Jump to content

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (e njohur si Kisha SHDM dhe që quhet ndryshe me emrin Kisha Mormone) është një kishe e krishtere rivendosës, jo-trinitarian tradicional dhe emërtimi më i madh që buron nga Lëvizja e Shenjtorëve të Ditëve te Mëvonshme themeluar nga Jozef Smith, Jr. në Upstate New York në 1830.

Kisha është e vendosur në Salt Lake City, Utah, dhe ka krijuar kongregacione (të quajtura degë) dhe ka ndërtuar tempuj mbarë botës. Me më shumë se 50.000 misionarë që shërbejnë mbarë botës në një kohë të caktuar, kisha po rritet në anëtarësi me mbi 14,1 milionë.

Kisha e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme e konsideron vetën një rivendosje e kishës kristiane të hershme të themeluar nga Jezu Krishti, që më pas humbi në shekujt në vazhdim. Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme ose Mormonët e shohin besimin në Jezu Krisht dhe shlyerjen si parimet qendrore të besimit të tyre. Teologjia SHDM përfshin doktrinën Kristiane se shpëtimi vjen vetëm nëpërmjet Jezu Krishtit, megjithëse doktrinat SHDM përsa i përket natyrës së Zotit dhe potencialit të njerëzimit ndryshojnë tepër nga rryma kryesore Kristiane. Kisha ka një kod që përfshin 4 tekste shpirtërore: Bibla (Dhiata e vjetër dhe Dhiata e re), Libri i Mormonit, Doktrina e Besëlidhje si dhe Perla me Vlerë të Madhe. Kodi kishtar i SHDM përmban edhe zbulesa të diktuara nga profeti Jozef Smith që përfshijnë pjesë nga Bibla, të përcaktuara si pjesë të humbura të Biblës, dhe gjithashtu punë të tjera që besohen të jenë shkruar nga profetë të lashtë.

Shenjtorët Ditëve te Mëvonshme besojnë se Jezusi, i drejtuar nga Ati Qiellor, drejton kishën duke i zbuluar vullnetin e tij Presidentit të kishës, i cili konsiderohet nga përkraheshit e tij si një "profet, parashikues, dhe zbulues". Presidenti i tanishëm është Tomas S. Monson. Anëtaret mund të marrin zbulesa personale nga Zoti gjatë jetës së tyre. Presidenti drejton një hierarki me disa nivele deri të kongregacionet. Anëtaret e denje meshkuj, pasi arrijnë moshën 12, mund të marrin priftërinë. Gratë nuk mbajnë pozicione në priftëri por kanë të tjera role drejtuese. Gratë dhe burrat mund të shërbejnë si misionare dhe kisha ka një program të madh misionaresh që kryen shërbime humanitare në mbarë botën. Anëtaret besnike përkrahinligjest e pastërtisë seksuale, shëndetësore, agjërimin dhe mbajtja e Ditës së Shabatit dhe kontributi me 10% te të ardhurave kishës si E Dhjete. Kisha mëson ordinanca të shenjta me të cilat ndjekësit bëjnë beselidhje me Zotin, duke përfshire pagëzimin, konfirmimin, sakramentin, dhe martesa celestiale (bekim martesor që zgjat pas vdekjes), që ka një vlere të madhe për anëtaret e kishës.

Historia e Kishës së Jezu Krishtit e Shenjtoreve të Ditëve të Mëvonshme ndahet në tre periudha kohore : (1) historia e hershme gjatë jetës së Jozef Smith, Jr., (2) një "epokë pionieresh" nen drejtimin e Brigam Jangut dhe (3) një epokë moderne që fillon rreth fillimit të shekullit XX menjëherë sapo Jutah u bë shtet.

Lutja e parë dhe vegimi i Jozef Smithit ku sheh Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtoreve të Ditëve të Mëvonshme fillon me Jozef Smith, Jr. më 6 prill 1830 në Nju Jorkun perëndimor. Te konvertuarit e parë u bashkuan me kishën në pjesë për shkak të botimit të Librit të Mormonit, një kronike e profetëve indigjene amerikanë që Jozef Smithi e përktheu nga flete të arta.

