Kareman Gora
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. |
Kareman Gora | |
---|---|
Lindi | |
Shtetësia | Shqipëtar |
Kareman Gora (Starovë, 6 shkurt 1891 - Pogradec, 1950) ishte patriot, filantropist, inxhinjer shqiptar.[1] Në moshë fare të re mërgon drejt Rumanisë dhe gjatë kohës që punonte ra në kontakt me organizatat patriotike shqiptare që vepronin në Bukuresht. Kështu ai zgjedh të bëhet anëtar i shoqatës së shqiptarëve të Bukureshtit dhe shumë shpejt u shndërrua në një veprimtar i çështjes shqiptare. Ai ishte pjesë e delegacionit të Bukureshtit së bashku me rreth 300 patriotë të tjerë, të cilët së bashku u nisën drejt Vlorës për të qënë pjesmarrës më 28 nëntor 1912 kur Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e plotë të Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Më 26 nëntor 1962, me dekret nr 3608, me rastin e 50 vjetorit të pavarësisë të atdheut, Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë drejtuar nga sekretari i përgjithshëm Haxhi Lleshi, do t’i akordojë Kareman Gorës medaljen “Për veprimtari Patriotike” me titullin “Patriot dhe luftëtar trim”, i cili nën udhëheqjen e patriotit Themistokli Gërmenji luftoi kundër shovinistëve grek për mbrojtjen e atdheut, në 1920 si vullnetar kundër imperialistëve italianë për çlirimin e Vlorës.[2] Kareman Gora shquhet gjithashtu si inicjues dhe financues i hapjes së shkollave shqipe në rrethin e Pogradecit.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 6 shkurt 1891 në Starovë, asokohe qendër kazaje, djali i Osman dhe Zenepe Gorës. Në moshë fare të re, rreth të njëzetave do të martohej me Nasibe Shyti me të cilën pati dy vajza: Refiko (Gora) Berberi[3] dhe Behije (Gora) Lilo. Ai vinte nga një familje e thjeshtë ç’ka do ta detyronte Karemanin qysh në moshën e vegjëlisë kur ishte ende 11-12 vjeç të merrte rrugët e mërgimit drejt Rumanisë dhe vendoset në Bukuresht ku jetoi e punoi për rreth 32 vjet. Fillimisht angazhohet si punëtor pranë ndërmarrjeve që operonin në fushën e ndërtimit të rrugëve dhe ndërtesave. Zgjuarsia dhe shkathtësia bënë që eksperiencën e fituar ta kthente në profesion të mirfillte, ç’ka bëri që shumë shpejt Karemani të shndërrohej në një asistent dhe mjeshtër ndërtimi. Më vonë ai do të shndërrohej edhe në një sipërmarrës i suksesshëm.
Veprimtaria Patriotike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në moshën 11-12 vjeçare mërgon drejt Rumanisë, dhe gjatë kohës që punonte atje në fushën e ndëtimit, ai bie në kontakt me organizatat patriotike shqiptare që vepronin në Bukuresht. Shumë shpejt Karemani do të bëhet anëtar i shoqatës së shqiptarëve të Bukureshtit dhe do të shndërrohej në veprimtar i çështjes shqiptare. Ai nisi të ndihmonte lidhjen e Shqiptarëve të Bukureshtit në shkrimin dhe përkthimin e librave në gjuhën Shqipe si dhe të financonte botimin dhe përhapjen e tyre me të ardhurat që ai fitonte nga puna qe ushtronte në fushën e ndërtimit. Më 28 nëntor 1912 Karemani do të ishte pjesë e delegacionit të Bukureshtit së bashku me rreth 300 patriotë të tjerë, të cilët ju bashkuan Ismail Qemalit në Vlorë, në ditën e shpalljes së Pavarësisë së plotë të Shqipërisë nga Perandoria Osmane.[4] Në vitin 1914, Kareman Gora angazhohet me çetën e Themistokli Germenjit, të cilët luftuan për të mbrojtur interesat kombëtare nga pushtuesit grek, serb dhe malazeze të asaj kohe. Në 7 mars 1914, Shqipëria do të vendosej nën udhëheqjen e e Princ Vidit dhe Karemani do të caktohej të ishte pjesë e delegacionin të ceremonisë pritëse të princit. Ky delegacion më pas e shoqëroi Princ Vidin në udhëtimin e tij nëpër Shqipëri. Në vitin 1918 inicjoi dhe financoi ngritjen dhe hapjen e shkollës shqipe në Starovë, në të cilën nisën studimet në gjuhën shqipe 22 nxënës me mësues Dhimitër Misha. Në vitin 1920 kur Vlora u pushtua nga imperialistet italianë, Kareman Gora niset vullnetar për të luftuar kundër ushtrisë italiane për çlirimin e Vlorës.[5] Në vitet 1929-1934 u angazhua në ndërtimin e rrugëve në Tiranë, Shijak dhe vendlindjen e tij Pogradec. Veçanërisht hapi rrugët që lidhnin Starovën me qytetin e Pogradecit dhe investoi të ardhura personale për ndërtimin e tyre dhe për ngritjen e shkollave shqipe në të gjithë rrethin e Pogradecit. Në vitin 1940-1941, ishte pjesë e stafit te inxhinierëve që nën ekspertizën italiane, projektuan dhe ndërtuan aerodromin në fshatin Lumalas të Korçës.