Kafshët
Kafshët Vargu kohor: Cryogenian – present,
| |
---|---|
Klasifikimi shkencor | |
Domeni: | Eukaryota |
(pa klasifikuar): | Unikonta |
(pa klasifikuar): | Obazoa |
(pa klasifikuar): | Opisthokonta |
(pa klasifikuar): | Holozoa |
(pa klasifikuar): | Filozoa |
Mbretëria: | Animalia Linnaeus, 1758 |
Major divisions | |
Sinonimet | |
|
Kafshët janë organizma eukariotikë shumëqelizorë që formojnë mbretërinë biologjike Kafshët. Me pak përjashtime, kafshët konsumojnë materiale organike, thithin oksigjen, kanë aftësinë të lëvizin, shumohen seksualisht. Mbi 1.5 milion specie te gjalla janë përshkruar – prej tyre rreth 1 milion janë insekte – por mendohet që janë rreth 7 milion lloje kafshësh në total. Të mësuarit për kafshët quhet zoologji (nga greqishtja, zoo = kafshë dhe logia = logjia (të mësuarit diçka)).
Shumica e llojeve të kafshëve janë në Bilateria në trung kanë trup simentrik bilateral. Kafshët i ndajmë në dy lloje: kafshët rruazorë dhe kafshët jorruazorë.
- Në kafshët jorruazore hyjnë sfungjerët, lekuregjemboret (ekinodermatet), qeliza djegesit (knidaret), butaket (molusket), krimbat si dhe kembenyjetuarit (arthoropoda).
- Kafshet rruazore jane kafshet me te perparuara si nga ana e fizike, me pershtatjen e mjedisit, me te gjitha aparatet qe formojne trupin e kafshes, por edhe nga ana e te menduarit. Në këtë tip bëjnë pjesë peshqit të cilët janë kafshët rruazore primitive, amfibet të cilët jetojnë edhe në toke edhe në ujë, zvarraniket, shpendët dhe gjitaret.
Prejardhja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fjala "kafshë" vjen nja shqipja kap dhe ajo nga shqipja e parë *kapa. Përkufizimi biologjik i përfshinë të gjithë anëtarët e mbretërisë se kafshëve.
Dallimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Balena blu (Balaenoptera musculus) është kafsha më e madhe që ka jetuar ndonjëherë në ujë, me një peshë deri në 190 ton dhe me një përmasë deri në 33.6 metra të gjatë. Ndërsa kafsha më e madhe e gjallë tokësore është elefanti afrikan (Loxodonta africana), me një peshë deri në 12.25 ton dhe me një permasë deri në 10.67 metra të gjatë.
Numrat dhe vendbanimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Listat në tabelen në vazhdim përmbajnë numra të gjallesave të përshkruara për grupe kafshësh me numrat më të shumët të gjallesave gjatë habiteve të tyre kryesuese (tokë, ujë të freskët, dhe det), dhe të lirë për të jetuar ose mënyra parazite për të jetuar.
Filumi | Përshembull | Nr. i gjallesave |
Tokë | Deti | Ujë të freskët | Të lirë | Parazitë |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Shushunja | 17,000 | Po (baltë) | Po | 1,750 | Po | 400 | |
Insekti | 1,257,000 | 1,000,000 (insekte) |
>40,000 (Malac- ostraca) |
94,000 | Po | >45,000 | |
Bryozoa | 6,000 | Po | 60-80 | Po | |||
Kashaloti | 65,000 45,000 |
23,000 |
13,000 |
18,000 9,000 |
Po | 40 (catfish) | |
Coelenterata | 16,000 | Po | Po (disa) | Po | >1,350 (Myxozoa) | ||
Ylli detar | 7,500 | 7,500 | Po | ||||
Butakët | 85,000 107,000 |
35,000 |
60,000 |
5,000 12,000 |
Po | >5,600 | |
Krymbë | 25,000 | Po (baltë) | 4,000 | 2,000 | 11,000 | 14,000 | |
Platyhelminthes | 29,500 | Po | Po | 1,300 | Po | >40,000 | |
Rotifers | 2,000 | >400 | 2,000 | Po | |||
Sfungjeri | 10,800 | Po | 200-300 | Po | Po | ||
Numri total i specieve të përshkruara në vitin : 1,525,728
|
Parasitoidat nuk janë të përfshirë.