Smithi kishte si qellim krijimin e një Jerusalemi të Ri në Amerikën Veriore, të quajtur Sion. Në 1831, kisha u zhvendos në Kirtland, Ohajo (kufiri lindor i Sionit), dhe filloi të vendoste një avanpost në Kontene Xhekson, Misuri (qendra e Sionit), ku planifikonte të ngrinte qendrën e kishës. Sidoqoftë, në 1833, kolonët e Misurit i perzune brutalisht Shenjtoret nga Konteja Xhekson dhe për shkak të një ekspedite paraushtarake kisha nuk ishte në gjendje të rimerrte tokën. Gjithsesi, kisha lulëzoi në Kirtland, ndërkohë që Smithi publikoi zbulesa të reja dhe kisha ndërtoi Tempullin e Kirtlandit. Epoka e Kirtlandid përfundoi në 1838 pas një skandal financiar që tronditi kishën dhe shkaktoi defekte që u përhapen shumë. Smithi u rigrupua me kishën e mbetur në Perëndimin e Largët, Misuri, por tensionet me kolonët e Misurit së shpejti shpërthyen në dhunë. Guvernatori i Misurit, duke besuar se Shenjtoret ishin në kryengritje, urdhëroi që të ata të asgjësoheshin ose të nxirreshin jashtë nga shteti. Në 1839, Shenjtoret kthyen një moçal në breg të Lumit Misisipi në Nauvoo, Ilinois, që u bë qendra e re e kishës.

Nauvoo u rrit me shpejtësi sepse misionaret në Evrope dhe në vende të tjera fituan besimtarë të rinj që më pas u shpërngulen në Nauvoo. Smithi i prezantoi kishës historinë e plotë të Vegimit të Parë, në të cilin ai pa dy qenie qiellore (Atin Qiellor, Zotin dhe birin e Tij, Jezu Krishtin) kur ishte 14 vjeç dhe më pas ky vegim u bë ngjarja historike më e rëndësishme pas ringjalljes së Jezusit.

Më 27 qershor 1844, Jozef Smithi dhe vëllai i tij Hyrum u vranë nga një bandë në Carthage, Ilinois ndërkohë që ishin të burgosur për tradhti. Meqenëse Hyrum ishte pasuesi i Jozef Smithit, vdekjet e tyre shkaktuan një krizë pasuesish dhe Brigam Jang morri drejtimin mbi shumicën e Shenjtoreve. Jang ishte një përkrahës i ngushte i Smithit dhe ishte një apostull i Korumit të të Dymbëdhjetëve. Grupe të tjera, u ndanë nga Kisha e Jezu Krishtit e Ditëve të Mëvonshme dhe zgjodhën drejtues të tjerë për të formuar interpretimet e tyre për lëvizjen e Shenjtoreve të Ditëve te Mëvonshme.

Epoka e Pioniereve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Brigam Jang e drejtoi Kishën prej 1844 deri në vdekjen e tij në 1877

Për dy vjet pas vdekjes së Smithit pati konflikte midis mormoneve dhe banoreve të tjerë të Ilinois. Për të parandaluar luftën, Jozef Smithi kishte parashikuar se kisha do të shkonte në Perëndim dhe të vendosej në maje të Maleve Shkëmbore. Brigam Jang e plotësoi profecinë dhe i drejtoi përkraheshit e tij, pionieret mormone që përbenin pjesën më të madhe të lëvizjes së Shenjtoreve të Ditëve të Mëvonshme, në Nebraska dhe më pas në 1847 në atë që u quajt Territori i Jutas. Si grup prej rreth 60.000 njerëz ata mbërritën në një periudhë vitesh dhe u degëzuan dhe kolonizuan atë rajon që sot njihet si Korridori Mormon.

Jang e inkorporoi Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtoreve të Ditëve të Mëvonshme si një njësi ligjore dhe në fillim drejtoi kishën dhe shtetin së bashku.

Në 1857, kishte serish konflikte midis mormoneve dhe amerikaneve të tjerë, si pasoje e akuzave që përfshinin poligaminë dhe drejtimin teokratik të Jutas nga Brigam Jang. Lufta Mormone e Jutas pasoi nga 1857 deri në 1858, që çoi në pushtimin paqësor të Jutas nga Ushtria Amerikane, pas së cilës Brigam Jaang pranoi të tërhiqej dhe që të zëvendësohej nga një guvernator jo-Mormon, Alfred Cumming. Sidoqoftë, Kisha SHDM zotëroi pushtet politik të konsiderueshëm në Territorin e Jutas.

Kisha SHDM u akuzua nga Kongresi i Shteteve te Bashkuara për praktikim të poligamisë dhe konflikti midis mormoneve dhe amerikaneve shkoi deri në konfiskimin e gjithë pasurisë së kishës. Në 1904, Presidenti i kishës Jozef F. Smith deklaroi se martesat me shumë gra ishin kundër Doktrinës së Kishës. Me kalimin e kohës, kisha adoptoi një rregullore që shkishëron këdo që praktikon poligaminë dhe kisha mban një distancë nga grupet “fundamentaliste” që ende e praktikojnë poligaminë.

Tempulli i Salt Lake City, te cilit iu desh 40 vjet të ndërtohej, është një nga ikonat e kishës

Gjatë shekullit XX, kisha u rrit shumë dhe u bë një organizate ndërkombëtare, si rezultat i shpërndarjes së misionareve neper botë. Në 2000, kisha kishte 60.784 misionare dhe anëtarësia globale ishte rreth 11 milionë. Anëtarësia globale i kaloi 13 milionë në 2007 dhe arriti 14 milionë në korrik 2010, ku 6 milionë janë në Shtetet e Bashkuara.

