Jump to content

Kanina, Vlorë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kanina e Vlores)
Kanina
Xhamia Kanine

Kanina është një fshatkomunën Qendërrrethin e VlorësShqipërisë.

Gërmimet arkeologjike e dëshmojnë si vendbanim që në gjysmën e parë të mijëvjeçarit të fundit p.e.s. Në shek.IV p.e.s. u shndërrua në qytet të fortifikuar me mure. Brenda kështjellës së Kaninës janë zbuluar rrënoja banesash, rrugë me kalldrëm, sterra uji etj.

E vijoi jetën si kështjellë dhe qytet mesjetar mbi bazën antike duke u rindërtuar disa herë. Emri i Kaninës përmendet për herë të parë në shek.XI. Për shkak të pozitës së saj strategjike, ajo u gjet shpesh herë e përfshirë në ngjarjet e mëdha luftarake të kohës. Kalaja e Kaninës ndodhet në fshatin Kaninë, vetëm 6 km larg Vlorës. Kalaja ngrihet në anë të malit Shushicë, në një lartësi prej 380 m mbi nivelin e detit. Kështjella e Kaninës i ka fillesat e saj në shekullin III para Krishtit, ndërsa në shekullin IV u transformua në një qytet-kështjellë. Në shekullin VI pas Krishtit, kështjella u rindërtua nga Perandori Justinian i Parë dhe në shekujt e mëvonshëm ka pësuar ndryshime të tjera. Nga kalaja shfaqen pamje të mrekullueshme të Gjirit të Vlorës, Zvërnecit, ishullit të Sazanit, Gadishullit të Karaburunit dhe shtëpive dhe natyrës së bukur të Kaninës. Natyrisht që të magjishme janë edhe perëndimet e diellit me të papriturat e tyre në ishullin e Sazanit. Kështjella e Kaninës është e famshme edhe për dasmën e Donika Kastriotit me Skënderbeun, që zgjati tri ditë e tri net dhe për rezistencën ndaj turqve të Princeshave nënë e bijë, Komnena dhe Rugjina, gjatë 40 vjetëve

Që nga shek.XIII Kanina përmendet si seli e një peshkopate të rëndësishme. Emri i Kaninës deri në shek. XV del gjithmonë i bashkuar me Vlorën.

Në enciklopedinë e tij, Sami Frashëri e përshkruan:[1]

Është një fshat i madh në Shqipëri, mbi një kodrinë përballë detit, në prefekturën e Vlorës. Ka 4.500 banorë dhe klimë shumë të mirë. Është vendlindja e bejlerëve të Vlorës.

  1. ^ Frashëri, Sami (2002). Shqipëria dhe shqiptarët: Materiali nxjerrë nga "Diksionieri historik e gjeografik". Tiranë: Dajti 2000. fq. 86. ISBN 9789992772027. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)