Kategoritë IUCN
Kategoritë IUCN janë kategori sipas të cilave janë klasifikuar zonat e mbrojtura nga ana e IUCN e që njihen edhe si kategori të menaxhimit të zonave të mbrojtura nga IUCN. Këto janë kategori të përdorura për të klasifikuar zonat e mbrojtura në një sistem të vetëm e që janë zhvilluar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). [1] [2]
Regjistrimi i zonave të tilla është pjesë e një strategjie që përdoret për ruajtjen e mjedisit natyror dhe biodiversitetit në botë. IUCN ka zhvilluar sistemin e kategorive të menaxhimit të zonave të mbrojtura për të përcaktuar, regjistruar dhe klasifikuar gamën e gjerë të qëllimeve dhe shqetësimeve specifike kur kategorizoni zonat e mbrojtura dhe objektivat e tyre. Kjo metodë e kategorizimit njihet në shkallë globale nga qeveritë kombëtare dhe organet ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe Konventa për Diversitetin Biologjik. [3]
Kategoritë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit] Kategoritë e Zonave të Mbrojtura IUCN ( IUCN Protected Area Categories ) | |||
---|---|---|---|
Kategoria | Përcaktimi | Karakteristikat | |
Rezervat Strikt Natyral / Zonë e Natyrës së Egër (Strict Nature Reserve / Wilderness Area) | |||
Ia | Rezervat Strikt Natyral | Zonë e mbrojtur që synon kërkimin shkencor dhe monitorimin e mjedisit. [4] | |
Ib | Zonë e Natyrës së Egër | Zakonisht sipërfaqe e madhe toke ose deti që synon mbrojtjen e egërsisë së kafshëve dhe specieve bimore. [5] | |
Park Kombëtar (National Park) | |||
II | Park Kombëtar | Zonë e mbrojtur që synon mbrojtjen e një ekosistemi me mundësinë e përdorimit për qëllime rekreative. [6] | |
Monument Natyror (Natural Monument or Feature) | |||
III | Monument Natyror | Zonë e mbrojtur që synon ruajtjen e elementeve natyrorë specifikë të një vlere të veçantë natyrore. [7] | |
Zonë e Menaxhuar e Habitateve / Llojeve (Habitat / Species Management Area) | |||
IV | Zonë e Menaxhimit të Habitateve /Llojeve | Zonë e mbrojtur që i nënshtrohet ndërhyrjes aktive për qëllime menaxhimi, në mënyrë që të sigurojë mirëmbajtjen e habitateve dhe / ose të plotësojë kërkesat e specieve specifike. [8] | |
Peizazh i Mbrojtur Tokësor / Detar (Protected Landscape / Seascape/Area) | |||
V | Peizazh i Mbrojtur Tokësor / Detar | Zonë e mbrojtur që synon mbrojtjen dhe përdorimin e zonave, detare ose tokësore, në të cilat bashkëveprimet midis popullsisë dhe natyrës i kanë dhënë jetë, elementëve me vlerë të veçantë estetike, ekologjike dhe / ose kulturore. [9] | |
Zonë e Mbrojtur e Burimeve të Menaxhuara (Managed Resources Protected Area) | |||
VI | Zonë e Mbrojtur e Burimeve të Menaxhuara | Zonë e mbrojtur që synon përdorimin e qëndrueshëm të ekosistemeve natyrore, ku konservimi i biodiversitetit është i kombinuar me prodhimin e produkteve natyrore që mund të plotësojnë nevojat e popullatës lokale. [10] |
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Natyra
- Natyra e egër
- Monument natyror
- BirdLife International
- Lista e Kuqe e BNRN-së
- Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Francoise Burhenne-Guilmin (2011). Guidelines for Protected Areas Legislation (në anglisht). IUCN. fq. 147. ISBN 9782831712451.
- ^ Mike J. Jeffries (2006). Biodiversity and conservation (në anglisht) (bot. 2nd). Psychology Press. fq. 191. ISBN 9780415342995.
- ^ "IUCN Guidelines for Applying Protected Area Management Categories, Published 2 October 2008". Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2016. Marrë më 15 maj 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Category Ia Strict Nature Reserve
- ^ IUCN Protected Area Categories System. IUCN.org (zuletzt abgerufen 10. Februar 2013) – dort der englische Originaltext.
- ^ Category II National Park Arkivuar 2014-04-07 tek Wayback Machine
- ^ "Category III Natural Monument or Feature". Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2014. Marrë më 28 prill 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Category IV Habitat/Species Management Area
- ^ "Category V Protected Landscape/Seascape". Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2014. Marrë më 28 prill 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Category VI Protected Area with sustainable use of natural resources
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zonat e Mbrojtura (Shqip) Arkivuar 20 janar 2022 tek Wayback Machine
- LIGJI Nr. 81/2017 PËR ZONAT E MBROJTURA (Republika e Shqipërisë) Arkivuar 28 prill 2020 tek Wayback Machine
- LIGJ Nr. 8906, date 6.6.2002 PER ZONAT E MBROJTURA (Republika e Shqipërisë) Arkivuar 28 prill 2020 tek Wayback Machine
- IUCN Databases
- IUCN Official IUCN Website
- World Database on Protected Areas
- UNEP-WCMC Protected Areas Programme
- IUCN IUCN: Global Protected Area Programme
- IUCN IUCN: World Commission on Protected Areas
- WDPA's Management Effectiveness Information Module
- 2010 Biodiversity Indicators Partnership Indicator Factsheet: Management Effectiveness of Protected Areas