Kamza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kamza
Kamza
Kamza is located in Shqipëria
Kamza
Kamza
Kamza (Shqipëria)
41°23′25″N 19°45′36″E / 41.3903323°N 19.7601128°E / 41.3903323; 19.7601128Koordinatat: 41°23′25″N 19°45′36″E / 41.3903323°N 19.7601128°E / 41.3903323; 19.7601128
Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Tiranës
Rrethi Rrethi i Tiranës
Targat e automjeteve TR
Sipërfaqja 21.73 km²
Popullsia
Dendësia e popullsisë
90,633 banorë
4,170.9 ban/km²
Kodi postar 1029-1030 [1]
Aeroporti Nënë Tereza 8 km nga Kamza
Faqja zyrtare
Politika
Kryetari Xhelal Mziu
Partia udhëheqëse Partia Demokratike
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)
Kamza, pamja nga Dajti

Kamza është një Qytet në veriperëndim të qytetit të Tiranës, me afërisht 90.000 banorë (2009). Në këtë vend në vitin 1952 u hap Universiteti i parë shqiptarUniversiteti Bujqësor i Kamzes.

Prejardhja e emrit[redakto | redakto tekstin burimor]

Për prejardhjen e emrit "Kamza" ka dy teori:

  • Emri Kamëz lindi rreth vitit 1430. Dëshmitë e arritura deri në ditët tona pohojnë se në tokat e Kamzës kishte shumë ullinj të egër. Rreth trungut mbinin filiza që quheshin kamza ulliri dhe për këtë arsye tokat midis lumit të Tiranës dhe Tërkuzës u quajtën Kamza.
  • Në vitin 1431 del në pah emri Kamëz, e cila akoma nuk ka autorësinë e saj, por sipas gojëdhënave, kur një grua e vjetër po tirrte lesh, kalimtarë të rastit e pyesin: “Çfarë po bën moj nënë?” gruaja u përgjigjet: “Po thur në kamëz”. Kështu mendohet se i ngeli ai emër, që edhe sot nuk ka ndryshuar, por ka marrë përmasa të tjera.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Vetëm 7 kilometra nga Kryeqyteti të shfaqet një gjigand vilash e investimesh pafund që mban emrin Kamëz, sa e re dhe bashkohore aq dhe e rëndesishme për vetë pozicionin strategjik prane Kryeqytetit Tirane , Aeroportit te Rinasit dhe Portit te Durresit. Një ndër qytetet më të reja të Shqipërisë, Bashkia Kamëz e dyta më e madhe në Qarkun e Tiranës, dhe e gjashta në Shqipëri.

Kufizohet me
Në Veri Komuna Nikël
Në Jug Njësia Bashkiake nr 11 Tiranë
Në Juglindje Komuna Paskuqan
Në Lindje Lumi i Terkuzes e Komuna Zall-Herr
Në Perëndim Lumi i Tiranes
Në Veriperendim Aeroporti i Rinasit
Temperatura mesatare vjetore 16 °C
Sasia mesatare e reshjeve 1297 mm
Lartësia mesatare mbi nivelin e detit 57 m

Popullsia[redakto | redakto tekstin burimor]

1946-1991[redakto | redakto tekstin burimor]

Popullsia e Kamzës e rritja e numrit të saj ka ardhur si pasojë e migrimit, e kryesisht në vitet 1946-1991 ka dy momente kur popullsia ka kryer lëvizjet e mëdha, periudha 1946-1975, dhe nga 1975-1991. Në periudhën e parë kemi një popullsi të ardhur kryesisht nga Skrapari dhe Burreli. Në këtë kohë në Kamëz numri i popullsisë nuk i kalonte 6000 banorë. Periudha e dytë përkon me hapjen e minierës së Valiasit, kështu që u krijua mundësia e ardhjes së një fluksi të ri qytetarësh nga të gjithë rrethet e vendit dhe binomi Skrapar- Burrel filloi të zbehej. Në këto kushte u zhvillua me shpejtësi dhe infrastruktura e strehimit. Kjo përiudhe zgjati për rreth 15 vjet deri në vitin 1990, vit që përkon me lëvizjen studentore, të cilës ju bashkengjit dhe levizja e minatorëve të Minierës së Qymyrgurit të Valiasit. Në vitin 1991, vit që shënon dhe momentin historik të lëvizjes së lirë të qytetarëve, bëri që numri i popullsisë në Kamëz të arrijë 12 500 banorë.

1991-tani[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndryshimet demokratike lejuan një imigrim të pakontrolluar të qytetarëve nga i gjithë vendi drejt qyteteve kryesore. Ky fenomen ndodhi edhe me Kamzën, ku shumë banorë nga veriu dhe verilindja e Shqipërisë u zhvendosën drejt zonës së Kamzës.

  • 1991-1992 brenda nje viti numri i popullsisë u rrit nga 12,500 në 20,000 banorë.
  • 1992-1996 numri i popullsisë arriti në 45,000 banorë.

Kjo rritje pati një ndikim shumë të madh në ekonominë e këtij komuniteti. Në vitin 1997-2002 numri i popullsisë arriti në 53 027 banorë kurse sot në territorin e Bashkisë Kamëz jetojnë mbi 90 000 banorë.

  • Mosha për punë zë 60-65 % të popullsisë.
  • Mosha e tretë zë 8 %.
  • Numri familjeve në Kamëz arrin afërsisht 19 531 familje.
  • Raporti lindje-vdekje është 6:1
  • Janë të pranishme të gjitha besimet fetare; kisha dhe xhami.

Shendetësia[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Në territorin e Bashkisë Kamëz ekzistojnë dy qëndra shëndetësore të vendosura në:
  • Qender Kamez dhe Bathore.
  • Qëndra Shëndetësore Kamëz ka në juridiksion dhe ambulancat e fshatrave Laknas, Valias, Valias i Ri, Frutikulturë, Zall-Mner.
  • Qëndra Shëndetësore Bathore ka në juridiksion ambulancat e lagjeve 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7 Bathore si dhe ambulancën e fshatit Bulçesh.

Kryetaret e bashkisë[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Pellumb Lepi lindur 30/06/1952 vitet e qeverisjes 1992-1996
  • Ruzhdi Keçi lindur 12/04/1953 1996-2000
  • Fran Gjini lindur 19/02/1955 2000-2003
  • Agim Cani lindur 13/05/1958 2003-2007
  • Xhelal Mziu lindur 14/04/1967 2007 vazhdon

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]


Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Kodet postare të Shqipërisë