jaguares, Jumbo dhe Gusana Ciega.

  • Hecho en México (2012)

Çmime dhe nominime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Viti Nominimi Çmimi Rezultati
2005Best Latin Rock, Urban or Alternative AlbumKandidat/e
2007Limón y SalBest Latin Pop AlbumFitues/e
2011Otra CosaBest Latin Pop AlbumKandidat/e
2016Algo SucedeBest Latin Pop AlbumKandidat/e

Latin Grammy Awards

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Viti Nominimi Çmimi Rezultati
2001BueninventoBest Rock Solo Vocal AlbumKandidat/e
"Hoy No Quiero"Best Rock SongKandidat/e
2004"Andar Conmigo"Record of the YearKandidat/e
Song of the YearKandidat/e
Best Rock Solo Vocal AlbumFitues/e
2006Limón y SalAlbum of the YearKandidat/e
"Me Voy"Record of the YearKandidat/e
Limón y SalBest Alternative Music AlbumFitues/e
"Me Voy"Best Short Form Music VideoKandidat/e
2008"El presente"Record of the yearKandidat/e
Song of the YearKandidat/e
MTV UnpluggedBest Alternative Music AlbumFitues/e
Best Long Form Music VideoFitues/e
2010"Bien o Mal"Best Short Form Music VideoFitues/e
2013Los MomentosBest Contemporary Pop Vocal AlbumKandidat/e
2015"Ese Camino"Record of the YearKandidat/e
Song of the YearKandidat/e
2016Algo SucedeAlbum of the YearKandidat/e
Best Pop/Rock AlbumFitues/e
MeteorosKandidat/e

Çmime të fituara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • MTV Video Music Awards Latin America 2004:
  • Artistja më e mirë
  • Artistja më e mirë (Meksikë)
  • Artistja e vitit
  • Premios Oye! 2004
  • Kënga më e mirë e vitit (Andar Conmigo)
  • Albumi i vitit (Sí)
  • Rock në spanjisht
  • MTV Video Music Awards Latin America 2006:
  • Artistja më e mirë
  • MTV Video Music Awards Latin America 2007:
  • Artistja më e mirë e muzikës Pop
  • Blanc, Enrique (2007). De mis Pasos. Conversaciones con Julieta Venegas. Ediciones y Publicaciones Autor. ISBN 84-8048-724-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  1. "Biography". Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2014. Marrë më 25 maj 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. Lechner, Ernesto (16 dhjetor 2001). "Metamorphosis of an Outsider". Los Angeles Times. Marrë më 14 tetor 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. "The Loneliest Part of the Heart". 3 tetor 2002. Arkivuar nga origjinali më 1 janar 2017. Marrë më 31 dhjetor 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. Julieta Venegas – Otra Cosa CD Album, CD universe, 16 mars 2010, marrë më 2011-11-16 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]