Kisha është bërë një mbrojtës i fortë dhe publik i familjes bërthame dhe shpesh herë ka luajtur një rol të rëndësishëm në çështje politike si ; kundërshtimi ndaj bazave të raketave MX Peacekeeper të vendosura në Jutah dhe Nevada, kundërshtimi për Amendamentin e të Drejtave të Barabarta, kundërshtimi për kumarin e ligjshëm, kundërshtimi për martesat e së njëjtës gjini dhe kundërshtimi ndaj vdekjes së vullnetshme (eutanazi). Përveç çështjeve që i konsideron morale, kisha mban një qëndrim politik neutral.

Disa ndryshime zyrtare janë bërë në këtë organizate gjatë kësaj epokë. Një ndryshim ishte pranimi i burrave zezake në priftëri në 1978. Ka gjithashtu ndryshime periodike në strukturën dhe organizimin e kishës, për të rritur prezencën ndërkombëtare të kishës. Për shembull, që prej 1900, kisha ka instaluar një Program Korrelacioni të Priftërisë për të qendërzuar operimet e kishës dhe ti sjellë ato në një hierarki të drejtuesve të priftërisë. Gjatë Depresionit të Madh, kisha ndërmori një sistem mirëqenie dhe ka bërë shumë përpjekje humanitare në bashkëpunim me organizata të tjera fetar.

Mësimet dhe praktikat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet e Autoritetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Punët Standarde të kishës.

Teologjia e Kishës SHDM konsiston në një kombinim të doktrinave biblike me zbulesa moderne dhe komente të tjera nga drejtues të kishës, veçanërisht Jozef Smith Jr. Burimet me autorative të teologjisë janë katër tekste fetare, që quhen Punët Standarde. Në Punët Standarde hyjnë Bibla, Libri i Mormonit, Doktrina e Besëlidhje dhe Perla me Vlerë të Madhë. Libri i Mormonit është "një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit" të cilin Jozef Smithi e përktheu nga fletë të arta të groposura. Kisha SHDM beson së engjëlli Moroni i tregoi Profetit Jozef Smith për këto fletë të arta dhe i tha se do t'i merrte ato për t'i përkthyer për një punë të mrekullueshme për Perëndinë. Kisha beson se engjëlli Moroni është i njeti për të cilin flitet të Zbulesa 14:6. Kisha e kategorizon Librin e Mormonit si librin më të saktë në Tokë dhe gur themeli i besimit të tyre.

Bibla, që është pjesë e librave të kishës, besohet të jetë fjala e Zotit për aq kohë sa përkthehet sakte. Shpesh, kisha përdor versionin e mbretit James. Gjithashtu, pjesët e Biblës të përkthyera nga Jozef Smithi konsiderohen autoritative. Disa pjesë të përkthimeve të Jozef Smithit përfshihen në Perla me Vlerë të Madhe, që përmban edhe pjesë të tjera historike të kishës. Disa pjese historike dhe zbulesa gjenden në Doktrina e Besëlidhje.

Një burim tjetër i doktrinave janë thëniet e apostujve dhe anëtareve të Presidencisë së Parë të tanishëm. Kisha mëson se Presidenca e Parë (profeti me këshilltaret e tij) dhe Korumi i 12 Apostujve janë profetë dhe se mësimet e tyre vijnë nga frymëzime nga Zoti nëpërmjet Frymës së Shenjte. Anëtaret e kishës i mbështesin ata rregullisht si profetë, shikues dhe zbulues-kjo behet publikisht dy herë në vit në konferencat e përgjithshme të kishës në të gjithë botën.

Praktikat dhe doktrinat dalluese

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një çift pas martesës së tyre celestiale në Tempullin e Manti, Jutah

Disa praktika dhe doktrina të kishës SHDM janë unikë në krishterim. Për shembull, kosmologjia mormone dhe Plani i Shpëtimit përfshijnë doktrinën e pre-ekzistencës, tre shkallet e parajsës dhe ekzaltimin. Sipas këtyre doktrinave çdo shpirt njerëzor është një fëmije i Atit Qiellor dhe secili ka potencialin për të vazhduar të mësoje, të rritet dhe të përparoje në përjetësi, duke fituar jetë të përjetshme (që për mormonet është ndryshe nga pavdekësia), dhe që të bëhet një me Zotin ashtu si Jezu Krishti është një me Zotin, pra duke lejuar fëmijët e Zotit të bëhen qenie njerëzore hyjnore ose "perëndi". Procesi gjate të cilit bëhet kjo quhet ekzaltim, një doktrinë që përfshin bashkimin e familjes pas ringjalljes dhe aftësia për të pasur fëmije shpirtërore në jetën pas vdekjes dhe për të fituar një pjesë trashëgimi në mbretërinë e Zotit. Për të arritur këtë, kisha thotë se njerëzit duhet të kenë besim në Jezu Krisht, të pendohen për mëkatet e tyre, të përpiqen të mbajnë urdhërimet me besnikëri dhe të marrin pjesë në një sekuencë besëlidhjesh ceremoniale të quajture ordinanca, ku përfshihen pagëzimi, marrja e dhuratës së Frymës së Shenjte dhe martesa celestiale.

