Jump to content

Kamalapur Dharmaraxhika Bauddha Vihara

Coordinates: 23°44′11″N 90°25′39″E / 23.7363639°N 90.4273901°E / 23.7363639; 90.4273901
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kamalapur Dharmaraxhika Bauddha Vihara
ধর্মরাজিক বৌদ্ধবিহার কমপ্লেক্স
Portik dekorativ i manastirit
Emra alternativKompleksi i Manastirit Budist Dharmaraxhika
Informacion i përgjithshëm
TipiVihara
VendndodhjaBasabo, Rruga Madartek, Dhaka, Bangladesh
Koordinatat23°44′11″N 90°25′39″E / 23.7363639°N 90.4273901°E / 23.7363639; 90.4273901
Përfundimi1960
Grounds4.5 acres (18,000 m2)

Kompleksi Kamalapur Dharmaraxhika Bauddha Vihara (bengalisht: ধর্মরাজিক বৌদ্ধবিহার কমপ্লেক্স) është një manastir budist i vendosur në DhakaBangladeshit. Ai bart veçorinë e të qenit manastiri i parë budist i ndërtuar në qytetin e Dhakës.[1][2]

Ndërtesë e kompleksit

Kompleksi Kamalapur Dharmaraxhika Bauddha Vihara, i themeluar nga Bishuddhananda Mahathera në vitin 1960 në një sipërfaqe prej 4.5 acres (1.8 ha). Tempulli i vendosur në Basabo i përket urdhërit të Mahasthabir Nikajas dhe shërben si pikë qëndrore e jetës dhe kulturën budiste në DhakaBangladeshit.[2]

Portiku kryesor i kompleksit

Brenda kompleksit qëndron Kolegji Dharmaraxhika Pali, i krijuar në të njëjtin vit. Mbreti Bhumibol i Tailandës në vitin 1962 u bë kreu i parë shtetëror që vizitoi tempullin. Dhurimi i një statuje të Budës 10 këmbë të lartë nga Tailanda në vitin 1984 u ndoq nga një tjetër statujë e dhuruar nga Japonia.[1]

Gjatë Luftës për Çlirimin e Bangladeshit, tempulli shërbeu si strehim dhe më vonë, pas pavarësisë së Bangladeshit u krijua Jetimorja Dharmaraxhika. Në vitin 1972, u themelua Shkolla Dharmaraxhika, e ndjekur nga krijimi i Shkollës Teknike Dharmaraxhika dhe Kopshti për fëmijë Dharmaraxhika në vitin 1993. Në vitin 1995 u krijua Akademia e Arteve të Bukura Dharmaraxhika, bashkë me krijimin e Klinikës Dharmaraxhika Nikiunijano, Shoqërisë Letrare Dharmaraxhika dhe zgjerimi i mëtejshëm i Jetimores Dharmaraxhika dhe krijimi i Sallës Ndërkombëtare të Lutjeve Dharmaraxhika në vitin 1996.[1]

  1. ^ a b c Sukomal Barua (2012). "Kamalapur Dharmarajika Bauddha Vihara". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabir Ahmed (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 11 shtator 2024.
  2. ^ a b Paola G. Tinti (1998). Between two civilizations (Tezë) (në anglisht). University of Oxford. fq. 148.