[6] Kjo fushë ndodhet 0.8 kilometra në lindje të qytetit të Korçës dhe ka një lartësi prej 830 metrash nga niveli i detit. Në vitin 1946 Karemani do te ishte pjese e inxhinierëve që morën pjesë në tharjen e kënetës së Maliqit, e cila i hapi më pas rrugën krijimit të qytetit të vogël në Jug-Lindje të Shqipërisë. Në prill 1948- shkurt 1949, Karemani Gora do të jepte kontributin e tij profesional dhe financiar në ndërtimin e Hekurudhës së parë që do të lidhte 2 qytetet më të mëdha të Shqipërisë, Tiranën dhe Durrësin. Ai ishte në grupin e profesionistëve, inxhinierëve mbikqyrës të ndërtimit të kësaj vepre me vlera kombëtare, e cila më vonë do të shtrihej deri në qytetin e tij të lindjes, në Pogradec. Në 23 korrik 1950, Kareman Gora ndahet nga jeta pranë familjes në qytetin e tij të lindjes, në Pogradec, me amanetin që kur të varrosej t'a mbulonin me flamurin Shqiptar.[7]
Njohja dhe vlerësimi kombëtar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 26 Nentor 1962, me dekret nr 3608, me rastin e 50 vjetorit të pavarësisë të atdheut, Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë drejtuar nga sekretari i përgjithshëm Haxhi Lleshi, do t’i akordojë Kareman Gores medaljen “Për veprimtari Patriotike” me titullin “Patriot dhe luftëtar trim”, i cili nën udhëheqjen e patriotit Themistokli Germenji luftoi kundër shovinistëve grek për mbrojtjen e atdheut, në 1920 si vullnetar kundër imperialistëve italianë për çlirimin e Vlorës.
<<Ky dekret i presidiumit të Kuvendit Popullor është botuar edhe në gazetën “Zëri i Popullit” të datës 27 nëntor 1962 ku krahas Kareman Osman Gora, janë dekoruar edhe disa patriote të tjerë, me veprimtari liridashëse të zonës së Pogradecit si; At Dhimitër Misha, Gjok Pjeter Shqiptari, Persefoni Pando Treni, Rinka Gusho, Telemak Thanas Germenji, Gjokë Risto Kondakçi, Kajo Babjeni, Muamer Minarolli, e ndonjë tjetër.>>[8]
Në vitin 2002, në kuadër të 90 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, komuna Buçimas në Pogradec i jep titullin "Qytetar Nderi" pas vdekjes, Z. Kareman Osman Gora. Ky titull i akordohet vajzës së tij të vogël Behije Gora Lilo.[9]
Sot, rruga kryesore që kalon në qendër të komunës Buçimas, mban emrin Kareman Gora, si shenjë mirënjohje dhe falenderimi për investimet e kryera nga Karemani për bashkë qytetarët e vet.
Në vitin 2002, poezia me titull "Një Flamur ardhur nga Vlora", e shkruar nga poeti Maksut Çallo do t'i dedikohej Kareman Gorës për figurën që ai përfaqësonte. Kjo poezi është publikuar fillimisht në gazetën "LABËRIA"[10], botim i datës 15 mars 2002, dhe më pas do të perfshihet në librin me poezi të vet poetit me titull "Më e pasur, se e varfër je ti, nënë Shqipëri[11]", botuar në shkurt 2006.
Mirënjohjet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Në rrugicat e Toplecit, ku ngjizi Poradeci e Kuteli". Gazeta Si. 2019-07-20. Marrë më 2022-12-01.
- ^ Kuvendi Popullor i Republikës Popullore të Shqipërisë, "Dekret nr.3608 i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë", Tiranë më 27 nëntor 1962.
- ^ Berberi, Myzafer R. (2020). Fisi Berberi në Enkelea : studim historik e gjenealogjik. Tiranë: Botimet FLESH. fq. 548. ISBN 978-9928-131-91-1. OCLC 1310753076.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Data dhe viti (lidhja) - ^ Muzeu i Pogradecit, "Patriotët e Rilindjes".
- ^ Muzeu i Vlorës, "Patriotët e luftës çlirimtare të Vlorës".
- ^ Arkiva e Rrethit Pogradec, Informacion Biografik rreth Jetës dhe Veprimtarisë së Kareman Gorës
- ^ Dhimitër Ristani, Të dhëna Biografike për Jetën dhe Aktivitetin e Patriotit të Rilindjes Kombëtare Kareman Osman Gora nga Katundi Starovë, Në emër të Kuvendit Popullor, Starovë më 24 mars 1973.
- ^ Petro Prifti, "Gjokë Risto Kondakçi - Jeta dhe Vepra Patriotike", (fq.6).
- ^ Arkiva e Komunës Buçimas, Rrethi Pogradec, 28 nëntor 2002.
- ^ Çallo, Maksut (15 mars 2002). "Një Flamur ardhur nga Vlora". Gazeta LABËRIA: 7.
- ^ Çallo, Maksut (2006). "Më e pasur, se e varfër je ti, nënë Shqipëri". Pogradec: "D.I.J.A.- Poradeci". fq. 21–25. ISBN 99943-840-1-5.