Kjo e fundit, e njohur si ceremonia e vulosjes, reflekton këndvështrimin unik të mormoneve ndaj familjes. Sipas teologjisë se kishës, burri dhe gruaja mund të vulosen në mënyre që lidhja e tyre martesore të vazhdojë në përjetësi. Fëmijët mund të vulosen gjithashtu me prindërit e tyre biologjike ose birësues për të formuar lidhje familjare të përhershme. Ordinancat me domethënës të kishës mund të bëhen nëpërmjet përfaqësuesve në emër të atyre që kanë vdekur, siç është pagëzimi për të vdekurit. Kisha mëson se të gjithë do të kenë mundësinë të dëgjojnë dhe të pranojnë ose jo ungjillin e Jezu Krishtit dhe flet për bekimet që do të marrin ata që e pranojnë në këtë jetë ose në tjetrën. Ordinanca si pagëzimi për të vdekurit, vulosja dhe indaumentet bëhen në tempuj të cilët ndërtohen dhe dedikohen veçanërisht për këto qëllime.

Besniket e kishës ndjekin një kod shëndetësor që quhet "Fjala e Urtësisë", sipas së cilës ata qendojnë larg konsumimit të pijeve alkoolike, kafesë, çajit dhe duhanit. Fjala e Urtësisë sugjeron përdorimin e frutave brenda stinës, konsumimi i moderuar i mishit si dhe ushtrimi i rregullt fizik. Mormonet gjithashtu ndjekin një kod moral të quajtur "Ligji i Deliresise" që ndalon tradhtinë bashkëshortore, të gjitha sjelljet homoseksuale, dhe çdo veprim imoral. Gjithashtu, mormonet dhurojnë një të dhjetë vjetore nga të ardhurat e tyre që përdoret për sigurimin e punës misionare dhe ndërtimin e tempujve. Anëtaret besnike e largojnë vetën nga ushqimi dhe pijet të dielën e parë të çdo muaji për dy vakte rresht (24 ore) dhe dhurojnë të paktën kostot e dy vakteve si një ofertë agjërimi të cilën kisha e përdor për të ndihmuar të varfrit dhe nevojtaret duke shpërndare punët e saj humanitare në mbarë botën. Anëtaret udhëzohen që të veçojnë një mbrëmje në javë, zakonisht e hëna për "Mbrëmje Familjare", ku ata mblidhen së bashku si familje për të studiuar parimet e ungjillit.

Shërbimi misionar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Misionaret zakonisht zotohen te sherbejne me kohe te plote per 18-24 muaj.

Kisha inkurajon të gjithë anëtaret meshkuj të denjë të shërbejnë një mision dy-vjeçar. Misionarët nuk zgjedhin vendin ku ata do shërbejnë apo gjuhën me të cilën do predikojnë , gjithashtu pritet nga ata që te financojnë vetë për misionin e tyre ose me ndihmën e familjarëve . Misionaret duhet të jenë të paktën 18 vjeç dhe jo më shumë se 25, të pamartuar , te kenë mbaruar shkollën e mesme dhe të plotësojnë disa kritere si fizike ashtu edhe shpirtërore për të qënë të denjë. Vajza të pamartuara 19 vjeçare dhe më sipër mund të shërbejnë gjithashtu si misionare për një periudhe prej 18 muajsh. Para Tetor 2012 mosha minimale për një mision me kohë të plotë ishte 19 për djemt dhe 21 për vajzat . Çiftet e moshuara inkurajohen të shërbejnë një mision dhe mund të shërbejnë 6, 12, 18 ose 23 muaj. Ndryshe nga misionarët në moshë të re , çiftet e moshuara mund të shërbejn në detyra që nuk kërkojnë predikim si punonjës për ndihma humanitare si dhe specialist në histori familjare.

