Jump to content

Zonë e natyrës së egër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zonë e natyrës së egër është një rajon ku mjedisi natyror është në gjendje të natyrshme; ku ndikimet nga aktivitetet njerëzore janë minimale - d.m.th., si një lloj shkretëtire prandaj edhe mund të quhet gjithashtu një zonë e shkretëtirës ose natyrore. Sidomos në vendet më të pasura, të industrializuara, ajo ka një kuptim specifik juridik gjithashtu edhe: si tokë ku aktiviteti i njeriut është i ndaluar me ligj. Shumë vende kanë caktuar zona e tyre të natyrës së egër, përfshirë Australinë, Kanadanë, Zelandën e Re, Afrikën e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara .

Unioni Botëror për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) e klasifikon kategorinë e parë të zonave të mbrojtura të natyrës në dy nivele, Ia (Rezervat strikt natyror) dhe Ib (zonat e natyrës së egër/shkretëtirës).

Shumica e shkencëtarëve dhe konservuesëve pajtohen se asnjë vend në tokë nuk është plotësisht i paprekur nga njerëzimi, qoftë për shkak të ndikimit të së kaluarës nga njerëzit autokton, ose përmes proceseve globale të tilla si ndryshimi i klimës. Aktivitetet në kufijtë e zonave specifike të shkretëtirës, të tilla si veprimet nga zjarri dhe ndërprerja e migrimit të kafshëve, gjithashtu ndikojnë në brendësinë e zonave të natyrës së egër/shkretëtirave.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]