Karl Liebknecht

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Karl Liebknecht (1871-1919) ishte bashkëthemelues (me Roza Luksemburgun) e Ligës Spartakiste dhe Partisë Komuniste Gjermane. Ai ishte kundër pjesëmarrjes së Gjermanisë në Luftën Parë. Pas luftës, në vitin 1919 ai udhëhoqi kryengritjen spartakiste që u shtyp nga qeveria gjermane dhe trupat paramilitare të djathta, Freikorps. Ishte anëtar aktiv i Internacionales së Dytë dhe u bë deputet në vitin 1912, nën suazën socialdemokrate gjermane. Në vitin 1916 u arrestua gjatë një proteste kundër luftës. Ai dhe Luksemburg u ekzekutuan nga paramilitarët.