Krahasimi me Krishtërimin kryesor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teologjia e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme perfshin besimin ne doktrinen e shpetimit vetem nepermjet Jezusit, Rivendosjen (nepermjet rivendosjes se kishes se Krishtit zbuluar nepermjet Jozef Smithit Jr.), Mijevjecarin, Vazhdimesine e Frymes se Shenjte, Denimin e Jezu Krishtit per mekatet e njerezve dhe nje vazhdimesi apostolike. Praktikimi i pagezimit nepermjet zhytjes dhe Sakramenti jane te perbashketa. Gjithsesi, Kisha Katolike i konsideron ndryshimet midis ketyre dy besimeve aq te medha sa nuk pranon nje pagezim te SHDM si nje prove e filleses si i krishtere, sic pranon ate te bere nga grupe te tjera te krishtera si Protestantet. Kisha SHDM nuk pranon si te vlefshem asnje lloj pagezimi pervec atij qe kryhet nga Kisha SHDM.

Shenjtoret e Diteve te Mevonshme besojne ne ringjalljen e Jezusit sic pershkruhet ne kete riprodhim te statujes se Bertel Thorvaldsen qe gjendet ne Salt lake City.

Ngaqe Kisha SHDM ndryshon nga kishat e tjera te krishtera shume njerez nuk e pranojne ate si pjese te krishterimit. Kjo fe perfshin besime moderne si rrjedhja nga Krishterimi i vertete pas nje braktisjeje te pergjithshme dhe se kisha eshte nje rivendosje e Krishterimit te shekullit I dhe e vetmja kishe e krishtere e vertete dhe e autorizuar. Ndryshmet me Krishterimin tradicional perfshijne mosmarreveshjen ne lidhje me Kredon e Nices, besimin ne nje teori unike te shpetimit qe perfshin tre mbreteri lavdie, doktrinen e ekzaltimit qe mundeson njerezit te behen perendi ne jeten e pertejshme, kodin dietor qe quhet Fjala e Urtesise dhe ceremoni unike qe kryhen privatisht ne tempujt SHDM, sic jane endaumenti dhe ceremonite e vulosjes.

Zyrtarisht, besimet e medha te krishtera e shohin Kishen SHDM si te vecante dhe te ndare nga Krishterimi kredos, nje pike e cila nuk hidhet poshte nga Kisha SHDM.

Nga prespektiva e te kishtereve qe jane dakort me kredon, diferenca me e madhe eshte refuzimi nga Kisha SHDM i pjeseve te vecanta te besimeve ekumenike sic jane Kredoja e Nices, qe e perfaqeson figuren treshe te Zotit ne nje qenie. Teologjia e Kishes SHDM perfshin besimin ne "Kreun-Perendi" qe perbehet nga Perendia Ate, Biri i Tij Jezu Krishti dhe Fryma e Shenjte si tre persona te ndare te cilet kane te njejtin qellim dhe vullnet; ata shihen si tre Qenie te ndryshme qe perbejne nje Kre-Perendi. Ndryshimet e tjera perfshijne Shkrime dhe doktrina shtese dhe praktika pertej versineve katolike, protestante apo ortodokse te Bibles.

Krahasimi me levizjet e tjera te Shenjtoreve te Diteve te Mevonshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtoreve te Diteve te Mevonshme ndan nje trashegimi te perbashket me nje grup besimesh fetare te vogla qe quhen Levizja e Shenjtoreve te Diteve te Mevonshme. Me e madhja e ketyre grupeve te vogla eshte Komuniteti i Krishtit (qe me pare njihej si Kisha e Riorganizuar e Jezu Krishtit e Shenjtoreve te Diteve te Mevonshme), gjendur ne Independence, Misuri, e ndjekur nga Kisha e Jezu Krishtit, qe gjendet ne Monongahela, Pensivalni. Njesoj si Kisha e Jezu Krishtit e SHDM, keto fe besojne ne Jozef Smithin si profet dhe themelues i besimit te tyre. Ata gjithashtu pranojne Librin e Mormonit dhe shumica, por jo te gjitha, pranojne disa versione te Doktrina e Beselidhje. Gjithsesi, ata nuk bien dakort me Kishen e Jezu Krishtit te SHDM ne ceshtjet e doktrines dhe udheheqjes se kishes.

Keto dege kane lindur nga kriza qe pasoi vdekjen e Profetit Jozef Smith Jr. Disa dege te tjera jane degezime te kishes si pasoje e mosmarreveshjeve rreth poligamise te cilen Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtoreve te Diteve te Mevonshme nuk e praktikon. Kjo praktike eshte vazhduar ne grupet fondamentaliste qe besojne se eshte e nevojshme per ekzaltimin. Nga ana tjeter, Kisha e Jezu Krishtit e SHDM beson se nje martese e vetme celestiale mjafton per ekzaltimin.

