Kaur
Jump to navigation
Jump to search
Kaúri ose Kaurri ishte emër përbuzës me të cilin u drejtohej të pabesëve, të pafeve, paganëve dhe armiqëve të atdheut. Në disa vise përdorej për t'iu drejtuar jomuslimanëve. Kaurr hyri në gjuhën shqipe nga turqishtja osmane gâvur, e marrë nga persishtja gebr (گبر) e përdorur në krye të herës në kuptimin zjarradhurues, për ithtarët e Zaraostrës në Iranin e lashtë.[1]
Gjatë Tanzimatit (1856-1876), përdorimi nga muslimanët për jomuslimanët u ndalua në Perandorinë Osmane për të parandaluar keqjen në marrëdhëniet shoqërore.[2]
Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Ehli Kitabi
- Qafiri dhe Xhizje
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Dizdari, Tahir (2005). Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe. Tiranë: AIITC. ff. 523–525.
- ^ Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913 (në anglisht). London: IB Tauris. f. 15. ISBN 9781845112875.