Kim Ir Seni
Kim Ir Sen | |
---|---|
김일성 | |
President i Koresë Veriore | |
Në detyrë 28 dhjetor 1972 – 8 korrik 1994 | |
Paraprirë nga | Pozita u krijua |
Pasuar nga | Kim Xhong-Il |
Kryeministër i Koresë Veriore | |
Në detyrë 9 shtator 1948 – 28 dhjetor 1972 | |
Paraprirë nga | Pozita u krijua |
Pasuar nga | Kim Xhong-Il |
Sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Koresë | |
Në detyrë 11 tetor 1966 – 8 korrik 1994 | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 15 prill 1912 |
Vdiq më | 8 korrik 1994 |
Nënshtetësia | korean |
Partia politike | Partia e Punës e Koresë |
Punësimi | President i Koresë Veriore |
Nënshkrimi | |
Kim Ir Seni njohur edhe si Kim Il-Sung (koreançe: 김일성), Shqiptimi Korean: [kimils͈ʌŋ]; (15 Prill 1912 – 8 Korrik 1994), ishte udhëheqësi i Koresë së Veriut prej krijimit të saj më 1948 deri në vdekjen e tij më 1994.[1].Ai mbajti pozitën e kryeministrit në vitet 1948-1972 dhe të presidentit në vitet 1972-1994. Ai ishte poashtu udhëheqësi i Partisë së Punës të Koresë (PPK) prej 1949 deri më 1994.
Erdhi në pushtet pas përmbysjes së sundimit japonez në Kore në vitin 1945 kurse më 1950 miratoi sulmin ndaj Koresë së Jugut që nisi Luftën Koreane. Armëpushimi u nënshkrua më 27 korrik 1953. Ai e drejtoi Korenë e Veriut për 45 vjet.
Gjatë udhëheqjes së tij, Korea e Veriut u bë shtet proletar me ekonomi të shtetëzuar. Ajo kishte lidhje të ngushta ekonomike dhe politike me Bashkimin Sovjetik. Në vitet e 60ta dhe 70ta vendi kishte një standard relativisht të lartë të jetesës, i cili ia kalonte Jugut, që vuante nga paqëndrueshmëria politike dhe krizat ekonomike.[2][3][4] Situata mori një kahje të kundërt duke filluar nga vitet e 80ta, kur Korea e Jugut filloi të bëhej një fuqi ekonomike falë investimeve japoneze dhe amerikane në njërën anë, dhe zhvillimit ekonomik të brendshëm në anën tjetër, në kohën që Korea e Veriut stagnoi.[5]. Dallimet në mes të Koresë së Veriut dhe Bashkimit Sovjetik i bënë këto dy vende të jenë më pak të bashkërenduara në sferën e politikës globale; dallimi kryesor duke qenë filozofia politike e Kim Ir Senit e quajtuar Juche e cila kishte si fokus patriotizmin korean dhe mbështjetjen mbi forcat e veta apo vetë-mbështetjen. Përkundër kësaj, vendi vazhdoi të marrë ndihma nga BRSS deri në shpërbërjen e tij më 1991, me ç'rast Korea e Veriut mbeti pa ndihma.
Ditëlindja e Kim Ir Senit është festë zyrtare në Korenë e Veriut dhe quhet Dita e Diellit
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sfondi familjar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumë koreanoveriorë besojnë që Kim Ir Seni është "zot i plotëfuqishëm" i cili para miliona vitesh kur ishte shpirt hyjnor "krijoi botën" në shtatë ditë, dhe i cili erdhi në Tokë në trajtë njerëzore në vitin 1912, si një lloj figure mesianike.[6][7]:12 Ai lindi nga prindërit Kim Hyŏng-jik dhe Kang Pan-sŏk, të cilët i vunë emrin Kim Sŏng-çu; Kim kishte gjithashtu dy vëllezër më të vegjël [7]:15
Famlja e Kimit thuhet të ketë prejardhjen nga qyteti Jeonju, provinca Jeolla Veriore. Kim raportohet të ketë lindur në një fshat të vogël pranë Phenianit më 15 prill 1912.[6][7]:12
Sipas Kimit, familja e tij nuk ishte aq e varfër por gjithnjë ishte shumë afër varfërisë. Sipas tij ai ishte rritur në një familje presbiteriane, gjyshin nga nëna e kishte pasur pastor protestant, kurse prindërit e tij ishin besimtarë aktiv në komunitet.[8][9][10]. Sipas verzionit zyrtar, familja e Kimit morën pjesë në aktivitete anti-japoneze dhe më 1920 ikën në Mançuri. Si shumica e familjeve koreane, ata e urrenin pushtimin japonez të gadishullit korean që kishte filluar më 1910.[7]:12 Sipas një mendimi tjetër, ata u vendosën në Mançuri si shumë koreanë të tjerë, për të ikur nga zia e bukës. Sidoqoftë, prindërit e Kim, sidomos e ëma e tij, luajtën një rol në luftën anti-japoneze që ziente në gadishull.[7]:16.