Organizimi dhe struktura

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nje kishe tipike, ku mbahen mbledhjet gjate javes dhe takimet e adhurimit te dielave

Kisha mëson se është një vazhdim i Kishës së Krishtit e rivendosur në 1830 nga Jozef Smith Jr. Kjo kishë ka patur disa emra në fillimet e saj në vitet 1830, duke u quajtur Kisha e Jezu Krishtit, Kisha e Zotit. Ne prill 1838 emri i kishës u ndryshua zyrtarisht në Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve te Ditëve të Mëvonshme. Pas vdekjes së Smithi, Brigam Jang dhe numri më i madh i ndjekësve të Smithit, e regjistruan ligjërisht kishën ne 1951 me emrin Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve te Ditëve të Mëvonshme .

Janë pranuar edhe emra jo-formale si Kisha SHDM ose Kisha Mormone. Termi Kisha Mormone përdoret shume gjërë por kisha filloi ta dekurajojë përdorimin e këtij termi nga fundi i shekullit XX. Kisha kërkon që emri zyrtar të përdoret sa herë që është e mundur, ose të paktën te thuhet shkurt si Kisha e Jezu Krishtit.

Shperndarja gjeografike dhe anetaresia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  Vende dhe territore qe kane te pakten 1 tempull
  Vendet dhe territoret qe nuk kane tempuj, por kane kisha dhe misionare
  Vende dhe territore ku nuk ka prani te kishes

Kongregacionet e Kishes jane te organizuara gjeografikisht. Anetaret marrin pjese ne kongregacione sipas zonave te tyre gjeografike; sidoqofte, disa zona gjeografike kane kongragacione te ndara per te rinjte e rritur beqare (nga mosha 19 deri ne 30) ose per folesit e gjuheve te ndryshme nga ajo e shtetit perkates. Per sherbimet e se dieles, kisha grupohet ne kongregacione te medha (200-400 njerez) te njohura si Lagje, ose kongregacione me te vogla te njohura si Dege. Organizimet me te medha perfshijne Kunjet, Misionet, Distriktet, Zonat dhe rajone te tjera.

Forumi i 2012 mbi besimet[1] Mormonet (SHBA) Mesatarja e SHBA
Te martuar 67% 52%
Te divorcuar ose te ndare 9% 13%
Femije 2.6 1.8
Pjesemarrja ne sherbimet fetare (javore) 77% 39%

Kisha ka nje anetaresi prej 16.5 milione ne te gjithe boten.[2]. Kjo eshte llogaritja e vete kishes. Me anetaresi kisha nenkupton te gjithe ata qe jane pagezuar, dhe ata prinderit e te cileve jane ose ishin anetare kur ata ishin nen 8 vjec. Afersisht 9.8 milione jetojne jashte Shteteve te Bashkuara. Sipas ketyre statistikave eshte besimi i katert me i madh ne Shtetet e Bshkuara. Anetaresia e kishes perfshin te gjithe anetaret e pagezuar dhe femijet e tyre. Edhe pse kisha nuk jep infomacione rreth pjesemarrjes javore ajo mund te jete rreth 4 milione. Anetaret ne SHBA dhe Kanada perbejne 42% te anetaresise, Amerika Latine 40% dhe 18% ne pjesen tjeter te botes.

Hierarkia e Prifterise

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Russell M Nelson, President i Kishës që nga 2018.

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtoreve te Diteve te Mevonshme eshte e organizuar ne nje strukture hierarkie te prifterise te administruar nga meshkujt. Shenjtoret e Diteve te Mevonshme besojne se Jezusi udheheq kishen nepermjet zbulesave dhe se ka zgjedhur nje burre te vetem, te quajtur Profet ose Presidenti i Kishes, si zedhenesin e tij e Toke. Presidenti i tanishem eshte Russell M Nelson. Ai dhe dy keshilltaret e tij formojne Presidencine e pare dhe trupin kryesues te kishes; dymbedhjete apostuj te tjere formojne Korumin e Dymbedhjete Apostujve. Kur nje president vdes, pasuesi i tij eshte zakonisht anetari me i vjeter i Korumit te Dymbedhjete Apostujve (ai qe ka qene apostull per kohen me te gjate) i cili me pas formon nje Presidenci te re te pare. Keta burra, dhe anetare te tjere meshkuj te udheheqesve te kishes ne mbare boten quhen autoritetet e pergjithshme. Ata sherbejne me kohe te plote.

Ne nivelin lokal, udheheqesit e kishes punojne vullnetarisht me kohe te pjesshme. Si te gjithe anetaret, atyre u kerkohet t'i dhurojne kishes te Dhjeten prej 10% te te ardhurae te tyre. Nga ky rregull perjashtohen misionaret te cilet sherbejne ne nivel lokal dhe u paguhen shpenzimet baze nga nje fond i mbledhur nga kontributet e familjeve te tyre ose kishave te tyre.

