Jump to content

Kllopçishti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kllopçishti
Noimage.png
Popullsia
 • Gjithsej1.200

Kllopçishti është një fshat në Shqipëri...

Fshati Kllopcisht shtrihet ne veri-lindje te Shqipërise dhe kufizohet ne jug me republiken e Maqedonise , ne lindje me malin Deshat, ne perendim me Bllaten, dhe në veri me fshatin Kërçisht i poshtem.

Fshati Kllopçisht dallohet për shumëllojshmërinë e tokavë të cilat për shkak të rrelievit malor shprehen qarte. Gjejmë brezin e tokave aluviale rreth lumit të Drinit të Zi, të kafëjta, të murrme pyore dhe atë livadhorë malore. Në këtë takojmë brëza bimorë si: brezi i dushqeve, ahut dhe haloreve dhe kullotavë alpine. Klima dallohet është e ashpër, me reshje të mëdha te dëbores dhe verë te freskët por pa reshje Temperatura mesatare shkon nga 7 c në malin e Deshatit ne 11 c ne afersi te Drinit. Po ta krahasojmë me temperaturen mesatare te vendit tone ajo leviz nga 4şc-8ş Numri mesatar i ditëve me borë shkon 38 dite dhe krijon një shtrese mesatre prej 30–35 cm. Shtresa maksimale shkon 1.5m në shpaten e malit. Për sa i përket dukurive negative të klimës mund të themi se ajo ka karakter kapriçoz, pra ajo ka diktuar edhe vendosjen dhe mënyrën e ndërtimeve në këte fshat. Po ashtu kjo klimë që është edhe shumë e shëndetshme por nuk lejon kultivimin e të gjithallojeve të bimëvë dhe me dukuri si: ngrica ta gjata dhe të vona, borë të hërshmë, reshje të mëdha të borës dhe të breshërit, jo pak herë ka shkatërruar prodhimet bujqësore dhe i ka dhënë drejtim të gabuar zhvillimit ekonomik.

Fshati me uje per vaditje furnizohet nga banjat e Banishtit uje ky i pasur me nje perqindje te larte squfuri i cili ndikon ne menyre negative ne frutat, perimet dhe kulturat tjera bujqësore. Uji i malit në krahasim me kerkesen eshte i paket per mos me thene i pakonsiderueshem.

Ka toke mjaft te begate pjellore, ndersa mali eshte i pasur me gështenja, lajthi, drure ahu, lisa. Ka mjaft livadhe shume te bukur, mund te permendim livadhin e Rojmit, livadhin e Skuracesmes dhe ujin e tij te ftohte, Gurin e verdhe dhe Bjeshken. Ne habitatet e shkureve qe jane me pak te zhvilluara dhe te degraduara nga dora e njeriut mund te hasesh lepurin e eger, çakallin, thellenzat etj. Ndersa ne habitatet e dushkut i cili është disi i demtuar ralle herë hasen ujku, dhelpra, ketri, urithi etj. Rralle here ndodhe qe ne habitatet e ahut qe jane me pak të prekura ga dora e njeriut te takohen specie te ralla sic jane ariu, dhia e eger, kaprolli, shqiponja etj.

Mund te themi pa frike se blektoria pas emigrazionit zen nje vend shum te rendesishem ne ekonomine e ketij fshati eshte baza e e ekonomise bujqesore ne kete fshat ka shume dhi, dele, lope etj

Kryhet ne menure te vecante me furgona dhe makina private qyteti i Peshkopise ndodhet 21 km larg, Dibra e madhe 5 km, ndersa Tirana 172 km.

Kryeplaku i fshatit eshte zoti Shemsi Tafciu

Ne historine e fshatit nuk mund te jete tjeter kush vecse Iljaz pashe Dibra ( Iljaz Qoku ) Ka qene personalitet i shquar i lidhjes Shqiptare te Prizrenit lindi ne kete fshat. U be i njohur me pjesmarjen e tij me 1844 ne luften e Gjorices (Diber) kunder Hajredin pashes i cili kerkonte te zbatonte reformat e tanzimatit ne verilindje te shqiperise .

Me 1861 udhehoqi forzat Dibrane kunder perpjekjeve malazeza per te shtire ne dore viset e Shkodres . eshte nje nder themeltaret e lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Kryesoi me 10 qershor 1878 kuvendin e pergjithshem qe coi ne formim te lidhjes,dhe u zgjodh kryetar i saj.

Kryesoi kuvendin e pare te Dibres me 1 nentor 1878. Ne perfundim te punimeve kuvendi i dibres i kryesuar nga iljaz qoku miratoi nje program te perbere prej pese kerkesash = formimi i Vilajetit të Shqipërisë, pajisja e tij me nëpunës shqiptarë, zhvillimi i arsimit në gjuhën shqipe, zbatimi i reformave nga Kuvendi i Madh, përdorimi i një pjese të madhe të buxhetit për përparimin e arsimit dhe për ndërtime shkollore. Nga programi i Komitetit të Stambollit nuk u përfshinë haptas në rezolutë vetëm parimet demokratike të strukturës shtetërore të Vilajetit të Shqipërisë. Vendin e tyre këtu e kishte zënë e drejta që do të kishte Kuvendi i Madh për të zbatuar “reforma të dobishme për shtetin dhe për kombin”. Më në fund në rezolutë thuhej se këto kërkesa do t’i paraqiteshin brenda një muaji në emër të të gjithë popullit shqiptar, Portës së Lartë, me anë të një delegacioni të përbërë nga personalitete të shquara të Shqipërisë. Anëtarët e delegacionit, para se të vinin në Stamboll, duhej të merrnin pëlqimin, me mandat të shkruar, nga të gjitha kazatë dhe sanxhakët shqiptarë. “Shqipëria, - thuhej në fund të rezolutës, - do të rezistojë duke qenë e lidhur dhe e bashkuar si një trup i vetëm, derisa të arrihet plotësimi i kërkesave të lartpërmendura”. Sipas marrëveshjes që u arrit në Dibër, delegacioni që do ta paraqiste dhe do ta mbronte rezolutën para Portës së Lartë do të përbëhej nga 14 veta, midis të cilëve ishin Iljaz pashë Dibra, Sheh Mustafa Tetova, Hasan pashë Prizreni, Mustafa pashë Vlora, Abedin bej Dino, Mehmet Ali Vrioni, Sabri Gjirokastra, Mihal Kristo, Abdyl Frashëri etj. Detyrën për të nxjerrë mandatet, me të cilat miratohej nga përfaqësuesit e kazave e të sanxhakëve shqiptarë rezoluta dhe mandatet e përbërjes së delegacionit, e morën përsipër Iljaz pashë Dibra për krahinat veriore dhe Abdyl Frashëri për krahinat jugore.Në veri mandatet e miratimit të rezolutës dhe të pjesëtarëve të delegacionit Iljaz pashë Dibra i përfundoi aty nga mesi i janarit 1879.ndersa abdyl frasheri nje muaj me pare.Rezoluta iu paraqit Portës së Lartë ( TURQISE )në fillim të shkurtit 1879.

Kryesoi edhe Kuvendin e dytë të Dibres(20 tetor1880),në të cilin u paraqit si udhëheqes i rrymes se moderuar .



Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]