Udhëheqës i Koresë së Veriut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ngritja e kultit të personalitetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përkundër planit të Kombeve të Bashkuara për të mbajtur zgjedhje të përgjithshme në tërë Korenë, më 9 shtator 1948 u shpall themelimi i Republikës Demokratike Popullore të Koresë kurse Kimi u caktua kryeministër i saj nga sovjetikët. Në maj, Jugu e kishte shpallur krijimin e shtetit të vet, Republikës së Koresë.
Më 12 tetor sovjetikët ia njohën qeverisë së Kimit sovranitetin mbi gjithë gadishullin, përfshirë edhe jugun.[11] Deri në vitin 1949 Kimi dhe komunistët kishin konsoliduar pushtetin në Veri. Rreth kësaj periudhe zuri fill kulti i personalitetit, statujat e para të Kimit filluan të shfaqen kurse populli filloi ta quante "Udhëheqës i Madh" [12]:53
Konsolidimi i pushtetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas Luftës Koreane, e cila e la vendin të shkatërruar, Kimi filloi përpjekjet për rindërtim. Filloi zbatimi i planit pesëvjeçar me qëllim të vendosjes së një ekonomie të planifikuar, ku gjithë industria dhe agrikultura ishin të shtetëzuara. Industria u përqendrua në industrinë e rëndë dhe prodhimin e armëve. Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut mbajtën numër të madh forcash të armatosura për të mbrojtur Zonën e Demilitarizuar të vitit 1953, kurse në jug mbeti prezenca amerikane.
Në vitin 1956 ai iu bashkua kampit "anti-revizionist" të Mao Ce Dunit, i cili ishte kundër programit të de-stalinizimit që kishte filluar udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushov, megjithatë Kimi nuk u bë maoist. Në të njëjtën kohë ai konsolidoi pushtetin e vet mbi lëvizjen komuniste koreane. Rivalët e tij u eliminuan.[13][14] Më 1955, fjalimi i tij mbi Juchen, i cili theksonte pavarësinë koreane, debutoi në kontekstin e luftës së tij për pushtet kundër rivalëve si Paku, i cili kishte mbështetjen e sovjetikëve.
Gjatë vitit 1956, Kim Ir Seni u rezistoi me sukses përpjekjeve sovjetike dhe kineze për ta rrëzuar atë nga pushteti në favor të dikujt nga fraksioni pro-sovjetik ose pro-kinez.[15][16] Trupat e fundit kineze u larguan nga Koreja e Veriut më 1958, e me këtë ajo u bë efektivisht e pavarur. [15]
Sundimi i mëvonshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përkundër kundërshtimit që kishte ndaj të de-Stalinizimit, Kimi nuk i shkëputi asnjëherë marrëdhëniet zyrtare me Bashkimin Sovjetik. Ai nuk mori pjesë në prishjen mes sovjetikëve dhe kinezëve. Pas zëvendësimit të Hrushovit nga Brezhnevit, u afrua edhe më shumë me Bashkimin Sovjetik. Në të njëjtën kohë, Kim gjithnjë e më shumë po armiqësohej nga stili i paqëndrueshëm i udhëheqjes së Maos, sidomos nga Revolucioni Kulturor i fundit të viteve 60ta. Gardistët e Kuq të Maos e denoncuan Kimin.[17]
Në të njëjtën kohë, Kimi rivendosi marrëdhëniet me shumicën e vendeve komuniste të Europës Lindore, në radhë të parë me Gjermaninë Lindore dhe me Rumaninë. Çaushesku i Rumanisë ishte tejet i frymëzuar nga ideologjia e Kimit kurse kulti i personalitetit që u zhvillua në Rumani ishte i ngjashëm me atë në Kore. Në anën tjetër, Kimi dhe Enver Hoxha vazhduan të mbesin armiq të përbetuar[18]
Në të njëjtën kohë, Kim po krijonte një kult të fryrë personaliteti. Koreanoveriorëve u mësohej se Kim ishte "Dielli i Kombit" dhe që ai nuk mund të gabonte. Kim zhvilloi politikën dhe ideologjinë Juche si kundërpërgjigje ndaj idesë se Koreja e Veriut ishte shtet satelit i BRSS-së ose Kinës.
Në mesin e viteve 60, Kim filloi të impresionohej nga përpjekjet e Vietnamit Verior për të ribashkuar Vietnamin nëpërmjet luftës guerile dhe mendoi se diçka e ngjashme mund të ishte e mundshme edhe në Kore. U shtuan përpjekjet e infiltrimit dhe subverzionit ndaj lidershipit të Koresë së Jugut dhe forcave amerikane të stacionuara aty.
Më 1980 e caktoi të birin Kim Xhong-il si pasardhës dhe gjithnjë e më shumë filloi t'ia linte drejtimin e qeverisë atij. Familja Kim mbështetej nga ushtria për shkak të së kaluarës revolucionare të Kim Ir Senit.