Pjesa e brendshme e Qendres se Konferencave ku kisha mban Konferencat e Pergjithshme gjysmevjetore dhe vjetore

Te gjithe meshkujt e denje konsiderohen per prifterine dhe shugurohen qe ne moshen 12 vjec. Ordinanca kryhet nga venia e duarve ne koke atij i cili po shugurohet. Prifteria ndahet ne prifterine Arone per meshkujt nga mosha 12 vjec e lart dhe prifteria Melkizedeke per meshkujt nga mosha 18 e lart.

Programet dhe organizatat shtese

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nen drejtimin e usheheqesve te prifterise ka pese organizata shtese qe permbushin role te ndryshme ne kishe, Shoqata e Ndihmes (organizata e grave), Te Rinjte dhe Te Rejat (per adoleshentet nga mosha 12 deri ne 18), Fillorja (nje organizate per femijet nen 12 vjec) dhe Shkolla e se Dieles (qe siguron nje varietet klasash te se Dieles per adoleshentet dhe te rriturit). Grate sherbejne si presidente dhe keshilltare ne presidencine e Shoqates se Ndihmes, te te Rejave dhe Fillores, ndersa burrat sherbejne si presidente dhe keshilltare te te Rinjve dhe Shkolles se te Dieles. Kisha gjithashtu operon me programe te tjera ne fushen e edukimit dhe sherbimeve humanitare.

Brigham Young University, nje nga institucionet arsimore te sponsorizuara nga kisha

Kisha operon nje Sistem Arsimor te Kishes i ciliperfshin Universitetin Brigam Jang (BYU), BYU-Hauai, Qendra e Jeruzalemit e BYU dhe universiteti i biznesit BYU. Kisha operon gjithashtu Institute te Fese dhe ne Shoqate te Studenteve SHDM prane kampuseve te shume universiteteve. Per te rinjte ne moshen e gjimnazit, kisha organizon nje Seminar 4-vjecar, i cili siguron klasa fetare per studentet si shtese ndaj arsimit laik.

Biblioteka e Historise Familjare qe i perket kishes eshte biblioteka me e madhe ne bote dedikuar gjenealogjise

Sistemi i mireqenies i kishes, i ngritur gjate Depresionit te Madh, siguron ndihme per te varferit. Financohet nga ofertat e agjerimit: donacione mujore pertej 10% te te ardhurave, qe perfshin shpenzimet e dy vakteve te pangrena ne te Dielat e Agjerimit. Parate nga programi perdoren per te operuar magazinat e peshkopeve, te cilat paketojne dhe ruajne ushqim ne kosto te ulet. Shperndarja e fondeve dhe ushqimeve behet nga peshkopet lokale. Kisha gjithashtu shperndan para gjate fatkkeqesive te medha ne te gjithe boten.

Programe te tjera perfshijne Sherbimet Familjare te kishes, qe siguron ndihme me biresimin, keshillimin martesor dhe familjar, psikoterapine dhe keshillimin ndaj varesive; Departamenti i Historise i kishes qe mbledh historine e kishes dhe te dhena; dhe Departamenti iHistorise se Familjes, qe administron punen me te madhe ne bote rreth historise se familjes dhe biblioteken me te madhe ne bote dedikuar gjenealogjise.

Per shkak te ndryshimeve te menyres se jeteses te promovuar nga kisha, rreth anetareve te saj eshte rritur nje kulture tjeter. Eshte e perqendruar kryesisht ne perendim te SHBA, por meqe anetaresia e kishes po perhapet neper bote, disa nga praktikat me te dallueshme te tyre kane ndjekur edhe ne vende te tjera, sic jane Fjala e Urtesise, nje kod ose ligj shendeti, i ngjashem me ate te kapitullit 11 te Levitikut ne Bibel, qe ndalon konsumimin e tabakos, alkoolit, kafes, cajit dhe substancave te tjera qe krijojne varesi. Si pasoje e Fjales se Urtesise, kultura ne vende ku ka shume Shenjtore te Diteve te Mevonshme bie ne sy.

Mbledhjet dhe programet e te qenit bashke behen rregullit dhe jane bere pjese e kultures se Shenjtoreve te Diteve te Mevonshme.

Kultura e tyre ka krijuar mundesi per media te pavarura si kinema, faqe interneti dhe art grafik si fotografia dhe piktura. Kisha posedon nje zinxhir librarish te quajtur Deseret Book. Tituj si "Puna dhe Lavida" dhe "Ana Tjeter e Parajses" jane pranuar si brenda dhe jashte kishes; BYU TV, stacioni televiziv i sponsorizuar nga kisha jepet ne disa rrjete televizive.

Kori Mormon i Tabernakullit ka marre nje cmim Grammy, nje cmim Emmy, dy cmime Peabody dhe Medalen Kombetare te Arteve

Parime dhe Mësime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1842, Jozef Smithi ishte kërkuar nga John Wentworth (një gazetar në Chicago, ShBA) të shkruajë një letër që shpjegon mësimet e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Jozef Smithi shkroi 13 pika që njihen tani si “Nenet e Besimit".

