Shko te përmbajtja

Kategoritë IUCN

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logo e IUCN

Kategoritë IUCN janë kategori sipas të cilave janë klasifikuar zonat e mbrojtura nga ana e IUCN e që njihen edhe si kategori të menaxhimit të zonave të mbrojtura nga IUCN. Këto janë kategori të përdorura për të klasifikuar zonat e mbrojtura në një sistem të vetëm e që janë zhvilluar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).[1][2]

Regjistrimi i zonave të tilla është pjesë e një strategjie që përdoret për ruajtjen e mjedisit natyror dhe biodiversitetit në botë. IUCN ka zhvilluar sistemin e kategorive të menaxhimit të zonave të mbrojtura për të përcaktuar, regjistruar dhe klasifikuar gamën e gjerë të qëllimeve dhe shqetësimeve specifike kur kategorizoni zonat e mbrojtura dhe objektivat e tyre. Kjo metodë e kategorizimit njihet në shkallë globale nga qeveritë kombëtare dhe organet ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe Konventa për Diversitetin Biologjik.[3]

Kategoritë e Zonave të Mbrojtura IUCN
( IUCN Protected Area Categories )
Kategoria Përcaktimi Karakteristikat
Rezervat Strikt Natyral / Zonë e Natyrës së Egër
(Strict Nature Reserve / Wilderness Area)
IaRezervat Strikt NatyralZonë e mbrojtur që synon kërkimin shkencor dhe monitorimin e mjedisit.[4]
IbZonë e Natyrës së EgërZakonisht sipërfaqe e madhe toke ose deti që synon mbrojtjen e egërsisë së kafshëve dhe specieve bimore.[5]
Park Kombëtar
(National Park)
IIPark KombëtarZonë e mbrojtur që synon mbrojtjen e një ekosistemi me mundësinë e përdorimit për qëllime rekreative.[6]
Monument Natyror
(Natural Monument or Feature)
IIIMonument NatyrorZonë e mbrojtur që synon ruajtjen e elementeve natyrorë specifikë të një vlere të veçantë natyrore.[7]
Zonë e Menaxhuar e Habitateve / Llojeve
(Habitat / Species Management Area)
IVZonë e Menaxhimit të Habitateve /LlojeveZonë e mbrojtur që i nënshtrohet ndërhyrjes aktive për qëllime menaxhimi, në mënyrë që të sigurojë mirëmbajtjen e habitateve dhe / ose të plotësojë kërkesat e specieve specifike.[8]
Peizazh i Mbrojtur Tokësor / Detar
(Protected Landscape / Seascape/Area)
VPeizazh i Mbrojtur Tokësor / DetarZonë e mbrojtur që synon mbrojtjen dhe përdorimin e zonave, detare ose tokësore, në të cilat bashkëveprimet midis popullsisë dhe natyrës i kanë dhënë jetë, elementëve me vlerë të veçantë estetike, ekologjike dhe / ose kulturore.[9]
Zonë e Mbrojtur e Burimeve të Menaxhuara
(Managed Resources Protected Area)
VIZonë e Mbrojtur e Burimeve të MenaxhuaraZonë e mbrojtur që synon përdorimin e qëndrueshëm të ekosistemeve natyrore, ku konservimi i biodiversitetit është i kombinuar me prodhimin e produkteve natyrore që mund të plotësojnë nevojat e popullatës lokale.[10]
  1. Francoise Burhenne-Guilmin (2011). Guidelines for Protected Areas Legislation (në anglisht). IUCN. fq. 147. ISBN 9782831712451.
  2. Mike J. Jeffries (2006). Biodiversity and conservation (në anglisht) (bot. 2nd). Psychology Press. fq. 191. ISBN 9780415342995.
  3. "IUCN Guidelines for Applying Protected Area Management Categories, Published 2 October 2008". Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2016. Marrë më 15 maj 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. Category Ia Strict Nature Reserve
  5. IUCN Protected Area Categories System. IUCN.org (zuletzt abgerufen 10. Februar 2013) – dort der englische Originaltext.
  6. Category II National Park Arkivuar 2014-04-07 tek Wayback Machine
  7. "Category III Natural Monument or Feature". Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2014. Marrë më 28 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. Category IV Habitat/Species Management Area
  9. "Category V Protected Landscape/Seascape". Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2014. Marrë më 28 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. Category VI Protected Area with sustainable use of natural resources

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]