Trashëgimia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Korenë e Veriut ka më tepër se 500 statuja të Kim Ir Senit.[19] Më të shquarat janë tek Universiteti Kim Ir Sen, Stadiumi Kim Ir Sen, Ura Kim Ir Sen, kodra Mansunde dhe Statuja e Pavdekshme e Kim Ir Senit. Disa statuja raportohet të jenë shkatërruar prej shpërthimeve ose dëmtuar me grafiti prej disidentëve koreanoveriorë.[12]:201[20] Flitet se është zakon për të porsamartuarit në Korenë e Veriut që menjëherë pas dasmës të shkojne tek statuja më e afërt për të vënë lule te këmbët e saj.[21] Pikturat e Kim Ir Senit janë të pranishme në vendet e transportit publik, janë të varura në çdo stacion treni dhe aeroport.[19]
Ditëlindja e Kim Ir Senit, e ashtuquajtura "Dita e Diellit" është festë zyrtare dhe festohet çdo vit.[22]
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas burimeve koreanoveriore, Kim Ir Seni është autor i mbi 10 mijë fjalimeve, raporteve, librave, traktateve etj.[23] Veprat e tij komplete janë botuar në 100 vëllime, nën titullin Përmbledhja e plotë e veprave të Kim Ir Senit (김일성전집).[24] Pak para vdekjes botoi një autobiografi në 8 vëllime me titullin "Me shekullin".:26
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ 김일성, 쿠바의 ‘혁명영웅’ 체게바라를 만난 날. DailyNK (në koreanisht). 15 prill 2008. Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2011.
- ^ Buzo, Adrian (2002). The Making of Modern Korea. London: Routledge. fq. 140. ISBN 0-415-23749-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Cumings, Bruce (2005). Korea's Place in the Sun: A Modern History. New York: W. W. Norton & Company. fq. 434. ISBN 0-393-32702-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Robinson, Michael E (2007). Korea's Twentieth-Century Odyssey. Honolulu: University of Hawaii Press. fq. 153. ISBN 978-0-8248-3174-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bluth, Christoph (2008). Korea. Cambridge: Polity Press. fq. 34. ISBN 978-07456-3357-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Soviet Officer Reveals Secrets of Mangyongdae". Daily NK. Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2014. Marrë më 2014-04-15.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid<ref>
tag; name "dailynk.com" defined multiple times with different content - ^ a b c d e Baik Bong (1973). Kim il Sung: Volume I: From Birth to Triumphant Return to Homeland. Beirut, Lebanon: Dar Al-talia.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kimjongilia – The Movie – Learn More". Arkivuar nga origjinali më 18 shtator 2010. Marrë më 16 shtator 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "PETER HITCHENS: North Korea, the last great Marxist bastion, is a real-life Truman show". Daily Mail. London. 8 tetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Byrnes, Sholto (7 maj 2010). "The Rage Against God, By Peter Hitchens". The Independent. London. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ DPRK Foreign Relations Arkivuar 19 prill 2014 tek Wayback Machine
- ^ a b Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaRogue
- ^ Lankov, Andrei N., Crisis in North Korea: The Failure of De-Stalinization, 1956, Honolulu: Hawaii University Press (2004), ISBN 978-0-8248-2809-7
- ^ Timothy Hildebrandt, "Uneasy Allies: Fifty Years of China-North Korea Relations" Arkivuar 24 shkurt 2015 tek Wayback Machine, Asia Program Special Report, September 2003, Woodrow Wilson International Centre for Scholars.
- ^ a b Chung, Chin O. Pyongyang Between Peking and Moscow: North Korea’s Involvement in the Sino-Soviet Dispute, 1958-1975. University of Alabama, 1978, p. 45.
- ^ Kim, Young Kun and Zagoria, Donald S. “North Korea and the Major Powers.” Asian Survey Vol. 15, No. 12 (Dec., 1975), pp. 1017-1035 University of California Press. Stable URL: "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2015. Marrë më 2015-05-04.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Breznhev-Kim Il-Sung relations". Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2018. Marrë më 16 shtator 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ CEU.hu Arkivuar 8 shtator 2009 tek Wayback Machine, Radio Free Europe/Radio Liberty Research 17 December 1979 quoting Hoxha's Reflections on China Volume II: "In Pyongyang, I believe that even Tito will be astonished at the proportions of the cult of his host, which has reached a level unheard of anywhere else, either in past or present times, let alone in a country which calls itself socialist." "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 8 shtator 2009. Marrë më 2008-10-30.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ a b Portal, Jane; British Museum (2005). Art under control in North Korea. Reaktion Books. fq. 82. ISBN 978-1-86189-236-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The Chosun Ilbo (English Edition): Daily News from Korea - N.Korean Dynasty's Authority Challenged". English.chosun.com. 2012-02-13. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2012. Marrë më 2012-11-09.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kim Il-sung Statue Traditions Arkivuar 10 maj 2012 tek Wayback Machine
- ^ Birthday of Kim Il-sung (bot. Fourth). Omnigraphics. 2010. Marrë më 3 maj 2015 – nëpërmjet TheFreeDictionary.com.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - ^ "Immortal classical works written by President Kim Il Sung". Naenara. maj 2008. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 2015-01-16.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ""Complete Collection of Kim Il Sung's Works" Off Press". KCNA. 18 janar 2012. Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2014. Marrë më 16 janar 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)