Kaur

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kauri)
Jump to navigation Jump to search
Kaurret pirja e chibouk (duhanin) me pashain e Dardanelet, ilustrim i librit nga 1839.

Kaúri ose Kaurri ishte emër përbuzës me të cilin u drejtohej të pabesëve, të pafeve, paganëve dhe armiqëve të atdheut. Në disa vise përdorej për t'iu drejtuar jomuslimanëve. Kaurr hyri në gjuhën shqipe nga turqishtja osmane gâvur, e marrë nga persishtja gebr (گبر) e përdorur në krye të herës në kuptimin zjarradhurues, për ithtarët e Zaraostrës në Iranin e lashtë.[1]

Gjatë Tanzimatit (1856-1876), përdorimi nga muslimanët për jomuslimanët u ndalua në Perandorinë Osmane për të parandaluar keqjen në marrëdhëniet shoqërore.[2]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Dizdari, Tahir (2005). Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe. Tiranë: AIITC. ff. 523–525.
  2. ^ Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913 (në anglisht). London: IB Tauris. f. 15. ISBN 9781845112875.