Kisha e Shën Premtes, Përmet
Kisha e Shën Premtes (Përmet) | |
---|---|
Lloji | Arkitekturë |
Vendndodhja | Përmet, Rrethi i Gjirokastrës, Shqipëri |
Koordinatat | 40°13′50″N 20°21′15″E / 40.2306°N 20.3541°E |
Ndërtuar | 1776 |
Stili arkitekturor | Bizantine, bazilikatë e mbuluar me sistem qemeresh e kësulash sferike |
Organi drejtues | DRKK Gjirokastër |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | Mnistria e Arsimit dhe Kulturës |
Nr. i referencës | PR015 |
Kisha e Shen Premtes është një kishë në Përmet, Qarku Gjirokastër, Shqipëri. Ajo u u fut Listën e Monumenteve Kulturore të Shqipërisë në vitin 1963.[1] dhe është pjesë e listës zyrtare të monumenteve në Shqipëri, të mbrojtura nga shteti.
Histori dhe përshkrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kisha u ndërtua në 1776 nga kryemjeshtri Ilia Kristo, dhe është e tipit "bazilikë", 22m e gjatë, 16 e gjerë, dhe 8m e lartë. Tërpo Zografi e pikturoi më 1808, ndërsa ikonostasi u gdhend nga Dhimitri, një mjeshtër shqiptar nga Konica.[2]
Kisha përbëhet nga narteksi, naosi, ambjenti i altarit dhe hajati. Narteksi ndodhet në anën perëndimore të kishës dhe është në një nivel më të lartë se naosi dhe komunikimi mes të dyjave bëhet nëpërmjet shkallës. Në narteks ka dritare që shohin në naos si dhe në anën perëndimore. Naosi ndahet në tre nefe nëpërmjet dy arkadave që kanë secila nga tre kolona dhe një pilastër në anën lindore me prerje katrore. Mbi këto kolona dhe pilastra kalojnë harqe të tjera rrethore të ulëta, në drejtim veri-jug. Mbi këtë sistem harqesh ngrihet mbulesa me kësula sferike e pjesës qendrore të naosit. Hapsira e parë e naosit mbulohet me qemer cilindrik . Naosi ndriçohet nga dy dritare në anën jugore dhe një në anën veriore. Ambienti I altarit ndahet nga naosi nëpërmjet ikonostasit prej druri. Ai formohet nga bëma me absidë gjysëm rrethore, protezisi dhe diakonikoni. Këto kanë të njëjtën ndërtim, dy nike rrethore në anën lindore dhe nga një tjetër në muret anësore. Ndriçimi i ambjentit të altarit bëhet nga dritarja e absidës, një tjetër mbi absidë dhe dy dritare në pjesën e sipërme të protezisit dhe diakonikonit. Hajati ndodhet në anën veriore. Është një portik i hapur me arkadë mbi kolona rrethorësh guri. Ai mbulohet me qemer cilindrik duke pasur dy harqe tërthore në pjesën hyrëse për në kishë.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Religious buildings with the "Culture Monument" status". Republic of Albania National Committee for Cult. Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2011. Marrë më 28 tetor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "19 korrik 2017 Koha Jonë, Kisha e Shën Premtes në Përmet, një atraksion për turistët". Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2020. Marrë më 11 shtator 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.