  1. Ne besojmë në Perëndinë, Atin e Përjetshëm, dhe në Birin e Tij, Jezu Krishtin dhe në Frymën e Shenjtë.
  2. Ne besojmë se njerëzit do të ndëshkohen për vetë mëkatet e tyre dhe jo për shkeljen e Adamit.
  3. Ne besojmë se nëpërmjet Shlyerjes së Krishtit, i gjithë njerëzimi mund të shpëtohet me anë të bindjes ndaj ligjeve dhe ordinancave të Ungjillit.
  4. Ne besojmë se parimet dhe ordinancat e para të Ungjillit janë : së pari, Besimi në Zotin Jezu Krisht; së dyti, Pendimi ; së treti, Pagëzimi me anë të zhytjes për heqjen e mëkateve; së katërti, Vënia e duarve për dhuratën e Frymës së Shenjtë.
  5. Ne besojmë se një njeri duhet të thirret nga Perëndia, me anë të profecisë dhe me anë të vënies së duarve prej atyre që janë në autoritet, për të predikuar Ungjillin dhe për të administruar ordinancat e tij.
  6. Ne besojmë në të njëjtin organizim që ekzistonte në Kishën Primitive, domethënë, apostuj, profetë, barinj, mësues, ungjilltarë e kështu me radhë.
  7. Ne besojmë në dhuratën e gjuhëve, të profecisë, zbulesës, vegimeve, shërimit, interpretimit të gjuhëve e kështu me radhë.
  8. Ne e besojmë Biblën të jetë fjala e Perëndisë, për aq sa ajo përkthehet me saktësi ; ne gjithashtu e besojmë Librin e Mormonit të jetë fjala e Perëndisë.
  9. Ne besojmë gjithçka që Perëndia ka zbuluar, gjithçka që Ai zbulon tani dhe ne besojmë se Ai përsëri do të zbulojë shumë gjëra të mëdha dhe të rëndësishme lidhur me Mbretërinë e Perëndisë.
  10. Ne besojmë në mbledhjen aktuale të Izraelit dhe në rivendosjen e Dhjetë Fiseve ; që Sioni (Jeruzalemi i Ri) do të ndërtohet në kontinentin amerikan ; që Krishti do të mbretërojë personalisht mbi tokë; dhe që toka do të ripërtërihet dhe do të marrë lavdinë e saj të parajsës.
  11. Ne shpallim privilegjin e adhurimit të Perëndisë së Plotfuqishëm në përputhje me zërin e ndërgjegjes sonë dhe u lejojmë të gjithë njerëzve të njëjtin privilegj, që ata duhet të adhurojnë si, ku dhe çfarë të zgjedhin.
  12. Ne besojmë në nënshtrimin ndaj mbretërve, presidentëve, sundimtarëve, dhe gjykatësve, në bindjen, nderimin dhe mbështetjen e ligjit.
  13. Ne besojmë në qenien të ndershëm, të vërtetë, të dëlirë, mirëdashës, të virtytshëm dhe në bërjen mire të gjithë njerëzve; në të vërtetë, ne mund të themi se ndjekim këshillën e Palit—Ne besojmë të gjitha gjërat, ne shpresojmë të gjitha gjërat, ne i kemi duruar të gjitha gjërat dhe shpresojmë të jemi në gjëndje t’i durojmë të gjitha gjërat. Ne qoftë se ka diçka të virtytshme, të dashur ose me fame të mire apo të denjë për t’u lavdëruar, ne i kërkojmë këto gjëra.

Kisha në Shqipëri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Misionarë të parë të kishës erdhën në Shqipëri në vitin 1992. Që nga ajo kohë kisha ka themeluar degë në shumë qytete duke përfshirë: Tiranën, Kamza, Shkodra, Lezhë, Durrësi, Fieri, Elbasani, Lushnja, Berati, Korça, Pogradeci, dhe Vlora. Kisha gjithashu është përhapur në Kosovë, duke përfshirë Prishtina dhe Gjakova. Kisha ka bërë shumë punë humanitare përreth Shqipërisë dhe u ka dhuruar më shumë se 230.000.000 lekë spitaleve, shkollave dhe shoqatave të ndryshme që nga viti 2004.[4]

Ndërtesa e Kishës së Durrësit ishte ndërtuar në vitin 2006
  1. ^ "Mormons in America" (PDF). Pew Forum on Religion & Public Life. 12 janar 2012. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 31 janar 2012. Marrë më 3 shkurt 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Facts and Statistics". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ [1], Nenet e Besimit.
  4. ^ Kisha në Shqipëri Arkivuar 17 korrik 2009 tek Wayback Machine, Kisha Mormone